Shën Nikolla Velimirovic
Mos jini hakmarrës, pra mos e ktheni të keqen me të keqe tjetër. Mjafton e keqja nga i afërmi juaj! Nëse të keqes i ktheheni me të keqe, padyshim do dyfishohet e keqja në botë. Nëse nuk kundërpërgjigjeni me të keqe, atëherë i jepni një mundësi personit tjetër që të zëvendësoj të keqen me pendimin.
Me durimin dhe faljen do të mund të zvogëlohet e keqja në botë.
Mos jini hakmarrës, mos shpërbleni të keqen me të keqe, por kini durim me Zotin pranë.Ai shikon dhe nuk harron dhe me kalimin e kohës, si ju ashtu edhe ai që ju bëri keq, do kuptoni se Perëndia shikon dhe nuk harron.
Pyesni veten tuaj:”Çfarë fitova unë,që nuk ia ktheva me të keqen?”
Në këtë rast keni bërë veprimin më të matur në botë:
Latë betejën tuaj në duart e të vetmit, e më të fortit dhe Ai do dalë fitimtar për ju.
Nëse ju hyni vetë në betejë me atë që ju bëri keq, mund të mposhteni.Por Perëndia nuk mposhtet.Kështu që lëreni kontrollin e betejës suaj në duart e fitimtarit Perëndi dhe prisni me durim.
Prindi qiellor (Zoti) është gjithmonë pranë jush.Mos jini pra hakmarrës dhe mos ktheni të keqen,por drejtoni sytë e lotuar tek “Prindi”.Vetëm në këtë mënyrë do siguroni fitoren tuaj ndaj njerëzve që ju bëjnë keq.
Zot i gjithëpushtetshëm,Ti që the:
“Shpagimi është imi, unë kam për të shpaguar!” (Hebrenjtë 10:30),na mbro nga hakmarrja.Na ndriço me anë të Shpirtit të Shenjtë,të kuptojmë që burrëria më e madhe është kur durojmë dhe jo kur hakmerremi.Se Ty të ka hije Lavdia, Nderimi dhe Adhurimi në jetë të jetëve.Amin.