Shërbesa e Lajtores
Kisha celebronte shërbesën e Lajtores (Niptiras) një herë në vit sipas ngjarjes, gjatë së cilës Krishti lau këmbët e nxënësve në Darkën Mistike. Kryesisht kryhej nëpër Kishat Katedrale dhe në disa manastire. Me kalimin e kohës, shërbesa nuk u krye më, përveçse në disa enori. Në ditët tona në shumë Episkopata Ortodokse, kjo shërbesë është rikthyer në përdorim. Shërbesa është e kujdesshme, dramatike dhe prekëse. Celebrohet me solemnitet të veçantë në Patriarkanën e Jerusalemit dhe në Manastirin e shenjtë të Joan Theologut në ishullin Patmo. Shërbesa përfshihet në një libër liturgjik të veçantë.
⃰ ⃰ ⃰
Veshja. Meqenëse kujtojmë themelimin e Eukaristisë Hyjnore, ngjyrat e zakonshme vajtuese nuk përdoren në Liturgjinë hyjnore të së Enjtes së Madhe. Prifti vesh veshje të kuqe ose të bardhë dhe të kuqërremtë. Tryeza e shenjtë mbulohet gjithashtu me ngjyra të ngjashme.
Ikona. Të Enjten e Madhe në mëngjes dhe në darkë, vendosim ikonën e Darkës Mistike.
Kreshma. Meqenëse kujtojmë themelimin e Misterit të Eukaristisë, në vaktin e ditës lejohet vaji dhe vera.
Vezët paskale. Sipas zakonit, vezët e pashkës lyhen këtë ditë me bojë të kuqe. Gjithashtu sipas zakonit, vezët e pashkës shpërndahen tek besimtarët pas Liturgjisë së Pashkës dhe ofrohen nëpër vaktet e pashkës. Duhet me patjetër që të theksohet se bëhet fjalë për një zakon dhe jo për një rregull liturgjik.
Mëngjesorja e së Enjtes së Madhe zakonisht psalet në mbrëmjen e ditës së mëparshme. Disa herë quhet mëngjesi i të njëjtës ditë. Sidoqoftë në SHBA trendi prej kohësh është që kjo shërbesë të hiqet. Në shumë vende nuk përdoret më. Në vendin e saj kleri enorik kryen shërbesën e Efqelisë së Shenjtë.
Liturgjia hyjnore e së Enjtes së Madhe më parë kryhej sipas ritualit të duhur në darkë, sipas imitimit të Darkës Mistike. Në Kostandinopojë vijonte Shërbesa e Lajtores, e cila celebrohej nga vetë Patriarku.
Liturgjia hyjnore u zhvendos fillimisht vonë pasdite dhe më vonë në orët e mëngjesit të ditës. Sidoqoftë, Liturgjia mbajti karakterin e saj fillestar mbrëmësor. Ajo përbëhet nga dy pjesë kryesore: a) shërbesa e Mbrëmësores së Madhe me Hyrjen dhe tre leximet nga Dhjata e Vjetër dhe b) Liturgjinë hyjnore të shën Vasilit të Madh, e cila fillon me lutjen e Trishenjtit.
Mbrëmësorja e së Enjtes së Madhe. Duke ndjekur nga afër ngjarjet e Dhjatës së Vjetër ceremonitë e së Enjtes së Madhe rregullisht mbaronin me Liturgjinë hyjnore mbrëmësore. Por, siç u përmend Liturgjia hyjnore mbrëmësore u zhvendos në mëngjes. Në veprimin liturgjik bashkëkohor Mëngjesorja e së Premtes së Madhe kryhet gjatë mbrëmjes së të Enjtes së Madhe.