Rreth profecive dhe kohërave të fundit
Pyetën dikur jerond Sofronin e Esseks-it se kur do të ndodh Ardhja e Dytë e Zotit Krisht dhe ai u përgjigj:
Shën Efrem Siriani na thotë:
...Mbas plotësimit (të numrit) të shenjtorëve,sepse nuk ka për të pasur më Shenjtor tjetër,njerëzia si më e padobishme ndaj Perëndisë,ka për të arritur në fundin e saj.
Sepse shën Pavli thotë që:”Perëndia nuk vepron padrejtësisht,kur sjell zemërimin e Tij ndaj njerëzimit.”
SHËN JOAN GOJARTI
Shën Joan Gojarti kërkon që t’i studiojmë kohërat dhe vitet e profecive,të atyreve të plotësuara dhe të atyre që priten të plotësohen.Nëpërmjet profecive të realizuara,iu tregojmë të pabesëve(idhujtarëve dhe judenjve) të vërtetën e besimit tonë si dhe që mësimet tona janë më të lashta se të atyre të kombeve.Ndërsa nëpërmjet studimit të profecirave që nuk janë plotësuar akoma,mbrohemi që të mos biem në gabime shkatërrimsjellëse,ashtu siç e pësuan judenjtë duke mos pranuar Krishtin,pavarësisht se kishte profeci se kur do të vinte,dhe në vend të Tij presin dhe kanë për të pranuar Antikrishtin!
Ati shpirtëror P.Theodhori (Rafanovich) i Kishës Ruse të Katakombeve,që fjeti në 1975,tha:
“Komunistët i janë vërsulur Kishës si qen i egër.Emblema e tyre sovjetike,çekiçdrapëri,tregon misionin e tyre.Me çekiçin godasin njerëzit në kokë dhe me drapërin copëtojnë dhe presin kishat.Por më vonë Masonët kanë për t’i mënjanuar komunistët dhe kanë për të marrë kontrollin e Rusisë...”