Krimi i dështimit është i tmerrshëm
Në vitin 1984, ditën e tretë të pashkës,në orën 12 të natës, në datën 11 të muajit prill, pashë një vizion të tmerrshëm.Ndërsa kisha ndezur dy qirinj në dy teneqe, siç bëja çdo natë, për të gjithë ata që vuajnë shpirtërisht dhe trupërisht, duke përfshirë edhe të fjeturit, shikoj një vizion!
Një fushë me grurë, por gruri nuk kishte zënë kalli akoma.Unë gjendesha jashtë parcelës dhe ngjitja qirinj nga jashtë në mure për të fjeturit.
Në krah të majtë të kësaj parcele, ishte një vend me reliev të çrregulltë i lënë djerrë, i cili luante vazhdimisht nga një oshëtimë e fortë, që përbëhej nga mijëra rënkime që të tmerronin dhe bënin që të copëtohej edhe zemra e njeriut më të ashpër.
Ndërsa vuaja nga dëgjimi i atyre zërave të tmerrshëm dhe nuk isha në gjendje të shpjegoja vizionin, dëgjova një zë që thoshte:
“Parcela me grurin që nuk ka zënë akoma kalli, është Fjetorja me shpirtrat e të vdekurve që do ngjallen.Kurse ai vend që lëviz nga britmat e tmerrshme, është vendi ku gjenden shpirtrat e fëmijëve nga dështimet (abortet)”.
Pra shpirtrat e fëmijëve që nuk e jetuan këtë jetë, u privuan nga jeta për shkak të dështimit (abortit), nxjerrin britma të tmerrshme nga dhimbja që përjetuan, dhimbja e mosardhjes në këtë botë...
Megjithëse erdha në vete nga vizioni, nuk munda të vija në vete nga dhimbja e madhe që ndjeva dhe nuk mund të shtrihesha për t’u çlodhur pak, megjithëse isha shumë i lodhur nga rruga dhe nga qëndrimi në këmbë i ditës së parë.