Jerond Lavrendi i Chernigov-it
(Profeci për Antikrishtin)
Jerondi kishte për zakon të fliste me bijtë e tij shpirtërorë për kohërat e fundit,për të qenë të vëmendshëm:
“Sonte votojmë-gjithçka në rregull.Nuk ka ardhur akoma koha për një udhëheqës të vetëm për të gjithë botën.Por nëse një votë do të duhet të hidhet për një udhëheqës të vetëm-ai dihet se kush do të jetë(Antikrishti) dhe duhet që askush mos t’a votojë!”
Tha gjithashtu:
“Ka për të ardhur koha,që kanë për t’u lutur për të pasur një zotëri për të gjithë Tokën.Dhe njerëzit kanë për t’u regjistruar plotësisht.Kanë për të hyrë nëpër shtëpira (njerëzit e Antikrishtit),dhe gruaja do përpiqet të bindë bashkëshortin e saj:”Eja tani i dashur,le t’a firmosim.Në fund të fundit kemi dhe fëmijë,nuk do mund të blejmë asgjë për ta!”
Dhe bashkëshorti ka për të thënë:
“Gruaja ime e dashur,vepro si të duash,por unë për vete jam gati të vdes,vetëm që të mos firmos për t’u bashkuar me Antikrishtin...Kjo ishte një ngjarje nga e ardhmja...”- përfundoi duke thënë Jerondi.
Gjithashtu tha:
“Ka për të ardhur koha,që kanë për t’i bërë të reja kishat e mbyllura dhe kanë për t’i rregulluar jo vetëm nga jashtë,por edhe nga brenda.Kanë për t’i bërë kupolat dhe kambanat me ar.Por kur kjo kohë të ketë kaluar,ka për të hyrë epoka e mbretërisë së Antikrishtit.Lutjuni Zotit që të shtyjë kohën,për të forcuar veten tonë,sepse na presin vite të tmerrshme.
Nuk e shihni se me çfarë hipokrizie janë përgatitur të gjitha gjërat?Të gjitha kishat kanë për të qenë totalisht madhështore,ashtu siç nuk kanë qenë ndonjëherë.Por askush nuk duhet të shkojë në ato kisha(në kohën e Antikrishtit,theksohet kjo).Antikrishti ka për t’u kurorëzuar mbret në një tempull të madh në Jerusalem,me pjesëmarrje klerikësh dhe të Patriarkut të Rusisë!
Ka për të patur kalim të lirë për në Jerusalem.Por përpiquni që të mos shkoni atje,sepse çdo gjë do të jetë bërë për të mashtruar.
Antikrishti ka për të lindur nga një lavire(e cila do të hiqet si e virgjër),një grua hebreje,nga fisi i 12-të “i deformimit”.Akoma dhe i ri,ka për të qenë shumë i aftë dhe i zgjuar.Si fëmijë 12-vjeçar,duke ecur nëpër oborr bashkë me të ëmën e tij,do takojë Satanain,që ka për të ardhur nga Avisos(thellësia e skëterrës) dhe do të hyjë brenda tij.Ky djalë do të rritet dhe ka për t’u bërë Antikrishti.”
Shënim:Por ngaqë Perëndia nuk do askënd që të humbasë,nuk e lë të shkretë në dëshirën e tij të keqe që në fillim,por ashtu siç bëri durim me Judën,nxënësin e Tij hipokrit,dhe vetëm gjatë Darkës së Fundit lejoi të pushtohej plotësisht nga Satanai,ashtu dhe tani,tërësia e së keqes së Satanait vepron brenda Antikrishtit,që atëherë kur ky i fundit qëndronte me ngulmim të jashtëzakonshëm drejtë prirjes së rrugës të së keqes,dhe kjo siç thotë Jerondi,ka për t’u përmbushur kur të ketë arritur moshën 12-vjeçare.
Gjatë kurorëzimit të tij,gjatë premtimeve të tij,ka për t’i shkurtuar fjalët që i drejtohen Perëndisë dhe do të njohi vetëm veten e tij.Atëherë Patriarku ka për të thënë se ky është Antikrishti dhe për këtë do të vritet...
Profetët Ilia dhe Enoku do të kenë ardhur tashmë nga Qielli,dhe ata kanë për t’i shpjeguar të gjithë botës duke ulëritur:”Ai është Antikrishti,mos i besoni!”. Dhe ka për t’i vrarë,por ata kanë për t’u ngjallur dhe do të ngjiten në Qiell...
Antikrishti do të ketë dituri shumë të mira të çdo arti satanik dhe ka për të bërë shenja të rremta(pseudomrekullira).E gjithë bota ka për t’a dëgjuar dhe ka për t’a parë...I lumur dhe tri herë i lumur është ai njeri,që nuk ka për të parë fytyrën e Perëndiurryer të Antikrishtit dhe që nuk ka për të dëgjuar fjalët e tij blasfemuese,që kanë për të premtuar çdo begati tokësore.Ata që kanë për t’a dëgjuar,do të binden dhe do të rendin për t’i shërbyer.Dhe kanë për t’u dënuar bashkë me atë,aq sa zgjat pafundësia.Do të digjen në përjetësi!
Pyetëm:”Si do të bëhet?”
Dhe Jerondi na u përgjigj me lotë:”Ndyrësira e shkretëtirës ka për të qëndruar në vend të shenjtë dhe ka për të shfaqur mashtruesit e botës,që kanë për të bërë pseudomrekullira,si dhe ka për t’i gënjyer të gjithë njerëzit që do të jenë larguar nga Perëndia.Dhe pastaj do të shfaqet Antikrishti...”
Në pyetjen:”Në cilin vend të shenjtë në kishë?”
Jerondi i nderuar Lavrend iu përgjigjet:”Jo në kishë,por në shtëpi!”
Më përpara,një tryezë e vogël përdorej zakonisht (për studimin e librave të shenjtë)në cepin ku gjendeshin ikonat e shenjta.Më vonë,ky vend do të zihet nga vegla mashtrimi për të deluzionuar njerëzit.Shumë veta që janë larguar nga e Vërteta,kanë për të thënë:
“Na duhet që t’i ndjekim lajmet!Dhe ka për të ndodhur që Antikrishti të shfaqet tek lajmet,dhe kanë për t’a pranuar atë (nga televizori)!”.
Do iu neveriten të Krishterët.Ka për t’i vulosur të gjithë njerëzit e tij me një shenjë.Dhe ka për të nisur përndjekjen e fundit të të Krishterëve,që do të refuzojnë të marrin shenjën e Satanait.Përndjekja ka për të filluar direkt nga toka e Jerusalemit,dhe më pas do të shtrihet në të gjithë botën.Ka për t’u derdhur gjak për emrin e Çlirimtarit,Zotit tonë Jisu Krisht!Disa prej jush,fëmijët e mi,mund t’i jetoni këto vite të tmerrshme.
Shenjat kanë për të qenë të tilla,saqë ka për t’u kuptuar në mënyrë të menjëherëshme,nëse një person e ka marrë apo jo.Të Krishterët,nuk do të mund të shesin dhe as të blejnë çfarëdolloj gjëje.Por mos u dëshpëroni!Zoti nuk ka për t’i braktisur fëmijët e Tij.Askush nuk duhet të ketë frikë.
Ka për të patur kisha,por të Krishterët Orthodhoksë nuk duhet të shkojnë në to,sepse Sakrifica e pagjakshme e Zotit Jisu Krisht,nuk do të ofrohet aty.Në vend të kësaj,do bëhen mbledhje satanistash.Dhe për shkak të paudhësisë,Toka ka për të refuzuar që të japë fryte.Toka do të çahet nga thatësia e madhe,duke krijuar hapësira të tilla çarjesh,saqë një njeri mundet të hyj brenda.
Kanë për t’i dënuar të Krishterët ose kanë për t’i persekutuar nëpër vende të shkreta.Hebrenjtë gjithashtu,kanë për të qenë të kufizuar në një vend.Disa hebrenjë,që me të vërtetë jetuan me Ligjin e Moisiut,nuk kanë për t’a pranuar shenjën e Antikrishtit.Kanë për të pritur e do të vënë re veprat e tij.E dinë që prindërit e tyre nuk e njohën Krishtin si Mesia,por në këtë rast,Perëndia ka për t’ia ndriçuar sytë që të hapen,për të mos pranuar shenjën e Antikrishtit.Kanë për të njohur Krishtin dhe kanë për të mbretëruar bashkë me Krishtin.Por bota e paqëndrueshme,ka për të ndjekur Satanain,dhe kur toka nuk ka për të prodhuar më asnjë frut,kanë për të shkuar tek ai për t’i kërkuar bukë.Por ai do t’i përgjigjet atyre:”Toka nuk po jep të pjellat e saj.Nuk mund të bëj gjë.”
Nuk ka për të patur gati aspak ujë.Të gjitha lumenjtë dhe liqenet do të thahen.Kjo fatkeqësi ka për të zgjatur 3.5 vite.Por Perëndia,për hir të të zgjedhurve,ka për t’i shpejtuar ato ditë.Gjatë atyre ditëve ka për të patur luftëtar të fuqishëm.Shtylla të Orthodhoksisë,që do jenë të mbuluar nga efekti i tërëfuqishëm i Lutjes së Jisuit (Thirrjen e pandërprerë:O Zot Jisu Krisht mëshiromë).Zoti ka për t’i mbuluar me Mëshirën e Tij të madhe dhe nuk do të shohin ato pseudomrekullirat që do të jenë për të gjithë njerëzit (e tjerë).
Dhe po jua përsëris:”Askush nuk duhet të shkojë nëpër ato kisha.Do të jenë të privuar nga Mëshira (Hyjnore)!...”
Ka për t’u zhvilluar një luftë,vazhdonte të thoshte Jerondi,dhe kudo që do të zhvillohet lufta,asnjë njeri nuk ka për të mbetur!Por përpara kësaj (lufte),Zoti ka për t’i dërguar sëmundje njerëzve të dobët (shpirtërisht),dhe do të vdesin...
Lufta e Tretë Botërore,nuk ka për t’u bërë për pendminin e njerëzve,por për shfarosje.(Këtu, e ka fjalën për vdekjen e shumicës së njerëzve,fatkeqësisht,të papenduarve.)
Një motër e pyeti:”Atëherë i bie që të gjithë të dënohemi?”
Jerondi përgjigjet:
“Nëse disa nga besimtarët lahen me gjak,do të bashkohen me Martirët.Kurse jobesimtarët do shkojnë në Ferr.”
...Shkoni në Kishë sa ka akoma kohë,dhe sidomos për Liturgjinë,gjatë të cilës sakrifica e pagjakshme ofrohet për mëkatet e gjithë botës.Të rrëfeheni dhe të merrni Trupin dhe Gjakun e Zotit Jisu më shpesh,dhe Zoti ka për t’ju forcuar.
Jerondi shpesh herë varte buzët dhe niste të lutej me lotë.Motrat përpiqeshin t’a ngushëllonin,por ai nuk reagonte:
“Si mund të mos qaj dikush,kur Avisos (Skëterra) është e mbushur plotë me shpirtra njerëzish?”
Pas një sëmundjeje që zgjati disa muaj,jerond Lavrendi fjeti,në festën e Theofanisë (shfaqjes së Perëndisë) të vitit 1950,siç e kishte parathënë.Trupi i tij mbeti në Paraklisin,poshtë kishës së madhe,për 40 ditë.Njëra nga motrat,në orën 3 të një mëngjesi,dëgjoi pastër një kor shumëzërash të psalnin.Rendi te vendi ku gjendej trupi i Jerondit,por atje nuk kishte njeri.Vetëm një prift që lexonte Ungjillin në heshtje.E frikësuar,i tha se kishte dëgjuar psalme.Ai u habit,dhe i tha se shpirti i tij është takuar me engjëjt,për ta çuar atë në Qiell...!