Pendimi (Pjesa 3-të)
“Le t’i ofrojmë,vëllezër,vetes sonë pendimin,si ilaç për shpëtimin tonë,le t’a pranojmë ilaçin që zhduk fajet tona.Pendim nuk është ai që deklarohet me fjalë por ai që vërtetohet me vepra.Pendim është ai që rrjedh nga zemra jonë dhe pastron ndyrësitë tona.Mos e ngatërroni pendimin me figurat e jashtme,por pendohuni sinqerisht!”
Shën Joan Gojëarti
“Të kesh turp kur mëkaton,të mos kesh turp kur pendohesh.Dy gjëra ekzistojnë:mëkati dhe pendimi.Mëkati është plagë,pendimi është ilaç...Ekziston plaga dhe ilaçi.Plaga është mëkati,ilaçi është pendimi.Në plagë ekziston pjesa e kalbur,në ilaç pastrimi nga kalbësira,në mëkat turpi dhe palaçllëku,në pendim ekziston guximi,liria dhe pastrimi i mëkatit...”
Shën Joani Gojëarti
“Me lotët e pendimit,vjen në shpirt edhe përulja e thellë.Nga prezenca e përuljes,kuptojmë edhe cilësinë e pendimit.”
Oshënar Nikita Stithato
“Ejani tek unë gjithë sa jeni të lodhur dhe të ngarkuar,edhe unë do t’ju lehtësoj.Ngrini zgjedhën time mbi veten tuaj dhe mësoni prej meje,se jam i butë dhe modest në zemër dhe do të gjeni qetësi në shpirtet tuaja.Sepse zgjedha ime është e mirë dhe barra ime e lehtë.”
Mattheu (11,28 – 30)