Histori Mrekullie nga Shën Parashqevia
Sot është festa ime
Kjo ngjarje ndodhi në Athinë. Familja e përshkroi këtë ngjarje si më poshtë:
Në Koropi, ka qenë një çift i martuar ku burri ishte shumë besimtar dhe gruaja ishte një mohuese dhe tallëse e besimit të krishterë.
Burri kishte një respekt të madh dhe devotshmëri për Shën Parashqevinë. Dhe gjithmonë, ditën para se të kremtonim kujtimin e saj, ai ndizte një qiri në shtëpinë e tij.
Kështu që, të nesërmen, ai u ngrit shumë herët, lahet dhe u vesh në heshtje sa më shumë të mundej që të mos shqetësonte gruan e tij dhe nënën e tij që flinin, mbylli derën (dy herë) dhe doli për në kishë.
Kur kthehet nga kisha, ai gjen dy gratë shumë të frikësuara dhe në një panik të madh.
Çfarë ka ndodhur?- i tha ai.
Ato i thanë: "Kur ti u largove në mëngjes, pak më vonë dëgjuam dikë që po hapte derën. Dy herë dëgjuam tingujt e hapjes së derës... klak.. klak... Ne ngrimë në vend!!! Pastaj një grua hyri në shtëpinë tonë, me rroba të zeza, e gjatë, shumë e bukur dhe u shfaq para nesh, duke na parë pa thënë asnjë fjalë. Ajo pastaj shkoi në dhomën ku ishte qiriu. Ajo e mori qiriun, shkoi në kuzhinë, shtoi vaj dhe e ndezi atë. Pastaj mori qiriun dhe e ktheu përsëri në dhomë. Ktheu sytë tek ne dhe na tha: Sot është festa ime dhe doli jashtë nga shtëpia”.
Gratë ishin të shokuara, por burri ishte i prekur nga kjo mrekulli e Shën Parashqevisë për gruan e tij, që ishte një mohuese dhe tallëse e besimit.