Fjetja e Hyjlindëses Mari nga Ikonografi Joan Athanasi ( E Kremtja 15 gushti )
- Ikona : FJETJA E HYJLINDËSES
- Autori : JOAN ATHANASI
- KISHA E SHEN MËRISË, GORANXI,
- Vendodhja: GJIROKASTËR
- VITI : 1775
- Teknika e pikturimit: TEMPERA MBI DRU PERMASAR 44 X 35 CM
- INVENTAR NR. 3655 : Muzeu Historik Kombëtar
Në ikonë paraqitet Hyjlindësja Mari e shtrirë në shtrat dhe apostujt të mbledhur pranë saj. Pas Hyjlindëses gjendet figura e Krishtit me shpirtin e nënës së Tij, që mishërohet në figurën e foshnjes. Në pjesën e sipërme të ikonës paraqitet ngjitja e Hyjlindëses në qiell, ndërsa në pjesën e poshtme të ikonës paraqitet një kryeëngjëlli Mëhill, i cili i pret duart priftit hebre Antonin, që tentoi të përmbysë qivurin.
6 fakte për Fjetjen e Hyjlindëses
1. Kryeengjëlli Gabriel i tha
asaj tre ditë më përpara që po afrohej koha për t’u larguar për në përjetësi. Për
t’ia premtuar këtë, ai i dha asaj një gjethe palme nga Parajsa.2. Ajo u lut me zjarr që të
lirohej prej frymave të liga dhe Perëndia i dëgjoi lutjen dhe erdhi e mori
shpirtin e saj.3. Ajo donte të përshëndetej me
Apostujt dhe Krishti i mblodhi nga të gjitha anët e dheut përveç shën Thomait.4. Ajo u varros në Kopshtin e
Gjethsemanisë, në vendin që e kishte zgjedhur vetë.5. Apostujt hapën varrin pas 3
ditësh në mënyrë që Apostull shën Thomai të bënte nderimet, por ato panë që
varri ishte bosh.6. Nëna e Zotit iu shfaq atyre
duke iu treguar atyre që Biri i Saj kishte lartësuar Trupin e Saj për në
parajsë dhe po ulej afër Fronit të Tij.
Përgatitur nga Katekisti : Antonio Poshnjari Zyra e Katekizimit Kryepiskopata Orthodhokse e TiranësBurrime : Muzeu Historik Kombëtar
Mbi nderimin e Ikonave të Shenjta dhe Kryqit të çmuar
Na akuzojnë heretikët se u kushtojmë adhurim të madh ikonave të Shenjta dhe lipsaneve të Shenjta. I informojmë se nuk u kushtojmë adhurim, por falje nderuese dhe dimë se falja adhuruese i takon vetëm Perëndisë Triadike. Ata mbështeten në porosinë e ligjit të Moisiut që thotë kështu: “Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asgjëje që ndodhet këtu në qiejt ose aty poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë.”
Analizojmë këtë fragment: Të mos ndërtosh kurrë idhuj për veten tënde e t’i falesh si Perëndi sepse Unë jam Zoti, Perëndia Yt. Këtu nuk na flet për ikona, por për idhuj, d.m.th. gjëra të ngjashme me gjëra të pa ekzistueshme, rrjedhimisht ikonat janë ngjashmëri të gjërave ekzistuese, p.sh: idhulli i Boas të Egjiptianëve, të cilin e konsideronin si Perëndi, ishte një gjë e ngjashme e një Perëndie të paekzistueshme, kurse ikonat e Krishtit, Hyjlindëses dhe Shenjtorëve janë ngjashmëri të personave ekzistues. Pra, idhujt dhe jo ikonat ndalon ligji i Moisiut të ndërtojmë. Eshtë e qartë se pesha kryesore e rëndësisë është tek shprehja “Unë jam Zoti, Perëndia yt”. Në atë epokë populli jude jetonte midis popujsh paganë dhe Perëndia duke dashur që ta mbajë adhurimin e një Perëndie të vëretë, i ndaloi ndërtimin e hyjnive pagane, sepse nuk janë Perëndi, por demonë. Po këtë na thotë profeti David: “Sepse gjithë Perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejt.”
Ndërsa ndalon Perëndia ndërtimin e idhujve, u lejon ndërtimin e ngjashmërive të tjera si p.sh. Ëngjëjve, kafshëve, bimëve, dhe madje brenda ambientit adhurues. Kështu ndërtohen me porosi të Perëndisë dy qeruvime me duar të zgjatura mbi arkën e dëshmisë. (Eks.25:17-19). Dy keruvime të tjera kolosale u vendosën tek të Shënjtat e të Shënjtave në tempullin e Solomonit, (3.Mbret.6:23-28). Këto objekte dhe simbole nuk adhurohen, dhe as nderohen veçanërisht nga lidhja e tyre me Perëndinë.
Meqënëse njeriu nuk është vetëm cule po edhe i ndjeshëm sepse ka trup të konsumueshëm (të prishshëm) ka nevojë për të ikonizuar Perëndinë edhe me gjëra të ndjeshme. Përderisa Perëndia u njerëzua në personin e Birit të Tij, të Jisu Krishtit, kemi mundësinë ne ta ikonizojmë Krishtin të ngjashëm me ne, përderisa u bë njeri, përveç mëkatit. Në epokën e lashtë na thotë Shën Joan Damaskinoi, nuk mund të ikonizohej sepse nuk kish marrë as trup as formë. Por ajo që ikonizojmë në fytyrën e Krishtit nuk është natyra e Tij hyjnore, por ekzistenca e Tij, d.m.th. personi i Tij i shenjtë dhe i pamëkatshëm. Kështu ikona përbën pikë të dukshme të prezencës së padukshme të Perëndisë. Pra nderimi i ikonave mbështetet në dogmën themelore të besimit tonë, në bërjen njeri të Krishtit dhe në prezencën e Tij të vërtetë midis nesh. Duke u falur tek ikona e Krishtit e adhurojmë si Perëndi të vërtetë, e pohojmë si Shpëtimtarin tonë, i falemi si Perëndi dhe Njeri. Nderi që i bëjmë ikonës nuk drejtohet në materialet, nga të cilat është ndërtuar, por tek personi i ikonizuar. Diçka e ngjashme ndodh edhe me fotografitë e miqve ose të njerëzve tanë dhe të njohurve tanë. I puthim nga dashuria dhe respekti duke nderuar personat e ikonizuara dhe jo letrën e ikonës. Nuk përshtatim ikonën me personin e ikonizuar, sepse kjo do ishte hyjnizim i ikonës, si rrjedhim do ishte blasfemi dhe mëkat. Po ç’bëjmë? I falemi formës së shënjtorit dhe kujtojme formën e tij të gjallë, siç është në Parajsë. Prandaj Vasili i Madh thoshte se “ikonat janë librat e të pashkolluarve.” Kjo ishte dhe doktrina e Sinodit VII Ekumenik, që zhvilloi punimet në 783 në Konstandinopojë dhe dënoi ikonomakinë që zgjati 130 vjet. Ja fragmenti i saktë: “N.q.s. vazhdimisht shikojmë në ikona imazhet e shenjtorëve, më shumë lartësojmë mendjen drejt Prototipit(d.m.th. personit që paraqet ikona) dhe me dashuri i japim nderin dhe e puthim dhe kjo shkon përtej ikonës, tek Prototipi.”
Përveç ikonave, heretikët pozicionohen edhe kundër kryqit të çmuar. Thonë se tjetër gjë është kryqi dhe tjetër kryqëzimi i Krishtit. Kryqi ka qenë i mallkuar sepse ishte mjet dënimi dhe ezkekutimi për keqbërësit.
U përgjigjemi si më poshtë: Shkrimi i Shenjtë na thotë në (Deuteronomi 21:23) se "kufoma e tij nuk do të rrijë tërë natën mbi pemën, por do ta varrosësh po atë ditë; sepse ai që rri është i mallkuar nga Perëndia dhe ti nuk do ta ndotësh tokën që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimin.”, dhe tek (Gal.3:13) lexojmë se Krishti u bë i mallkuar për ne. Eshtë me të vërtetë i mallkuar Krishti? Sigurisht që jo. Ajo do të thotë se mori përsipër mallkimin tonë dhe e shdërroi në bekim. Përderisa Krishti u bë i mallkuar për shpëtimin tonë dhe përderisa shndërroi mallkimin në bekim, përse edhe kryqi të mos shndërrohet nga dru i mallkuar në të bekuar, përderisa mbi të rrodhi gjaku i Tij dhe u shtri trupi i Tij i Tërëshenjtë? N.q.s. mbi të sëmurët shpinin mafesë dhe përparje nga trupi i tij dhe sëmundjet iknin nga ata dhe frymat e ndyra dilnin nga ata (Vep.19:12), përse Kryqi i Zotit të mos e ketë hir përderisa u vadit me gjakun e Tij? Formën e kryqit e shohim që në Dhiatën e Vjetër me lartësimin e gjarpërit të bronxtë (Numrat 21:8). Sa për dijeni, në rrugën e tyre për në Kanaan, Izraelitët u sulmuan nga gjarpërinj të helmuar dhe vdisnin. Moisiu pas një lutjeje tek Perëndia, u porosit që të bëjë një gjarpër të bronxtë dhe ta lartësojë në qendër të fushimit të popullit. Ata që kafshoheshin nga gjarpërinjtë dhe do të shikonin vetëm gjarpërin e bronxtë do të shpëtonin. Ky gjarpër i bronxtë u bë në Dhatën e Vjetër simbol i fitores dhe u zëvendësua në Dhiatën e Re me një simbol tjetër, Kryqin e çmuar. Prandaj edhe i Biri i njeriut, që të mos humbas ai që beson në të, por të ketë jetë të përjetëshme. (Joan. 12:14-15).
Kryqi nuk është simboli i turpit dhe i mallkimit, por burim jete të përjetëshme. Nuk egziston shprehje më e madhe e dashurisë së Perëndisë sesa Kryqi "që i vdekur ngjalli botën e vjetër nga mëkati dhe pajtoi njeriun me krijuesin." Vetë Zoti na thotë se erdhi çasti të lavdërohet Biri i njeriut dhe i referohej lartësimit të Tij në kryq (Joan. 12:23) Dhe bile na tha se kur të lartësohet nga toka, do t'i tërheqë të gjithë pranë vetes. Duke thënë këto kishte parasysh se me ç'vdekje kishte për të vdekur (Joan.12:31-32).
Kryqi është ikona e Krishtit të kryqëzuar dhe ka fuqinë dhe hirin e tij martirizimin e Krishtit. Prandaj ne të krishterët orthodhoksë bëjmë shenjën e kryqit duke nënkuptuar jo vetem ketë ngjarje të kryqëzimit të Krishtit, por edhe këtë dru të çmuar të kryqit. Madje kryqi përbën anën e jashtme, me të cilën vulosen të gjitha misteret e Kishës sonë pa përjashtim, me anën e të cilave realizohet shpëtimi ynë. Sigurisht nuk bëhet fjalë për një mjet magjik, por për fuqinë jetëdhënëse të veprimeve hyjnore. Këtë fuqi nuk na e jep shenja e kryqit nga vetja e saj, por lidhjet e kësaj shenje me personin e Krishtit. E njëjta gjë ndodhte edhe me gjarpërin e bronxtë. Nuk shpëtonin izraelitët për shkak të këtij simboli, por për shkak të Perëndisë, i Cili është Shpëtimtari i të gjithëve ne. Në këtë mënyrë, kryqi përbën simbolin e fitores dhe të triumfit kundër djallit dhe kundër veprave të djallit. Dhe në vitet e fundit të jetës nga kjo shenjë do të jetë i siguruar shpëtimi për ata që do të sjellin të kryqit tek Perëndia.
Kuptimi më i thellë i shenjës së kryqit është të kryqëzojë pasionet tona, të pranojmë hirin e Perëndisë dhe të jetojmë me vetëdije jetën e shpërfytyrimit (metamorfozës) (Mark.8:34) dhe (Mat. 10:38).