Për pendimin
Oshënar Thalasio
Krishti është shpëtimtari i gjithë botës dhe u fali njerëzve pendimin,që udhëheq në shpëtim.Zbatimi i porosive të Krishtit lind pendimin.Zbatimi i porosive i sjell shpirtit pastrimin.Pastrimi i shpirtit i është çlirim nga pasionet.Çlirimi nga pasionet lind dashurinë.
Oshënar Teognosti
Në jetën e përjetëshme nuk do shkojmë në ferr sepse mëkatuam,as do gjykohemi për këtë,sepse kemi natyrë të ndryshueshme dhe pranon transformime dhe shtrembërime.Por,do gjykohemi sepse megjithëse mëkatuam nuk u penduam,nuk u përpoqëm t’iu largohemi rrugëve të dinakërisë dhe të drejtohemi në rrugën e Zotit,megjithëse na është dhënë pushteti dhe koha e pendimit.
Shën Isak Siriani
Kur njeriu kujton vazhdimisht mëkatet e mëparshme të tij dhe dënon veten e tij,atëherë edhe Perëndia kujdeset për atë që t’a lehtësojë nga pesha e mëkateve.Sepse Perëndia gëzohet kur njeriu vetë dënon veten e tij,sepse u largua nga rruga e Perëndisë.Edhe kjo është një shenjë e pendimit të vërtetë.