JERONDISA DUNIUSHKA
Dëshmorja e Shenjtë e Sibirisë (+1918)
Jerondisa tha këto:
“...Cari ka për t’a braktisur vendin e tij (Nikola II fillimisht dha dorëheqje, pastaj e vranë), gjë që nuk duhej të ndodhte, por kjo gjë i është parathënë nga lartë.Nuk ka mënyrë për t’a shmangur.Prandaj ka për të marrë një kurorë martiri në tokë, për të cilën do t’i jepet një kurorë e përjetëshme në Qiell...Do jetë në gjendje lutjeje të vazhdueshme për kombin dhe popullin...Shkatërrimi mbi tokë, ka për t’i shpërndarë njerëzit (e Rusisë).Kanë për t’u shpërndarë nëpër vende të ndryshme, duke humbur kontaktin midis tyre, por kudo që rusët do shkojnë, kanë për të përcjellur kulturën dhe fenë e tyre...”
“...Në një vend të largët, në kufi me Rusinë, ka për të rënë një tërmet gjigand.Ujërat kanë për të hyrë nga oqeani, duke përmbytur kontinentin dhe shumë shtete të tjera do të shkatërrohen.Shumë sëmundje, jashtë çdo koncepti, kanë për t’u shfaqur...Faqja e Tokës ka për të ndryshuar...Njerëzit kanë për t’a kuptuar fajin e tyre.Do arrijnë të kuptojnë sesa larg Perëndisë dhe mësimeve të Tij gjenden.Dhe pastaj do fillojnë të rilindin shpirtërisht, duke u pastruar gradualisht dhe natyrshëm.Njerëzit do të bëhen vegjetarian.Dhe në atë kohë, nuk do të ketë shumë nga kafshët që ekzistojnë në ditët e sotme...Njerëzit nuk kanë për të pasur interes për politikë, dhe vlerat shpirtërore të çdo kombi do të kenë më shumë rëndësi.”
“...Rusia ka për t’u bërë e madhe në botë.Emri i saj ka për të qenë “Rusia e Shenjtë” dhe sipas veçorisë së lashtë “Shën Rusia”.Të gjitha fetë dhe herezitë do t’i kthehen Orthodhoksisë.
Por Orthodhoksia, me gjithë kuptimin dhe sensin e plotë të fjalës, si një Fe, ka për të qenë shumë e ngjashme me atë të kohës së Apostujve...Në Rusinë e Shenjtë, një princ ka për të qeverisur, që do të ketë prejardhjen nga kombi që na ka dhënë Fenë tonë (Bizanti-Greqia).Ka për të qenë një person shumë shpirtëror, që do të ofrojë mundësinë për rimëkëmbje të vlerave morale dhe vlerave shpirtërore të kombit...”
“Azia ka për t’u aktivizuar.Do të përpiqet të depërtojë nëpër Europë, por përpjekjet e saj kanë për të qenë të kota.Askush nuk do të mund të mposhtë “Rusinë e Shenjtë”, dhe nëpërmjet saj ka për të ardhur shpëtimi në botë...”
(Kuptohet që gjatë viteve që Perëndia ka për t’i dhënë popujve orthodhoksë udhëheqës të ndriçuar,asnjë armik nuk ka për t’i dëmtuar.Por më parë ose më pas, do të ketë probleme,luftëra etj).