Episkop Theofani i Poltavës
“...Kombi (rus) ka për t’u kthyer (mbas ateizmit) në pendim, në besim.Ka për t’u bërë ajo që askush nuk e pret.Rusia ka për t’u ngjallur nga vdekja dhe e gjithë bota ka për t’u habitur.Orthodhoksia ka për të rilindur dhe ka për të triumfuar (në Rusi).Por si Orthodhoksia e dikurshme nuk ka për të patur më.Sepse ka për t’u zëvendësuar Orthodhoksia Monarkale.Një Car (mbret) i fuqishëm ka për t’u vendosur në fron nga vetë Zoti.Ka për të qenë Rregullues i madh dhe i fuqishëm në Besimin Orthodhoks.Ka për t’i larguar hierarkët (kryepiskopët,episkopët) e pabesë të Kishës.Ai vetë ka për të qenë një personalitet i veçantë, me shpirt të pastër dhe të shenjtë. Do të ketë vendimarrje të fortë.Do të jetë nga dinastia e Romanovë-ve, nga ana e nënës së tij.Do të jetë i zgjedhuri i Perëndisë dhe i bindur ndaj Tij për gjithçka.Ka për t’a transformuar Sibirinë (shpirtërisht ndoshta). Por kjo Rusi ka për të qëndruar kështu, për një periudhë shumë të shkurtër.Shumë shpejt pastaj, ka për të kaluar ato për të cilat Apostull Joani thotë tek Zbulesa...”
Tha gjithashtu:
“Cari i ardhshëm, mbi të gjitha më parë ka për të vendosur rregull në Kishën Orthodhokse, duke i larguar të gjithë hierarkët (barinjtë) e rremë, të vakët dhe që japin mësime heretike.Dhe me të vërtetë shumë, gati të gjithë, përveç disa përjashtimeve, kanë për t’u larguar prej tij.Ndërsa hierarkët e vërtetë dhe të qëndrueshëm, kanë për të rimarrë postet e tyre...Rusia ka për t’u bërë një shtet i fuqishëm, por vetëm për një periudhë të shkurtër.Pastaj ka për të ardhur Antikrishti në botë, me të gjitha ato gjërat e tmerrshme të Fundit (të Botës), ashtu siç përshkruhet në Zbulesën.”