Shën Matrona, e verbëra nga Moska (1881-1952)
Ishte tërësisht e varfër, e verbër qër kur lindi, dhe e përndjekur nga regjimi i atëhershëm Sovjetik.Kishte nga Krishti dhuratën e tejshikimit dhe të parashikimit.Mund të shihte gjëra që po ndodhnin ose që do të ndodhnin, në distanca shumë të largëta dhe nëpër vende që nuk i njihte.
Shën Joani i Kronshtandit, bariu i Kishës Orthodhokse Ruse, kur takoi për herë të parë 14-vjeçaren e atëherëshme, Matronën, midis njerëzve që gjendeshin në kishën e shën Andreas, i tha këto fjalë:
“Eja, Matruska, eja...Ja tek po vjen zëvendësuesja ime, Shtylla e Tetë e Rusisë”, duke folur në mënyrë profetike, për rolin e veçantë të Matronës për popullin e Rusisë dhe përgjatë viteve të përndjekjeve që shihte se po afroheshin...
Parashikoi sulmin e Gjermanisë në Rusi, por foli dhe për një tjetër sulm, për një luftë të mëpasme, që do të vriste me miliona njerëz, brenda një nate...
Në moshë të vogël, akoma paratha kryengritjen e 1917-ës, që u bë vite më vonë, duke thënë:
“Kanë për t’i vjedhur dhe zhdukur kishat, kanë për t’i grabitur tokat dhe kanë për t’i ndarë dinakërisht midis tyre, duke i përndjekur të gjithë pa përjashtim...”
Dikur, kishte kërkuar nga nëna e saj, një pendë të madhe.E rrjepi, dhe duke ia treguar nënës së saj, i thotë:”E shikon mami këtë pendën?
E ëma i përgjigjet:”Ç’të shikoj bija ime, ti e ke rrjepur atë?
“Kështu mama, kanë për t’a rrjepur mbas pak, edhe babushin tonë Carin...”
Nëna e saj u frikësua, por mbas pak kohe, profecia e saj rezultoi e saktë dhe Carin e çuan për ekzekutim...
Me dhjetëra të sëmurë kalonin nga shtëpia e saj dhe shumica e tyre, duke patur besim, shëroheshin...
Pasi ndërroi shtëpi në vitin 1925, duke shkuar në Moskë dhe duke mos pasur pasaportë dhe leje qëndrimi, regjimi sovjetik u përpoq shumë herë t’a arrestonte.U “rrëshkiste” në çastin e fundit, duke pasur lajmërim nga Perëndia me mënyra të ndryshme.Sapo ajo largohej, mbërrinin agjentët e NKVD-së, por ishte tashmë vonë...
Annes Vibornova i kujtohet kjo ngjarje:”Erdhi dikur një polic për të arrestuar Matronën dhe ajo i tha:
-“Ik, ik shpejt, sepse ke gjë të keqe në shtëpinë tënde.E verbra nuk ikën prej teje, këtu në krevat jam ulur, nuk shkoj askund...”
Polici e dëgjoi,shkoi në shtëpi dhe e gjeti gruan e tij të djegur nga bombla e gazit.Arriti t’a çonte shpejt në spital.Kur ditën tjetër shkoi në punë, e pyetën:
“E arrestove të verbrën?”
Ai i përgjigjet:
“Të verbrën, nuk kam për t’a arrestuar kurrë.Falë asaj arrita të çoja gruan time në spital.Nëse nuk do m’a thoshte, do isha vetëm tani...”
Studentë të izoluar politikisht nga regjimi i atëhershëm, tregojnë se si me lutjet e gruas së verbër kapërcenin pengesat, për të arritur në fitimin e diplomës.Akoma dhe gjeneral të regjimit, çuditërisht, i ndihmonin ata për të cilët shën Matrona ishte lutur.Por edhe njerëzit që vuanin nga magjirat dhe problemet psikologjike, shëroheshin...
Këshillonte që t’a bënin në mënyrë të saktë kryqin dhe t’i bënim kryqin gjithçkaje që na rrethon, akoma dhe ushqimit tonë...
Gjithashtu thoshte se:”Ka për të ardhur koha, që kanë për të vendosur përpara jush bukë dhe kryq, që të zgjidhni.Kemi për të kaluar kohë të vështira dhe ne të krishterët, do duhet të zgjedhim kryqin.
Një zonjë,që gjendej aty, e pyet:”Çfarë të bëjmë?Ç’do të hamë?”...
-“Keni për të marrë dhe do t’i bëni simite, do i bëni kryqin nga sipër dhe kanë për të qenë si bukë!” (Të krishterët kanë për të mbijetuar vetëm me mrekullira).
Dikur e pyeti Zinaida Zdanova:”Përse Perëndia lejoi të mbylleshin dhe të shembeshin kaq e kaq kisha?”
Matrona iu përgjigj me fjalët e mëposhtme:
“Kjo ishte dëshira e Perëndisë.Populli është si i hipnotizuar dhe një forcë e tmerrshme demoniake, ka hyr në veprim.Gjendet në ajër dhe hyn kudo.
Më përpara, kjo fuqi demoniake banonte nëpër pyjet e dendura, sepse njerëzit shkonin shpesh në kishë, mbanin varur në qafë kryqin dhe e nderonin atë.Shtëpitë e tyre ishin të mbrojtura nga ikonat, kandilet e ndezura dhe ajazmën që bënin...
Demonët fluturonin larg dhe kishin frikë të afroheshin...
Kurse sot, këto shtëpi dhe vetë njerëzit janë kthyer në banesa demonësh për mosbesimin e tyre dhe të largimit të tyre nga Krishti!”
Thoshte prapë:
“Kur të vdes, pak veta kanë për të ardhur tek varri im.Por mbas disa vitesh, bota ka për të më njohur, dhe njerëz të munduar nga vuajtjet, do të më kërkojnë që të lutem për ta...Të gjithë kam për t’i dëgjuar dhe të gjithë kam për t’i ndihmuar...
Të vini tek unë dhe të më flisni sikur të jem e gjallë, për vuajtjet dhe problemet tuaja, edhe unë të gjithëve kam për t’ju dëgjuar dhe të gjithëve kam për t’ju ndihmuar...”
Më kujtohet z.Zdanova, e arkitekturës inxhinierike.Ajo e pyeste për të ardhmen e Rusisë gjatë Revolucionit dhe Matrona i përgjigjej:
“Më parë kanë për të hequr Stalinin.Pastaj, mbas tij qeveritarët do zëvendësojnë njëri-tjetrin dhe njëri ka për të qenë më i keq se tjetri...Kanë për t’a vjedhur në kulm Rusinë...”
Mbas luftës, kanë për t’u kthyer “shokët” jashtë shtetit, kanë për të parë dhe se si jetojnë të huajt, do korruptohen dhe kanë për të ngrënë turinjtë e tyre.Mbas asaj kohe ka për t’u shfaqur Mihaili...(shënim: siç duket më poshtë, nuk duket se e ka fjalën për Mihail Gorbaçovin.Por koha do t’a tregoj.).
Do të dojë të ndihmojë dhe të gjitha t’i ndryshojë, t’i kthejë...Por nëse do t’a dinte që ka për të dështuar dhe që do t’a vrisnin, eh, atëherë, nuk kishte për të filluar në asnjë mënyrë...
Ka për të patur rrëmuja dhe ndërluftime...Njëra parti ka për të luftuar kundra tjetrës.Pastaj, ka për të patur një përmirësim, por që ka për të zgjatur shumë pak.Do merrni një frymë, nga të gjitha do të keni, akoma dhe Paraklisin do të mund t’a bëni tek Sheshi i Kuq, por edhe përkujtimoret për Carin e therur...
Por pastaj në Rusi kanë për t’u kthyer të vjetrit...dhe gjendja ka për të qenë më e keqe se ajo e mëparshmja...Ah, sa gjynah më vjen për të gjithë ju!Deri në fund (që nga ai moment e tutje), ashtu keni për të jetuar...”
Ana Vibornova kujton:
“I bëra një vizitë Matronës gjatë ditëve të Sarakostisë së Madhe (1952), pak para se të vdiste.Më tha që të mos kisha frikë, sepse nuk kishte për të patur prapë shpejt luftë.Do të shtrihemi kështu e do të çohemi ndryshe.”
E pyeta:
-“Si ndryshe?”
-“Ja, më thotë, do t’i kthehemi “drurit”...”
-“Matruska, i them, ç’kuptim ka druri?”
-“Plugë druri, më thotë, me atë kemi për të punuar atëherë...”
-“E ku do të shkojnë traktorët që kemi tani?...”
-“Oh, thotë, lëri traktorët...Në atë kohë, ka për të punuar pluga e drurit dhe jeta ka për të qenë e mirë.Por, nuk kemi arritur akoma deri në ato kohë.Por ti, nuk ke për të vdekur deri atëherë dhe ke për t’i parë të gjitha këto...
Luftë nuk ka për t’u bërë më (me mënyrën që deri tani njohim...)
Pa luftë,keni për të vdekur të gjithë.Kanë për të rënë shumë viktima.Të gjithë keni për t’u shtrirë të vdekur në tokë...”
Do t’ju them dhe diçka tjetër:
“Nga darka, gjithçka ka për të qenë në rregull në tokë (mirë e bukur), dhe kur të çoheni mëngjesin tjetër, të gjitha kanë për të hyrë brenda në tokë (do të jenë varrosur)...
Pa “luftë”...lufta ka për t’u bërë...(atëherë)” (Argumenti: Nuk ka për t’u shpallur luftë.Ka për të goditur njëri armik tjetrin, pa asnjë paralajmërim.Ashtu siç thotë shën Kozmai i Etolisë:” Me të tjerë keni për të fjetur dhe me të tjerë keni për t’u gdhirë”.)
Me të gjitha këto që Shenjtorja na thotë, duket se ndoshta bën fjalë për shkatërrim bërthamor...Kemi për detyrë që të përgatitemi, sepse nëse e humbasim këtë jetë, është një e keqe e vogël, meqënëse dimë se asnjë njeri nuk ka për të jetuar përjetësisht, me këtë trup dhe formë që ne njohim...
Rreziku i madh është të gjendemi shpirtërisht të papërgatitur, të tallemi, dhe të tregohemi indiferent për të gjitha këto dhe papritur të gjendemi në “Vend të errët dhe pa ngushëllim” në jetë të jetëve...
Këto ishin fjalët profetike për kohën tonë, nga shën Matrona e Rusisë, të cilën Sinodi i Shenjtë i Kishës së Rusisë e shpalli shenjtore në 1999, në 2 Maj, në ditën e fjetjes së saj, ditë në të cilën caktoi të festohej.