Predikimi i së Dielës : Apostulli: Letra e dytë drejtuar Timottheut 3.10-15
Apostulli: Letra e dytë drejtuar Timottheut 3.10-15Besëmirët nën përndjekje“Po edhe gjithë sa duan të rrojnë me
shprestarinë Krishtin Jisu do të përndiqen”(2Tim.3.12).
Shprestaria-përndjekja
Për të gjitha duhet të pendohemi. Po fillon Triodi. Hapet një faqe e re në jetën tone, faqja e pendimit. Trokasim më fortë në portën tonë dhe në portën e Perëndisë. Porta jonë është zemra jonë. Qëlloi gjoksin tagrambledhësi. Kur qëllon zemrën me ndërgjegje, del një ulërimë dhe një lot. Ulërima rrëfyese: “O Perëndi falmë mua mëkatarin”(Lluk.18.13). Loti është spërkatja e pendimit.
Porta e Perëndisë është mëshira. Ne trokasim me lutjen tonë, ai e hap me mëshirën e tij.
Hapet Triodi. Hapet dera e pendimit, e cila është dera e qiellit. Ne lutemi: “Hapmë dyertë e pendimit o Jetëdhënës”.
Për të gjitha duhet të pendohemi. Vetëm për një gjë nuk nevojitet pendim. Për shprestarinë. Për shprestarinë e vërtetë.
Cila është shpretaria e vërtetë? Është jeta, e cila shkakton admirim për njerëzit? Sigurisht që jo. Duartrokitja e botës mund të mos miratohet nga Perëndia. Shprestari e vërtetë është ajo, e cila shqetëson botën edhe djallin. Është jeta, e cila shkakton urrejtjen edhe përndjekjen nga bota. Vërtetim i shprestarisë është përndjekja.
· Admirojmë shenjtorët. Por nuk ekziston shenjtor, i cili nuk u përndoq. Nuk ekziston shenjtor, i cili nuk u torturua. Nuk ekziston shenjtor, që nuk ngriti kryqin e përndjekjes edhe të martirizimit.
· Mbi shenjtorët ne admirojmë Zotin tonë, Jisu Krisht. A e imagjinoni Krishtin, që ta duartrokasin farisenjtë? Krisht pa përndjekje, pa kurorë me gjemba, pa kryq, nuk mund të imagjinojmë. Pra, nuk mund të imagjinojmë një shpresëtar të krishterë pa dhimje dhe pa përndjekje.
Fjalë të vërteta
Përndjekja e Krishtit vazhdon në jetën e të Krishterit.
· E vërteton vetë Krishti: “Nëse më përndoqën mua, do t’ju përndjekin edhe ju”(Joan.15.20). Kjo është fjala e tij e plotë, pa përjashtime. Ne duam që të ngremë gjashtëkrahëshet e lavdisë, por jo kryqin e përndjekjes. Duam kënaqësinë e ngjalljes, por jo dhimbjen e kryqit.
· E vërteton ap. Pavli në leximin Apostolik të së dielës së Tagrambledhësit dhe Fariseut: “Po edhe gjithë sa duan të rrojnë me shprestari në Krishtin Jisu do të përndiqen” (2Tim.3.12). E plotë është edhe këtu fjala, pa përjashtime. Nuk thotë “disa të krishterë” do të përndiqen. Nuk thotë “pak të krishterë”. Thotë “të gjithë”. Të gjithë sa duan që të jetojnë me shprestari, Krishtin, duan që të ndjekin. Sa ndjekin Krishtin, trashëgojnë përndjekjen e tij. Të gjithë ata që trashëgojnë përndjekjen e Krishtit, sigurojnë lumturinë. “Lum ata që ndiqen për hir të drejtësisë, sepse e tyrja është mbretëria e qiejve”(Mat.5.10).
· E vërteton historia, realiteti i përditshëm. E vërtetojnë Etërit e Kishës, të cilët u përndoqën. Kërkojmë që të gjejmë ndonjë shenjtor, ndonjë Atë të Kishës, ndonjë nënë, shenjtore, të Kishës, që nuk u përndoq, por nuk gjejmë.
Nqs bileta, që të kalojmë në mbretërinë e qiellit, është përndjekja, atëherë ne pse largohemi nga përndjekjet? Pse largohemi nga kryqi? Çfarë na ka kushtuar deri tani Krishti edhe Ungjilli i tij? Mos ndoshta kemi marrë një rrugë të gabuar për shpëtimin? Mos ndoshta, kur shkon që të hapet një rrugë e ndonjë peripecie për Krishtin, e ndonjë përndjekje, ne rënkojmë edhe duam me patjetër që ta kapërcejmë.
Vdekja e ardhshme e Pavlit
Përfundimisht çfarë duam? Të jemi shpresëtarë apo të jemi dinakë? Çfarë duam? Që të përparojmë në syrin e botës apo të përndiqemi?
· Të dyja parashikohen nga ap. Pavli. Shikon edhe parashikon përparimin e së keqes. Parashikon, që pandershmëritë do të pasurohen, dinakëria do të përhapet, kanali i së keqes do të mbushet.
E keqja përhapet. “Po njerëzit e ligj e gënjeshtarë do të shkojnë mbarë në më të ligën, duke gënjyer dhe duke u gënjyer”(2Tim.3.13).
Edhe nga ana tjetër ap. Pavli shikon edhe parashikon që të përndiqen besimtarët edhe të vyrtytëshmit. “Po edhe gjithë sa duan të rrojnë me shprestari në Krishtin Jisu do të përndiqen”(2Tim.3.12).
Për ap. Pavlin Ungjilli nuk ishte thjesht disa fjaë të bukura, është një kryq i rëndë. Nga ku shkruhen fjalët e mësipërme? Nga burgu. Pavli shkruan nga burgu. Është i dënuar me vdekje. Pra, vetë ai ishte i përndjekur. Për pak xhelati do t’i presë kokën.
Në vitin 1998 mendimi i përbashkët botëror u mor me një amerikane, e cila quhej Klark. Kjo grua ishte dënuar me vdekje për dy krime të tmerrëshme. Me dënimin me vdekje të Klark bota u shokua. Në burg ajo pësoi një metamorfozë. Njohu Ungjillin e Krishtit. Përballoi vdekjen e ardhëshme me shpresën e jetës së përjetëshme. Pendimi dhe rrëfimi i saj, ishin ato që bashkëfilluan botën.
Nqs. për çdo njeri nuk lejohet dënimi me vdekjen, shumë më tepër për ai nuk duhet të lejohet për mëkatarët e penduar.
· Mëkatarë të penduar janë ata që pendohen sinqerisht dhe praktikisht.
· Fëmijët e pafajshëm nuk janë mëkatarë sepse ata nuk arritë që të mëkatonin. Dhe këta fëmijë dhe foshnja të pafajshme janë shumë, me mijëra, me miliona, që përndiqen dhe vriten egërsisht. Situata e një ish-vrasëse, si Klark, tronditi botën. Mijëra situata të fëmijëve të pafajshëm, të cilët dënohen me vdekjen më të tmerrëshme, në abort, fatkeqësisht nuk duket që të tronditin shumë njerëz.
Por, do të duhej që për vrasësit e kaq shumë fëmijëve të pafajshëm të miratohej dënimi më i ashpër, pasi dhe të papenduar mbeten edhe në mënyrë të pamëshirshme vazhdojnë që të masakrojnë jetë njerëzore.
Ish-përndjekës
Le të kthehemi tek ap. Pavli, në qelinë, ku ai pret vdekjen e ardhëshme.
Le të supozojmë, që në mëngjesin e ekzekutimit, Klarkun do ta vizitonte qeveritari i Teksasit edhe t’i thoshte: “Për vrasjet, që bëre, do të të japim faljen, por që pohove Krishtin, do të vdesësh. Duhet që të vdesësh”!
Diçka e tillë ndodh edhe në situatën e ap. Pavlit. Ish-vrasësi Saul. Duartë e tij i kishte lyer me gjak të pafajshëm, nga gjaku i krishterë. Ishte përndjekës. Ishte blasfemues. Ishte sharës i Krishtit. Ishte, por nuk qëndroi i tillë. Për të gjitha krimet i’u dha falja. Pendimi i tij tërhoqi faljen dhe mëshirën e pafundme të Perëndisë. Lotët e Pavlit u përzien me gjakun e Krishtit edhe atij i’u dha falja. “Edhe falënderoj Krishtin Jisu, Zotin tonë, që më dha fuqi, se më numëroi për besnik e më vuri në shërbim mua, që më përpara isha blasfemues, e përndjekës e sharës; por u përdëlleva, sepse pa ditur i bëra në pabesi”(1Tim.1.13).
Por tani nga përndjekës është i përndjekur. Bota të fal të gjitha mëkatet. Vetëm një krim nuk të fal: “Që je i krishter”. Duhet që të vdesësh, Pavlo, jo nga ajo që ishe, por nga ajo që je. Je i krishter, Pavlo! Je i dëmshëm në ambjentin fetar. Je i rrezikshëm në ambjentin mëkatar politik. Je i rrezikshëm për idhujtarinë fetare. Nuk u falesh perëndive të tokës. Adhuron Zotin e qiellit. Pra, duhet që të vdesësh!
Paguan dhe paguhet
Pavli i dënuar me vdekje shkruan Letrën e dytë drejtuar Timottheut. Paguan edhe paguhet. Përndjekjet edhe martirizimin shenjtori i shikon edhe si një shlyerje të mëkateve. Shumë më tepër ap. Pavli. Nqs. Krishti u torturua për mëkatet e të tjerëve, ne për mëkatet tona nuk do të sprovohemi? Çdo herë, që pësojmë padrejtësisht, ofendohemi padrejtësisht, gjykohemi padrejtësisht, le të përsësrisim fjalët e shën Joan Gojëartit: “Kjo është shlyerja e mëkateve tona”.
Dhimbja edhe përndjekja jo vetëm paguan, por ajo edhe paguhet. Nga dhimbjet edhe përndjekjet i krishteri fiton përjetësinë, paguhet në qiell. Na përndjekin këtu? Ai na pret aty, që të na kurorëzojë shpirtin e përndjekur. Përndjekja është dashamirësi. Mjafton që të ekzistojnë dy kushte:
· Kushti i parë: Të përndiqemi për Krishtin. Zoti tha: “Po para gjithë këtyre do të vënë duart e tyre mbi ju, edhe do t’ju përndjekin e do t’ju dorëzojnë nëpër sinagoga e nëpër burgje, duke ju prurë përpara mbretërve e qeveritarëve për shkak të emrit tim”(Lluk.21.12). Është e mundur që të jemi shkelës së kodit ligjor. Mjerë ne, nqs. duartrokasim një keqbërës, i cili arrestohet, dhe protestojmë për arrestimin e tij! Diçka e tillë nuk është thjesht një çoroditje, por është një fashistizim i kriminalitetit. Ap. Petro thekson qartësisht: “Sepse asnjë prej jush le të mos pësojë si vrasës, apo si vjedhës, apo si keqbërës, apo si ndërhyrës në punët e të tjerëve”(1Petro.4.15).
Lum ne, kur përndiqemi vetëm për Krishtin.
· Kushti tjetër: Ato që na janë thënë, të jenë të pavërteta. “Të lumur jeni ju, kur t’ju poshtërojnë e t’ju përndjekin, e të thonë kundër jush çdo lloj fjale të keqe duke gënjyer për shkakun tim”(Matth.5.11). Aq sa të tjerët me gënjeshtra na baltosin, aq edhe Perëndia i së vërtetës na lavdëron.
Përndjekjet e sotme
Duke dëgjuar për përndjekje, mendja jonë shpesh shkon “në atë kohë”. Atëherë! Atëherë, kur nxirrnin sytë e të krishterëve, kur burgosnin besimtarët, kur i’u prisnin kryet.
Përndjekjet nuk janë vetëm të një kohe. Kryqi i Krishtit është përjetshëm dhe pësimet e tij janë në të gjitha kohërat.
· Edhe në shekullin tonë ndodhin martirizime të krishterësh, të ngjashme, ose edhe më të ashpra, nga martirizimet e shekujve të parë. Shekulli i 20, i cili po mbaron, është i përgjakur. Gjak i krishter, shumë gjak, u derdh, nga përndjekjet kundër të krishterëve nëpër vende ateiste, kryesisht në Europën lindore. Martirët janë me mijëra. Ata përbëjnë buqetën më të bukur të shekullit tonë për qiellin. Vetëm, kur erdhi koha, që Kisha e kryqëzuar mbi tokë të nderojë heronjtë e saj. Pse Kisha nuk nxiton që të shkruajë sinaksarin e Martirëve të rinj të shekullit të 20? Pse parashikimi si një dhunti e një murgu përbën një mrekulli dhe konsiderohet si kusht shenjtërimi, ndërkohë që gjaku i martirëve, i vullnetarëve, që u martirizuan për Krishtin, nuk konsiderohet në kohën tonë si një shembull i shenjtërimit?
· Përndjekja nuk është një rast i largët. Është edhe i afërt. Edhe i sotshëm. Kur Kisha përndiqet nga zemrat e besimtarëve, nuk kemi përndjekje të shpirtrave të pavdekëshme? Kur Krishti përndiqet esencialisht nga shkollat e arsimit grek, nuk kemi përndjekje besimi? Kur dashuria përndiqet si një një mënyrë jetese, nuk kemi përndjekje të Perëndisë së dashurisë? Kur kryqi i detyrave të përditëshme shkelet, nuk kemi përndjekje të të Kryqëzuarit.
· Sot armiqtë e besimit nuk marrin sëpata, që të çrrënjosin pemën e Kishës. Por bëjnë diçka më të keqe. Ata krasitin dhunshëm pemën. E shndërrojnë në një trung të thjeshtë, pa gjethe, pa lule edhe pa fryte. Krasitet dhunshëm jeta fetare nga esenca. Ndryshimi i jetës kishtare dhe kthimi i jetës së krishterë në një pemë pa gjethe besimi, pa lule dashurie, pa fryte hierapostolie, është një lloj përndjekje e brendëshme e predikimit dhe të jetës së Kishës, e cila është Kryq edhe Ngjallje.
· Sot të krishterët nuk burgosen, për dëshminë e tyre të krishterë. Ekziston një tjetër lloj martirizimi, si ironitë edhe shqetësimet. Shpresëtaria dhe rrjedhimisht mënyra e jetës së krishterë shkaktojnë talljen e botës. Në kohërat, si kjo e sotmja, tallja është e mundur që të konsiderohet ekuivalente me martirizimin e gjakut.
Në realitet apatia edhe indiferentizmi nuk egziston. Ose duam Krishtin ose përndjekim në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose tërthorazi besimin, dhe duke vrapuar dëgjojmë jehonën e Damaskut: “Unë jam Jisui, që ti përndjek”(Vep.9.5).
Referenca :Αρχιμ. Δανιηλ Γ. Αερακη .Αποστολικος Λογος. Αθηνα 1999. 339-344