Shën Serafimi i Viricës
(Profeci për të rinjtë)
“Ka për të ardhur një kohë që Kisha do të rilindi dhe në këtë rilindje,rolin kryesor do t’a luaj Rinia...Ka për të ardhur koha që korrupsioni dhe paturpësia e të rinjve do të arrijë kulmin.Shumë pak të rinj kanë për të mbetur të pastër dhe të virgjër.Do shohin që nuk po dënohen dhe kanë për të menduar që gjithçka lejohet,që çdo dëshirë e tyre mëkatare duhet të kënaqet.Por Perëndia nuk ka për të lejuar.Ka për t’i thirrur Perëndia dhe ka për t’u dhënë shanse për të kuptuar që nuk është e mundur,për të vazhduar një jetë të tillë.Me mënyra të ndryshme,kanë për ta gjetur rrugën që çon drejt Perëndisë.Shumë kanë për të ndjerë tërheqje për jetën asketike.Ish-mëkatarët dhe pijanecët kanë për t’i mbushur kishat dhe do të kenë etje për jetë shpirtërore.Shumë kanë për t’u bërë murgjër.Atëherë kanë për t’u hapur manastiret dhe kishat dhe kanë për t’u mbushur me besimtarë.Shumë të rinj do të shkojnë për pelegrinazh nëpër Vendet e Shenjta.Do të jetë e bukur ajo periudhë!Fakti që të rinjtë mëkatojnë kaq shumë sot,kjo ka për t’i ҫuar në një pendim më të thellë.Njëlloj si qiriu,që kur është afër fikjes ndriçon më shumë duke lëshuar xixa dhe me shkëlqimin e tyre,ndriçon errësirën rreth vetes,kështu ka për të qenë edhe jeta e Kishës e kohës së fundit.Dhe kjo kohë është afër.”.
I paralajmëronte bijtë e tij shpirtërorë që:”Ka për të ardhur koha,kur jo ndjekjet,por paraja,rehati dhe shijimet kanë për t’i larguar njerëzit nga Perëndia dhe atëherë do të humbasin më shumë shpirtra,sesa në kohën e luftës së hapur kundra Perëndisë.Nga një anë kanë për të rivendosur kryqe dhe kanë për të lyer me ar kubet,kurse nga ana tjetër ka për të mbizotëruar vetëm gënjeshtra dhe e keqja.Kisha e vërtetë gjithnjë do të persekutohet dhe njerëzit do të shpëtohen vetëm me anë të vuajtjeve dhe të sëmundjeve.Ndjekjet do të jenë dinake dhe të paparashikueshme.
Ka për të qenë e tmerrshme për dikë,që të jetojë në atë kohë...Më vjen keq për ata që do jetojnë atëherë.
Shën Serafimi shprehej gjithashtu:
”Shumë shtete kanë për t’a prekur Rusinë,por ajo ka për të duruar,megjithëse ka për të humbur një pjesë të madhe të territorit të saj.Lufta që u tha nga Profetët dhe nga Ungjilli i Shenjtë,ka për të shkaktuar bashkimin e gjinisë njerëzore.Popujt e botës kanë për të kuptuar se janë duke lëvizur drejt një rruge pa dalje,shkatërrimi të çdo jete dhe kështu në fund kanë për të vendosur të kenë një Shtet(Botëror) të përbashkët.Kjo ka për të qenë shenja e ardhjes së Antikrishtit.Pastaj kanë për të nisur përzëniet e të krishterëve kudo.Njerëzit do të ikin drejt Rusisë në masa të mëdha,dhe të gjithë duhet të ikin bashkë me të parin,sepse shumë prej atyre që do të qëndrojnë,do të humbasin.”.
Shën Serafimi kujtonte gjithnjë fjalët e Apostullit:
“Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit,por kundra principatave,kundër pushteteve,kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke,kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.”
Në këtë luftë,mjetet materiale nuk mund të na ndihmojnë.Armët kryesore në këtë luftë të padukshme janë:durimi,butësia,pendimi,lutja,dashuria.
Thoshte Jerondi:”E gjithë e keqja duhet të mbulohet nga mirësia dhe nga dashuria,t’i pranojmë me durim dhe butësi tundimet që na dërgon Përkujdesja Hyjnore.Duke iu përgjigjur të keqes me të keqe,nuk bëjmë gjë tjetër veçse ndihmojmë në shumëfishimin e saj në Univers...”.
Gjatë kohës që Jerondi jetonte,barinjtë e Kishës ishin përzënë dhe zhdukur.Njerëzit nuk e kishin të lehtë të gjenin prift për të pagëzuar fëmijët e tyre,ose për të kryer Misteret në përgjithësi.Edhe këtu Jerondi theksonte nevojshmërinë e lutjes:
“Zoti ka fuqinë për të nxjerrë punëtorët e Tij,nëse ne ia kërkojmë.Dhe prandaj le t’i lutemi dhe t’i kërkojmë dhe atëherë ka për të nxjerrë të zgjedhurit e Tij,akoma dhe nga gurët.” Mungesa e barinjve,ndalimi i çdo lloj forme katekizmi,predikimi,librave shpirtërorë etj dhe nga ana tjetër propaganda e vazhdueshme ateiste që bëhej në mënyrë sistematike,ishte diçka e pritur që të kishte efekte negative në të gjithë popullin rus dhe veçanërisht te rinia.Breza të tërë u rritën pa Perëndi,larg Kishës.Kjo gjendje e lëndonte shumë thellë shën Serafimin.Kishte shumë dashuri për fëmijët dhe për të rinjtë dhe bënte lutje të zjarrta.Kur e vizitonin fëmijë dhe të rinj,gëzohej shumë.Dhe pavarësisht se gjendja e rinisë ishte patjetër tragjike,nuk ankohej dhe nuk qëndronte gjykatës i rreptë i gabimeve rinore.
“...Rusia e bekuar mbart thesarin e madh:Besimin Orthodhoks.Shohim që në Perëndim po lulëzon,por qëllimi i të gjithëve janë të mirat tokësore...Rusia e Shenjtë jetonte gjithnjë me vizionin e Qiellit,kërkonte gjithnjë mbi të gjitha Mbretërinë e Perëndisë dhe të Vërtetën e Tij,si dhe ishte në kontakt të gjallë me Qiellin...Ndriçimi i vërtetë është ndriçimi i shpirtit nën Dritën e Orthodhoksisë!”