Shën Serafimi i Viricës
Mbi Lutjen e Oshënar Efremit
“Gjatë kohëve të vështira,do të ketë mënyrë për të shpëtuar dikush:Ai që do të ushtrohet në lutjen e Jisu Krishtit(thirrjen e pandërprerë “O Zoti Jisu Krisht,Biri i Perëndisë,mëshiromë mua mëkatarin” si dhe “E Tërëshenjtë Hyjlindëse,shpëtomë”),do të lartësohet vazhdimisht(shpirtërisht),nga thirrja e emrit të Birit të Perëndisë,me Lutjen e pandërprerë ai ka për të shpëtuar”.
Ndaj njerëzve,që e kishin të vështirë të shoqëroheshin me të tjerët dhe që ndjenin urrejtje dhe hidhërim për armiqtë e tyre,iu këshillonte:”Duhet që të lutemi gjithmonë për armiqtë tanë.Të lutemi kur shpifin kundra nesh si edhe kur thonë fjalë të këqija për ne.Ne duhet t’i falim ata dhe të përpiqemi që ҫdo gjë ta bëjmë mirë...Gjithmonë të falenderojmë Zotin për të gjitha,akoma edhe më shumë për provat dhe trishtimet”.
Kurse njerëzve që i kishin bërë padrejtësi dikujt,i theksonte përsëri nevojën e lutjes:”Të lutemi për ata që iu kemi bërë padrejtësi me ҫdo mënyrë.Të paktën njëherë në jetë,duhet të ndezim një qiri për ata që kemi ofenduar,mashtruar,vjedhur ose që i kishim borxh dhe nuk ia shlyem asnjëherë.”.
Te shumica e bijve të tij shpirtërorë,këshillonte që të përsërisnin sa më shpesh lutjen e oshënar Efremit:”Zot dhe Mjeshtër i jetës sime,mos më jep frymë përtese,kureshtje,lavdidashje dhe kotësie,por falmë frymë urtësie,përulësie,durimi dhe dashurie.Vlerësomë o Zot dhe Mbret të shoh fajet e mia dhe të mos gjykoj tim vëlla,se i bekuar je në jetë të jetëve.Amin.”.
Duke argumentuar këtë lutje të mrekullueshme,shprehej:”Brenda kësaj lutje qëndron i gjithë kuptimi i Orthodhoksisë,i gjithë Ungjilli.Me këtë lutje i kërkojmë Zotit që të na ndihmojë të fitojmë të gjitha veҫoritë e njeriut të ri.”
Për pjesën e lutjes,që flet për paragjykimin,ai shprehej:”Paragjykimi është një nga sëmundjet më të mëdha të kohës sonë.Kemi të drejtë të gjykojmë vetëm veten tonë.Akoma edhe kur jemi duke ndarë mendimet tona për një person tjetër,jemi duke e paragjykuar atë.”.
Ishte akoma më i ashpër për gjykimin e klerit-priftërisë.”Dobësitë personale nuk mund ta ndalojnë hirin e hirotonisjes.Gjatë kohës që zhvillohen misteret,prifti nuk është gjë tjetër veҫse një vegël në duart e Perëndisë.Të gjitha misteret i kryen Krishti në mënyrë të padukshme.Sado mëkatar të jetë prifti,edhe sikur të jetë për zjarrin e ferrit,vetëm nëpërmjet atij ne mund të marrim faljen e mëkateve.”
Shumë prej vizitorëve të tij iu këshillonte me ngulmim,që mos t’i besojnë vizioneve,ëndrrave apo zërave etj.”Vetëm shenjtorët,me ndihmën e hirit të Perëndisë,janë në gjendje të dallojnë engjëjt nga demonët.Demonët transformohen ne engjëj drite,sipas fjalës së apostull Pavlit,shpesh herë thonë disa të vërteta vetëm e vetëm për të tërhequr dhe në këtë mënyrë të shkatërrojnë amatorët,mendjelehtët dhe kureshtarët.Njerëzit e mëkateve mishore nuk janë të denjë për t’i parë engjëjt dhe shenjtorët.Është më e mundur që të kenë kontakte me frymat e rëna të errësirës dhe ky kontakt bëhet shkaku i shkatërrimit të tyre.Le të lutemi që Zoti të na mbrojë nga tundimet e të ligut”.