Nga Shën Serafimi i Sarovit (2.01.1833)
“Do të ketë një Car që ka për të më nderuar (në ditën e shenjtërimit, Nikola II,më 19.07.1903) dhe mbas këtij ka për të pasur një tronditje të madhe në Rusi.Ka për t’u derdhur shumë gjak,sepse do të ngrihen kundra Carit dhe pushtetit perandorak, por Perëndia ka për t’a lavdëruar Carin.”
“Ka për të kaluar më shumë se gjysëm shekulli.Atëherë mëkatarët kanë për t’i ngritur duart lartë.Kjo ka për të ndodhur pa rënie.Zoti duke parë të keqen e papenduar të zemrave të tyre, ka për t’i lejuar veprimet e tyre, për një periudhë të shkurtër kohore.Por sëmundja ka për të rënë mbi kokat e tyre, dhe e keqja e veprave të tyre shkatërrimtare, ka për të rënë mbi ta.Toka Ruse ka për t’u lyer me të kuqe, me lumenj gjaku...”
“Kjo kryengritje e tmerrshme dhe një periudhë e gjatë kohe luftërash, kanë për të ndodhur përpara lindjes së Antikrishtit.Përsa i përket gjakderdhjes së saj (kryengritja=komunizmin), ka për të qenë më e tmerrshmja.Revolucionet e Ryazan-it, Pugachev-it dhe Revolucioni Francez nuk janë asgjë,në krahasim me ato që kanë për të ndodhur në Rusi.Shumë njerëz, që kanë për të qenë besnik ndaj tokës së etërve të tyre, do persekutohen.Pasuritë kishtare dhe të manastireve do të grabiten.Kishat e Perëndisë do të shkelen.Njerëz të mirë do të vriten dhe do të grabiten.Ka për të rrjedhur lum gjaku Rus...Por Zoti ka për t’a falur Rusinë dhe ka për t’a risjellur nga rruga e vuajtjeve të mëdha, në lavdi.”
“Zoti më ka zbuluar mua, Serafimit, që ka për të pasur fatkeqësira të mëdha në tokën ruse.Besimi Orthodhoks ka për t’u shkelur, dhe hierarkët e Kishës së Perëndisë si dhe klerikë të tjerë, kanë për t’u larguar nga pastërtia e Orthodhoksisë.Dhe për këtë arsye Perëndia ka për t’i dënuar shumë rëndë.Unë iu luta Zotit me agoni të madhe për tri ditë e tri netë, që të mos më lejonte mua të shkoja në Mbretërinë e Qiejve, vetëm që t’iu jepte falje atyre.”
Por Zoti iu përgjigj:” Nuk kam për t’ia dhënë faljen atyre, sepse i mësojnë të tjerët me mësime njerëzish, dhe me gjuhën e tyre më nderojnë, por zemra e tyre gjendet larg Meje!”
“Por kur Rusia të ndahet dhe një pjesë të mbetet vetëm për partizanët (kryengritësit), dhe pjesa tjetër të qëndrojë vetëm me Carin, tokën e etërve dhe Kishën, Cari dhe e gjithë familja mbretërore kanë për t’u mbrojtur në mënyrë të padukshme nga dora e Zotit.Zoti ka për t’iu dhënë fitore të plotë atyre që do të kenë marrë taksat për Atë, për Kishën dhe për të mirën e mosndarjes së tokës ruse.Por nuk ka për t’u derdhur (nga persekutimet e komunistëve, kuptohet) aq gjak, sa kur ana e djathtë, që është me Carin, të triumfojë dhe të arrestojë gjithë tradhtarët dhe t’i dorëzojë tek Drejtësia.Nuk kanë për të dërguar më asnjërin në Siberi, por kanë për t’i ekzekutuar menjëherë.
Dhe në këtë pikë ka për t’u derdhur më shumë gjak se më parë.Por ka për të qenë gjaku i fundit.Gjak pastrimi, sepse pastaj Zoti ka për t’a bekuar botën e Tij me paqe, dhe ka për të shfaqur të zgjedhurin e Tij (si) Davidin, shërbëtorin e Tij, një burrë sipas zemrës së Tij!”
Pastaj shën Serafimi shpjegon, siç pamë në faqet e mësipërme, që bëhet fjalë të jetojë më shumë se 100 vjet.Por ngaqë pas pak kohe episkopët kanë për t’u bërë aq besëpakë, saqë nuk kanë për të besuar më në dogmën themelore të Besimit të Krishterë (atë të Ngjalljes), dhe prandaj u duk e pëlqyer tek Zoti, që t’a marri atë para kohe nga kjo jetë, dhe pastaj t’a rishfaqi atë.(Fjetja e tij u bë në moshën 73-vjeçare,më 1833).Mbas rishfaqjes së tij, shkoi në Divejievo dhe që andej nisi predikimin për pendimin e gjithë botës.Për këtë predikim të tijin dhe për rishfaqjen e tij të mrekullueshme, një turmë e madhe njerëzish, janë duke u kthyer tek Krishti, nga të gjitha anët e dheut...(Më 1991 u hap Divejievo,pasi iu kthye Kishës Orthodhokse, dhe në verë të po atij viti, u gjendën lipsanet e shën Serafimit, në një muze ateist të Petërburgut.U kthyen në Divejievo me bujë të madhe, duke marrë pjesë mijëra besimtarë.Më 2003 gjendeshin në Kinovion e atyshme 400 murgesha, duke u quajtur më e madhja në Rusi).
Për sllavët e Judesë, shën Serafimi parathotë:
“...Judenjtë janë shpërndarë në të gjithë fytyrën e dheut, ngaqë nuk pranuan dhe nuk e njohën si Zot, Zotin tonë Jisu Krishtin.Por në kohën e fundit, mjaft Judenj kanë për t’u kthyer tek Krishti, pasi do të kenë kuptuar që Mesia që gabimisht janë duke e pritur, nuk është tjetër, veçse ai për të cilin Zoti Jisu Krisht tha:”Unë erdha në emër të Atit tim dhe nuk më pranuat.Nëse vjen dikush tjetër në emrin tim, keni për t’a pranuar.”
Prandaj, pavarësisht krimit të madh të tyre ndaj Shpëtimtarit,Judenjtë(që kanë për të besuar) kanë për t’u bërë të dashur nga Perëndia, ashtu siç ishin dikur.
Kurse Sllavët janë të dashur nga Shpëtimtari, sepse (shumë prej tyre në lidhje me kombet e tjera) kanë për t’a ruajtur Besimin e Vërtetë, tek Zoti Jisu Krisht, deri në fund...,dhe për këtë do shihen si të denjë për bekime të mëdha nga Perëndia.
“Jisu Krishti, Perëndia i vërtetë dhe njeri, Biri i Perëndisë Atë, lindi me bashkëveprimin e Frymës së Shenjtë në Jude, ndërsa Antikrishti i vërtetë, njeri-pseudoperëndi, ka për të lindur midis Rusëve-Sllavëve.
Ka për të qenë biri i një kurve, pseudovirgjëreshe nga fisi Dan,dhe biri i djallit nëpërmjet transmetimit të farës së një burri tek ajo, nëpërmjet të cilit, fryma e errësirës ka për të banuar në mitrën e saj.Por njëri nga Rusët, që ka për të jetuar në kohën e lindjes së Antikrishtit, ashtu siç dhe shën Simeon Hyjpritësi, që bekoi fëmijën Jisu dhe shpalli të bërit e Tij njeri në botë, ka për të anatematizuar-mallkuar Antikrishtin gjatë lindjes së tij dhe ka për të shpallur se ai është Antikrishti i vërtetë.
Shënim:Nëse do të merrnim parasysh faktin që Antikrishti, sipas profecive të lashta dhe të Etërve, del nga zona Vasan ose të Skithupolit, dhe që Skithiotët janë popull që ka banuar nëpër vende të Rusisë, atëherë shën Serafimi fillon të bëhet i qartë.
Bëhet gjithashtu e qartë dhe fakti që përse Perëndia, duke folur komplet në lidhje me kohërat e fundit, mban qëndrim kaq shumë kundra prijësit të Rusisë, sipas profet Ezekielit:”Ja unë kundra teje o Gog, prijës i Rus-it dhe Mosok-ut dhe Thobel-it”...Sepse Gog që do të thotë errësirë, është Antikrishti, vendbanimi i Satanait, që shfaqet diku në Rusi, mbas eksperimentimeve gjenetike në ndonjë laborator!Dhe sigurisht,gjithë Etërit e theksojnë që lindja e Antikrishtit, nuk është e mbinatyrshme, d.m.th. nuk mund të lind si Krishti, pa farë.