Këshilla të Atit Filothe
Le të mendohemi mirë dhe si njerëz me arsye të pendohemi.Në qoftëse do pendohemi do shpëtojmë, nëqoftëse nuk do pendohemi do humbasim. Perëndia kur të vijë duhet të na gjejë në pendim të vërtetë.
Që të kemi Gjithë Shenjtorët gjithmonë ndihmës dhe mbrojtës, kemi për detyrë t’i imitojmë.Të imitojmë virtytet e tyre, përpjekjet,mundimet dhe veçanërisht modestinë, thjeshtësinë, besimin, shpresën dhe dashurinë...dhe vetëm atëherë do të përparojmë me garanci në jetë...
Kini kujdes, bijtë e mi të dashur, të mos keni mendjen në tokësoret, në të konsumueshmet dhe në të kotat e kësaj bote, por t’a keni në Atdheun e Sipërm, lartë në Qiell...Mendja juaj duhet të jetë gjithnjë në Mbretërinë e Perëndisë dhe së shpejti do t’a trashëgoni atë...
Edhe vetë Shenjtorët nuk kanë hyrë aq lehtë në Parajsë, por ata u munduan dhe luftuan me vendosmëri kundër tre armiqve:Trupit, botës dhe djallit.Me vullnetin e tyre të hekurtë dhe me gatishmërinë e tyre të lartë, e mundën djallin, botën dhe dëshirat e trupit.Duhet lutje dhe vigjilencë...
Gjithë Shenjtorët u shenjtëruan nëpërmjet modestisë, sepse modestia lind dashurinë si dhe të gjitha virtytet e tjera.Njeriu modest është banesë e Perëndisë dhe e hireve të Shpirtit të Shenjtë...Nëqoftëse tek një njeri ekzistojnë gjithë virtytet dhe mungon modestia, atëherë ky njeri nuk është i plotë.
Ju lë porosi që të keni paqe dhe dashuri me gjithë shpirt për Perëndinë dhe për të gjithë njerëzit,dhe ju dorëzoj nën mbrojtjen e Perëndisë dhe të krahëve të së Tërëshenjtës Hyjlindëse, të Engjëjve të Shenjtë dhe të të Gjithë Shenjtorëve!
Gjëmë e madhe do të bjerë në banorët e tokës, sepse shumë nga drejtuesit e shteteve, janë shërbëtorë të Antikrishtit!
...Siç duket lufta sekrete dhe pas krahëve e Antikrishtit dhe e shërbëtorëve të tij,masonëve, duket qartë se zhvillohet kundër Ortodoksisë dhe sidomos kundër kullës së fundit të Ortodoksisë, që është Mali i Shenjtë...
Kisha e Shenjtë Ortodokse duhet të mbrohet nga çdo armik, çdo modern dhe novator, i cili iu kundërvihet Traditave Apostolike dhe Atërore.
Duhet të kuptoni, bijtë e mi, se lumturia të cilën e duam edhe unë edhe ju, garantohet nga virtyti, nga zbatimi i Porosive të Perëndisë.Nuk duhet të na mashtrojë djalli dhe t’a kërkojmë gjetkë, sepse vetëm me zbatimin e porosive të Perëndisë dhe me arritjen e virtyteve, do bëhemi me të vërtetë të lumtur.