Jerond Aristokliu nga Moska (+1918)
“Një e keqe ka për t’a gjetur Rusinë dhe kudo që të shkojë kjo e keqe (komunizmi), kanë për të rrjedhur lumenj gjaku.”Nuk është shpirti i Rusisë, por një nënshtrim i shpirtit Rus.Nuk është ideologji, as filozofi, por një frymë nga Ferri...
Gjatë kohërave të fundit, Gjermania do të ndahet.Franca ka për të qenë një hiç.Italia ka për t’u dënuar nga shkatërrimet natyrore.Britania do t’a humbasë perandorinë e saj dhe të gjitha kolonitë e saj, dhe ka për t’u bërë gati e shkretuar, por ka për të shpëtuar nga lutjet e grave të virtytshme të Fronit.Amerika ka për të ushqyer botën, por përfundimisht ka për t’u shembur.Rusia dhe Kina kanë për të shkatërruar njëra-tjetrën.Në fund Rusia ka për të qenë e lirë, dhe prej besimtarëve të saj ka për të përparuar dhe ka për të kthyer shumë kombe tek Perëndia...
Ka për të ndodhur një shpërthim komplet i veçantë dhe një mrekulli e Perëndisë ka për t’u shfaqur.Perëndia ka për t’i larguar të gjithë udhëheqësit, që populli i Rusisë të shohi vetëm tek Ai...(Shpërthimi lidhet me shpërthimin komplet të papritur të Luftës së Tretë Botërore, dhe shkatërrimi i përgjithshëm do të shoqërohet nga mungesa e kontrollit qëndror të shtetit, të parlamentit etj, për një periudhë kohe).
Dhe ka për të patur një jetë komplet ndryshe, por të gjitha këto nuk kanë për të zgjatur shumë...