BESTYTNIT E VITIT TË RI !
BESTYTNIT E VITIT TË RIShkrim nga
Miron Çako : Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës së Tiranës
Ndryshimi i vitit është një kohë ku shumë njerëz kryejnë mjaft rite duke besuar fort se ato do të sjellin mbarësi dhe fat për gjatë vitit të ri. Këto rite janë të trashëguara brez pas brezi në popuj me zakone edhe tradita të ndryshme, por të gjitha kanë një qëllim të përbashkët: Të largojnë të keqen e vitit të shkuar edhe të sjellin të mirën në vitin e ri.
Disa nga ritualet e përbashkëta që bëjnë edhe shqiptarët në ditën e parë të Vitit të Ri janë:
1. Hyrja në derën e shtëpisë patjetër me këmbën e djathtë, që të sjellë mbarësi dhe jo me të majtën se ajo të sjellë ters.
2. Personi që do të hyjë në derën e shtëpisë për të parën herë në Vitin e Ri, duhet të jetë një njeri i mirë edhe me dhurata në dorë.
3. Të hysh vetë i pari në shtëpi që të mos e marrë një tjetër fatin e shtëpisë.
4. Viti i Ri duhet që ta gjejë patjetër shtëpinë të pastruar edhe të rregullt.
5. Duhet të sigurohesh që Viti i Ri të të gjejë pa borxhe, se të shkon gjithë viti me borxhe.
6. Në portofol të kesh monedha, që të kesh lek përgjatë vitit të ri.
7. Të thuash një dëshirë në orën 0:00,
8. Të japësh patjetër një puthje dashurie në çastin e ndryshimit të vitit.
9. Të kujdesesh të sillesh sa më mirë, me fjalë të zgjedhura, që viti i ri të jetë pa sherre dhe konflikte.
10. Të gatuash ushqime që shtohen kur gatuhen, si thjerrëza, fasule të zeza, që sjellin shtimin e pasurisë, dhe të ketë në tryezë fruta fatsjellëse si shega, etj.
11. Të gatuhen ushqime fatsjellëse, si bakllavaja, gjeli i detit, byreku me lekë, etj.
12. Tavolina nuk duhet të ngrihet kur mbaron, por të lihet e shtruar.
13. Të përdorësh ngjyra të veçanta fatsjellëse, sidomos të kuqen.
14. Fishekzjarrët që duhen hedhur patjetër në minutat e para të vitit të ri etj.
Në vende të ndryshme të botës njerëzit bëjnë të tjera rituale fatsjellëse nga më të çuditshmet, psh:Në Spanjë, në mesnatë, duhet ngrënë 12 kokrra rrush, nga një për çdo muaj të vitit.Në Filipine hanë 12 sardele. Në Austri, për drekën e Vitit të Ri është i obliguar mishi i derrit të pjekur, si simbol i lumturisë. Danezët në prag të Vitit të Ri thyejnë enë e guzhinës jashtë derës së hyrjes. Në Japoni në 31 dhjetor kambanat e tempujve budistë kumbojnë 108 herë, pasi në këtë mënyrë largohen 108 dobësitë njerëzore. Në Angli njerëzit formojnë një rreth me qirinj të kuq dhe hidhen në mes pa i fikur ato.Në Venezuelë kur afrohet ora e 12 e mesnatës njerëzit veshin të brendshme të reja me ngjyrë të verdhë dhe për mbarësi duhet të vishen mbrapsht, kurese në Brazil njerëzit vishen me të bardha. Në Kinë për 24 orë të gjitha thikat largohen nga shtëpia. Në Filipine njerëzit mbushin tavolinën me fruta të rrumbullakëta sepse kjo formë ngjan me monedha, Në Rumani njerëzit mundohen të lexojnë lëvoret e qepëve për të treguar fatin, etj,etj bestytni sa nuk do na dilte koha ti përmendim.
Pavarësisht se njerëzit, pa u menduar dhe me fanatizëm, i bëjnë këto rite, kjo gjë nuk i shenjtëron ato, as nuk i bënë fatsjellëse, të gjitha këto janë shpikje njerëzore të kthyera në besëtytni. Besëtytnia tregon një supersticion të mirëfilltë, sepse një qenie e arsyeshme, siç është njeriu, beson në gjëra të paarsyeshme, si objekt apo edhe veprime; sikur këto ndikojnë në veprimtarinë dhe jetën e tij, prandaj besëtytnia lidhet me një nivel të ulët të të menduarit, një autosugjestion dhe kjo vjen nga mangësia e arsimimit të duhur për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra dhe për të parë më qartë se si funksionojnë gjërat.
Shkenca e teologjisë, që na mëson për ekzistencën edhe veprimtarinë e një Zoti Trashedent, që është përmbi gjithë gjërat e krijuara, jashtë kohës edhe hapësirës, plotësisht i veçantë nga universi, dhe Imanent, i cili përshkon gjithë universin, si burimin e çdo të mire me dashuri, por edhe i çdo qortimi me drejtësi, është kategorikisht kundër këtyre besëtytnive dhe i dënon si idhujtari. Në Bibël, Zoti-Perëndi urdhëron njerëzit besimtarë monoteistë të Izraelit dhe më vonë me anën e Krishterimit gjithë kombet: “Unë jam Zoti, Perëndia yt… Nuk do të kesh perëndi të tjerë përveç meje”(Eksodi 20:2-3); dhe apostull Jakovi, nxënës i Krishtit, mëson: “Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur; çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë të cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi” (Jakobi 1:16-17). Prandaj çdo fjalë, veprim apo objekt që për Vitin e Ri quhet fatsjellës është kotësi, sepse ato nuk kanë asnjë fuqi vepruese apo parandaluese sepse janë joekzistente, ndryshe nga Zoti që është një person Hyjnor egzistues edhe veprues.
Besëtytnitë janë edhe të dëmshme, sepse kërkojnë të rivalizojnë providencën e Zotit; ato janë fyerje blasfemuese, largojnë bekimin e Perëndisë dhe bëhen shkak për fatkeqësi me karakter pedagogjik, që bien mbi njerëzit të cilët, me dashje apo pa dashje, mohojnë Zotin. Në librin e urtësisë së Solomonit na thuhet: “Shpikja e idhujve ka qenë fillimi i së keqes dhe zbulimi i tyre solli prishjen e jetës…. sepse idhujtaria është fillimi, shkaku dhe fundi i çdo të keqeje. Duke u shërbyer idhujve, e shtrembëruan njohjen e Perëndisë… duke përbuzur gjithçka që është e shenjtë (Urtësia e Solomonit, kapitulli 14).
Profeti Jeremia qortonte supersticiozët të cilët me besëtytnitë e tyre linin një shembull të keq te fëmijët e tyre: “Çfarë kanë gjetur të padrejtë tek unë etërit tuaj për t’u larguar nga unë, për të shkuar pas kotësisë dhe për t’u bërë ata vetë kotësi?” (Jeremia 2:3-5). Kurse për ata superticiozë që besojnë në ushqime fatsjellëse, apostull Pavli thotë: “Perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësore” (Filipianëve 3:18-19).
Besëtytnitë nuk janë vetëm kotësi idiote, por edhe më keq ato janë mashtrime të demonëve që i tallin njerëzit, të cilët nëpërmjet këtyre, pa kuptuar, adhurojnë djallin. Përsëri Pavli i hyjshëm sqaron: “Them se gjërat që flijojnë paganët, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët”(1 Korintasve 10:20).
Por jo vetëm njerëzit e paditur, paganë, gnostikë, ateistë apo heretikë, por edhe besimtarët, të krishterët, të nxitur nga zakonet e turmës, rrezikojnë të bien në idhujtari, siç janë ato zakone që përmendëm më sipër, prandaj nxënësit e Krishtit këshillojnë: “Të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria” (Korintasve 10:14). “Djema, ruani veten nga idhujt” (1 Joani 5:21) dhe “Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t’i bëni për lavdinë e Perëndisë” (1 Korintasve 10:31).
Në qoftë se njerëzit do të mbeten të robëruar ndaj këtyre besëtytnive abstrakte edhe qesharake, jo që nuk do të kenë mbarësi dhe mirësi përgjatë vitit, por, përkundrazi, do të kenë xhelozinë dhe zemërimin e Perëndisë, i Cili ka krijuar kohën edhe vitet, ashtu si apostull Pavli thotë: “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi… Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë”(Romakëve 1:17-25).
LEXO EDHE: A ekziston lumturia dhe ku mund ta gjejmë atë?
Njerëzit me besëtytni jo vetëm për vitet në tokë nuk do të marrin bekim nga Zoti, por rrezikojnë të mbeten armiq përjetë me Zotin duke mbetur jashtë Mbretërisë së Perëndisë dhe rezikojnë të përfundojnë në humbje dhe mundim të përjetshëm : “Jashtë janë… idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën” (Zbulesa 22:15). “Kurse … idhujtarët dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr edhe squfur, që është vdekja e dytë” (Zbulesa 21:8).
Ajo që vihet re me trishtim është se edhe disa tradita të krishtera janë deformuar edhe janë kthyer në besëtytni, si p.sh.: kulaçi me lekë. Sipas traditës së krishterë, ai quhet “Vasilopita” (pita / kulaçi i shën Vasilit) dhe na vjen nga jeta e shën Vasilit të Madh (shekulli IV), të cilin të krishterët e kremtojnë më 1 janar. Në sinaksarin e shenjtorit lexojmë se perandori famëkeq antikrisht, Julian Apostati (Mohuesi), i cili donte të rikthente fenë pagane në Perandorinë Romake, i hapi luftë kryepiskopit Vasil dhe qytetit të Qesarisë. Shën Vasili i tha popullit që të mblidhnin monedha argjendi dhe ari dhe t’i vendosnin në rrugë që, kur të kalonte Juliani lakmiqari nëpër qytet, të shihte arin dhe argjendin e t’i zbutej zemërimi. Por Julian Apostati u vra në betejë ndaj dhe doli një problem se si do të shpërndahej argjendi dhe ari i grumbulluar nga besimtarët, pasi ata, nga nxitimi, nuk kishin mbajtur inventar. Shën Vasili mendoi një zgjidhje të përsosur: Të bëhej brumë dhe me të të bëheshin kuleç, ku çdo kulaç të kishte të futur nga një monedhë dhe secili që kishte dhuruar monedha, të merrte nga një bukë me një monedhë brenda, duke e pranuar atë si një ndarje të drejtë nga Perëndia dhe në këtë mënyrë u nda me paqe ari dhe argjendi i grumbulluar.
Kjo traditë e vjetër vazhdon deri më sot midis të krishterëve, por madje edhe midis mbarë njerëzve. Në datën 1 janar, që përkon me fillimin e Vitit të Ri, amvisat në shtëpi bëjnë një “vasilopitë”, kulaç, kek ose byrek, që ka brenda një monedhë. Sipas zakonit të krishterë, kryetari i shtëpisë e ndan vasilopitën (kulaçin e Shën Vasilit) në copa, në fillim një për Zotin Krisht, një për të Tërëshenjtën Mari, një për shën Vasilin dhe pastaj për pjesëtarët e familjes, ku secili, sipas radhës, nga më i vogli deri te më i madhi, merr një copë, dhe atij që i bie leku, shikohet si me “fat” atë vit, por edhe kjo gjë nuk duhet të kthehet në një supersticion, sepse nuk ka fat apo kismet, por bekim nga Perëndia me lutjet e shenjtorit që vepron sipas besimit me vepra, sepse: “besimi pa vepra është i vdekur” (Jakovi 2:26).
Viti i Ri nuk ka aspak karakter magjik, por është thjesht një fillim i një viti ri kalendarik. Kalendari është një sistem matës i shpikur nga njerëzit me anë të të cilit bëhet krahasimi apo matja e kohës periodike gjatë një intervali të caktuar që zakonisht quhet vit. Ndarja e vitit në 365 ditë filloi të shfaqej në fillim në Egjiptin e lashtë më 2769 para Kr. Për babilonasit, viti i ri fillonte me muajin mars, me pranverën, rilindjen e natyrës. Edhe romakët kishin muajin e parë të vitit marsin, por perandori Jul Cezari, në vitin 46 para Kr, krijoi një tjetër kalendar që e vendoste muajin e parë të vitit, janarin, për nder të perëndisë pagane Janusit “zotit të portave të mbyllura”. Përsëri ky muaj ndryshoi në Perandorinë Bizantine, ku muaji i parë dhe dita e parë e vitit ishte 1 shtatori, që vazhdon sot të jetë te kalendari i Kishës Orthodhokse.Gjatë mesjetës disa ditë të tjera janë marrë si ditë të fillimit të vitit kalendarik, si psh 1 marsi, 25 marsi,dita e pashkës që ishte ditë e lëvizshme, 25 dhjetori dita e lindjes Krishtit.Në vitin 1582 në kohën e papa Gregorio XIII, u organizua një kalendar i ri dhe u rivendos përsëri janari si muaji i parë i vitit. Por edhe Kalendari gregorin ka mangësi ai gabon me një ditë në çdo 3236 vjet.
Data 1 janar, si fillim i vitit të ri, është pranuar relativisht vonë në vende të ndryshme të Europës dhe të botës.Në fillim u pranua në vende me ndikim të papatit si Anglia në vitin 1752 dhe njëkohësisht dhe në Amerikë nga kolonët që u vendosën aty, disa pjesë të Gjermanisë e bënë ndryshimin e kalendarit vetëm në 1698. Vendet me besim orthodhoks e pranuan më vonë kalendarin Grigorian, si psh Greqia në 1923, kurse vendet me popullsi myslimane më vonë, si Turqia në 1927. Shqipëria e pranojë kalendarin e ri në 1912.Me dominimin e kulturës perëndimore, kalendari Grigorian është pranuar tashmë si një kalendar zyrtar për të gjithë botën, por ka akoma kalendarë të tjerë në përdorimin rajonal, apo edhe në grupimet fetare si kalendari islamik që është disi i ndryshëm, sepse bazohet në lëvizjen e hënës, jo të diellit, duke patur vite me 354-355 ditë.
Prandaj duke parë se dita e vitit të ri ka ndryshuar shumë herë dhe akoma ka kalendarë të tjerë për matjen e kohës, nuk duhet të biem në supersticion si një ditë e shejntë, ajo është një ditë si të gjitha ditët, por merr kuptim të veçantë nga ajo që ne kryejmë atë ditë. Për ne shqiptarët festimi i Vitit të Ri me kaq preukupim dhe shpenzime është një mbetje e ateizmit komunist, që kërkonte të eklipsonte Krishtlindjet dhe festat e tjera fetare. Për të krishterët orthodhoksë, 1 janari është një e kremte zotërore, dita e “Rrethprerjes së Zotit Jisu Krisht,”që festohet tetë ditë pas lindjes së Tij (Lluka 2:21), por edhe kujtimi i shën Vasilit të Madh, një nga tre hierarkët më të mëdhenj të Etërve të Lindjes.
Çdokush është i lirë ta festojë Vitin e Ri si të dojë, por është për nderin tonë si qenje të arsyeshme të festojmë me kuptim dhe të mos biem viktima të besëtytnive, zakoneve qesharake dhe të dëmshme. Në qoftë se duam vërtet një vit të bekuar, është mirë të lusim Zotin, i Cili është Krijuesi edhe Bekuesi i kurorës së vitit edhe i shekujve, ashtu siç i fton besimtarët e saj Kisha orthodhokse që të luten në këtë ditë të parë të vitit: “O Krijetar i gjithësisë, që ke në dorë kohët dhe stinët, bekoje kurorën e motit sipas mirësisë sate, o Zot, dhe ruaje popullin dhe shtetin tonë me ndërmjetimet e Hyjlindëses dhe shpëtona”.
Le të gëzojmë të gjithë në çdo vend të botës, një Vit të Ri të mbarë e të bekuar nga Zoti.
14.000 foshnjat e therura nga Herodi !
Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës së Tiranës- KOASH
Shkrim nga nga Miron Çako. Publikuar në Dt : 29/12/2021.
Gazeta
online : C.N.A.Al City news Albania.
Në datën 29- të dhjetorit Kisha Orthodhokse kremton kujtimin e 14-mijë foshnjave që u vranë nga mania e Herodit.
Herodi i madh ishte një pasardhës i Ezaut biri i parë i Isakut, por që e shiti të drejtën e paralindjes për një pjatë thjerëza vëllait të tij Jakobit(Zanafilla:. 25 27-34).Për këtë arsye bekimi i Zotit nëpër brezat e Hebrejve kaloi nëpërmjet Jakobit që u quajt dhe Izrael(Zanafilla 32-30), kurse Ezau formoi një popull tjetër të quajtur Idumitët, ata ishin një armik tradicional i judenjve.
Herod u lind në vitin 73 para Krishtit i martuar në fillim me një grua me emrin Qipro, vajza e një sheiku arab.Herodi ishte i kthyer në fenë e judaizmit por kjo ishte një manovër politike ,për të fituar simpatinë e judejnve .Ai ishte vendosur nga Roma si mbret i judenjve .Si mbret ai mbretëroi 37 vjet. Ai ishte një politikan i zoti që kishte bërë edhe shumë ndërtime të mëdha për të fituar simpatinë e judenjve. Ai për të fituar simpatinë e popullit jude restauroi tempullin e mrekullueshëm të Solomonit në Jeruzalem. Me masat që mori Herodi e forcoi pozitën e Izraelit duke e kthyer atë në një qendër tregtare për Arabinë dhe Lindjen. Programi i tij masiv për ndërtim përfshinte teatro, amfiteatro, një port, tregje, tempuj, strehim, pallate, mure rreth Jeruzalemit dhe ujësjellësa. Taksat e rënda të Herodit për të paguar për projekte bujare detyruan një barrë të padrejtë mbi qytetarët hebrenj.Ai mbajti rendin në Izrael, por nëpërmjet policisë sekrete me sundimin tiran gjaksor dhe me shumë viktima.
Vet romakët thoshin për Herodin se ;”më mirë të jesh derri i Herodit se biri i tij” . Ai vrau vjerrin e tij, disa nga dhjetë gratë e tij dhe dy nga djemtë e tij.
Kur Herodi dëgjoi nga magët të cilët erdhën në Jerusalem nga Babilonia dhe i thanë :“Ku është mbreti i judenjve që ka lindur se pamë yllin e tij nga lindja dhe erdhëm që t’i falemi. Dhe kur mbreti Herod dëgjoi këto u drodh dhe po ashtu bashkë gjithë Jerusalemi” ( Mateu: 2,2-3) .
Ai u drodh se e dinte që ishte ulur në fronin e mbretit David padrejtësisht dhe në atë fron sipas profetësive do të ulej Mesia(Krishti) që do të vinte nga fara e Davidit dhe ai do të quhet Biri i Davidit dhe do të mbretërojë në shtëpinë e Jakovit përjetë dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur. ( Luka 1 ;32-33)
Atëhere Herodi i thirri fshehurazi dijetarët dhe i pyeti me hollësi se ku kishin parë yllin për herë të fundit dhe i dërgoi në Bethlehem dhe u tha: “Shkoni dhe pyesni me kujdes për fëmijën dhe kur ta gjeni më njoftoni që të vij dhe ta adhuroj”(Mateu 2- 7 ).
Herodi me dinakëri kërkonte të vriste Foshnjen Hyjnor por magët u lajmëruan nga ëngjëlli që ata të mos të ktheheshin tek Herodi dhe u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër (Mateu 2- 12).
Atëherë Herodi duke parë se dijetarët e kishin mashtruar u zemërua fort dhe urdhëroi që të vriten të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Bethlehem dhe në të tërë rrethinat nga 2 vjeç e poshtë sipas kohës të cilën e kishtë hetuar me kujdes nga dijetarët (Mateu 2- 16).
Herodi dha urdhër të vriten fëmijët nga dy vjeç e poshtë sepse magët kishin udhëtuar për gati një vit nga Babilonia, Persia (Iraku i sotëm) në Palestinë.
Ka mendime të ndryshme, se tre magët ishin në ditën që lindi Krishti të sjellë me mrekulli nga engjëlli, ose 13 ditë më vonë, ose një vit.
Kjo e fundit është më e saktë, prandaj ata nuk ishin në natën kur u lind Krishti por atë natë ata panë yllin në qiell i cili i drejtontë për në Palestinë dhe ky yll që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre deri sa u ndal mbi vendin ku ndodhej fëmija (Mateu: 2 -10).
Kështu Herodi shtoi edhe një vit tjetër ditës kur magët panë yllin në qiell që sipas llogaritjes së tij djallëzore të mund të asgjesonte me çdo mënyrë Krishtin që ndoshta në atë kohë mund të kishte qënë 1 vjeç.
Herodi me përpjekjen e tij për të eliminuar rivalin e ri Mbretin e Izraelit, Mesian nuk fitoi asgjë përveçse përmendet turpshëm dhe për keq në analet e historisë si mbreti më gjaksor.
Ai vdiq si të gjithë të vdekshmit me një ndëshkim të paparë, trupi i digjej nga brenda dhe i dilnin krimba dhe vinte erë si një kufomë e vdekur.
Herodi dhe shkoi në botën e të vdekurve në vëndin e dënimit ashtu siç na thuhet tek ungjilli : “ Pasi vdiq Herodi ja një engjëll i Zotit iu shfaq Josifit në Egjipt dhe i thotë çohu merr fëmijën dhe nënën e tij dhe shko në vendin e Izraelit se ata që donin të vrisnin fëmijën kanë vdekur”(Mateu 2 ; 19- 20).
Ka Herod sot?
Fatkeqësisht ka:
Herodët e sotëm janë ata pushtetarë që nuk besojnë në Perëndinë dhe e keqpërdorin pushtetin shekullor, që jetojnë vetëm për interesin e tyre ,për karierën, fitimin dhe duan ta përjetsojnë pushtetin që e kanë marrë padrejtësisht me çdo mënyrë dhe çdo mjet deri në eliminimin e rivalëve të tyre me intriga dhe krime duke u bërë diktator.
Po ashtu krimin e Herodit e përsërisin ata pushtetar, deputet që e ligjërojnë krimin e abortit.
Herod janë edhe ata prindër që vrasin fëmijët e tyre të pafajshëm me anë të abortit .
Kurse ushtarët e herodit janë ata mjek të cilët e kryejnë këtë krim antihuman me qetësi në klinika shtetërore dhe private.
Sot në Botë në një ditë vriten 125 mije fëmijë me anë të abortit dhe në vit 40milion -50milion në të gjithë Botën . Shqipëria sipas numrit të popullatës rendit për nga numri i aborteve me vëndet si Azia,India .
Aborti si veprim është kryer që në lashtësi nga njerëzit, por njerëzit e lashtë që kanë ditur më pak se ne, se çfarë ndodh brenda barkut të nënës e kanë konsideruar abortin një vrasje.
Nga ligjet në Perandorinë Romake dënohej me vdekje ai që e bënte këtë veprim.
Gjatë gjithe këtyre shekujve të krishterimit në Europë qytetrimi europian e dënonte abortin si një vrasje dhe dënohej si nga Kisha ashtu edhe nga shteti,por në shekullin e 20 filluan të shfaqen levizjet feministe në fillim në Rusinë bolshevike ateiste që ishin dhe kryen abordin e ligjëruar.
Me kalimin e kohës kjo lëvizje mori përmasa organizatash duke ndikuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat mediatike ligjore në opinionin publik sa abordi që dukej i keq dhe i dënueshëm më parë tani të ishte i pranueshëm dhe i lejuar për t’u kryer pa asnjë lloj pengese ligjore morale si në vendet europiane dhe më vonë nëpër botë.
Ky ligjërim i abortit u bë duke keqinterpretuar “Kartën e të Drejtave të Njeriut” të OKB-së; “se çdo njeri ka të drejtën e lirisë dhe sigurisë personale”
Këtu lind pyetja :”Kush jetë duhet të mbrohet më shumë jeta e embrionit që është një person më vete dhe nuk flet dot ose nuk dëgjohet klithma e tij e heshtur,apo e drejta e gruas që kërkon të veprojë si të dojë për çfarë është mbjellë dhe zhvilluar në trupin e saj?”
Gjithë problemi është se si e konsiderojmë ne njerëzit sot, shtatzaninë, një shtojcë mishore në trupin e gruas dhe kështu abortin një ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr ketë shtojtcë si një copë mishi, apo në placentën e nënës qëndron një krijesë njerzore me të gjitha ndjenjat ashtu siç jemi edhe neve pavarësisht përmasave.
Këtë përgjigje mund ta japin në mënyrë të saktë mjekët shkenctarë. Një nga mjekët më me zë që i dha përgjigje këtyre pyetjeve është gjinikologu amerikan Bernard Natanson i cili ishte drejtori i një klinike private abortesh. Ai për dy vjet kishte kryer 60 mijë aborte.
I shqetësuar për veprimin e tij ishte i drejtë apo jo, ai vuri në zbatim teknikën bashkëkohore për studimin e çështjes dhe zgjidhjen e pyejes se cfarë jete shfaq embrioni dhe kur fillon jeta tek embrioni.
Si provë vërtetuese me anë të ultra tingujve ai filmoi abortin e një embrioni 12javësh . U vertetua me pamjen se embrioni ndjen rrezikun që i kërcënon mjeti vrasës i abortit dhe shpreh ndjeshmëri dhe lëvizje për t’i shmangur këto veprime me këto siptoma dhe rreagime:
A.Embrioni lëviz me nxitim në mënyrë të shqetësuar
B. Rrahjet e zemrës i rritën ndjeshëm nga 140 deri në 200 rrahje në min.
C .Hap dhe mbyll gojën sikur nxjerr një klithmë.
Prandaj dhe kjo vidjo kasetë u quajt “klithma e heshtur”.
Nga ai moment mjeku Natanson u pendua për mëkatin e tij të keqpërdorimit të shkencës së mjeksisë dhe shkeljes të betimit të Hipokratit:” që mjeku duhet të shpëtojë jetë dhe jo të vrasë”.
Ai nuk bëri më abort në jetën e tij dhe u bë një nga mjekët që kundërshtoi më shumë bërjen e abortit si dicka të lejueshme dhe jo vrasje fëmijësh.
Profesoi francez Jeronim Lezen për çështjen e abortit shkruan se :
“Sepse zhdukja e një embrioni të çfarëdo moshe qoftë ai, është i barazvlefshëm me vrasjen e një qënie njerëzore dhe vazhdon dhe thotë:”Fillimi i një qënje njerëzore i takon momentit të ngjizjes dhe kjo qenie njerëzore është një gjë e përkryer dhe e veçantë ,është e veçantë sepse nuk mund të zëvendësohet me diçka tjetër “.
Doktori Hernest Hunt gjatë një kërkimi shkencor arriti në një konkluzion se veza e pllenuar nuk është thjesht një masë qelizore por është plotësisht dhe tërësisht jeta e një qenie njerëzore e cila ka aq gjallëri në vetvete sa një foshnjë ,nje fëmijë , sa një i ri dhe i moshuar ,si rrjedhojë aborti vret jetë njerëzore qoftë dhe kjo në hapat fillestarë të jetës.”
Pasojat e abortit janë shumë të mëdha dhe serioze.
E para për vetë nënat, sepse aborti i krijon një tronditje të madhe psikike dhe vrasje ndërgjegje që mund ta shoqëroi njeriun deri në fund të jetës edhe në jetën përtej varrit.
Gratë që bëjnë abort rrezikojnë të mos lindin më ose rrezikojnë dhe vet jetën e tyre.
Përqindja e lindjeve të parakohshme dhe e lindjeve të vdekura është më e madhe tek gratë që kanë bërë abort më parë.
Aborti sjell rënie morale brenda gjirit familjarë duke futur në familje ligjin e xhunglës: “Që më i forti vret më të dobtin” .
Prish unitetin e çiftit dhe largon me dhunë nga jeta shoqërore shumë individë që i dërgon providenca Hyjnore që ata të jenë të dobishëm për njerëzimin , si mjek, shkencëtar,arkitekt, etj, por që vriten nga prindit dhe shoqëria.
Aborti sjell mallkimin e vrasjes, tek individi, familja dhe shoqëria, ashtu siç na thuhet në Bibël kur u bë vrasja e parë “ Zoti i tha Kainit – Zëri i gjakut të vëllait tënd më vengon nga toka dhe ti tani je më i mallkuar se toka që hapi gojën për të marë gjakun e vëllait tënd nga dora jote”( Zanafilla 4 ; 10 -11).
Kisha Orthodhokse ka qënë dhe është në kundërshtim të prerë me abortin Kisha bazohet ne ligjin që Zoti i dha Moisiut: “Mos vrit” (Ekdodi :20 -13) , po ashtu edhe në mësimin e Krishtit që tha: ” të moçmëve u është thënë mos vrit ‘’po Unë po ju them kush do që zëmërohet pa shkak me vëllaun e vet do të dënohet për vrasje”.(Mateu: 5-21)
Zoti Jisu Krisht mrekullinë e parë e bëri në një dasëm të Galilesë duke shenjtëruar martesën si një mister për shpëtimin e njeriut, por njëkohësisht edhe lindjen e fëmijëve si fruta të bekuara të kësaj martese ,prandaj si planifikimi familjar nuk është i përligjur në një çift dhe aq më shumë aborti , që dënohet si vrasje e ulët.
Kanonet apostolike dënojnë me ç’kishërim atë që bën një veprim të tillë duke i hequr gruas që aborton të drejtën e marrjes së mistereve të Kungimit Hyjnor deri në fund të jetës.
Shën Vasili i madh në kanonin e tij të dytë thotë: “se gruas që aborton me dashjen e saj duhet t’i ndalohet e drejta e çdo misteri për gjithë jetën ,por për shkak të ekonomisë të paktën 10 vjet.”
Nga ky kanon nuk përjashtohen burrat që i detyrojnë gratë për të bërë abortin ,madje këta dënohen më shumë se janë shkak skandali ashtu siç tha Zoti: “ Në këtë botë do të vinë skandale por mjer ai që i sjell”.
Edhe sot Kisha Orthodhokse pavarësisht se e ka ulur kohën e dënimit (kenosës) për korigjimin e mëkatit përsëri mban të njëjtin qëndrim moral ndaj abortit ,duke e konsideruar atë një vrasje dhe më të rëndë se vrasja .
Kisha këshillon ata që janë të pagëzuar dhe kanë bërë abort nuk duhet në asnjë mënyrë të kungohen me Trupin dhe Gjakun e Zotit pa rrëfyer mëkatin e abordit dhe ata mund të kungohen vetëm me lejen e atit rrëfyes, në të kundërt kungimi bëhet për ta dënim dhe ndëshkim, ashtu si i Judës ( Joani 13 -27).
Ata që largohen nga kjo jetë duke mbajtur në zemër të fshehur këtë mëkat dhe nuk e rrëfejnë që të marrin uratën e faljes, vetëm nga ky mëkat i pa rrëfyer do ndëshkohen nga drejtësia Hyjnore si vrasës dhe do të përfundojnë në Ferrin e përjetshëm ashtu si Zoti thotë tek Zbulesa:“ Kurse për frikacakët dhe të pabesët dhe të neveritshmit dhe vrasësit dhe kurvëruesit dhe magjistarët dhe idhujatrët dhe gjithë gënjeshtarët pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur që është vdekja e dytë ‘’(Zbulesa: 21-8).
Aborti vetëm në një rast mund të tolerohet nga kisha kur shtatzania dhe lindja rrezikon jetën e nënës, por në këtë rast nëna është e lirë të vendosi të jetojë ajo apo fëmija e saj . Ky vendim merret me lutje ,me këshillë dhe me një frymë pendese.
Nënat që pranojnë të vdesin për të sjellë në jetë embrionin e tyre konsiderohen si martire dhe renditen me shenjtorët.
Fëmijët që abortohen janë martirë ,gjaku i tyre është i bashkuar me gjakun e Krishtit dhe të 14 mijë foshnjave që i kujtojmë sot dhe si farat e martirëve. Ata do të gjykojnë bashkë me Zotin në ardhjen e dytë të Krishtit, prindërit e tyre që nuk i deshën, po ashtu ata shtetarë që bënë ligje pro abortit dhe mjekët që i vranë njësoj si Herodi.
Në qoftë se ata njerëz fajtorë pagëzohen ose pendohen dhe rrefehen edhe ky mëkat i rëndë falen nga gjaku i Krishtit dhe Zoti nuk jua kujton më, po ashtu edhe fëmijët që i vranë me anë të abortit drejt për drejt ose indirekt me veprim ose heshtje nuk do ju a kujtojnë dhe ata do t’i presin me dashuri prindërit e tyre ne qiell, ashtu si Zoti pret kthimin e djalit të penduar. (Luka 15-11-32)
Duhet të dimë të gjithë se ky krim makabër që kryet çdo ditë në thertoret (klinikat mjekësore) nga mjekët kasap i përligjur nga ligjëvënës mizor dhe kryer nga prindër gjaksor dhe të pa shpirt, është shkaku më kryesor edhe i kësaj pandemia i këtij ndëshkimi kolektiv, global, në këtë brez të pabesë edhe imoral dhe vrastar.
Mos pendimi për këtë mëkat dhe krim kolektiv që nga shifrat ka vdekjen më të shumta ditore dhe vjetore është arsyeja që pandemia vrastare nuk po ndalon , madje edhe kur ata i drejtohen Zotit t’i ndihmojë ai nuk i dëgjon, ashtu si na thuhet tek profeti Isaia: ” Kur i shtrini duart tuaja, unë i fsheh sytë e mi nga ju; edhe kur i shumoni lutjes tuaja, unë nuk dëgjoj,duart tuaja janë tërë gjak. Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni më keq”(Isaia 1; 15 16)
Duhet një reflektim , një pendim urgjent , një ndalim i këtij krimi nga ky brez gjaksor që po kërkon të ndërtojë qytetrimin e tij egoist mbi gjakun e foshnjave, ndryshe ndëshkime më të rënda apokaliptike do na vijnë, ashtu si janë profetizuar nga Zoti, profetët, apostujt, shenjtorët.
Me ndërmjetimet e 14 mijë foshnjave të vrara nga Herodi si martirët e parë të Krishtit , por edhe të të gjithë shpirtrave të aborduarve Zoti Jisu Krisht na mëshiroftë për këtë mëkat dhe krim si individ dhe shoqëri, po ashtu ‘ti nxisi sa më shpejt të çlirohen nga barra e këtij mëkati me ndërgjegjësim dhe Misteret e Shenjta të Kishës Apostolike Orthodhokse si me Pagëzim,Pendim e Rrëfim ata që e kanë kryer këtë krim.
Po ashtu të na nxisi me kurajo civile duke thirrur fort, tek vetja, tjetri, shoqëria pa hezitim: “Aborti është një vrasje një krim kolektiv dhe duhet ndaluar sa më shpejt ”.
Në të kundërtën heshtja është bashkëpunim në këtë krim të tmershëm që po e merr ndëshkimin e merituar nga Drejtësia Hyjnore sot./ CNA.al
Interpretimi i endrës së mbretit nabukodonosor nga profeti daniel deri në ditët tona! Përgatitur : Miron Çako
Danieli, i katërti nga “Profetët e Mëdhenj”, lindi në familje fisnike të judejnve dhe u rrëmbye si rob së bashku me shumë nga të rijntë e oborrit mbretëror të Judesë në Babiloni, në vitin (604 pr. K).
Në Babiloni, edhe pse skllav, u dallua për besimin dhe mosshkeljen e traditave të judejnve, së bashku me të tre rinj të tjerë: Hananiaahun, Mishaelin dhe Azarian (Danieli 1). Ata, në sajë të origjinës mbretërore, të paraqitjes dhe të mprehtësisë së tyre, u edukuan në pallatet mbretërore të Nabukodonosorit dhe shërbyen në administratën babilonase.
Danieli shëbeu në katër mbretër që mbretëruan në territorin e Babilonisë. Mbretërit Nabukodonosor, Valtasar, Darius dhe Kiri, të cilët mbretëruan në vitet (605-529 pr. K). Emri Daniel do të thotë në hebraisht (Perëndia është gjykuesi), kurse në Babiloni u quajt emrin Valtasar.
Ndërsa Danieli ishte ende i ri në moshë, u bë i spikatur nga ndriçimi dhe urtësia e tij për të zgjidhur çështje të vështira gjykimi midis judejnve dhe i frymëzuar nga Perëndia, u shqua edhe si interpretues i ëndrrave të mbretërvë, të cilat asnjë njeri mbi tokë nuk mundej t’i interpretonte.
Një nga këto ëndrra eskatologjike është ajo që pa mbreti i Babilonisë, Nabukodonosori II, i cili ishte monarku më afatgjatë dhe më i fuqishmi i Perandorisë Neo-Babilonase, i cili pushtoi, skllavëroi dhe internoj shumë popuj nga vendet e tyre, mes tyre edhe populli hebre.
Sipas Biblës, në librin e Danielit (Kap. 2), mbreti Nabukodonosor pa një ëndërr që e tronditi shumë dhe i iku gjumi. Mbreti kërkoi menjëherë që t’ja interpretonin kuptimin e ëndrrës magjistarët, astrologët dhe shortarët, por pa ua treguar ëndrrën që pa. Ata të frikësuar, i thanë mbretit: “Nuk ka njeri mbi tokë që mund të dijë atë që mbreti kërkon. Në fakt asnjë mbret, sundimtar o sovran nuk i ka kërkuar një gjë të tillë ndonjë magjistari, astrologu ose kaldeasi. Gjëja që pyet mbreti është tepër e vështirë dhe nuk ka njeri që mund t'ia bëjë të ditur mbretit, përveç perëndive, banesa e të cilëve nuk është ndër të gjallët”. Me këtë mbreti u zemërua, i hipi inati dhe urdhëroi që të shfaroseshin tërë të diturit e Babilonisë" (Danieli 2:10-14).
I vetmi nga të diturit që u gjet i aftë për ta shpjeguar këtë ëndërr, ishte Danieli: “Kështu Danieli hyri te mbreti dhe i kërkoi t'i jepte kohë për t'i bërë të njohur mbretit interpretimin e ëndrrës. Danieli iu lut Zotit. Atëherë sekreti iu zbulua Danielit në një vegim nate. Kështu Danieli bekoi Perëndinë e qiellit.Danieli filloi të thotë: “Qoftë i bekuar emri i Perëndisë përjetë, sepse atij i përkasin dituria dhe forca. Ai ndryshon kohërat dhe stinët, i ul mbretërit dhe i larton, u jep dituri të urtëve dhe dije atyre që kanë mend.Ai tregon gjërat e thella dhe të fshehta, njeh atë që është në terr dhe drita qëndron me të. O Perëndi i etërve të mi, të falënderoj dhe të lëvdoj, sepse më ke dhënë dituri dhe forcë dhe më ke bërë të njoh atë që të kemi kërkuar, duke na bërë të njohim gjënë e kërkuar nga mbreti”….Danieli u përgjigj në prani të mbretit dhe tha: “Sekreti për të cilin mbreti kërkoi interpretimin tim, nuk mund t'i shpjegohet mbretit as nga njerëzit e urtë, as nga astrologët, as nga magjistarët, as nga shortarët. Por ka një Perëndi në qiell që zbulon sekretet, dhe ai i ka bërë të njohur mbretit Nabukodonosorit atë që do të ndodhë ditët e fundit. Kjo ka qenë ëndrra jote dhe vegimet e mendjes sate në shtratin tënd. O mbret, mendimet që të kanë ardhur në shtratin tënd kanë të bëjnë me atë që ka për të ndodhur tani e tutje; dhe ai që zbulon sekretet të ka bërë të njohur atë që ka për të ndodhur. Sa për mua, ky sekret m'u zbulua jo sepse kam më tepër dituri nga tërë të gjallët e tjerë, por me qëllim që interpretimi im t'i njoftohet mbretit, dhe ti të njihesh me mendimet e zemrës sate.
Ti ishe duke shikuar, o mbret, dhe ja një figurë e madhe; kjo figurë e stërmadhe, me një shkëlqim të jashtëzakonshëm, ngrihej para teje me një pamje të tmerrshme. Koka e kësaj figure ishte prej ari të kulluar, gjoksi i saj dhe krahët e saj ishin prej argjendi, barku i saj dhe kofshët e saj prej bronzi, këmbët e saj prej hekuri, këmbët e saj pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile. Ndërsa po shikoje, një gur u shkëput, por jo nga dora e njeriut, dhe goditi figurën në këmbët e saj prej hekuri dhe argjile dhe i copëtoi. Atëherë hekuri, argjila, bronzi, argjendi dhe ari u copëtuan bashkë dhe u bënë si kope byku në lëmë gjatë verës; era i mori me vete dhe nuk u gjet më asnjë gjurmë e tyre. Por guri që kishte goditur figurën u bë një mal i madh, që mbushi tërë tokën.
Kjo është ëndrra; tani do të japim interpretimin përpara mbretit.
Ti, o mbret, je mbreti i mbretërve, sepse Perëndia i qiellit të ka dhënë mbretërinë, pushtetin, forcën dhe lavdinë. Ngado që të banojnë bijtë e njerëzve, kafshët e fushës dhe shpendët e qiellit, ai i ka lënë në duart e tua dhe të ka bërë të sundosh mbi gjithë ata. Ti je koka e artë. Mbas teje do të dalë një mbretëri tjetër, më e vogël, më e ulët nga jotja; pastaj një mbretëri tjetër prej bronzi, që do të sundojë mbi gjithë dheun. Mbretëria e katërt do të jetë e fortë si hekuri, sepse hekuri copëton dhe thërrmon çdo gjë; ashtu si hekuri që copëton, kjo mbretëri do t'i copëtojë dhe do t'i thërrmojë tërë këto mbretëri.Siç e pe, këmbët dhe gishtërinjtë ishin pjesërisht prej argjile poçari dhe pjesërisht prej hekuri, kështu kjo mbretëri do të ndahet; megjithatë, ajo do të ketë fortësinë e hekurit, sepse ti ke parë hekurin të përzier me argjilë të butë.Dhe ashtu si gishtërinjtë e këmbëve ishin pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile, kështu ajo mbretëri do të jetë pjesërisht e fortë dhe pjesërisht e brishtë. Siç e pe hekurin të përzier me argjilën e butë, ata do të përzihen nga fara njerëzore, por nuk do të bashkohen njeri me tjetrin, pikërisht ashtu si hekuri nuk amalgamohet me argjilën. Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t'i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë, pikërisht ashtu siç e pe gurin të shkëputet nga mali, jo nga dora e njeriut, për të copëtuar hekurin, bronzin, argjilën, argjendin dhe arin. Perëndia i madh i ka bërë të njohur mbretit atë që ka për të ndodhur tani e tutje. Ëndrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt”.
Atëherë mbreti Nabukodonosor ra me fytyrë dhe ra përmbys para Danielit; pastaj urdhëroi që t'i paraqitnin një ofertë dhe temjan. Mbreti i foli Danielit dhe tha: “Në të vërtetë Perëndia juaj është Perëndia i perëndive, Zoti i mbretërve dhe zbuluesi i sekreteve, sepse ti ke mundur të zbulosh këtë sekret” (Danieli 2:16-47).
Ëndrra që pa Nabukodonosori dhe që u intepretua sipas ndriçimit të Perëndisë nga profeti i madh Daniel, u realizua nëpër shekuj dhe do të përmbushet deri në fund të kohës me ardhjen e Dytë të Zotit Jisu Krisht.
Sipas interpretimit të profetit Daniel (Kap 2; 37), koka e artë e statujës paraqiste mbretin e Nabukodonosorit, i cili ndërtoi një perandoiri globale në Babiloni, në vitet (606-539 pr K).
Pas mbretërimit të Nabukodonosorit, doli një mbretëri tjetër më inferiore se kjo e para, domethënë e argjendë (Kap. 2:38), ajo Medo-Persiane, në vitet (539-331 pr.K).
Në 539 mbreti Kiri i Madh, udhëhoqi ushtrinë Medo-Perse dhe pas një rrethimi të gjatë, pushtoi Babilonië. Kiri II i Persisë (600-530 pr.K), i njohur zakonisht si Kiri i Madh, ose Kiri Plaku nga grekët, ishte themeluesi i Perandorisë Akamane, Perandoria e Parë Persiane. Perandoria Medo-Persiane është e dokumentuar jo vetëm historikisht, por edhe në Bibël, te libri i Danielit (Kap. 5).
Danieli i thotë mbretit Belshastar, që kishte bërë sakrilegj me enët e shejntë të tempullit të Zotit: “Mbretëria jote u nda dhe iu dha Medasve dhe Persianëve” (Danieli 5:28), ndërsa edhe te profeti Isaia na thuhet për nbretin Kir si një instrument i Providencës Hyjnore që kontrollon historinë njerëzore: “Kështu i thotë Zoti të vajosurit të tij, Kirit, që unë e mora me dorën e djathtë, që të hedh poshtë para tij kombet” (Isaia 45:1).
Profeti Daniel (Kapitulli 2-39 ) na thotë për një tjetër mbretëri të madhe, por më e ulët se dy të parat, e simbolizuar me pjesën prej bronzi të satujës, e cila do të mbizotërojë në të gjithë botën. Kjo është perandoria e grekëve (331-168 pr K). Grekët e udhëhequr nga mbreti Aleksandër i Madh (356-323 pr K) me armë prej bronzi dhe bakri, i dhanë fund perandorisë Medo-Persiane dhe themeluan perandorinë e tyre, perandorinë e tretë në botë.
Aleksandri lindi në Pella të Maqedonisë në vitin (356 pr K). Babai i tij ishte mbreti i Maqedonisë, Filipi II dhe nëna e tij, princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar traditën mbretërore. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëhershme (Azinë e Vogël, Persinë, Egjiptin), duke arritur deri në Indi. Aleksandri i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare, në shekullin (IV pr K), kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëhershme.
Për mbretin Aleksandër, kishte profetizuar Profeti Daniel në Librin e tij, në kapitullin e 8. Në këtë profeci të Danielit, thuhet se në shek (IV pr K), do të lindte Aleksandri i Madh, i cili simbolizohet si një cjap njëbrirësh, që do mundte dashin dybrirësh, simbol ky i perandorisë Perso-Babilonase që kishte pushtuar dhe vënë nën kontroll që në shekullin (VI-V pr K) si Maqedoninë dhe Thrakën, tek Libri i Danielit lexojmë: “Ndërsa kisha parasysh këtë, ja, ku po vinte nga perëndimi një cjap, që përshkonte tërë sipërfaqen e dheut pa e prekur tokën; cjapi kishte një bri të madh midis syve të vet. Arriti deri te dashi me dy brirë që kisha parë më këmbë përpara lumit, dhe iu hodh kundër me furrinë e forcës së tij. E pashë të afrohet dhe të zemërohet kundër tij; pastaj i ra me bri dashit dhe copëtoi dy brirët e tij, ndërsa dashi nuk kishte fuqi për t'i rezistuar; kështu e hodhi për tokë dhe askush nuk mundi ta çlirojë dashin nga pushteti i këtij. Cjapi u bë shumë i madh; por, kur u bë i fuqishëm, briri i tij i madh u thye; në vend të tij dolën katër brirë të mëdhenj, që drejtoheshin drejt katër erërave të qiellit […] Tani, ndërsa unë, Danieli, e kisha parasysh vegimin dhe përpiqesha ta kuptoja, ja ku po rri para meje dikush që ka pamje burri. Dëgjova pastaj në mes të lumit Ulai zërin e një burri, që bërtiste dhe thoshte: “Gabriel, shpjegoja këtij vegimin” […] Dhe tha: “Ja, unë do të të tregoj atë që ka për të ndodhur në kohën e fundit të indinjatës, sepse ka të bëjë me kohën e caktuar të fundit. Dashi me dy brirë, që ti ke parë, përfaqëson mbretërit e Medisë dhe të Persisë. Cjapi leshtor është mbreti i Javanit dhe briri i madh që ishte në mes të syve të tij është mbreti i parë. Briri i thyer dhe katër brirët që dolën në vend të tij janë katër mbretëri që do të dalin nga ky komb, por jo me të njëjtën fuqi të tij." (Danieli 8:5-8,15-16, 19-22).
Cjapi ishte shenja që mbante Aleksandrit, i cili pushtoi Persinë brenda 10 vjetësh. Dhe katër mbretër që ndanë perandorinë e Aleksandrit ose atë Greke, ishin gjeneralët e tij Ptolemeu, Lisimarku, Antipatriti dhe Seleku. Aleksandri i Madh, kur vajti në Jerusalem, u mahnit nga profecitë largpamëse të profetin Daniel dhe e respektoi tempullin dhe qytetin. Me shenjën e cjapit të Aleksandrit të madh lidhet edhe përkrenarja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, i cili për trimëritë e tij mori nga osmanët titullin ushtarak Skënderbeg (Aleksandër i Madh).
Danieli në (Kap 2:40), profetizon për një mbretëri të katërt të fortë si hekuri që do të shkatërontë çdo gjë nga perandoritë e para. Këmbët e hekurta të statujës janë një simbol i Perandorisë Romake. Kjo ishte perandoria e ngritur dhe e qeverisur nga qyteti i Romës gjatë qindvjeçarëve shekulli ( IV pr K) deri në shekullin (V ps K). Romakët mundën grekët dhe u bënë sundues të botës. Kjo perandori ishte më e madhe se perandoritë e mëparshme dhe më afatgjatë. Në kulmin e saj sipërfaqja e zotëruar nga Perandoria Romake përfshinte rreth 5.900.000 km². Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe përtej tyre. Në gjysmën e saj lindore ky ndikim u përzie me elemente greko-helene dhe orientaliste, kurse Perëndimi u latinizua.
Perandori (Gaius Aurelius Valerius Diocletianus) (243-313 ps K), më 1 maj viti (305 pas Kr.) u tërhoq nga pushteti dhe qe perandori i fundit i vetëm, mbas tij Perandoria Romake u nda në çezarë dhe augustë, në tetrarki, siç njihet ndryshe.
Kur Kostandini i Madh (Flavius Valerius Constantinus) me prejardhje ilire, u shpall August i Perëndimit, në Jork, në vitin (306 ps K), ai eliminoi sistematikisht Çezarët e tjerë dhe zhduku tetrarkinë e Dioklecianit. Në vitin (312 ps K), siç thotë tradita, Kostandini pa në qiell një vizion, pa një kryq me shkronja greke që thoshte: “Me këtë shenjë do të fitosh” dhe dëgjoi një zë hyjnor që e porositi t'ia besonte fatin e ushtrisë së tij Jisu Krishtit, Perëndisë së të krishterëve.
Kostandini vuri si emblemë mbi mburojat e ushtarëve të tij kryqin që e pa të shfaqur në qiell dhe pastaj marshoi drejt Romës ku mundi Maksentin edhe u shpall Çezar për perëndimin e perandorisë. Kostandini, së bashku me Licinin çezar në lindje, drejtonin këtë perandori të madhe nga lindja e deri në perëndim. Mbas 9 vitesh mundi edhe Licinin që e tradhëtoi, kështu që Kostandini i Madh u bë perandori i vetëm i Lindjes dhe Perëndimit e udhëhoqi këtë perandori për 31 vjet (306 - 337 ps K).
Meqënëse Roma kishte një arkitekturë të theksuar pagane, për t’i dhënë asaj një karakter të krishterë, Kostandini, pas një tjetër vizioni hyjnor, dhe e transferoi selinë dhe administratën peraandorake në lindje, në qytetin e ri Kostandinopoli, në vitin (330 ps K), që u bë edhe kryeqendra dhe "Roma e Re" në Lindje, ose, si quhet ndryshe për efekt studimi, Perandoria e Bizantine.
Zhvendosja e qendrës gravitacionale të Perandorisë Romake në Lindje, shënoi perëndimin e qytetërimit tradicional greko-romak. Mbas vdekjes së tij perandoria u nda mes djemve të tij: Konstandini II (Flavius Claudius Constantinus Augustus, 317 – 337), Konstanti II (Flavius Iulius Constantius, 317-361) dhe Konsta I (Flavius Julius Constans Augustus, 320-350) .
Fundi i Perandorisë Romake në perëndim ndodhi kur Vizigotët, nën sundimin e Alarikut I, në vitin (455 ps K), plaçkitën Romën dhe, kur më 4 shtator (476 ps K), kryetari i gjermanikëve, Odoakri, detyroi perandorin e fundit të perëndimit, Romulus Augustus, të abdikonte. Pasi kishte zgjatur përafërsisht 1200 vjet, sundimi i Romës mbi Perëndimin i erdhi fundi.
Rënien e Perandorisë Romake dhe plaçkitjen e saj nga vandalët, na i profetizon edhe libri profetik “Zbulesa”, e shën Joan Teologut: “Vaj, vaj! Qyteti i madh, që ishte veshur me li të hollë, me të purpurta e të kuqe të ndezur, dhe e stolisur me ar, dhe me gurë të çmuar dhe me margaritarë! Sepse në një moment u shkatërrua një pasuri kaq e madhe!” (Zbulesa 18:17).
Danieli (k 2; 41-43) na thotë se këmbët e statujës dhe gishtërinjtë ishin pjesërisht prej balte dhe pjesërisht prej hekuri, që do të thotë se Perandoria Romake do të ndahet në mbretëri të tjera, por disa do të jenë të forta si hekuri e disa të brishta si balta, do të thotë që rraca njerëzore do të jetë e përzier, por nuk do bashkohen së bashku ashtu si hekuri nuk është bashkuar me baltën dhe asnjëherë nuk do të kemi një perandori globale të bashkuar si ato katër të parat.
Vërtet Perandoria Romake e Perëndimit filloi të copëtohej në mbretëri të tjera si Ostrogotët, Vandalët që filluan në shekullin (V ps K). dhe u zhdukën në shekullin e (VI ps K), Saksonët, që më vonë u quajt mbretëria Anglo-saksone, Frange, që i dha shfaqjen mbretrërisë të Francës, Visigote, që i dha shfaqjen mbretërisë së Spanjës, ajo e Alemanikëve, që i dha shfaqjen mbretërisë së Gjermanisë, Mbretëria e Lombardisë, e cila i dha shfaqjen mbretërisë së Italisë, e të tjera mbretëri të cilat e quanin veten Romake edhe mbanin emblemën e shqiponjës, simbol ky i Perandorisë Romake.
Megjithatë, Perandoria Romake e Lindjes, ose Bizantine, qëndroi e pa copëtuar edhe për një mijëvjeçar tjetër, gjer në rënien e saj në duart e Perandorisë Osmane në vitin 1453. Por edhe Mehemeti II, që pushtoi Kostandinupolin, Romën e Re, e quante veten perandor romak. Kjo perandori osmane filloi të copëtohej në shekullin (XIX), ku shumë popuj të ballkanit fituan pavarësinë. Me (1922), Perandoria Osmane u shpërbë dhe mori fund zyrtarisht me vendim të Asamblesë së Madhe të Turqise, që themeloi edhe Republikën e Turqisë në vitin (1923).
Në perëndim, mbretërit e shpallur, duke e parë veten si perandorë romakë, u përpoqën ndër shekuj të themelonin një perandori të bashkuar si ajo Romake, por ata nuk e arritën kurrë qëllimit. Të tillë ishin Karli i Madh (shek. VIII ps K), Karli V (shek. XVI), Napoleoni (shek. XIX), Kaiser Vilhelmi dhe Hitleri (shek XX).
Sot kemi disa ish mbretëri në një Europë të bashkuar që ka nisur që në vitin 1992 me Traktatin e Mastrihtit, por edhe sot BE është sa e fortë në disa shtete, aq edhe e brishtë, saqë ky disnivel ekonomik por edhe ndryshimet kulturore dhe historike, rrezikojnë bashkimin e plotë dhe harmonik të të gjithë vendeve anëtare.
Sipas shën Pais Agjoritit një shenjtor me frymë profetike si Shën Danieli na profetizon se një ditë BE do të shpërndahet.
Ai u thoshte pelegrinëve që e pyesnin për fatin e BE: "Njerëz nga pjesë të ndryshme të botës shkuan në Amerikë. Të gjithë mbanin nga një copë lecke me vete dhe kështu u bë një qilim. Amerika u bë si tezgjahu që bashkoi të gjitha leckat. Në BE megjithatë, vendet që hyjnë janë qilima të gatshëm. Qilimat, sado t’i bashkosh ato lëvizin; njëri shkon nga këtu dhe tjetri nga aty”.
Një herë tjetër ai u tha pelegrinëve : “Gjaku është ende shumë i nxehtë ... është e pamundur, dhe do të shihet më vonë, që ndonjëherë të ketë bashkëpunim midis britanikëve, francezëve, gjermanëve, italianëve, austriakëve... Le të mos i shikojmë gjërat në mënyrë afatshkurtër dhe vetëm për hir të ekonomisë. Nacionalizmi do të dalë në sipërfaqe dhe atëherë Europa do të copëtohet …”(Dëshmi pelegrinësh)
Sipas interpretimit të ëndrrës nga Profeti Daniel, njerëzimi tani jeton në mënyrë metaforike në këmbët e statujës që pa Nabukodonosori. Kjo statujë, tregues simbolik i mbretërive tokësore, e inspiruar shpesh nga egoizmi eusforik për të sunduar popujt, do të shkatërrohet dhe shpërndahet përfundimisht nga goditja në këmbët e saj nga “Guri” që do shkëputet nga një “Mal i Madh” pa ndërhyrjen e duarve të njeriut, ashtu si profetizoj Danieli : " Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; “kjo mbretëri nuk do t'i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë” (Danieli 2:44).
Guri që u shkëput nga mali pa dorë njeriu dhe zbriti mbi statujën, interpretohet teologjikisht për personin e Zotit Jisu Krisht, i Cili erdhi nga Mbretëria qiellore në tokë në mënyrë paradoksale, duke lindur si Perëndinjeri, pa ndërhyrjen njerëzore, pa farën e një burri, nga “Mali i pagërmuar (i paprerë)”, nga Virgjëresha Mari, e cila lindi pa burrë Krishtin Perëndinjeri. Në himnologjinë kishtare ajo quhet “Mali hijeplotë i dendur me lisa” (Zbritësoret e Krishtëlindjes), ashtu siç e profetizoi profeti Abakum (607 pr K): “Perëndia vinte nga Temani, i Shenjti nga mali Paran. Lavdia e tij mbulonte qiejt dhe toka ishte plot me lëvdimin e tij' (Abakumi 3:3).
Zoti Jisu Krishti e quan veten Guri i qoshes, Ai u thotë judejnve: “Kurrë s’keni lexuar në shkronjat: ‘Guri, që flakën tej ndërtuesit, ky u bë Kreu i qoshes; prej Zotit u bë kjo, edhe është e çuditshme në sytë tanë” [...] “Kushdo që bie mbi këtë gurë do të bëhet copë dhe, nëse ai gur bie mbi ndonjërin, do ta thërrmojë”? (Mateu: 21:42-44).
Po ashtu, edhe apostujt e predikuan Krishtin si të tillë: “Ky është guri që ju, ndërtuesit, e hodhët poshtë dhe që u bë guri i qoshes (Veprat e Apostujve 4:4-11).
Ashtu siç guri shkatërroi atë statujë me këmbë prej balte, hekuri, bronzi, argjendi dhe ari dhe e shpërndau si pluhur , edhe guri u fuqizua dhe e pushtoi botën, kështu edhe Zoti Jisu Krisht, me lindjen e Tij, ndryshoi kohën e njerëzimit në atë pas Krishtit, në epokën e re për njerëzimin dhe fillimin e mbretërisë së Perëndisë në tokë, ashtu si është në qiell. Kjo Mbretëri e Perëndisë që erdhi në botë me Krishtin dhe rritet vazhdimisht dhe pushton gjithë botën, tani është shpirtërore dhe qëndron në zemrat e besimtarëve, ashtu si vetë Zoti tha: “Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme; dhe as nuk do të mund të thuhet: “Ja, këtu”, ose: “Ja, atje”; sepse ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush” (Lukai 17:20-21).
Mbretëria është e dukshme dhe e prekshne vetëm në Kishën Katholike Apastolike, me anë të Ungjillit dhe Mistereve që është e shpërndarë në të gjithë botën, në të gjitha kombet, derisa të përmbushet fjala e Ungjillit: “Do të bëhet një tufë nën një bari” (Joani 10:16).
Kur të mbarojë perfundimisht koha e mbretërive njerëzore, atëhere do të vijë e dukshme Mbretëria Qiellore, ashtu siç na thotë edhe libri i Zbulesës: “Edhe pashë një qiell të ri edhe një dhe të ri; sepse qielli i parë edhe dheu i parë shkoi; edhe deti nuk është më. Edhe unë, Joani, pashë duke zbritur prej qiellit nga Perëndia qytetin e shenjtë, Jerusalemin e ri, që ishte bërë gati si nuse e stolisur për burrin e saj. Edhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: ‘Ja tenda e Perëndisë bashkë me njerëzit, edhe do të rrijë bashkë me ata, edhe ata do të jenë populli i tij, edhe Perëndia vetë do të jetë bashkë me ata. Edhe do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre, edhe vdekja nuk do të jetë më; as vajtim, as britmë, as dhimbje nuk do të ketë më; sepse të parat shkuan’. Edhe tha ai që kishte ndenjur mbi fron: ‘Ja, të gjitha po i bëj të reja’. Edhe më thotë: ‘Shkruaj. Sepse këto fjalë janë të vërteta dhe të besueshme” (Zbulesa 21:1-5).
Apostul Petro, shkruan që t’u kujtojë të krishterëve që të mos harrojnë dhe të mos neglizhojnë për këtë ditë të fundit të botës, të cilën ai e quan dita e Zotit, sepse është dita kur Zot Jisu Krisht do të shfaqet me lavdi dhe si “Guri” do të shkatërojë nga themelet çdo mbretëri tokësore dhe do inagurojë Mbretërinë Qiellore, qiellin e ri dhe tokën e re: “Por, shumë të dashur, mos harroni këtë gjë: se për Zotin një ditë është si një mijë vjet, dhe një mijë vjet si një ditë. Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç disa besojnë që ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim. Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt. Përderisa të gjitha këto gjëra duhet të shkatërrohen, si të mos duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme, duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditës së Perëndisë, për shkak të së cilës qiejt marrin flakë do të treten, dhe elementët të konsumuar nga nxehtësia do të shkrihen? Por ne, sipas premtimit të tij, presim qiej të rinj dhe toka të re, në të cilët banon drejtësia. Prandaj, shumë të dashur, duke i pritur këto gjëra, përpiquni të jeni përpara tij të papërlyer dhe të paqortueshëm, në paqe” (2 Petro 3:9-14). Amin
Virgjëria një thesar që njerëzit e sotëm nuk e vlerësojnë !
Shkrim
nga përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit së Kryepiskopatës së Tiranës, z. Miron
Çako.
Publikuar
: City News Albania CAN.Al 14/12/2021
Virgjëria është një fjalë por edhe një gjendje fiziologjike që sot fatkeqësisht njerëzit e këtij brezi epshor i bezdisë dhe shumë prej tyre duan që ta humbasin sa më shpejt që të jetë e mundur, si një pengesë për një jetë të lirë seksuale.
Ata që mbeten të virgjër nga dëshira apo rrethanat qësëndisen nga opinioni shoqëror si njerëz jashtë kohe dhe të parealizuar në veten e tyre, sepse sipas opinionit panëseksual të shoqërisë së sotme ata e kanë privuar veten nga kënaqësitë seksuale si inskti më i kënaqshëm .
Virgjëria nuk është vetëm për vajzat por edhe për djemt ,pavarësisht se ata nuk e tregojnë virgjërinë si vajzat me cipën ndarëse të vaginës që në terminologjinë mjekësore quhet "hymeni"e emërtuar kështu nga Hymenaeu (zotit të martesës në mitologjisë greke).
Të dy, djem dhe vajza mund ta humbin virgjërinë me masturbim, ose me një akt seksual, por pavarësisht se tek djemt mund të kemi ereksion (prishje) të pavullnetëshme ose hymeni tek vajzat dëmtohet vet ose çahet pa dashje, virgjëria nuk humbet në këto raste aksidentale dhe biologjike, sepse virgjëria është më shumë çështje morale se sa fizike .
Sipas teoris të psikiatrit austriak Zigmund Frojd(1856-1939) virgjëria është e dëmshme, sepse sipas tij personaliteti i deformuar i pacientëve me probleme mendore vinte nga një ndrydhje e seksualitetit që shfaqet që në fëmijëri. Ai, me teorinë e tij utopike, i dha instiktit të seksualitetit një fuqi të plotë dhe ndikim diktature mbi personalitetin njerëzor të quajtur libido (vrulli për të kënaqur instinktin seksual) edhe kur libido shtypet, shkakton neuroza.
Fjordi e konsideroi krishterimin si formë universale të neourozës që shoqërohet me ndrydhjen seksuale dhe shoqërohej nga halucinacione psikosomatike.
Frojdi ka të drejtë kur thotë se krijohet neurozë kur ‘libidoja” nuk shfryhet, por kjo që kostatoi Frojdi me pacientët e tij nëpër spitale psqiatrike që kishin abuzuar edhe me virgjërinë e vërtetë, si murgj,murgesha apo abuzim me jetën seksuale ligjore dhe të moralshme si kurvarët dhe kurorë- shkelësit, por kjo s'ka lidhje me virgjërinë edhe vetë përmbajtjen e krishterë, sepse i virgjër nuk është vetëm ai që nuk kreu aktin seksual fizikisht por edhe që nuk kurvëroj mendërisht me fantazinë. Nqs njeriun e lejon veten të ngarkohet psikologjikisht me fantazi erotike, ose me pamje pornografike që ngacmojnë instiktin seksual i ngjan një: " tenxhere me presion të vënë në zjarr që nqs nuk i hapet valvula e presionit, ajo kthehet në një bombë për përdoruesin dhe të tjerët për reth".
E kundërta është me virgjërinë e vërtetë ,sepse: Për Shën Ambrosin (shekulli i IV) të virgjërit ruajnë jo vetëm një trup virgjëror, por edhe një mendje të virgjër.
Prandaj:”Sido që të jenë gjërat, kushdo që arrin virgjërinë fizike ka shumë përfitime të mëdha, para së gjithash në shëndetin e tij fizik. Në fund të fundit, edhe disa shkencëtarë ateistë u detyruan të pranojnë se virgjëria është një dhënës i shëndetit fizik dhe mendor, por edhe shkaktare e jetëgjatësisë. Nëse hulumtojmë historinë e racës njerëzore, virgjëria ka pasur gjithmonë një vend të shenjtë”.(Ava Jerondio i Petras)
Sipas Biblës virgjëria ishte gjëndja e Adamit edhe Evës para mëkatit, ashtu si na i thotë edhe Shën Joan Gojarti: “Virgjëria është gjendja e vërtet e natyrës njerëzore” por virgjëria e tyre humbi pas mëkatit stërgjyshor( Zanafilla: 3 1-5) sepse epshi filloj ti kontrolloj(Zanafilla:3-7).Mbas mëkatit fillestar martesa dhe bashkimi trupor me epsh u bë e vetmja mënyrë që të mund të shtohej raca njerëzore(Zanafilla :4-1).
Kështu virgjëria u bë e huaj për njerëzit madje njerëzit duke u dhënë në epsh kaluan çdo limit sa u bënë vetëm mish (Zanafila: 6-3),vetëm instikt seksual deri në perversion sa Zoti u pendua që i krijojë njerëzit (Zanafilla: 6-6) dhe i ndëshkoj me kataklizmo si ajo në kohën e Nohes (Zanafilla: 7;10-24) dhe kohën e Sodomës edhe Gomorës ( Zanafilla:19;12-29)
Pavarësisht se në paganizëm instikti seksual nuk kishte kufij edhe norma morale, sepse seksualiteti trajtohej si një nevojë fiziologjike e njëjtë me ushqimin edhe pijen e përditëshme dhe pa limit, përsëri shikojmë se virgjëria vlerësohej si shenjë e pavdekësisë dhe e përjetësisë kjo e personifikuar tek perëndeshat e Olimpit, si Athina, Artemis, Anata. Ato thirreshin si virgjëresha për të nxjerë në pah rininë e tyre të përjetëshme dhe lulëzimin edhe paprishmërinë e tyre.
Tek populli i Izraelit si i vetmi popull monoteist që ishte i orientuar drejt rritjes në numër si një popull i ri (Ligji i Ripërtërir :7 12-14), virgjëria barazohej me shterpësinë dhe konsiderohej si një turp, apo edhe mallkim. Në Bibël kemi rastin e shumë grave shterpa që ju lutën Zotit për tja hequr turpin e mospajtjes së fëmijë, si psh:"Perëndia u kujtua edhe për Rakelën; dhe Perëndia ia plotësoi dëshirën dhe e bëri të frytshme; kështu ajo u ngjiz dhe lindi një djalë, dhe tha: "Perëndia e hoqi turpin tim".( Zanafill30-23), ose tek Ana nëna e profetit Samuel(1Samuelit 1-11 ) tek Eklisabeta nëna e Shën Joan Pagëzorit(Luka 1-25). Madje në Bibël kemi një rast kur bija e Jefteht e dënuar të vdesë pa fëmijë vajtoj për dy muaj “Virgjërinë e saj”( Gjyqtarët: 11-37)
E gjitha kjo përqasje edhe kundërshti ndaj virgjërisë nuk vinte nga shthurja morale dhe dëshira për seks e këtyre grave të shenjta por nga dëshira që çdo grua të marë pjesë në shpërblimin e racës njerëzore duke lindur shpëtimtarin ashtu si Zoti profetizoj Ungjillin(lajmin e mirë) në kopshtin e Edenit: “Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj".(Zanafilla :3-15)
Prandaj prishja e virgjërisë me shtazani dhe lindje fëmijësh ishte një bekim nga Zoti, ashtu siç na e thotë psalmisti: “Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate! Ja,kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.( Psalmi 128: 3-6).
Pavarësisht se inferitliteti (shterpësia ) ishte e papranushme përsëri virgjëria para martese ishte një kusht i detyrushëm dhe vlerësohej shumë tek izraelitët,nqs nuk gjendëj e virgjër vajza në martesë dënohej me vdekje me lapidim (vrasje me gur) ashtu si na thuhet : Por në qoftë se vërtetohet fakti dhe tek e reja nuk janë gjetur shenjat e virgjërisë,atëherë do ta nxjerrin të renë te pragu i shtëpisë së babait të saj dhe njerëzit e qytetit të saj do ta vrasin me gurë, dhe ajo ka për të vdekur, sepse ka kryer një vepër të turpshme në Izrael, duke u bërë kurvë në shtëpinë e atit të saj. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri juaj"( Ligji i Përtërirë :22 -20 -22).
Kush ja merrte virgjërinë një vajze sipas Ligjit Mosaik ai duhet të paguante dëmshpërblim dhe do ta merte atë patjetër për grua, sespe e ka çnderuar dhe i ka marrë virgjërinë ( Ligji i Përtërirë: 22-28-29)
Këto ligjë ka qënë i pa shkruar edhe tek shumë popuj me forma të ndryshme po ashtu edhe mes shqiptarëve , psh tek Kanuni i Lek Dugagjinit.
Kryepriftërinjtë edhe priftërijnëtë e Dhiatës së Vjetër mund të martoheshin vetëm me një vajzë virgjëreshë(Levitiku: 21 -13) (Levitiku: 21-7).
Por edhe pse virgjëria e përhershme nuk aplikohej tek populli i Izraelit përsëri në Dhiatën e Vjetër ishin edhe disa profetë që u urdhëruan nga Zoti të ishin të virgjër dhe mos martoheshin si psh Jeremia (Jeremia: 16-2)ose Judita (Judita: 8-4 ;16-22) ose Dëbora (Gjyqtarët: 5-7) profetët Ilia .( Libri i Parë Mbretërve :18-1 )dhe Elizeu (Libri i Dytë i Mbretërve :1-15)
Shën Joan Pagëzori më i madhi dhe i fundit i profetëve ishte përcaktuar dhe profetizuar si nazarin i virgjër(Luka 1-15). Joani nuk njohu grua dhe paralajmëroj ardhjen e Mesias Krishtit si Adami i dytë si Dhëndri i Kishës dhe Joani mik i Dhëndrit hyjnor: "Unë nuk jam Krishti, por jam dërguar përpara tij" .Ai që e ka nusen është dhëndri, por miku i dhëndrit, që është i pranishëm dhe e dëgjon, gëzohet shumë për zërin e dhëndrit; prandaj ky gëzimi im është i plotësuar!(Joani: 3-29)
Krishti si Perëndi erdhi të fejohej me nusen e tij Izrealin e ri (Kishën), sepse Izraeli i vjetër e humbi virgjërinë se kurvëroj me kombet në idhujtari: “Prandaj kështu thotë Zoti: "Pyesni, pra, midis kombeve kush ka dëgjuar gjëra të tilla. Virgjëresha e Izraelit ka bërë një gjë të llahtarshme.” ( Jeremia: 18-13)
Krishti i virgjër erdhi që të flijojhet për Kishën: “që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme”.(Efesianët: 5-25)
Prandaj edhe apostull Pavli kërkon ta paraqesë Kishën Apostolike në këtë shekull si një virgjëreshë tek Krishti, të dlirë edhe të papërlyer në një fejesë. Ai shkruan: “Jam xheloz për ju me xhelozinë e Perëndisë, sepse ju fejova me një burrë, që t'ju nxjerr para Krishtit si virgjëreshë të dlirë”.(2Korintianët :11-2)
Ajo ku nisi të realizohet virgjëria e Kishës Apostolike ishte e Tërëshejnta Gjithmonë e Virgjëra Zonja Shën Mari, ajo ishte më e bekuara ndër gratë (Luka 1-42) dhe asaj i jepet titulli "Gjithmonë e virgjër" nga Kisha Apostolike në Sinodin e Tretë në Efes ( 431), sepse ajo ishte dhe është virgjëreshë, para lindje, në lindje, pas lindjes kjo e simbolizuar me tre yje në ikonë kushtuar asaj si Nëna e Zotit.
Fëmijët e tjerë ose vëllezërit edhe motrat e Jisuit që na i përmend Ungjilli (Mateu: 12; 46-50) sipas Traditës të Shenjtë ishin bijtë dhe bijat e Josifit një burr i ve dhe i moshuar.
Me virgjërinë e Marisë si një Eva e re, ajo bëhet nëna e Birit të Perëndisë dhe Adamit të dytë i virgjër (I Korintasve :15-45), prandaj është simboli i Kishës së virgjër (Zbulesa :12 -1) që është fejuar me Krishtin në këtë shekull dhe pret për tu martuar në përjetësi me Jisuin në ardhjen e tij të dytë: “Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t’i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur! Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve.”(Zanafilla: 19 7-8)
Prandaj në Kishën Orthodhokse virgjëria është një thirrje mbinatyrore dhe eskatoligjike , por nuk është urdhëresë për të gjithë besimtarët , vetëm për ata që mund ta mbajnë, dmth ata që duan të jetojnë që në këtë jetë të tillë ashtu si Zoti Krisht e thotë: “Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës; ka eunukë që janë bërë enukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vet eunukë për Mbretërinë e Qiejve. Ai që mund ta kuptojë, le ta kuptojë''. (Mateu 19-12)
Të krishterët që ruajnë virgjërinë me një jetë murgjërore e parashijojnë që tani jetë e re në Mbretërinë e Zotit ku njerëzit as do martohen as do martojnë por do jenë si engjëjt(Luka 20-34). Prandaj virgjëria sipas apostull Pavlit është përkushtim i plotë ndaj Zotit, sepse: “I pamartuari merakoset për gjërat e Zotit, si mund t'i pëlqejë Zotit; por i martuari merakoset për gjërat e botës, si mund t'i pëlqejë gruas së tij. Ka dallim gruaja nga virgjëresha; e pamartuara kujdeset për gjërat e Zotit që të jetë e shenjtë në trup e në frymë, kurse e martuara kujdeset për gjërat e botës, si mund t'i pëlqejë burrit.”(1 Korintasve :7; 32-35)
Martesa është një gjëndje e përkoshme e tanishme, kurse virgjëria është faqja e botës që po presim. Ata që mbesin të virgjër shkëputen nga andrallat e këtij shekulli dhe presin Dhëndrin dhe Mbretërinë e qiejve si dhjetë virgjëreshat: “Atëherë Mbretëria e Qiejve do t'u ngjajë dhjetë virgjëreshave, të cilat i morën llampat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit”(Mateu 25-1-6).
Virgjëria ndryshe nga martesa që furnizon vdekjen e ndërpret trasmetimit e përgjegjësisë trashigimore për vdekjen, sepse nuk lind pasardhës që do të vdesin me siguri , prandaj edhe Krishti lindi nga një virgjëreshë me lindje virgjërore dhe mbeti i virgjër, sepse ai si Adami i dytë (I Korintianën :15-45)erdhi për ta ndaluar vdekjen në veten e tij prandaj nuk u martua dhe nuk lindi fëmijë biologjik si Adami i parë me martesë, por lindi fëmijë me lindje shpirtërore virgjërore, me Misterin e Pagëzimit, sepse: “Ai (Fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu. Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan, por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.” ( Joani: 1; 10-13)
Prandaj Krishti i virgjër është Ati i jetësë së pritme ( Isaia: 9-5), fillimi i krijesës së re : "Sepse sa veta u pagëzuan në Krishtin , Krishtin keni veshur... ku nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jisu Krishtin» (Galatasve: 3-27).
Mbas ngjalljes së të vdekurve njerëzit do jenë me trupa të virgjër dhe nuk do bashkohen seksualisht , sepse: “Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë nė qiell si engjëjt e Perëndisë.”(Mateu: 22-30). Kështu në Krishtin njeriu mashkull edhe femër rikthen në gjendjen e fillimi të virgjërisë si Adami dhe Eva para se të rëzoheshin në mëkat.(Zanafilla: 3; 6-7), ashtu si Zoti na tha : Ja unë bëjë gjithshka të re" (Zbulesa:21-5)
Shën Joan Gojarti që ishte një ivirgjër i përkushtuar, thotë:“Mendo pra, i dashur, se sa e madhe është vlera e virgjërisë, sa e lartë dhe sa mirësi e madhe është, aq sa tejkalon natyrën njerëzore dhe të ketë nevojë prej ndihmës hyjnor. Sepse ata që zgjedhin virgjërinë vullnetarisht, arrijnë me trupin e tyre ato që arrijnë edhe ëngjëjt. Sepse sa më e madhe dhe më e lartë të jetë gjëja, aq edhe më tepër do të jenë kurorat dhe të mirat që ka premtuar Perëndia për ata që janë paraqitur para Tij me virgjërinë dhe me kryerjen e veprave të mira”.(Shën Joan Gojarti).
Virgjëria jashtë Krishtit edhe Kishës si Trupi i tij ( Efesianëve: 5-23 )nuk ka kuptim thelbësor, madje është një përbuzje e misterit të martesës, një perversion, një problem i shoqërisë ose edhe si një mësim i gabuar dhe heretikë ashtu si na paralojmëron apostulli i kombeve Shën Pavli: “Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre, të cilët do të ndalojnë martesën” (I Timotheut 4:1).
Prandaj virgjëria në krishterim nuk është kundërshtim i martesës por është një martesë e përsosur me Zotin që e vë martesën natyrale në vend të dytë, prandaj edhe murgjit vlerësohen si ajka e njerëzimit, sespe engjëjt e virgjër janë dritë për murgjit dhe murgjit dritë morale për njerëzit. Murgjit nuk pushojmë së qëni prindër, por ata bëhen prindër shpirtëror të shumë njerëzve duke i ungjillizuar dhe duke i lindur ata në Zotit “( Marku : 10; 28-30) (Korintasve 4:15)
Virgjëria nuk është vetëm një dhunti nga Zoti por është edhe një arritje që njeriu duhet përpiqet ta arrijë me sakrifica, vetmohim dhe asketizëm. Por duhet të dimë se virgjëria në vetëvete nuk është i vetmi kusht për të hyrë në Mbretërinë e Zotit, por duhen edhe veprat e përdëllimit ashtu si na i tregon parabola e 10 virgjëresha (Mateu: 25;1-13) ku edhe pesë të marat ishin të virgjëra por ato nuk kishin vepra prandaj dhe nuk ishin gati të prisnin Dhëndrin, Zotin.(Mateu :25; 11-12)
Virgjëria është një pohim besimi sidomos sot kur njerëzit në këtë brez të pabesë edhe immoral janë bërë vetëm mish ( Zanafilla :6) me një mentalitet panseksual (gjithëseksual).Prandaj ata të rinjë të reja që do të mbeten të virgjër deri në martesë apo për gjithmonë do të bëjnë shumë mirë dhe do të kenë një bekim të veçantë, sespe ngjajnë më të rijntë që ishin brenda në furrën e Babilonisë por nuk digjeshin sepse ëngjëlli i Zotit ishte me ata ( Danieli: 3),po të njëjtën ndihmë hyjnore kanë edhe të rijntë, të rejat e devotshëm sot që gjenden në furrën e panseksualitetit të kohës sonë, por nuk digjen sepse Zoti është bashkë me ata.
Virgjëria nuk mund të kufizohet vetëm në trup, por në të gjithë qënien, shpirt trup të njeriut, sepse dikush mund të jetë i virgjër në trup por shpirti zhvirgjërohet nga pasionet, atëherë virgjëria nuk ka kuptim, madje është hipokrizi dhe i çvirgjëruar shpirtërisht dhe nuk ka justifikim tek Zoti që tha :“Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt”:(Mateu: 5-29)
Sipas këtyre fjalëve të Zotit Krisht, Shën Vasili i Madh ( shekulli i IV) na thotë: “Grua nuk njoh por i virgjër nuk jam”, sepse ai konsideronte një vështrim kalimtar trupor edhe një mendim trupor që e largonte virgjërinë nga mendja nga ku fillon manipulimi i ndjenjave, instiktit dhe veprimeve seksuale.
Virgjëria është vetëkontrolli i plotë i qënjes dhe vetëofrimi i plotë tek Zoti. Në të kundërt virgjëria humbet kuptimin e saj edhe shumë më poshtë se martesa, prandaj apostuli thotë: “Por të pamartuarve dhe grave tė veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë, por në qoftë se s`kanë vetkontroll, le të martohen, sepse është më mirë të martohesh se të digjesh.”(1 Korintasve: 7;8-9)
Jo vetëm virgjëria por edhe martesa trupore në çiftë burrë-grua e bekuar në Zotin është edhe shpirtërore, prandaj thuhet :“Dhe po ju them këtë, o vëllezër, se koha tanimë është shkurtuar; kështu tash e tutje edhe ata që kanë gra të jenë si ata që nuk kanë;” (1 Korintasve: 7-29).
Sipas Kishës Orthodhoke, shpirti asketik i vetëpërmbajtjes që karekterizon jetën virgjërore është i domosdoshme edhe për të martuarit në kohë të caktuara kreshmore prandaj apostulli thotë: “Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja. Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.Mos ia privoni njëri-tjetrit, përveç në qoftë se jeni marrë vesh, për njëfarë kohe, që t’i kushtoheni agjërimit dhe lutjes, dhe përsëri ejani bashkë që të mos ju tundojë Satani për shkak të mungesës së vetëkontrollit tuaj”(I Korintasve :7;2-5).
Por jo vetëm murgjit por edhe të martuarit sipas zotit në këtë botë që do vlerësohen si të zgjedhur dhe do hyjnë në Jeruzalemin qiellor do të quhen të virgjër: "Këta janë ata që nuk janë ndotur me femra; janë në fakt të virgjër. Këta janë ata që ndjekin Qengjit, kudo që të shkojë ai; këta u shpenguan ndër njerezit, që të jenë të parat fruta për Perëndinë dhe Qengjin".(Zbulesa: 14-4), sepse ata kanë refuazuar kurvërinë me idhujtarinë dhe tani me trupa të rinj të lavdëruar edhe të virgjër ata ndjekin kudo qengjin kudo që ai shkon (Joani: 10-3-27 Zbulesa :19 ;7-9 21-9)
Ushtrimi i virgjërisë përtej ligjit të martesë trupore është tejkalim i ligjit natyror dhe kërkon përpjekje mbi njerëzore dhe pa ndihmën e Zotit nuk mund ta realizohet, sespe Krishti e tha: ”Pa mua nuk bëni dot asgjë” (Joani 15:5).
Që dikush ta ruaj virgjërinë dhe ta mirëmenaxhojë atë deri në martesë duhet të bashkohet me Zotin me misteret e Kishës Apostolike Orthodhokse si Pagëzim: “Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.”(Galatasve 3:27) dhe e ripërtërimë këtë bashkim me Kungimin e Shenjtë të Trupit edhe Gjakut të Krishtit sa të bëhemi gjymtyrët e tij, sepse Zoti tha:" Kush ha mishin tim dhe pi gjakun mbetet tek mua edhe unë në atë"( Joani 6 -56)
Ky bashkim misteror me Krishtin e bën të përgjegjshëm besimtarin orthodhoks: " Sepse a nuk e dini ju se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr, pra, unë gjymtyrët e Krishtit dhe t'i bëj gjymtyrë të një kurve? mos qoftë ashtu! A nuk e dini ju se ai që bashkohet me një kurvë bëhet një trup me të? Sepse thuhet: ''Do të jenë të dy, thotë Zoti, një mish i vetëm''. Por ai që bashkohet me Zotin është një frymë me të. Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet. A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë".(I Korintasve: 6 15-20).
Njerëzit e humbnin virgjërinë jo sepse janë foshnje në mendim dhe nuk ja dinë vlerën virgjërisë por edhe se janë krenarë.Papastërtia morale nuk fillon me seksin apo me diçka që ka të bëjë me trupin, por me shpirtin. Djalli si shpirt edhe pse nuk kryhen marëdhenie seksuale është i ndotur nga krenaria, prandaj quhet shpirti i ndyrë i papastër.
Prandaj krenaria është shkaku i humbjes së virgjërisë me kurvëri, krenaria largon hirin e Zotit dhe i jep të drejtë demonit të kuvërisë që ti nxisë adoleshentët edhe të rijntë që të humbin virgjërinë pra të hanë frutin e ndaluar dhe pastaj të vdesin shpirtërisht dhe të shkatërrohen trupërisht, ashtu si bëri djalli me Adamin edhe Evën që hëngrën nga krenaria frutin e ndaluar dhe pastaj u turturuan nga epshi.(Zanafilla: 3-7).
Djalli e uren shumë virgjërinë dhe bën të pamundurën që njerëzit ta humbin me mëkatin e kurvërisë.
Në sinaksarin e Shën Andonit të Madh na tregohet për djallin demonin e kurvërisë që e ngacmonte me fantazi, ndjesi dhe pamje. Demoni u shfaq tek shenjtori si një fëmijë i zi (kubiti) edhe i tha: “Unë jam shoku i kurvërisë. Unë mora përsipër të ngre kurthe që të robërojnë tek ajo. Unë i sjell të rijnve ngacmime përkëdhelëse. Më quajnë fryma e kurvërisë. Shumë njerëz që donin të jetonin me dlirësi i kam hedhur në greminë e mashtrim. Sa shumë veta kam bindur duke mashtruar me përkëdheljet e mia! Unë jam ai që profeti e akuzon duke thënë “Fryma e kurvërisë ju mashtroi ”Sepse unë i shkatërrova ata me anën e fuqinë sime. Unë jam ai që të ngacmova aq shumë herë. Po ti më shkatërrove nuk kam fuqi."Andoni, pasi lavdëroj Zotin, mori guxim dhe i tha: “Je i denjë vetëm për tu përbuzur, je i errët në mendje dhe i pafuqushëm si fëmijë. Nuk më pëlqen të merrem më gjatë me ty. Zoti është ndima ime dhe unë do të shikoj triumfues armiqtë e mi( Psalmi 118-7). Djalli sapo dëgjoj këto fjalë, u zhduk sa kaq. Pushoi së bërtituri dhe nuk guxoi ta prek më të riun."
Gjithmon krenarët vuajnë nga demonënt (i kurvërisë) sepse e lejon Zoti që të përulen krenarët dhe të mos humbasin si djalli, madje shumë murgj e murgesha humbën virgjërinë nga krenaria.
Në një histori asketike na tregohet se si një virgjëreshë e humbi virgjërinë e saj, por pastaj u pendua dhe kur vdiq edhe po e varosnin trupin e saj u dëgjua Zëri i Zotit në kishë që tha: “Më pëlqeu më shumë pendimi se virgjëria e saj”.
Nqs këtë thesar të madh ne e humbasim nga krenaria, përsëri mund ta rifitojmë me pendim dhe rrëfim dhe përulësi, ashtu si na tregohet në jetët e shenjtorëve që edhe pse në fillim e kishin humbur virgjërinë dhe u bënë prostituta të dëgjuara përsëri e rifituan virgjërinë dhe numurohen si nuse të Krishtit, si psh Maria Egjiptiane, Shën Pelagjia, Shën Taisia etj, prandaj apostulli thotë përsëri: “Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.(1Korintasve 6 9-11)
Ata , ato që e humbën virgjërinë si thesar i pavlerë përsëri i vret ndëgjegjja dhe bëjnë përpjeke me mashtrim apo me kirurgji ta rifitojnë virgjërinë dhe të shfaqen si të tillë kur duan të martohen, por kjo është një gënjeshtër , sepse virgjëria nuk është aq fizike por morale dhe kush e humbet me kurvëri, në mos nga njerëzit do të gjykohet nga Zoti, sespe : "Kurvëruesit ...dhe gjithë gënjeshtarët,pjesën e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë”(Zbulesa 21:8).
Në Ferr fatkeqësisht ka shumë shpirtra që vuajnë pa shpresë sepse e humbën virgjërinë e tyre duke mëkatuar trupërisht vetëm njëher në jetë.Ata gjatë jetës së tyre toksore as u pagëzuan , apo as u penduan me rrëfim tek ati rrëfyes, që me mëshirën e Zotit Jisu Krisht dhe misteret e Kishës Orthodhokse të mernin faljen e mëkateve dhe ta rifitonin përsëri virgjërinë, thesarin që njerëzit e sotëm nuk e vlerësojnë.
Të Krishterët duhet të mbrojnë Krishtlindjen ! Shkrim nga Miron Çako. 6 /12/2021
Krishtlindja, së bashku me Pashkën, janë festat fetare më të gëzuara të Vitit Liturgjikal për të krishterët orthodhoks.
“Ecem më shumë akoma dhe shkuam në një kishë të madhe. Doja të bëja kryqin, por jerondi më këshilloi: “Nuk është nevoja për të bërë kryqin, sepse ky vend është ndyrësira e shkretimit.
Pema me yll sot është një simbol komercial pothuajse kudo, madje ka hyri edhe në shtëpitë dhe ambjentet kishtare orthodhokse, duke eklipsuar tradin e grazhdit që është ikona e vërtet e Krishtlindjes.
Shën Varvara shenjtorja që shëron nga epidemitë ! Nga Miron Çako
Të nderuar miq edhe të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin.
Shën Varvara shpëtoi fshatin Polidendri nga epidemia e lisë.
KUSH PO E MERR NËPËR KËMBË DINJITETIN NJERËZOR SOT ? Nga Miron Çako Publikuar në CNA. Al 02/12/2021
Kisha Orthodhokse Autoqefale në Shqipëri është i vetmi komunitet fetar që bekon flamurin kombëtar në ditën e Flamurit!? Nga Miron Çako 28/11/2021
Shën Ekaterina një nga vajzat më të zgjuara dhe të bukura të botës antike që përfundoi si martire e krishterë. Nga Miron Çako
Të nderuar miq edhe të dashur motra dhe vëllezër në Krishtin.
Në 25 Nëntor Kisha Orthodhokse kujton dhe feston dëshmoren e madhe Shën Ekaterina.
Ajo lindi në shekullin e tretë mbas Krishtit dhe ishte e bija e perandorit, të ndjerit Kostand. Atëhere ishte perandori pagan Maksent (305-313).
Dorotheja, kështu quhej para pagëzimit, ishte një krijesë me një bukuri ëngjëllore dhe të pakrahasueshme. Ajo u edukua me kulturën greke dhe njohu Homerin, Virgjilin, Aristotelin dhe Platonin. Studioi dhe librat e shkencës mjeksore të Hesklipit dhe Ipokratit. Mësoi dhe retorikën.
Të gjithë në Aleksandri admironin urtësinë dhe bukurinë e saj. Rrallë që këto veti janë të dyja të kombinuara në një vajzë. Shumë njerëz të pasur kërkonin të martoheshin me atë. Nëna e saj ishte një e krishterë e fshehtë përshkak të përndjekjes që kishte filluar kundër të krishterëve nga perandor Maksimiliani.
Nëna dhe të afërmit e saj e këshillonin të martohej që të mos kalonte mbretëria e të atit në dorën e ndonjë të huaji, por Katerina me gjithë pasuritë dëshironte të rronte e virgjër dhe t’i kushtohej filozofisë dhe shkencës.
Kur njerëzit e familjes e shqetësonin për martesë u tha: “Gjeni një të ri që të ketë lavdi, pasuri, bukuri dhe urtësi, sepse nuk pranoj të marrë një më të ulët se veten.”
Nëna e saj kishte një at shpirtëror i cili asketizonte fshehtas jashtë qytetit. Ajo mori vajzën dhe shkuan të këshilloheshin me asketin.
Asketi dëgjoi fjalët e saj të urta dhe pretendimin për një dhëndër të përsosur. Asketi i urtë mendoi ta tërhiqte në besimin e Krishtit dhe i tha: “Njoh një njeri të mrekullueshëm që të kalon ty në të gjitha dhuntitë që ke. Bukuria e tij mund në shkëlqim diellin, urtësia e tij sundon gjithësinë, pasuria e tij shpërndahet në të gjithë botën. Mirësjellja e tij dhe prejardhja është e pakrahasueshme. Katerina mendoi se ai i thoshte për një person të shquar të kësaj bote dhe pyeti: “I biri i kujt është që ka kaq shumë cilësi të mira?” Jerondi iu përgjigj: "Ky i ri nuk ka at në këtë botë, Ai lindi në mënyrë të përmbinatyrshme nga një virgjëreshë e Tërëshenjtë dhe shumë e sjellshme, e cila u vlerësua nga tërëshenjtëria e saj të mbetet e pavdekshme në shpirt e në trup. U ngjit në qiell, lutet për të gjithë dhe është Mbretëresha e qiellit dhe e dheut."
Katerina nuk duronte dot nga dëshira për të parë këtë të ri dhe i tha asketit: “A është e mundur ta shikoj këtë të ri për të cilin tregon kaq gjëra të mrekullueshme.” - "Në qoftë se bën, çfarë do të them do të bëhesh e denjë të shohësh fytyrën e tij të shumëndritshme" i tha asketi.
Asketi i dha një ikonë të Zonjës Shën Mari dhe i tha: “Kjo është Gjithmonë e Virgjëra, Nëna e tij. Merre këtë ikonë dhe pasi ta mbyllësh derën tënde bëj lutje për të gjithë natën. Lutju me besim nënës së tij, e cila quhet Mari që të tregoj Birin e saj, ashtu siç e dëshiron zemra jote."
Katerina u mrekullua nga fjalët e asketit mori ikonën dhe shkoi në pallatin mbretëror. Gjithë natën u mbyll në dhomën e saj dhe lutej me përgjërim. Nga lodhja fjeti.
Atëherë shikon në një vegim të Tërëshenjtën Mari dhe Foshnjen Hyjnore. E pakrahasueshme qe bukuria dhe lavdia e tyre. Ndritnin më shumë se dielli. Krishti kishte kthyer fytyrën e tij drejt të ëmës. Atëherë ajo dëgjoi Zonjën Shën Marinë më zë të ëmbël që i thotë: "Shiko Biri im shërbëtoren tënde sa e bukur dhe e mirë është."Fëmija hyjnor iu përgjigj: “Është e errët dhe e shëmtuar” Shën Maria i thotë përsëri: "A nuk është më e urtë nga gjithë oratorët e pasur dhe e sjellshme"-. “Nëna ime, ajo është e paditur dhe e varfër dhe nuk mund ta shikoj fytyrën time.” -" Të lutem Biri im i dashur, mos e përbuz krijesën tënde, por jepi mundësinë të shikoj lavdinë tënde dhe fytyrën tënde që dëshirojnë ëngjëjt ta shikojnë". “Le të shkojë tek prifti që i dha ikonën, le të bëj gjithçka që ta këshilloj ai, atëhere do të më shikoj.”
Në mëngjes ajo shkoi tek asketi dhe i tregoi vegimin dhe i kërkoi këshillën e tij. Oshënari i foli për misterin e mrekullueshëm të besimit orthodhoks, i foli për bukuritë e pakrahasueshme të parajsës, i tregoi për Birin e Perëndisë dhe Birin e Virgjëreshës Shpëtimtarin e botës , Zotin Jisu Krisht.
Madje asketi profetizoi duke i thënë: "Në këtë orë të fton Perëndia të bëhesh fener i ndritshëm në Kishën e Tij Apostolike, që shumë shpirtra të tjerë do të gjejnë rrugën e shpëtimit nga rrezatimi yt. Nga rruga e përulësisë do të udhëhiqesh nga pallatet qiellore kur qëndron me lavdi Dhëndëri i shpirtrave, Zoti Jisu Krisht"
Katerina besoi me gjithë zemrën e saj dhe tha: "I bekuar është Zoti i të krishterëve. Dua të bëhem e krishterë. Të ndjek Jisu Krishtin, të luftojë për mbretërinë e tij". Dhe atë çast ajo pranoi pagëzimin. Dhe nga emri Dorethe (dhuratë e Perëndisë) që quhej para se të pagëzohej, e mori emrin Ekaterina, që do të thotë “ tri kurora”.
Ndërsa Shën Ekaterina nxorri njeriu e vjetër dhe veshi njeriun e ri sipas hirit të Krishtit, shkoi në pallat dhe gjithë natën lutej pa ngrënë dhe me lot, derisa e zuri gjumi.
Atëherë pa në vegim Zonjën Shën Marinë dhe foshnjen hyjnore që e shikonte Shën Ekaterinën me shumë mirësi. Nëna e Zotit e pyeti Krishtin nëse ishte e pëlqyeshme vajza. Zoti Krisht iu përgjigj: "Tani u bë e lavdishme dhe e pasur dhe me shumë urtësi dhe kaq dhunti sa që meriton të bëhet nusja ime e përjetshme".
Atëhere Shën Katerina ra përmbys me lot duke thënë: "Nuk jam e denjë o Zot i shumëlavdishëm të vij në Mbretërinë Tënde Qiellore, por më bëj të denjë që të bashkërenditem me shërbëtorët e tu".
Zonja Shën Mari mori dorën e djathtë të vajzës dhe tha: "Jepi Biri im unazën e fejesës dhe bëje të denjë të hyjë e lavdishme në mbretërinë tënde, atëhere Zoti i dha një unazë të bukur duke i thënë: "Që sot do të jesh nusja ime e përjetshme, do të jesh afër meje, feneri i ndritshëm që do të udhëheqësh shpirtra të pavdekshëm dhe të çmuar në mbretërinë Time të përjetshme".
Që nga ai çast Ekaterina iu kushtua si nuse Dhëndërit qiellor dhe u mbush me dashuri zemra e saj për të emblin Dhëndrin Krisht.
Dashuria e saj për Zotin Jisu Krishtin u provua me martirizim.
Ajo qëndroi besnike gjatë gjithë torturave,si rrahje, burgim,tortura e rrotës me thika, derisa e dha shpirtin e saj të dlirë me prerje koke.
Engjëjt e morën trupin e saj dhe me himne engjëllore e dërguan në majën më të lartë të malit Sina, vendin ku zbriti Zoti për të folur me Mojsiun. (Eksodi 19 1—20)
Lipsani i Shën Katerinës qëndroi i paprishur atje për shumë shekuj pavarsisht se ishte i ekspozuar në natyrë.
Më vonë lipsani i saj u gjend nga murgjit në shekullin e VII të cilët e gjetën sepse shikonin një dritë në majën e malit, pastaj me nderim u vendos në Manastirin e Sinait (Ferra e shenjtë) i ndërtuar në kohën e Justinianit shekulli i VI. Ky manastir në fillim iu kushtua Vigjëreshës Zonjës Shën Mari, sepse atje është vendi ku Profeti Mojsiu pa ferën që ishte e mbuluar me flakë dhe nuk digjej dhe i foli zëri Hyjnor (Eksodi 1-5). Ky vegim ishte ikonë që paratregonte Tërëshenjtës Virgjëreshën Zonjën Shën Mari që mbajti zjarrin hyjnor, Fjalën dhe Birin e Perëndisë në gjirin e saj edhe nuk u dogj. Për nder të shenjtores manastiri nga pelegrinët quhet sot Manastiri i Shën Ekaterinës.
Nga lipsani i Shën e Katerinës buron miro aromatike. Lipsani i shenjtores ruhet i paprishur në Manastirin e Sinait. Në këtë manastir ruhet edhe dora e paprishur e shenjtores me unazën në gisht që e mori nga Zoti Jisu Krishti . Njerëzit nga e gjithë bota e nderojnë me çudi këtë mrekulli.
Një gisht i shenjtores ndodhet në koleksionin e Pallatit të Bankingham në Londër. Pjesë të tij ndodhen dhe në Nea Liosia, në Manastir në Qipro dhe në Lavrën e shën Aleksandër Nevski në Shën Petersburg.
Shën Ekaterina, kjo dëshmore e madhe e cila zbukurohet me një bukuri të përjetshme si nuse e Krishtit me tri kurora, si ajo e virgjërisë, urtësisë dhe e martirizimit, duhet të jetë shëmbull dhe frymëzim për çdo besimtar dhe veçanërisht për vajzat e reja që dëshirojnë me zjarr të gjejnë dhëndrin e tyre të dashur dhe të veçantë.
Në jetën e Shën Ekaterinës mësuam se Dhëndrri i shpirtit njerëzor është Zoti Jisu Krisht, Biri i Perëndisë dhe Biri i Virgjëreshës, i cili nëpërmjet pagëzimit pastroi njeriu nga çdo lloj mëkati dhe e shenjtëron, i rikthen virgjërinë shpirtërore, e zbukuron me Hirin e Shpirtit të Shenjtë dhe nëpërmjet Misterit të Mirosjes, e urtëson me dijen Hyjnore, e bën të ngjashëm me veten, e bën "nuse" të Tij duke u bashkuar në dhomën nusërore në misterin e Kungatës Hyjnore.
Me anë të kësaj martese shpirtërore njeriu bëhet perëndi sipas Hirit, ashtu siç është Krishti Perëndi sipas natyrës.
Këtë Dhëndër duhet të kërkojë çdo i ri dhe e re dhe çdo shpirt njerëzor dhe në qoftë se nuk duron dot të rri vetëm me Krishtin duke bërë jetë murgjërore, ashtu siç janë edhe engjëjt, le t’i lutet Zotit për martesën e bekuar, ku vetë Zoti do t’i afrojë me anë të misterit të Martesës një gjymtyrë të trupi të tij, domethënë një besimtar, ose besimtare orthodhokse dhe kështu përsëri do të jenë bashkë me Krishtin në një martesë të përjetshme.
Por ashtu si dhe Shën Ekaterina u provua në besnikërinë e saj, edhe ne do të provohemi në besnikërinë tonë ndaj Zotit dhe nuk duhet ta tradhëtojmë Krishtin duke kurvëruar me frymën e botës dhe me djallin .Apostull Jakovi thotë: "O shkelës dhe shkelës të kurorës, a nuk e dinë se miqësia me botën është armiqësi me Perëndin?.Ai pra që do të bëhet mik me botēn, bëhet armik i Perëndisë.Apo pandehni se Shkrimi thotë kot :" Fryma që rri në ne a lakmon deri në smirë"?( Jakovi 4 : 4- 5)
Po ashtu kur orthodhoksët bashkohen me njeriun e pabesë, ateist, eretik, eterodoks në një mardhënie jashtë martesore, ose kur bien në tradhëti bashkëshortore, në dyja raste kemi mëkatin e vdekshëm të kurvëris që na ndan nga Krishti dhe Kisha trupi i Krishtit.
Shën Pavli thotë: “A nuk e dini se trupat tuaja janë gjymtyrë të Krishtit, të marrë unë pra gjymtyrët e Krishtit dhe t’i bëj ato gjymyrë prostitute, qoftë larg! A nuk e dini ju se ai që bashkohet me të përdalën është një trup me të? Sepse do të jenë thotë të dy një mish. Por Ai që bashkohet me Zotin është një shpirt me atë.
Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që bën njeriu është jashtë trupit, por ai që bën kurvëri mëkaton në trupin e vetë. Apo nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Shpirtit të Shenjtë që rri në ju, të cilin e keni nga Perëndia dhe nuk jeni të vetvetes. Sepse u bletë me çmim. Lavdëroni Perëndinë me trupin tuaj dhe me shpirtin tuaj që janë të Perëndisë. Amin!
Le të bëjmë kujdes të qëmdrojmë besnik deri në fund Dhëmdrit qiellor që pasi të kalojmë provëm e besnikërisē në fejesēn shpirtërore në këtë botë të përkoshme që mbas kësaj jete të gjemdemi të denjë për martesën e përjetëshme me Zotin Jisu Krisht në qiell. Amin.
Për shumë vjet Shën Ekaterinën dhe në mënyrë të veçantë ato që festojnë emrin e saj.
A na e zgjidh problemin vetëm dënimi me vdekje? Nga Miron Çako
Krimi i fundit monstruoz i një vrasësi manjak 38 vjeç kundër një fëmije 8 vjeçar në fshatin Grecalli, patjetër i ka tronditur të gjithë qytetarët e përgjegjshëm. Prindërit dhe të afërmit e të ndjerit të mbushur me zemërim nga dhimbja pa ngushëllim po kërkojnë bashkë me mijëra firmëtarë nga shteti drejtësi kundër kriminelit monstër deri në ndëshkim kapital, me vdekje.
Në Shqipëri dënimi i fundit me vdekje me varje në mes të qytetit të Fierit ka ndodhr në 25 qershor viti 1992 për vellëzërit Cuko që masakruan familjen Puto në Libofsh. Ndikuar nga legjislacioni penal si në vendet e tjera të Bashkimit Evropian dënimi me vdekje në legjislacionin shqiptar është hequr zyrtarisht për të gjitha rrethanat në vitin 2007. Sot në botë dënimin me vdekje e aplikojnë 58 vende të ndryshme të botës.
Rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri është një çështje penale që ha debat në shoqërinë tonë të “emancipuar”.
Sipas Biblës njeriu është krijesë e Perëndisë (Zanafilla 1-26) dhe askush nuk ka të drejtë të marri jetën e njeriut vetëm Ai që e krijoi. Por sipas Biblës për vrasësit që marrin jetë njerëzish dënimi me vdekje na thuhet tek Libri i Zanafillës: “Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri, sepse Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij”( Zanafilla 9-6)
Tek Dekalogu na thuhet: "Mos vrit"( Eksodi 20-13). Kuptimi i gjerë i porosisë është mos vrit pa shkak, pa arsye, për interesa dhe hakmarrje personole, por ligji nuk përjashton asnjëherë vrasjen në rrethanat e mbrojtjes personole, të familjes, vendit.
Ligji i urdhëronte gjyqtarët si përfaquesit e shtetit të bënin gjykimin e drejtë kundër vrasësit: “Në qoftë se dikush vret një person, vrasësi do të vritet në bazë të deponimit të dëshmitarëve; por nuk do të dënohet askush në bazë të deponimit të një dëshmitari të vetëm. Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e jetës së një vrasësi që është dënuar me vdekje, sepse ai duhet të vritet.” (Numrat 35 -31-32)
Ky ligj Hyjnor i kushtëzon gjyqtarët që të mos guxojnë ta lirojnë vrasësin, sepse mbajnë mbi veten mëkatin e vrasjes dhe në sytë të Perëndisë ai gjyqtar është bërë bashkëvrasës me kriminelin e liruar.
Vrasësi i papenduar duhet të dënohet këtu në tokë si shprehje e zemërit të drejtë të Zotit: “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve.” (Romakëve 1-18)
Dënimi i kriminelit edhe në qoftë se do i shpëtojë drejtësisë njerëzore nga fshehje apo korrupsioni gjyqsor, nuk do t’i shpëtojë dot asaj hyjnore të Zotit i cili do ti gjykojë pa mëshirë dhe do t’i japë shpërblimin e merituar me mundime të përjetëshme , kriminelit, pedofilit, vrasësit të papenduar,Zoti e thotë qartë: “Kurse .. të neveritshmit dhe vrasësit ...pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.”( Zbulesa 21-8)
Prandaj urdhëresa Hyjnore: “Mos vrit: (Eksodi 20-13) sëbashku me urdhërin: "Vrasësi që meriton vdekjen le të vritet" (Numrat 35 31-32) janë ligje Hyjnore rregullatore shekullore për shoqërinë njerëzore mëkatare që ajo të mos të kthehet në një xhungël,pa ligje dhe respektimin e jetës njerëzore ku njeriu të hajë njeriun, por edhe hakmarja personale duhet të menaxhohet dhe të jetë institucionale që është mbi palët dhe emocionet, por bënë gjyqin e drejtë kundër vrasësit sipas kodit penal të çdo vendi.
Por me rivendosjen e dënimit me vdekje a e zgjidhim ne shqiptarët përfundimisht problemin me krimin dhe vrasësit, pedofilët, manjakët ?
Problemi është se këta individ me deviacione mendore dhe instiktive të pamenaxhushme, si vrasës, manjak, pedofil po shohim me trishtim se po shtohen si një rrezik pontecial në shoqërinë tonë si një fenomen antisocial nga shumë faktor dhe veçanërisht nga tolerimi dhe përdorimi gjithnjë e më shumë i lëndëve narkotike, ose mediatizimi gjithnjë e më shumë i seksualitetit, pornografisë, filmave me skena dhune dhe horror në çdo orë , deri tek lajmet ku kronika e zezë e krimit është bërë lajmi dhe ushqimi i përditëshëm.
Këto faktorë negativ amoral dhe çnjerëzor kanë impakt tek të gjithë qytetarët si të rritur dhe fëmijë, sepse e para pa kuptuar ne si shoqëri humbasim moralin dhe ndjeshmërinë ndaj krimit duke e toleruar atë që pastaj na prek personalisht, e dyta gjithmonë ka njerëz mes shoqërisë që nga keqrritja, dobësia psiqike dhe ligësia e trashëguar dhe e fituar nga mëkatet e tyre nuk i menaxhojnë dot instiktet seksuale dhe vrastare që zgjohen sidomos nga shikimi i shpeshtë i akteve të pamoralshme dhe vrastare që sot janë lehtësisht të aksesushme.
Në qoftë se këta individ të dobët dhe me prirje deviante morale, sociale nuk menaxhohen me seriozitetin dhe kujdesin e duhur nga shoqëria, institucionet e reabilitimit dhe ndëshkimi i drejtë sipas kodi penal kur gabojnë, ata duke pasur rrugën e lirë shkojnë keq e më keq sa bëhen pastaj me probleme psikologjike,patologjike të mëdha, sa shkojnë deri në krime të frikshme seksuale dhe vrastare, madje edhe brenda shtëpisë së tyre.
Ky fenomen anti-human nuk duhet kërkuar vetëm tek ata, si vrasës, pedofil, përdhunues dhe manjakë sikur janë të lindur apo të keq edukuar, por tek e gjithë shoqëria jonë që dashje padashje e kriminalizojmë jetën tonë me veprime armiqësore ndaj njëri-tjetrit, si nga shtetari i papërgjeshëm, gjykatësi dhe avokati i korruptuar, polici harbut, mësuesi abuzues, mjeku antihuman, tregtari matrapaz, qytetari i pandershëm dhe indiferent etj kategori si këto.
Prandaj kur indiferenca qytetare po shtohet, toleranca shtetërore edhe ulja e ndëshkimit penal nga gjyqësori ndaj kërtyre krimeve dhe kriminelëve, ku shumë prej tyre bredhin të lirë mes njerëzve, kjo patjetër e ka shtuar numrin e rasteve të abuzimeve dhe krimeve edhe ndaj fëmijëve, ku vetëm në këtë vit numërohen 162 të dhunuar abuzuar seksualisht, 63 prej këtyre nga familjarët e tyre dhe të vrarë si rasti i fundit që u vra çnjerëzisht nga komshiu.
Dënimi kapital që e meritojnë këta kriminelë, mendoj nuk do të zgjidhte përfundimisht problemin në qoftë se ne nuk do kuptojmë edhe diçka shumë esenciale, sepse këta ekzistojnë jo vetëm si produkti negativ shoqërisë , por sepse në botë ekziston padukurisht edhe djalli njerivrasës, që është shkaku i çdo të keqe dhe krimi çnjerëzor.
Këta njerëz nuk janë thjeshtë të çmendur, por janë të poseduar, të demonizuar. Tek këta njerëz, nga mëkatet e prindërve dhe mëkatet dhe krimet e tyre, ka marrë të drejta djalli, që i ka futur në në një rreth vicioz nga krimi në krim dhe sado masa penalizuese apo edhe terapi mjeksore, trajtim psikologjik do të marrin, ,ata përsëri do mbeten të tillë, sepse djalli që është brenda tyre nuk largohet me urdhërin e psikiatrit apo psikologut, por vetëm me urdhërin e Zotit: “Unë po të urdhëroj (djall) dil prej tij dhe mos hyr më kurrë tek ai!”(Marku 8-9)
Vetëm në qoftë se këta njerëz pendohen dhe do kërkojnë ndihmën e Zotit atëhere ka shpresë për shpëtim dhe çlirim nga demoni që të mos t’i përdorë përsëri si vegla të ligësisë së tij çnjerëzore.
Prandaj në qoftë se ne duam t’i korrigjojmë dhe shërojmë këta individë është e domosdoshme që nëpër burgje edhe spitale psikiatrike, ku qëndrojnë dhe trajtohen me taksat tona duhet të ketë jo vetëm mjek, psikolog, por edhe klierikë, që t’i drejtojnë këta njerëz me besim e pendim drejt Zotit, sepse Zoti si njeridashës, që do shpëtimin edhe të këtyre kriminelëve apo manjakëve.Ai thotë: “Unë nuk kënaqem me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të ndryshojë rrugën e tij dhe të jetojë” ( Jezekieli 33 -11).
Edhe pse këta individë duken të pashpresë për shërim nga ana njerëzore, përsëri Zoti thotë: “Ajo që për njerëzit është e pamundur, është e mundur për Perëndinë”. (Matheu 19:26).
Kërkimi i dënimit me vdekje vetëm si shprehje e urrejtjes kundër një krimineli për krimin e tij të shëmtuar vetëm si hakmarje personale, pa dëshirën dhe përpjekjen e të viktimizuarve dhe shoqërisë që këta njerëz të pendohen dhe të mund koorrigjohen, prodhon një krim tjetër, ku krimineli bëhet viktima dhe viktima kriminalizohet.
Në këtë situatë djalli armiku ynë i përbashkët përsëri ka fituar kundër njerëzve duke i lënë në armiqësi në hakmarrje dhe gjakmarrje si një reth vicioz të gjallët, por dëmton edhe shpirtrat të cilët gjykohen nga drejtësia e Zotit mbas vdekje: “Sepse të gjithë ne duhet të dalim përpara gjykatores së Krishtit, që të shpaguhet gjithësecili për ato punë që ka bërë me anë të trupit, qoftë mirë, qoftë keq”.(2 Korinthasve 5-10)
Hakmarrja e të gjallëve që duan ta përmbushin me çdo kusht vdekjen e kriminelit për paqtimin e shpirtrave të viktimizuar, kur është personale, dhe jo institucionale mund të përfundojë me një krim të ri që të penalizon , por ky krim i ngarkohet edhe shpirtit të të vdekurit dhe kjo barrë e vështirëson atë shpirt që gjykohet nga Zotit, i cili na thotë: “Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti'' (Romakëve 12 -19).
Ne të gjithë jemi mëkatar:“Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e kanë arritur lavdinë e Perëndisë” (Romakëve 3:23) dhe për këtë meritojmë ndëshkim Hyjnor, prandaj nga ana personale Zoti na kërkon një kusht për faljen e mëkateve tona por edhe të afrmëve tanë që Zoti po i gjykon: “Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t'jua falë edhe juve; por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t'ua falë juve gabimet tuaja.(Matheu 6 12-15)
Kjo nga ana personale dhe e shoqërisë nuk do të thotë kapitullim përpara krimit dhe kriminelëve, sepse Zoti na ka ndaluar nga hakmarrja personale por ka urdhëruar autoritet shtetërore si shërbëtorë të të Zotit të bëjnë drejtësi sipas ligjeve dhe kodit penal, ashtu siç apostull Pavli na thotë: “Eprori (shteti ) është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen”.(Romakët 13-4)
Disa njerëz bëjnë fajtor Zotin kur ndodhin fatkeqësi edhe krime të tilla, ata në dëshpërim e sipër thonë: “Pse o Zot nuk më ndodhi kjo gjë mua, çfarë faji kishte fëmija im?”
Zoti u përgjigjet me heshtjen e tij: “Unë këtu isha, por ju ku ishit?”
Në të vërtet fatkeqësisht ne si shoqëri jemi larguar shumë nga Zoti, jemi bëri jo vetëm apostatë dhe ateistë, që nuk interesohemi për besimin, por edhe okultistë, blasfemues kundra Zotit.
Çdo ditë me ndërgjegje i shkelim porositë Hyjnore dhe bëjmë atë që është e keqe në sytë e Zotit duke bërë punët e djallit sikur ai të ishte ati ynë, ashtu si Krishti na kujton: “Ati juaj është djalli dhe ju doni të bëni vullnetin e atit tuaj”( Joani 8-44) .
Zoti nuk hakmerret me ne, por na lë të lirë në zgjedhjen tonë me egoizëm eusforik. Kjo situatë sipas ligjeve shpirtërore i jep automatikisht të drejta djallit mbi jetët tona dhe fëmijëve tanë, duke na mbushur me energji negative ndaj njëri- tjetrit dhe urryer njëri-tjetrin.Kjo urrejtje diabolike patjetër kur gjen vend prodhon produkte të tillë çnjerëzore, kriminale, sespe: “Ai (djalli) ishte njeri-vrasës që nga fillimi.” (Joani 8 -44)
Mbrojtja më e mirë në këtë shoqëri të prishur moralisht dhe të çfazuar mendërisht nga apostazia dhe mëkatet nuk është e rëndësishme vetëm vendosja e rendit të fortë apo edhe rikthimit e dënimit me vdekje për kriminelë të tillë, sepse kjo shoqëri në këtë gjëndje amorale dhe armiqësore patjetër do prodhojë gjithnjë e më shumë të tjerë të sëmurë mendorë, manjakë, pedofilë, kriminelë,prandaj na nevoitet urgjentisht pendimi dhe besimi tek Zoti, i cili na shpëton dhe na mbron nga i ligu dhe veglat e tij, kurse fëmijët i mbron besimi dhe lutja e prindit.
Ai prind që beson dhe i lutet Zoti për vete apo për fëmijën, kurrë e keqja nuk do ta gjejë të papërgatitur, madje ajo as do ta prek dot atë dhe fëmijën e tij, sepse psalmisti na siguron: “Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde, nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate. Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.” (Psalmi 91: 9-11)
Kur një fëmijë pagëzohet në Kishën Orthodhokse në emrin e Krishtit, Zoti i dërgon engjëll rojtar që e mbron ditën dhe natën nga djalli, të ligjtë dhe rreziqet e papritura. Prandaj edhe besimtarët orthodhoks i luten engjëllit rojtar çdo ditë: “O engjëll i shenjtë, mbrojtës i shpirtit tim të mjerë dhe i jetës time të vuajtur …mos i lësho vend djallit të lig për të pushtuar dhe sunduar trupin tim.” (Urata e engjëllit mbrojtës)
Dikush ka thënë : “Në qoftë se nënat do luteshin Zonjës Shën Marisë Nënës së Zotit Jisu Krisht për fëmijët e tyre, kriminelët nuk do ishin kaq shumë dhe nuk do zotëronin në këtë masë që e zotërojnë sot botën”.( Autor anonim)
Prindër, jo vetëm që duhet të keni shumë kujdes dhe t’i mbroni fëmijët tuaj nga shumë rreziqe që ka shoqëria sot, por duhet ta dini se edhe të vetëm nuk mund t’ja dilni dot t’i prindëroni, edukoni dhe mbroni fëmijët tuaj nga shumë reziqe të dukshme dhe të padukshme, duhet të luteni Perëndis për fëmijët dhe t’i çoni tek Zoti, që ju thotë ju prindërve: “Lërini fëmijët të vijnë tek unë dhe mos i pengoni” (Matheu 19-14)
Kurse për ata që i skandalisin dhe u bëjnë keq fëmijëve, i dhunojnë, abuzojnë ,i vrasin Zoti ju thotë me zemërim: “Ai që do të skandalizojë një prej këtyre të vegjëlve që besojnë tek unë, do të jetë më mirë për atë t’i varet në qafë një gur mulliri dhe të zhytet në thellësi të detit” (Matheu:18;6-7).
Deri ne çfarë brezi duhet të martohemi që të mos biem në inçest?
DERI NE ÇFARË BREZI DUHET TË MARTOHEMI QË TË MOS BIEM NË INÇEST ?
Vjen një moment në stadin e jetës të çdo individi që ai nuk ndjehet mirë me veten, sepse diçka e qënësishme i mungon brenda qënies së tij psiko-somatike dhe që i kushtëzon mardhëniet shoqërore intime. Këtë mungesë psikologjike dhe trupre nuk ja përmbushin dot lidhjet familjare të gjakut, të tilla si prindër, vëllezër, motra ,kushërinj, të afërm, prandaj ai kërkon një person që është jashtë kësaj lidhje gjaku që të bashkohet trupërisht në martesë dhe kështu bëhet një mish, plotësohet me atë që i mungon dhe qetësohet.
Tek njeriu i krijuar sipas ikonës dhe në ngjasim me Perëndinë ( Zanafilla 1-26) kjo dëshirë për bashkim martesor nuk është vetëm instiktive si tek kafshët por është përkujdesja e Perëndisë, si na thuhet në Bibël:"Pastaj Zoti Perëndi tha: Nuk është mirë që njeriu të rij vetëm, Unë do ti bëj një ndimës që i përshtatet: (Zanafilla 2-18) Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni (Zanafilla 1-28) ....”Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.( Zanafilla 2- 24)
Sipas këtij urdhëri Hyjnor nëpër breza, njeriu është mirë që të martohet, por jashtë lidhjeve të afërta të gjakut të tij, sepse pastaj kemi të bëjmë me inçest të dënueshëm dhe me pasoja genetike te pasardhësit.
Çfarë është inçesti?
Inçest, konsiderohet një marrëdhënie seksuale mes dy personash me lidhje të ngushtë gjaku nga babai edhe nëna si, prindër-fëmijë, motër-vëlla, të afërm deri në një brez të caktuar që ndryshojnë sipas vëndeve, traditave dhe feve të ndryshme.
Inçesti ka egzistuar që nga lashtësia, madje disa e shikojnë tek fëmijët e Adamit dhe Evës që sipas traditës së krishterë edhe mësimeve të Shën Kozmait lindën 50 fëmijë, 33 djem dhe 17 vajza të cilët u martuan me njëri−tjetri për të shtuar racën njerëzore dhe kështu u krijuan degët pemës gjeneologjike,si fiset, popujt racat siç janë deri më sot.
Pavarësisht se kemi martesë në gjak me fëmijët e Adamit edhe Evës kjo gjë nuk ishte as e keqe, as e ndaluar dhe as diçka e mëkatshme në atë kohë, sepse jo vetëm nuk ndalohej nga Perëndia diçka e tillë, por edhe u lejua në mënyrë që rraca njerëzore të ruhej dhe shtohej, sepse ishte mënyra e vetme dhe e tolerushme që të shtohej raca njerëzore mbas rëniës në mëkatit fillestar.(Zanafilla 3: 1-7)
Mëkat edhe e keqe nuk është lidhja mishore martesore mes dy njerëzve sepse në vet−vete të gjithë janë motër edhe vëlla nga që në krye të erës vijnë nga i njëjti çiftë prindëror i parë Adami edhe Eva (Zanafilla 1 :27-28), por mëkat është kur shkelet urdhërimi dhe i ligji i Krijuesit për njeriun edhe për lidhjet martesore.
Para Krishtit shumë popuj edhe kultura e kishin martesën në gjak një veprim normal dhe të nevojshëm për ruajtjen e kompaktësisë së fisit, të pasurisë ose pushtetit brenda familjes, sidomos në atë mbretëror ( gjaku blu). Në përgjithësi pranohet se martesat me incest ishin të përhapura tek egjiptasit ku faraoni martohej me vajzat apo motrat e veta, po ashtu edhe në ato greko-romake. Madje edhe tek popujt semit kemi lidhje të afërta gjaku, psh Abrahami u martua me Sarën që ishte afërsisht motra e tij ose motra nga babai (Zanafilla 12- 10; 20-12) Joakobi mori dy motra njëkohësisht Sarën edhe Rebekën.(Zanafilla 31:14-17)
Edhe pse inçesti tolerohej në botën pagane përsëri kemi që nga lashtësisë monumente të shkruar që e qortonin incestin në familje, si prindër fëmijë. Psh miti i Edipit nga Sofokliu. Në këtë tragjedi na tregohet se si Edipi nga padija vrau babanë Laiosi mbretin e Tebës dhe pa ditur u martua me të ëmën Jokastën dhe për këtë inçest "perënditë" u zemëruan dhe ai nga vrasja e ndërgjegjes e dënoj veten me verbim dhe jetonte në arrati me pendim.
Po ashtu inçesti ishte i përhapur në perandorinë romake. Deklaratat e shumta nga regjistruesit romakë tregojnë shumë bashkëshortë si vëllezër dhe motra. Por kjo martesë në gjak ndryshoi më vonë dhe shoqëritë incestuese u dënuan dhe konsideroheshin “nefas” (kundër ligjit të perëndive dhe të njerëzve). Në Britani, inçesti në përgjithësi konsiderohej një praktikë normale, të paktën në pjesën jugore të tij, siç dëshmohet nga Jul Cezari gjatë fushatës së tij të dytë kundër britanikëve në vitin 54 para Krishtit. Më vonë në kohën romake u ndaluan në mënyrë eksplicite inçesti me një dekret perandorak të vitit 295 pas Krishtit.
Si një ligj Hyjnor inçesti në rethin e ngushtë të gjakut u ndalua kategorikisht në Dhiata e Vjetër tek populli i Izraelit që 1500 vjet para Krishtit. Sipas Ligjit Mosaik izraelitët edhe pse dolën nga Egjipti një shoqëri inçestuale ndaloheshin kategorikisht me tyre të bënin këto lidhje inçesti si egjiptasit.
Tek Levitiku na thuhet:"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Unë jam Zoti, Perëndia juaj. Nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Egjiptit, ku keni banuar, dhe nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Kanaanit ku po ju çoj; ju nuk do të ndiqni zakonet e tyre. Do të zbatoni dekretet e mia dhe do të respektoni statutet e mia, duke iu përmbajtur atyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. Do të respektoni statutet dhe dekretet e mia, me anën e të cilave, kushdo që i zbaton në praktikë, ka për të jetuar. Unë jam Zoti. Asnjë nga ju nuk do t'i afrohet ndonjë të afërmi nga gjaku për të zbuluar lakuriqësinë e tij. Unë jam Zoti”.(Levitiku 18-1-6)
Ndalohej kategorikisht marëdhënia seksuale prindër fëmijë: "Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e atit tënd apo lakuriqësinë e nënës sate; ajo është nëna jote; nuk do të zbulosh lakuriqësinë e saj”.(Levitiku 18-7)
Ndalojet marëdhënia seksuale me njerkën: "Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së atit tënd; ajo është lakuriqësia e atit tënd”.(Levitiku 18-8)
Ndalohet marëdhënia seksuale me motrën apo gjysëm motrën:"Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës sate, bijë e atit tënd ose bijë e nënës sate, qoftë e lindur në shtëpi ose jashtë saj”.(Levitiku 18-9)
Ndalohet marëdhënia me mbesën: "Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së birit tënd apo të bijës së bijës sate, sepse lakuriqësia e tyre është vetë lakuriqësia jote”.(Levitiku 18-10)
Ndalohet marëdhënja me gjysëm motrën: “Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së gruas të atit tënd, e lindur nga ati yt; është motra jote; mos zbulo lakuriqësinë e saj”.(Levitiku 18-11)
Ndalohet marëdhënja me hallën dhe tezen: "Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së atit tënd; është një e afërme e ngushtë e atit tënd. Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate, sepse është një e afërme e ngushtë e nënës sate. Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e vëllait të atit tënd; nuk do t'i afrohesh gruas së tij; ajo është halla jote”.(Levitiku 18 :12-14)
Ndalohet martesa me nusen e birit: “Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e nuses së birit tënd; ajo është gruaja e djalit tënd; mos zbulo lakuriqësinë e saj”.(Levitiku 18-15)
Ndalohet marëdhënja me kunatën: “Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së vëllait tënd; është lakuriqësia e vëllait tend”.(Levitiku 18-16)
Ndalohej bigamia, marëdhënja me nënë edhe bijën dhe fëmijët e tyre njëkohësiaht: "Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e një gruaje dhe të bijës së saj; nuk do të marrësh bijën e birit të saj, as bijën e bijës së saj për të zbuluar lakuriqësinë; janë të afërm të ngushtë të saj; është një incest”. (Levitiku 18-17)
Ndalohet martesa me dy motra njëkohësisht : "Nuk do të marrësh një grua bashkë me të motrën për ta bërë shemër, duke zbuluar lakuriqësinë e saj ndërsa tjetra është akoma gjallë”.(Levitiku 18-1-18)
Kjo që ne lexojmë tek Levitiku është një listë e plotë e martesave që Zoti jo vetëm i ndaloj kategorikisht në Dhiatën e Vjetër por janë edhe të makllkuara automatikisht: "Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me gruan e atit të tij; sepse ka ngritur cepin e mbulesës së atit të tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amin"... "Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me motrën e tij, me bijën e atit të tij ose me bijën e nënës së tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amin". "Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me vjehrrën e tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amin".. ( Ligji i Përtërirë 27 ; 20-23)
Por martesa me një kushëri të parë nuk është e ndaluar tek judejntë madje duhet të theksohet se Perëndia nuk e ndalon martesën me gruan e një vëllai në rastin e një martese leverite (Ligji i Përtërirë 25:10).
Edhe krishterimi i heshëm duke u mbështetur traditës judaike i qëndroj besnik ligjit moral të Levitikut në lidhje të afërta gjaku edhe këto lidhje martesore dënoheshin si inçeste në këtë këndvështrim.
Apostull Pavli është shumë kategorik me një inçest me njerkën në kishën e Korintit: ”Kudo po dëgjohet se ndër ju ka kurvëri, madje një kurvëri të tillë që as nuk zihet në gojë ndër paganë, saqë një shkon me gruan e babait të vet. Dhe ju u krekosët e madje nuk vajtuat, që të hiqet nga mesi juaj ai që ka kryer një punë të tillë. Dhe unë, megjithëse nuk jam aty me trup, me frymë aty jam, dhe, sikur të isha i pranishëm, kam gjykuar tanimë atë që bëri këtë. Në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, mbasi të mblidheni ju bashkë me frymën time, me fuqinë e Zotit tonë Jezu Krisht, vendosa që ti dorëzohet ky njeri në dorë të Satanit për prishjen e mishit, që t'i shpëtohet fryma në ditën e Zotit Jisu”.(1Korintasve 5: 1-5)
Kundërshtimi i inçestit është shumë i qartë në Kanonet Apostolike dhe kanonet e Sinodeve Ekumenike dhe lokale që aprovuan kanonet të parashtruara nga Etërit e Shenjtë për incestin.Kanonet vendosën gardhet morale për mardhëniet inçestuale edhe dënimin për ata që nuk i respektojnë këto kanone kishtare.
Kanuni i 19-të Apostolik paraqet endogaminë dhe inçestin si një pengesë për ata që duan të bëhen klerik : "Kushdo që martohet me dy motra ose një mbesë nuk mund të bëhet klerik".
Kanuni i 67, 68, 75, 76 dhe 79 i Shën Vasilit të Madh përcakton se në çfarë shkalle të afrimitetit janë martesat, të cilat janë të papranueshme nga Kisha.
67. "Marredheniet seksuale ndërmjet vëllait e motrës duhet të marrin pendesë si për vrasje."
68. "Një inçest (martesë e paligishme) midis kushërinjve me disa shkallë largësie, vihet nën pendesë si shkelje kurore".
75. "Në qoftë se dikush kryen marredhënie seksuale me bijën e njerkut/njerkës. Pasi të ketë hequr dorë prej kësaj aktike, ai aforizohet (nxirret jashtë kungimit) për 11 vjet".
76. "Pendesa e mësipërme zbatohet edhe për kunatën".
79. "Ai që bie në shtrat me vjehrrën i nënshtrohet të njëjtës pendesë si me motrën (20 vjet)."
Kanonet e sinodit të 6 të Shenjtë dhe Ekumenik na thonë edhe për respektimin e lidhjeve shpirtërore që krijohen nga pagëzimi dhe martesat si nuni edhe kumbarja ku martesa me ata/ato dhe fëmijët e tyre ishte ndaluar kategorikisht.
6.53 "Kemi mësuar se disa burra janë martuar me nënën e ve, pasi janë bërë kumbarë të fëmijës së saj. Përderisa mardhëniet shpirtërore qëndrojnë më lart se ato fizike, dekretojmë që këtej e tutje kjo praktikë të ndërpritet. Në qoftë se dikush vepron kështu, martesa zgjidhet, dhe personi i nënshtrohet pendesave për ata që kanë kryer mardhënie seksuale të paligjshme".
Po ashtu Kanuni 54 i Sinodit të Pentektit përmbledh kufizimet që ka vendosur Vasili i Madh dhe përmend më hollësisht llojet e martesave ndërmjet të afërmve që duhen shmangur, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime, të qëllimshme ose jo.
6.54. "Në qoftë se dikush martohet me kushëririn; ose at e bir martohen me mëmë e bijë. dy motra: ose mëmë e bijë të martohen me dy vëllezër; ose dy vëllezër të marrin dy motra: atëherë u nënshtrohen 7 vjetëve pendese, pasi ta kenë zgjidhur martesën".
Në krishterimi që në fillim martesa me kushurin e parë ishte kategorikisht e ndaluar si inçest, ndryshe nga toleranca që solli Myslimanizmi si fe monoteiste e re që nisi të përhapej në Europë mbas shekullin VII, ku e toleruan martesën deri me kushërirën e parë, si vajzën e hallës , të xhajës , të dajës të tezes.
Në librin e Kuranit në syren 33, thuhet: “O ti Pejgamber! Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe që ato me ndihmën e Allahut hyjnë në posedimin tënd(robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave të tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve të tua.”
Me një dekret sinodal në shekullin e 11-të Kisha Katholike Apostolike Orthodhokse e largoj akoma më shumë brezninë e lejuar të martesave në lidhje gjaku deri në brezin e shtatë dmth ndalohet deri tek kushuriri i dytë dhe mund të martohet me kushuririn e tretë që i bie brezi i tetë. E gjithë kjo është e lidhur me polemikën mbi natyrën e martesës që kishte tronditur botën bizantine për breza të tërë.
Ky regull kishtar u bë i detyrushëm për të krishterë si ligj Hyjnor, nga autoritetit që Kisha Apostolike si trupi i Krishtit ka në tokë, sipas fjalës së Zotit : "Në të vërtetë ju them se gjitha gjërat që do të keni lidhur mbi tokë do të jenë lidhur edhe në qiell; dhe gjitha gjërat që keni zgjidhur mbi tokë do të jenë zgjidhur edhe në qiell" (Mateu: 18-18)
Në traditën orthodhokse lindore, njeriu duhet të ketë "shtatë shkallë" ndarjeje në gjak.Lidhje gjaku në vijë të drejtpërdrejtë janë ngjitëse dhe zbritëse. Marrëdhëniet e gjakut të afërmit në rritje janë: a.Prindërit. 2.Gjyshërit. 3.Paraardhësit dhe b. Të afërmit në zbritje janë: 1.Fëmijët. 2.Nipërit dhe mbesat. 3.Stërnipër.
Martesat midis të afërmve të gjakut në ngjitje dhe zbritje janë të ndaluara me të afërmit e sigurt, dmth ndalohet kategorikisht martesat: 1.Vëllezër dhe motra. 2.Direkt xhaxhallarët dhe hallat, dajat, tezet. 3.Nipërit dhe mbesat. 4.Kushërinjtë e parë.5.Xhaxhallarët dhe hallat të prindërve. 6 Fëmijët e tyre.7.Kushërinjtë e dytë.
Vëllezërit prej një nëne i takojnë shkallës së dytë të afrimitetit, kushurinjtë e parë janë shkalla e katërt, kushurinjtë e dytë i takojnë shkallës së gjashtë dhe nuk mund të martohen me njëri tjetrin. Kurse kushurinjtë e tretë janë shkalla e tetë dhe si pasojë lejohen që të martohen me njëri tjetrin.
Afrimiteti si pasojë e krushqisë.
Afërsia e krushqisë ka për bazë martesën ndërmjet burrit dhe gruas duke krijuar dy trungje familjare. Kështu si rezultat i një martese krijohet një marrdhënie krushqie midis dy familjeve. Llogaritja e afërsisë së krushqisë është e njëjtë në llogjikë sikurse llogaritja e afërsisë së lidhjes së gjakut. Pjesëtarët e të dy familjeve që kanë krushqi me njëra−tjetrën, nuk mund të martohen me njëri−tjetrin deri në shkallën e pestë dnmth me kushurijnt e dytë.
Lejohet martesa e dy vëllezërve me dy motra, vetëm kur Misteri i Martesës kryhet në një shërbesë për të dy çiftet njëkohësisht, në të kundërtën nqs është bërë martesa vetëm për një çift fillojnë lidhje gjaku me krushqinë dhe është e pamundur martesa me kunatën e vëllait ose me kunatin e motrës.
Afrimiteti shpirtëror.
Afrimiteti shpirtëror që lind nga pagëzimet dhe kurorat, ndërmjet kumbarit, të pagëzuarit dhe të afërmve të tyre. Martesa nga afrimiteti shpirtëror ndalohet deri në shkallën e tretë d.m.th i pagëzuari nuk mund të martohet me kumbarën, me nënën apo vajzën e saj. I pagëzuari nuk mund të martohet me vajzën e kumbarit dhe i biri i kumbarit me bijën e të pagëzuarit.
Afrimiteti si pasojë e birësimit ndalon martesën deri në shkallën e tretë. Kisha Orthodhokse, sipas ligjit të së drejtës së birësimit në kodin e familjes, një fëmijë të adoptuar e sheh njësoj si një fëmijë natyror brenda familjes, prandaj ndalon martesën ndërmjet vëllezërve dhe motrave të adoptuara sepse krijon një kaos në familje dhe prindërit nuk janë dakort për këtë bashkim.
Nëse ndodh një martesë e ndaluar, atëherë kërkohet një këshillë prej episkopit të episkopatës ,enorisë i cili zgjidh edhe martesën e jashtëligjëshme me autoritetin e Zotit që ai e ka sipas vazhdimsis apostolike nëpërmjet hirotonisë në Misterin e Priftërisë të Kishës Orthodhokse.
Nën frymën e apostazisë dhe shthurjes morale sot po kemi një tolerancë në mardhëniet seksuale edhe brenda gjakut madje në disa vende evropiane me tradita shekullore të krishtera është toleruar edhe inçesti vëlla edhe motër mbi moshën 18 vjeç, psh: “ Në 25 Shtator të vitit 2014 Këshilli i Etikës gjermane, një organizëm i emëruar nga qeveria federale, kërkoi që të shfuqizojë ndalimin ligjor të incestit për të rriturit, përkatësisht marrëdhënies midis vëllezërve dhe motrave, të cilët kanë kaluar moshën e adoleshencës. Sistemi i drejtësisë penale nuk është mjeti i duhur “për të mbrojtur tabutë sociale”, pohon Këshilli me bazë në Berlin. Propozimi i Këshillit, i cili ka një rol këshillues në qeveri dhe Parlament në Gjermani do të hyjë në fuqi edhe në disa vendeve të tjera europiane, si: Belgjika,Holanda, Spanja,Portugalia dhe Luksemburgu"."Gjermania lejon inçestin mes të rriturve" ( Gazeta Panorama)
Pavarësisht neopaganizmit dhe tolerancës ndaj inçestit edhe në lidhje kaq të afërta të gjakut në vendet e Evropës dhe botës përsëri mardhëniet inçestuale jo vetëm janë të dënueshme nga kanonet kishtare të Kishës Orthodhkse por edhe shkencërisht lidhjet e gjakut të drejtëpërdrejta edhe të tërthorta deri në brezin e shtatë janë çështje që vazhdojnë të pushtojnë degë të ndryshme të shkencës, si biologjia, psikologjia, antropologjia, drejtësia, sociologjia dhe për këtë arsye është një çështje e rëndësishme bioetike në të cilën këto shkenca thirren të përcaktojnë mendimet e tyre me studimet shkencore.Këto studime shkencore kanë treguar bindshëm se një lidhje dashurie jo vetëm me vëlla e motër por edhe mes kushurinjve të parë dyfishon rrezikun për të pasur një fëmijë me defekt gjenetik. Rreziqet, që shfaqen tek fëmijët e lindur nga një marrëdhënie inçestuale, kanë të bëjnë kryesisht me sistemin nervor, trurin dhe zemrën.
Prandaj nqs dy të rijntë, ose individ që duan të martohen me dikë nuk duhen të nxitohen vetëm si një përmbushje instiktive e tërheqjes seksuale, por duhet të ndalojnë dhe të shikojnë me vëmendje pemën gjenealogjike me personin që duan të martohen për të parë lidhjet e gjakut të drejtëpërdrejta dhe të tërthorta, krushqive sepse rezikojnë pasardhësit e tyre. N.q.s duan të bëjnë një martesë sipas Zotit me Misterin e Maretesës në Kishën Orthodhokse duhet të respektojnë kanonet kishtare që përcaktojnë shkallën e breznisë kur lejohen martesa dhe të konsultohen me priftin e enorisë që të mos bjerë në incestë, ashtu si ndodhi me një djalosh që ra në dashuri me një vajzë që ishte kushurirë e dytë dhe që kanonet kishtare e ndalonin atë martesë.
Me qënë se djaloshi nuk bindej nga fjalët, atëhere prifti i urtë i tha o bir hajde ta shohësh vetë pse nuk bëhet kjo martesë. Prifti mori një gotë me vere edhe e hodhi në një broke bosh dhe pastaj i tha djalit: "hidhe një gotë uji në broke, pastaj provoje për shije".Mbasi e provoj djali i tha : " është verë ". Hidhe gotën e dytë me uji dhe provoje përsëri" Mbasi e provoj djali tha : është akoma verë në shije ".Kështu vazhduan deri tek gota e shtatë e ujit dhe kur djali e provoin përsëri tha ; "akoma ndjehet si verë".Vetëm mbasi hodhi gotën e tetë të ujit dhe e provoj tha: Uratë tani është uji nuk ndjehet më verë" Atëherë prifti i tha : “Mor bir a pe vetë se gjaku nuk bëhet ujë menjëherë, por do shtatë breza të kalojnë. Prandaj edhe Zoti nëpërmjet kishës nuk ta bekon martesën me kushurirën tënde të dytë dhe ju nuk duhet të martoheni me njëri tjetrin, sepse do gaboni shumë për veten dhe për fëmijët tuaj që do lindin në inçest" .
Kreshmë të lehta e të na gjejë krishtlindja të ndritshëm. Shkrim nga Miron Çako
Kisha Orthodhokse në datën 15 Nëntor fillon, starton kreshmët e Krishtlindjes. Këto ditë kreshme, që zgjasin deri në 24 Dhjetor, prishen mbas Shërbesës Liturgjisë Hyjnore të të kremtes që celebrohet pasi ka dalë ylli i mëngjesit ( afërdita ) në 25 dhjetorit.
Është një kreshëm 40 ditore relativisht e lehtë, sepse lejohet, përveç të mërkurave edhe të premteve që janë ditë asketike sipas kanonit 69 apostolik, në ditët e tjera konsumohet vaji, verë edhe peshk deri në datë 17 dhjetor, mbas kësaj date kreshma bëhet më e fortë dhe nuk lejohet më peshku, por vetëm vaji e vera deri për Krishtlindje.
Deri në shekullin e IV Krishtlindja ishte një e kremte që festohej bashkë me Epifaninë e Zotit (Ujin e Bekuar) 6 Janar, si një nga festat e mëdha të shfaqes së Perëndisë në tokë në formën njerëzore si Mesia (Krishti) i Izraelit.
Krishtlindja filloj mbas shekullit të IV në 25 djetor, për të kundërbalancuar festivalin pagan të “Diellit të Pamposhtur”. Ajo u vendos nga Kisha Apostolike në mënyrë të ndërgjeshme, si një orvatje petagogjike që njerëzit, në Perandorinë Romake që kishin liri të besonin në fenë e re të krishterë mbas Ediktit të Mediaolanit 313, të shkëputeshin përfundimisht nga paganizmi edhe të adhuronin Zotin Jisu Krisht “Diellin e vertët të Drejtësisë “( Malakia 4-2) dhe “Dritën e botës” që askush nga njerëzit të mos mbesë në errësirën e padijes dhe mëkatit .(Jaoni 12 -46)
Kemi dëshmi nga etërit e shekullit të IV Shën Ambrozi dhe Shën Agustini që na flasin për këtë të Kremte Zotërore në 25 Dhjetor që shoqëroj edhe me ditë kreshmë sipas enorive edhe tarditave lokale herë një javë, herë 10 ditë.
Përfundimisht me formën që kemi sot kreshmët e Krishtlindjes janë vendosr kanonikisht për të gjithë kishën Apostolike Katholike Orthodhokse në shekullin e 11 në vitin 1666 në kohën e perandorit të lindjes Enamanuel edhe Patriarkut Ekumenik të Kostandinopojës Luka. Të gjithë besimtarët u urdhëruan që të mbajnë kreshmim për 40 ditë si përgatitje për të kremtuar sa më denjësisht Lindjen e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krishtit. Që nga ajo kohë ky rregull ëshët pranur dhe kryet nga të gjithë Kisha Orthodhokse në botë sipas kalendarëve të ndryshëm që Kisha Ortdhokse përdor ai Julian(hënor) ku kreshma e Krishtlindje fillon dhe mbyllet në 6 Janar dhe ai gregorian(diellor) ku kreshma fillon në 15 Nëntor edhe mbyllet në 25 Dhjetor.
Ku e mbështet Kisha Orthodhokse praktikimin e kreshmës edhe para Krishtlindjes?
Kisha Orthodhkse si trupi i Krishtit në tokë, mbështet kreshmimin si përpjekjen asketike në ndihmë sa më të denjë në adhurimin drejt Perëndisë Triadik, në Shkrimin e Shenjtë dhe Traditën e Shenjtë.
Në librat e Biblës për agjërimin, kreshmën flitet si në librat e Zanafillës, Eksodit, I Mbretërve, profetit Isaia, profetit Joel, profeti Daniel, tek Ungjijtë dhe Letrat e Apostujve
Më konkretisht kreshma si konsumim i ushqimit bimor e ka fillesën që sapo u krijua njeriu dhe u vendos në kopshtin e Edenit: Zoti Perëndi e vendosi njeriun në një kopësht, në lindje që u quajt Eden dhe i dha për ushqim :“Barin e fushës që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë që ka fruta dhe që përmbajnë farë, kjo do të jetë për ushqim” (Za. 1:29)
Po ashtu si një regull hyjnor vetpërmbajtje për të ushtruar lirinë për të treguar bindje ndaj Zotit, për te përparuar në virtyt e ka fillesën tek urdhërimi i parë që u dha njerëzve: “Ha nga gjithë pemët e kopshtit, por mos ha nga pema e njohjes së të mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri” (Zan. 2:16-17)
Këtë urdhërim kreshmor fatkeqësisht njeriu nuk e mbajti i gënjyer nga djalli që u fut te gjarpri dhe e nxiti njeriun të hajë ushqimin e ndaluar duke e tunduar se do bëhej i pavdekshëm si Perëndia. Atëherë gjarpri i tha gruas: "Ju s'keni për të vdekur aspak; por Perëndia e di që ditën që do t'i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen". Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t'u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.(Zanafilla 3 4-6)
Këtu fillon mëkati edhe tragjedia njerëzore, sepse neglizhoj urdhërin e kreshmës nga tundimi se ushqimi pa kontroll do ta bënte të pavdekshëm, por rezultoj më pas e kundërta njeriu u bë rob i djallit dhe mishit dhe vdiq si pas gjykimit të drejtë të Zotit :"sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh".(Zanafilla 3-19)
Prandaj kreshma e mohuar nga çifti i parë u bë praktik e detyrueshme që njerëzit të mund ta shikonin dhe të bashkoheshin me Perëndinë edhe të hynin përsëri në Parajsën nga ku u përjashtuan(Zanafilla 3-24), sepse nuk mbajtën ligjin kreshmor: “Ha nga gjithë pemët e kopshtit, por mos ha nga pema e njohjes së të mirës dhe të së keqes(Zanafilla 2-16-17).
Kështu në Shkrimin e Shenjtë kemi agjërimin dhe kreshmim që mbajti profeti Moisi para se të merrte nga Zoti 10 portositë: “Kështu Moisiu mbeti aty me Zotin 40 ditë e 40 netë, nuk hëngri bukë, as piu ujë dhe Zoti shkroi mbi pllaka fjalët e besëlidhjes(10 urdhërimet)” (Eks. 34:29)
Po ashtu dhe profeti Ilia agjëroi me fuqinë e Zotit 40 ditë para se të fliste me Zotin në malin Horeb: “Engjëlli i Zotit u kthye për herë të dytë, e preku dhe i tha: Çohu dhe ha sepse rruga është tepër e gjatë për ty. Ai u ngrit dhe piu dhe pastaj me forcën që i dha ai ushqim, eci 40 ditë e 40 netë derisa arriti në Malin e Perëndisë Horeb. (I Mbret. 19:7-8)
Profetët agjëruan dhe kreshmuan dhe nxisnin judejntë: “Shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn, mblidhni pleq dhe tërë banorët e vendit në shtëpinë e Zotit, Perëndisë suaj dhe klithini Zotit. Prandaj tani thotë Zoti kthehuni te Unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime. I bini borisë në Sion, shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn, mblidhni popullin, shenjtëroni kuvendin, mblidhni pleqtë, mblidhni fëmijët dhe foshnjat e gjirit.Të dalë dhëndri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusërores, midis portikut dhe altarit le të qajnë priftërinjtë, shërbyesit e Zotit le të thonë: Fale o Zot popullin tënd dhe mos ia lër trashëgiminë tënde turpit apo nënshtrimit nga ana e kombeve sepse do të thonë midis popujve: Ku është Perëndia i tyre” (Pr. Joel 1:14. 2:12, 15, 16, 17).
Para së gjithash vetë Zoti Jisu Krisht, para se të përballej me djallin në shkretëtirë, mbajti agjërim 40 ditë në shkretëtirën e Judesë.“Edhe Jisui plot me Frymën e Shenjtë u kthye nga Jordani dhe fryma e çoi në shkretëtirë ku për 40 ditë u tundua nga djalli. Gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë dhe kur ato kaluan në fund e mori uria”(Lk.4:1-2).
Krishti (Adamin i dytë ) duke agjëruar në shkretëtirë e mundi tundimin që djalli i bëri Adamit në Eden.(Zanafilla 2 16-17) Dhe djalli i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, i thuaj këtij guri të bëhet bukë''. Por Jezusi u përgjigj duke thënë: ''Éshtë shkruar: "Njeriu nuk do të rrojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë të Perëndisë"
Vetë Zoti na tregoi se si mund të çlirohemi nga tundimi dhe ndikimi i djallit: "Ky lloj demoni nuk del veçse nëpërmjet lutjes dhe agjërimit” (Math. 17:21)
Apostull Pavli na këshillon që kreshma nuk është vetëm ushtrim asketizmi për nga ushqimi por edhe nga epshi që shfaqet tek njeriu mbasi ata hëngrën frutin e ndaluar(Zanafilla 3- 7 ); “Mos ia privoni njëri-tjetrit përveçse jeni marrë vesh për një farë kohe që t’i kushtoheni agjërimit dhe lutjes dhe bashkohuni përsëri që të mos ju tundojë satanai për shkak të mospërmbajtjes suaj” (I Kor. 7:5)
Kanoni 69 i apostujve thotë: Një klerik që nuk kreshmon 40 ditët e kreshmës, ose të mërkurën dhe të premten, vetëm në rast sëmundje ç’hirotoniset. Një laik aforizohet, nxiret jashtë kungimit”
Këtu në këto pjesë të Shkrimit të Shenjtë edhe të Traditës së Shenjtë e kanë bazamentin rregullin kanonik agjërimin, kreshëmën që Kisha Orthodhokse i urdhëron të krishterët që të mbajnë gjatë vitit siç janë edhe Kreshmët e Krishtllindjes.
Këto rregulla kreshmor nuk janë “barrë e rëndë për t’u mbajtur”(Lk. 11:46) jo si një qëllim në vetvete por si një mjet për një përsosje shpirtërore për të arritur në dashuri për Zotin dhe për të afërmin duke plotësuar gjithë ligjin: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten``.(Luka 10-27)
Krishtlindja është festë e gëzuar që na tregon dashurinë e Perëndisë për njeriun edhe botën : "Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme".(Joani 3-17)
Prandaj që ta pranojmë këtë dashuri të Perëndisë duhet ti pastrojmë zemrat tona që janë të pista me mëkate dhe pasione, ashtu si Zoti e tha: “Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun. Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.(Mateu 15-19)
Edhe apostull Pavli, goja e Krishtit, na mëson po të njëjtat gjëra: Dhe veprat e mishit janë të zbuluara dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë.(Galatasve 5 19-21)
Prandaj që ne të mund të pastrojmë veten nga këto mëkate mishore që e kanë zanafillën tek mosvetëpërmbajtja duke filluar, nga ushqim dhe epshi, ne duhet patjetër të nisim të kreshmojmë të pendohemi të rrëfehemi dhe të pastrohemi shpirtërisht dhe trupërisht gjatë këtyre ditëve që të bëhemi gati për festën e Krishtlindjes dhe të zbukurojmë veten si tempullin e Perëndisë (1 Korintasve 3-16) me hiret e Shpirtit të Shenjtë që është: "dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.( Galatasve 2-22-23)
Duke filluar të mbajmë kreshmën që fillon nga goja, domethënë nga shija dhe kaloritë që i jepen trupit, trupi fillon dobësohet edhe përulet, dhe ngrihet shpitrti ashtu si në një lavjerës kur njëri ulet ngrihet tjetri, po ashtu edhe instiktet e tona qetësohen dhe çlirohen dëshirat, ndjenjat, mendimet, të cilat janë shpirtërore dhe këto kërkojnë të drejtohen drejt Zotit në etje dhe dëshirë për Jisu Krishtin që tha: “Unë jam buka e jetës. Ai që vjen pas meje nuk do të ketë uri dhe kush do të më besojë mua nuk do të ketë etje kurrë”. (Jn. 6:35)
Të dashur të krishterë duhet të përgatisim veten për 40 ditë duke kreshmuar sipas rregullit kishtar që të presim Krishtin që të lindë në zemrat tona, ashtu si lindi 2021 vjet përpara në shpellën e Betlehemit, siç na thotë edhe urata para Kungimit Hyjnor e Shën Joan Gojartit.
O Zot, Perëndia im, e di që nuk jam i denjë, as i aftë që të hysh nën mbulesën e shtëpisë së shpirtit tim, sepse është e shkretë dhe e rënë dhe s'gjen te unë vend të denjë për të ulur kryet. Por, siç e ule veten së larti për ne, ule dhe tani në përuljen time. Dhe siç denjove të shtrihesh në shpellë dhe në grazhd të kafshëve, denjo të hysh dhe në grazhdin e shpirtit tim të paarsyeshëm dhe trupit tim të njollosur...Prandaj të lutem Ty, të vetmit të shenjtë, o Zot, shenjtëroma shpirtin dhe trupin, mendjen dhe zemrën dhe gjithë mendimet e mia, përtëritmë krejt, rrënjos në gjymtyrët e mia frikën tënde dhe bëje që të mos zhduket nga unë shenjtërimi yt. Dhe ji për mua ndihmës dhe përkrahës duke ma drejtuar jetën në paqe dhe duke më bërë të denjë të qëndroj bashkë me shenjtorët nga e djathta jote, me ndërmjeti met dhe uratat e Mëmës sate të tërëkulluar dhe të meshëtarëve të Tu pa trup e të kulluar që të shërbejnë, si dhe të gjithë Shenjtorëve që të kanë pëlqyer prej jete. Amin.
Kungata hyjnore për ne të krishterët orthodhoks është një Krishtlindje dhe bashkimi më i lartë me Zotin, që sipas Shën Nikolla Kavasila nuk mund të shkohet më lart se kjo, prandaj gjithë qëllimi i kreshmës është që të bëhemi të denjë që për Krishjtlindje të marim pjesë në të Kremten dhe në Liturgjinë Hyjnore që kulmon me Kungimin Hyjnor.
Bota e ka kthyer Krishtlindjen në një festë komerciale, Krishtlindje pa Krishtin, një festë për barkun, epshet dhe kënaqësitë e tyre mëkatare, siç thuhet: “Perëndia i tyre do të jetë stomaku i tyre.” (Filipianëve 3.19) Zoti na rujtë nga një gjendje e tillë mjerane dhe e dënueshme që vjen nga injorimi apo mosmbajtja e kreshmës si janë edhe ato para Krishtlindjes .
Prandaj apostulli na thotë fjalë që na frymëzojnë për kreshmim: "Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.(Galatasve 5-24) Prandaj nqs se jemi të krishterë orthodhoksë lë ta pregatisim veten për të festuar Krishtlindje me kreshëm, lutje, me rrëfim ,me vepra bamirësie që atë ditë të madhe të mund të themi "Ja Krisht lind lavdërojeni atë."
Kreshëm të lehta e të na gjejë Krishtlindja të ndritshëm. Amin
Nga Miron Çako : "Masturbimi është një grep dhe tallje e djallit" !
Pornografia
që mund ta përcaktojmë si një "pandemi" në këtë brez të pa besë edhe
imoral nxit jashtëzakonish masturbimin.
Sipas një sondazhi të institutit Kinsey: 72% e përdorin pornongrafinë për masturbim.
Po çfarë është masturbimi ?
Masturbimi është stimulimi seksual i organeve gjenitale vetjake, si tek meshkujt edhe tek femrat, për të arritur kënaqësi seksuale, me duar ose objekte, zakonisht deri në pikën e orgazmës. Është llogaritur se rreth 97% e meshkujve dhe më shumë se 90% e femrave janë masturbuar para moshës 21 vjeç në adoleshencë dhe më herë në pubertet duke filluar nga mosha 12 -25.
Tek disa njerëz masturbimi është bërë një vartësi sa ata nuk heqin dorë madje edhe kur kanë mundësi të kenë mardhënie seksuale me partnerë ata ndjejnë më shumë kënaqësi seksuale në pornografi dhe në masturbim duke braktisur jetën e rregullt seksuale. Sipas statistikave :rreth 78% e popullsisë mashkullore, duke pasur një partner të rregullt, vazhdojnë të masturbohen, dhe 13% madje deklaruan se e pëlqejnë këtë praktik më shumë se seksin.
Edhe pse Psikanaliza e ka përcaktuar si një nga fazat natyrale të jetës seksuale madje e ka promovuar si terapi që nga shekulli i 19−të, psh për të kuruar esterizmin tek femrat, dhe mjekësia, psikologjia dhe seksologjia e ka pranuar si auto-erotizëm, përsëri vetë termi “masturbim” do të thotë “të përdhunosh me dorë”, pra diçka jo natyrale dhe perverse.
Pavarësisht se masturbimi tolerohet dhe nxitet nga disa mjek, psikologë, seksologë, si i shëndetshëm për shëndetin mendor edhe fizik përsëri studime të mirfillta kanë treguar se masturbimi kur ai bëhet një vartësi është një patologji serioze, sëmundje mendore dhe fizike.
Konkretisht duke qënë se masturbimi mund të fillojë në moshë të papjekurisë seksuale si , puberteti, adoleshenca e hershme, kohë kur trupi nuk është i përgatitur për proçeset dhe shqetësimet që përjetohen gjatë masturbimit, patjetër do të kemi një sforcim psikologjik edhe fizik të individit që do të ketë pasoja të mëvonshme të rritjes, po ashtu edhe kur bëhet në moshë të madhe kur trupi është tashmë i lodhur dhe i konsumuar nga jeta masturbimi mund të çojë në probleme serioze shëndetsore dhe jetësore, sepse gjatë masturbimit sistemi kardiovaskular vuan, kjo gjë që çon në sulme të hershme në zemër, zhvillim të takikardisë, zbehje, dhimbje në zemër dhe infrakte. Po ashtu masturbimi nxit krijimin e shpejt të diabetit , prostatës, dëmtim të mushkërive, dëmtimin e sistemit riprodhues, çon në infertilitet, impotenca rritet, dëmton kujtesën, shikimin, çon në humbje të zërit, gjumit, çon në plakje të parakoshme, në nervozizëm, neuroza, depresion, etj pasoja si një reaksion zinxhir në psiqikën edhe trupin e masturbuesit duke dëmtuar cilësinë e jetës natyrale edhe normale.
Masturbimi nga lashëtsia
Në antikitet masturbimi konsiderohej një praktikë e natyrshme. Paganët e kanë toleruar masturbimin si një tabu madje sipas tyre ata e kanë huazuar nga perënditë. Psh për egjiptasit universi filloi me një akt auto-erotik masturbimi të perëndisë egjiptiane të krijimit Atum, i cili i gjeneroi qëniet e para përmes spermës së tij të nxjerrë nga vetja me masturbim.
Filozofi cinik Diogjeni (Shekull IV pK.) mësonte njerëzit se trukun e masturbimit në fillim ja mësoi zoti, Hermesi, si një lehtësim dhe kënaqësi djalit të ti Pan dhe ai ja mësoj disa barinjve të rinj edhe kështu u hap ndër njerëzit. Filozofi Diogjen “Ciniku” masturbohej në publik, sepse për të ishte një nevojë fizike si ushqimi dhe pija dhe kur njerëzit i thonin nuk ke turp ai përgjigjej:"Sa mir do ishte të fërkoja edhe barkun që të më largohet uria".
Por edhe para Krishtit kishte opinione të ndryshme mes popujve me kultura të ndryshme , psh në Kinë, masturbimi konsiderohej i padëmshëm për gratë, por i rrezikshëm për burrat, sepse harxhonte energjitë jetësore.
Veçanërisht tek judejntë një popull monoteist me ligje Hyjnore masturbimi dhe derdhja e spermës jashtë ishte një mëkat kundër krijuesit, sepse mohonte seksualitetin mes burrit edhe gruas dhe urdhërin Hyjnor: Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni(Zanafila 1 -28).
Në Bibël nuk kemi të përcaktuar masturbimin në mënyrë specifike por aty përmendet emri i Onanit biri Judës që sipas tregimit biblik ai e hidhte sprmën jashtë sepse nuk donte të kishte fëmijë sipas ligjit me gruan e vëllait të vetë që i kishte vdekur: “Atëherë Juda i tha Onanit: "Shko te gruaja e vëllait tënd, martohu me të dhe krijoi trashëgimtarë vëllait tënd".Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij. Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë(Zanafilla 38: 8-10). Kjo histori shërbeu si bazë për dënimin që i bënë judejntë edhe më vonë të krishterët vetë-kënaqësisë dhe mjeteve të kontracepsionit dhe nga emrit i Onanit mori emrin edhe mëkati i masturbimit në greqsht onanizmoi .
Levitiku përcakton se çdo derdhje kotë e spermës nga një mashkull, kur ka ereksion të pavullnetshëm apo edhe kur është me një grua konsiderohet si një veprim i papastër:“Në rast se një njeri ka një lëshim fare, ai do të lajë tërë trupin e tij në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Çdo rrobë dhe çdo lëkurë mbi të cilat ka farë do të lahet me ujë, dhe do të jetë e papastër deri në mbrëmje.Në rast se një burrë bie në shtrat me një grua dhe ka një lëshim fare, do të lahen që të dy me ujë dhe do të jenë të papastër deri në mbrëmje"(Levitiku 15 16-18).
Interpretimi tradicional i rabinëve i këtij pasazhi vlen për të gjitha mënyrat e derdhjes më kotë të spermës aq më shumë kur bëhët fjalë për masturbimin që konsiderohej mëkat kundër Krijuesit edhe ligjit dhe duhet dënuar. Mishnah thotë se nëse një mashkull prek penisin e tij me dorë (për të kontrolluar për një papastërti rituale), dora e tij "duhet të pritet".
Për hebrejntë bashkimi seksual ekziston nga Krijuesi që të lindin fëmijë dhe të krijojnë një familje duke forcuar marrëdhënien midis burrit dhe gruas. Prandaj, kënaqësia e dëshirës seksuale (sidomos te meshkuj) vetëm për seks mohohet nga një traditë hebreje.
Prandaj edhe sot rabinët edhe stjuduesit e ligjit judaik janë kategorik në kënaqësinë seksuale pa qëllim dmt.hedhje e spermës jashtë ose në masturbim psh. Shulchan Aruch dhe Kitzur Shulchan Aruch thonë se hedhja e spermës konsiderohet një mëkat më i madh se çdo mëkat tek Torahu (Pendateku). Rabini Nahman argumentoi se masturbimi çon në depresion dhe se efektet e mëkatit të derdhjes së spremës mund të pastrohen vetëm nëpërmjet recitimit të Tikkun Haklali (përbërje prej 10 psalmesh, në mënyrë të veçantë recitohet për të pastruar mëkatin e mastrubimit ose derdhjes kot të spermës). Sipas Schumel, autoriteti i famshëm i dekadave të fundit thotë:"Vetë-kënaqësia tek meshkujt me skadimin e një farë është ekuivalente me gjakderdhje dhe idhujtari, vonon ardhjen e Mashës (Mesias) dhe parandalon lidhjen me më të lartën me Zotin"
Këndvështrimi i krishterë për masturbimin
Krishterimi që nisi nëpërmjet mësimeve,vepërs shpëtimtare të Krishtit, Birit Të Perëndisë dhe Birit të Njeriut në një taban Judaik si përmbushja e Ligjit e Dhiatës së Vjetër me hebrejntë dhe nisja e Dhiatës së Re me gjithë njerëzimin ka të njëjtim qëndrim për seksualitetn mes të krishterëve. Seksualiteti nuk duhet të ushtrohet vetëm si kënaqësi egoiste pa qëllimin e fëmijëve dhe bashkimin në çift dhe këtu nënkuptohet edhe abuzimi seksual me masturbimin.
Mësimet e Krishtit nuk u morën me detaje si bënin Farisejntë edhe Skribët por treguan shkakun dhe ku duhet të parandalohen pasojat e mëkatit të epshit që fillojnë në mendje në zemër. Ai ju thoshte turmave:“Ju keni dëgjuar se u tha: "Mos shkel kurorën". Por unë po ju them se kushdo që ka shikuar një grua me dëshirim, tashmë ka kryer kurorëshkelje me të në zemrën e vet.” (Mateu 5:28)
Shikimi i një gruaje me epsh është i ndaluar sepse është shkaku primar që e çon individin në kurvëri, kurorëshkelje dhe në masturbim.
Krishterimi ashtu si judejntë sekszalitetin e shikon si një dhuratë nga Krijuesi për bashkimin e çiftit në një mish dhe lindjen e një njeriu të ri, prandaj mbapa çdo orgazme është mundësuar një njeri, prandaj mastubimi dhe çdo shpërdorim i spermës më kot heq shenjtërinë e seksualitetit dhe qëllimin sipas regullit të Krijuesit që u përsëritën nga Krishti. “Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre:''A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër? Dhe tha:"Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm". Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë''.. (Zanafilla 2:24)
Edhe Sipas mësimit të apostullit seksualiteti jo vetëm nuk është i keq madje i nevojshëm për njerëzit që nuk mund ta menaxhojnë dot epshin për lindjen e fëmijëve dhe për tu ruajtur nga kurvëria:“mirë është për njeriun të mos prekë grua. Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet.(Korintasve 7 1) dhe "Burri duhet të përmbushë detyrën e tij martesore me gruan e tij, dhe gjithashtu bashkëshortja me bashkëshortin e saj. Trupi i gruas nuk i përket vetëm asaj por edhe burrit të saj. Në të njëjtën mënyrë, trupi i burrit nuk i përket vetëm atij, por edhe gruas së tij. Mos e privoni njëri-tjetrin, përveç me pëlqimin e ndërsjellë dhe për një kohë, në mënyrë që ju t'i kushtoheni lutjes. Pastaj bashkohuni përsëri në mënyrë që Satani të mos ju tundojë për shkak të mungesës së vetëkontrollit tuaj.(1 Korintasve7: 3-5)
Apostulli na thotë:"Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë"(I Korintianët 10-31) këtu futet edhe seksualiteti sipas regullit të Krijuesit. Kurse abuzimi me seksualitetin vetëm për veten, kënaqësi personale, e kthen seksualitetin nga ekstravers drejt tjetrit në intravers drejt vetes, kjo çon autoamatikisht në kurvëri, tradhti bashkëshortore në masturbim deri në perversion, në një mëkat, epshi kurvërie që ndan njeriun si nga Krijuesi, nga tjetri, bashkëshorti dhe bashkëshortja, nga e natyrshmja dhe e bën një qënie egoiste të izoluar të denatyralizuar që përjeton vetminë dhe dënimin e ferrit që në këtë jetë, sespe del kundër dëshirës së Perëndisë: “Sepse kjo është dëshira e Perëndisë, shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria; të dijë gjithësecili prej jush të mbajë enën e tij me shenjtërim e me nder; jo në pësim dëshirimi, ashtu si edhe kombet që s’njohin Perëndinë (1 Sel. 4:3-5).
Edhe etërit e shenjtë kanë këtë mendim shën Klementi i Aleksandrisë (150-215): “Për shkak të rëndësisë se saj në trashëgimin e njeriut, sperma nuk duhet të derdhet kot, as të dëmtohet e as të shpërdorohet”.
Qëndrimi i Kishës Orthodhokse
Për Kishën Katholike Apostolike Orthodhokse seksualiteti konsiderohet si një dhuratë nga Perëndia. Seksualiteti e gjen përmbushjen e tij në marrëdhënien martesore, dhe për këtë arsye abuzimi me dhuratën e seksualitetit njerëzor jashtë martesë apo në tradhëti të martesës ëshët mëkat i vdekshëm por edhe për shkak se akti i masturbimit është i vetëdrejtuar dhe nga natyra e tij i paaftë për të shprehur dashurinë dhe shqetësimin për një person tjetër, ai shihet si një shtrembërim i përdorimit të dhuratës së seksualitetit dhe konsiderohet një makat epshi dhe prish marëdhënien e besimtarit me Zotin dhe Kishën si trupi i Krishtit dhe e ndan mëkatarin që kryen këtë mëkat nga Kungata Hyjnore dhe bëhët një pengesë serioze për shpëtimi në Krishtin nqs nuk rrëfehet me pendim dhe nuk hiqet dorë përfundimisht prej tij.
Sipas Ligjit Kishtar të Kishës Orhtodhokse, nëse një klerik shkakton sekretimin e spermës me anë të masturbimit, ai dënohet me pezullim nga shërbimi për një vit. Ai pritet ta heqë këtë zakon, por nëse vazhdon ta praktikojë, atëherë largohet përfundimisht nga detyra. Nëse masturbatori është laik ose murg, atëherë ai dënohet me një largim prej dyzet ditësh nga kungimi, të cilin do ta duhet ta kalojë me kreshmë dhe njëqind metani në ditë.
Kanuni i tetë i shën Joan Kreshmuesit i cakton një laiku që bie në këtë mëkat, përveç përjashtimit nga Kungata e Shenjtë, njëqind metani çdo ditë për dyzet ditë, së bashku me një dietë që nuk përmbante asgjë tjetër përveç bukës dhe ujit.
Këto masa disiplinore nuk janë të pandryshushme por janë fleksibël sipas, personit, rastit dhe vartësisë. Ati shpirtëror i ndriçuar nga Perëndia jep sipas pendimit dhe përpjekjes një masë disiplinore që i përshtatet personit, sepse qëllimi nuk është qortimi me ndëshkim por shpëtimi i mëkatarit.
Masturbimi është një tallje demoniake .
Masturbimi nuk është një vartësi njerëzore por një ndikim dhe tallje demoniake këtë e thonë shenjtorët.
Shën Nikodhimi Agjioriti mbi masturbimin thekson me të drejtë se ky mëkat hap mendjen dhe shpirtin ndaj ndikimit demonik.
Shën Meletios Pohuesi për vetkënaqësinë thotë: “ata që vetëkënaqen, spermën e tyre e sakrifikojnë për djallin”, dhe se ajo është pjesa më e nderuar e trupit të tyre.
Shën Joani i Shkallës thotë te Shkalla 15 për masturbimin që rrëzon murgun , asketin :“Kam mendimin se për dy shkaqe që do t'jua paraqes më poshtë, demonët vrasës dhe tërëmjerë e kanë zakon të na luftojnë dhe të na rrethojnë ne të mjerëve në mëkatet jo sipas natyrës. Shkaku i parë është se i disponojnë më me lehtësi të gjitha mjetet dhe së dyti, për këtë rënie pësojmë një ndëshkim më të madh. Këtë e di mirë asketi i madh që më parë zotëronte mbi gomerët e egër dhe që më pas, zotërohej dhe tallej prej tyre, ai që më parë ushqehej me bukë qiellore dhe pastaj u privua nga ky hir kaq i madh dhe gjëja më e denjë për t’u lavdëruar"
Dhe përmend pastaj një ndodhi nga Shën Andoni i Madh që i rrëfente murgjërve: Duke vajtuar hidhurazi, profesori ynë Andoni tha: “Një shtyllë e madhe ra”. Por e fshehu i lumuri mënyrën e rënies. E dinte mirë sigurisht i lumuri se dikush mund të ndotë trupin e tij me kurvëri, pa u ekzistuar nga një trup i huaj”.
Masturbimi vërtet është një tallje demoniake që e shtyn njeriun të kurvëroj me vetë trupin dhe psiqikën e tij të përmbytur nga fantazia erotike, duke e larguar nga realiteti dhe kënaqësia natyrale , heteroseksuale, sa e denigron në një të sëmurë psiqik me pasoja fizike ndonjëherë të pariparueshme.
Prandaj nuk gabojmë që masturbimin ta quajmë grepin dhe rrjetën e djallit dhe që shumë që kanë rënë në të dhe pak prej tyre i`a dalin të shpëtojnë, ashtu si na thotë profeti Abakum : Ai (djalli)i zë të gjithë me grep, i zë me rrjetën e tij dhe i mbledh me rrjetën e tij të peshkimit; pastaj kënaqet dhe ngazëllon. Prandaj i bën flijime rrjetës së tij dhe djeg temjan për rrjetën e tij, sepse me to pjesa e tij është e madhe dhe ushqimi i tij i bollshëm.A do të vazhdojë ai, pra, të zbrazë rrjetën e tij dhe të masakrojë kombet pa mëshirë?(15-16)“
Prandaj mos e justifikoni apo neglizhoni masturbimin sepse jo vetëm po shkatërroni shpirtin ,mendjen dhe trupin por keni rënë pre e djallit dhe nga grepi, rrjeta e tij mund t'ju shpëtoj vetëm Zoti Jisu Krisht që tha:"Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë'' Lukai 18-27."Amin.
PORNOGRAFIA IKONA E DJALLIT
Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës së Tiranës- KOASH
Shkrim nga Miron
Çako
Dt: 4/11/2021
PORNOGRAFIA IKONA E DJALLIT
Një nga problemet më të mëdha që po përballet shoqëria sot është pornografia . Pornografia si një zhanër mediatik është inskenimi apo portretizim i akteve seksuale naturale ose pervese. Qëllimi i poronogarafisë është përftimi i kënaqësia dhe nxitjes seksuale të shikuesit , por edhe një biznes shumë fitimprurës me miljona dollar për shoqëritë që meren me këtë biznes të pamoralshëm.
Formati i pornografis nga ana mediatike është i shumëllojshëm, si në media vizive, tv , internet , kinema, në median audio, radio, regjistrim zanor,në kaseta , dvd etj, në atë të shkruar, si në revista,libra ,postera,foto, kartolina .Një format tjetër shumë i vjetër është arti pamor si, vizatimi, piktura,skulptura, sot për pornografinë përdoren edhe lojërat kompjuterike, ose filmat e animuar që kanë një akses shumë të madh sidomos tek të rijntë dhe fëmijët.
Mqns teknologjia mediatike është shumë e zhvilluar dhe gardhet morale janë shqyer përfundimisht pornografia po gëlon si kurrë më parë.Sot nuk po gjen dotë një zhanër mediatik që të mos jetë i ndotur nga pislliku i pornografis.Ligji e ndalon pornografin nën moshën 18 vjeç.Në Shqipëri, prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike në ambientet e të miturve, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Pornografia ndahet në atë të butë dhe në të fortë . E butë quhet kur paraqitet vetëm lakuriqësinë e modelit ose aktorit porno.Kjo lloj pornografiae trektohet zakonisht nëpërmjet gazetave apo revistave pa penngesë apo edhe në tv. Kurse e pornografi e fortë quhet ku jepet me detaje akti seksual mes aktorëve që shikuesi të ndjejë epshin dhe dëshirën që atë që shikon ta kryejë.Kjo pornografi është e liçensuar dhe lejohet të tregtohet mbi moshë 18 vjeç.
Por këtë regualla gjithnjë e më shum tolerohen dhe pornografia nuk po njeh më kufij moshe, sidomos nga keq përdorimi i internetin, ku është e aksesushme lehtësisht nga të gjtha moshat dhe me të gjithë perversionet , si homoseksuaele, innçeste, pedofili , zofili, etj. Burrat kanë tendencë të shikojnë më shumë sesa gratë, por sipas statistikave edhe numri i grave po ritet ndjeshëm sidoemos me revista dhe libra porno.
Statistika për përdoruesit janë me miliona në botë dhe shumica e përdoruesve i qasen videos pornografike onlaine nëpërmjet inrenetin dhe telefonit celular dhe sidoemos ky numër ndjekësish është ritur gjatë kohës së pandemisë. Kaq i madh është nummri i atyre që janë të varur nga pornografia sa pa ndrojnte mund të themi se pornografia është tashmë një vartësi si droga në këtë brez të pabesë edhe imoral.
Nga vete psikologët pornografia bënë më shumë të këqija se të “mira”.Pornografia nuk është akt normal seksual por një aktrim një fantazi e pastër nga aktorët porno për një audjenc të inreresuar. Ky është një iskenim artstik që dikush kur i she krijon një mendim të gabuar për seksalitetin dhe duke krasuar veten me aktorët krijon një vlerësim të ulët për veten nga ana e sksualiteti të tij dhe po ashtu kërkon një pritshmëri të madhe për partneren/in. Kjo anomali do të çojë në zhgënjim në pritje që nuk mund të përmbushen kurrë, sepse ndryshe është realiteti dhe ndryshe inskenimi pornografik.
Kjo situatë po krijon probleme serioze morale, shoqërore , psikologjike madje edhe brenda marrëdhënieve romantike mes çifteve.
Pornografia nxit tek të varurit e saj gjithmon instiktin seksual që kërkon patjetër një shkarkim të kësaj energjie instiktive riprolluese, dhe në mungesë partnerein/en Çon në abuzim ndaj vetes me masturbim,ose deri në përllunime, inçeste dhe brenda familjes.Shikojmë se përllunimet dhe me fëmijë apo inçestet janë shtuar.Në shumicën e rasteve është materiali porno që shikohet në shtëpi dhe nxit epshin për pjestarët e familjes , prindër-fëmijë, vëlla-motër, kushurinjë, dhe kur frenat e logjikës nuk fuksionojnë kryhet një krim seksual me pasdoja të pariparueshme.
Pornografia krijon probleme psikologjike, vartësi deri sa e transformon dhe e sëmur njeriun në manjak seksual.Nga sheknctarët janë bërë studime për efekte fiziologjike në trurin e atyre që janë të varur nga pornografia.Sipas tyre projeksioni i pornografisë shkakton ndryshime kimike në tru dhe varësi.Në ciklin vartësisë nga pornografia i varuri nga pornografia për gjatë gjithë jetës mendon si të të poltësoj "nevojën" për pornografi më shumë se për ushqimin fizik njësoj si një i alkolizuar i droguar. Janë kryer hulumtime rreth asaj se si pornografia ndikon në tru dhe dëmton atë. Një strukturë e trurit e quajtur (striatum ventral) luan një rol të rëndësishëm në sistemin e shpërblimit të trurit ose në rrugët e shpërblimit. Është e njëjta pjesë e trurit që ndizet kur një alkoolist sheh një foto të një pijeje. Lëvorja cingulate dobësohet me kalimin e kohës duke parë pornografi, e cila është rajoni i trurit përgjegjës për vendimmarrjen morale dhe etike dhe vullnetin, kështu individi bëhet i dobët moralisht, i papërgjeshëm deri varësi manjake.
Probleme të shumta lindin kur përdoret pornografi, duke përfshirë lidhjen e një personi me një përvojë që nuk është reale. Truri kujton se ku është përjetimi që provoj nga pornografia dhe sa herë që dëshirohet nga epshi, dëshira do të përqendrohet në pornografi se sa në aktin seksual real. Duke qënë një nivel i panatyrshëm i cili fokusohet në rritje të kimikateve të trurit dhe përfundimisht truri lodhet nga sforcimet e shpeshta duke parë pornografi. Kjo ndalon prodhimin e dopaminës e cila e lë shikuesin të dëshirojë më shumë, por nuk mund të arrijë kënaqësinë, kështu që individi kërkon ngritje më intensive të pamjeve porno. Filmat pornografikë bëhen më të çoroditur, fantazitë bëhen më agresive dhe jopersonale, dhe mendja juaj vazhdon të përpiqet me këmbëngulje të përsërisë procesin, i cili sjell kënaqësi dhe kënaqësi.
Ky çekuilibër neurokimik dhe i sjelljes mund të çojë në impotencë, masturbim të shpeshtë pa kënaqësi, ankth, lodhje, mungesë motivimi, paaftësi për t'u përqëndruar dhe përshkallëzim të shijeve për stile pornografike më të çuditshme ose të reja deri sa kalon në perversione përtej imagjinatës.
Kjo situatë anormale jashë realitetit e trurit bënë që i varuri nga pornografia nuk kënaqet seksualisht me një partner/e në një akt seksual real por kënaqësia është vetëm në materialin porno edhe në abuzim vetjak (masturbim) që ka pasoja të tjera në shëndetin psikologjik edhe fizik.
Pornogarafia sjell probleme sociale në çift, sepse ai/ajo që ka krijuar varësi nga porno e sheh partneren/in e tij/saj jo si subjekt por si objekt, si fotot e librit apo pamjet vizive dhe e kanë vështirtë të bëjnë dallimin mes seksualitetit normal dhe atij që kanë në fantazinë e tyre nxitur nga pornografia. Kjo gjë u sjell më pak kënaqësi seksuale në një akt thjesht mekanik dhe detyrimisht çon në një krisje deri në ndarje divorc të çiftit.
Të gjitha fotot dhe pamjet vizuale të pornografisë regjistrohen në subkoshiencë dhe ato dalin në sipërfaqe herë pas here dhe krijojnë epsh të papritur, vështirësi në komunikim me të tjerët dhe situata e veprime të paparishikushme.
Por problemi më i madh i pornografisë është ai shpirtëror, sepse nëpërmjet pornografisë ndotet moralisht shpirti dhe pornografia në etikën e krishterë dhe nga Kisha Orthodhokse cilësohet mëkat që kryet me anë të shikimit, fantazisë, kujtimit dhe dënohet si i njëjtë me mëkatin e kurvërisë dhe kurorshkeljes . Zoti Jisu Krisht e tha qartë: “Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: "Mos shkel kurorën". Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.”( Matheu 5-25)
Disa që janë beqarë, mendojnë se pornografia është e tolerushme për ata sepse ata nuk kanë partner/e dhe nuk po trallëtojnë, por Zoti Jisu Krisht është kategorik për të gjithë si të martuar apo beqarqë mëkatojnë me anën e shikmit me epsh: “Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt (Mateu 5-29)
Ai që e nxit këtë mëkat është demoni i kurvërisë ky lloj demoni ka humbur shumë shpirtra që vuajnë për këtë mëkat në Ferrë, prandaj edhe Shën Serafim Rozë ka thënë: “Pornografia është ikona e djallit.”
Me anën e syrit njeriu merr 80 % të informacionit nga jashtë dhe djalli dhe vecanërisht demoni i kurvërisë e di ndikim e madh që ka ikona, figura tek syri i njeriut për të nxitur tek ai instiktin seksual, prandaj është demoni i kurvërisë që i mëson njerëzit si të joshin njëri-tjetrin në kurvëri dhe kurorshkelje me ikona pamjen provokuese, nudo, porno .
Demoni i kurvërisë nxit i pari kërshërinë për lakuriqësi dhe pastaj kur njeriu nuk bënë kujdes por i le të lira portat e shqisave sidomos sytë , ai merr të drejta dhe futet me anën e shikimit tek truri i njeriut dhe demoni krijjon trysni në vatrat e seksualitetit dhe me sistemin nervor ve në lëvizje organet seksuale dhe trupin që automatkisht prodhon lëndët kimike si dopamina,adrelina,norepinefrina oksitocinës dhe vazopresinës, serotoninës që japin kënaqësinë seksuale trurit dhe trupit manipuluar nga pamja ose fantasia pornografike, prandaj sipas Etërve të Shkretëtirës, epshi është më i vështiri nga mëkatet për t'u shmangur nga njerëzit, nga që ka një kënaqësi të veçantë.
Djalli vërtet është shkaku dhe e fillon punën e mëkatit edhe të kurvërisë, por njeriu bashkëpunon në liri e tij dhe vazhdon dhe i thellon pasojat e mëkatit deri në shkatërrmin përfundimtar, ashtu siç ndodh me një gur që i jep shtysën e parë sa të fillojë të rrokulliset në rëpirë nga forca e rëndesës deri në fund të humnerës, kështu ndodh edhe me vartësinë e pornografisë, njerëzit joshen nga tundimi që vjen nga shikimi, dëgjimi dhe pastaj rëzohen vazhdimisht në një varësi dhe shkatërrim jo vetëm psikologjik, por edhe fizik.Kjo rokullisje drejt humnerës vjen edhe se njeriu është një qenie zakonore që sipas Pavllovit krijon reflekse të kushtëzuara me veprime të pësëritura sikurse edhe me pornografinë që kur shikohet vazhdimisht krijohen automatikisht këto refkekse të kushtëzuara, sepse neuronet bëjnë rrugë në trurin tonë dhe krijojnë korridoret e tyre dhe kështu truri është i mësuar dhe kërkon perjodikisht atë ushqim , kënaqësi ashtu si është vartësia nga droga, prandaj pornografia kthehet një problem mendor i pamenaxhueshëm, një patologji dhe i varuri bëhet një pacienti dhe ka nevojë jo vetëm për priftin për rëfim por edhe për trajtim mjeksor nga mjeku psiqiatër.
Thamë që njeriu e regjistron informacionin nga jeta e përditëshme në magazinën e subkoshiencës, si pamjet, zërat dhe gjithashtu pervojat seksuale, sepse instikti seksual angazhon fort gjithë qenien psiko-somatike të njeriut si instikt riprodhues i jetës. Djalli duke i ditur të gjitha rastet e mëkatit edhe ato seksuale, sepse ai vet i ka nxitur i nxjerrë ato nga subkoshienca e njeriun edhe i vendos me anën e kujtesës përpara vetes tonë, sikur jemi duke i parë realisht përsëri ato skena pornografike edhe tunduese, kështu edhe pse nuk mund të kemi akses për informacion porno ose nuk e kemi dëshirë përsëri ato pamje porno rikthehen dhe në momente më të papërshtashme dhe që nuk kanë aspak lidhje me pornografinë ,psh kur je në kishë, duke u lutur, ose lexon Ungjillin,ose edhe para Mistereve të Shenjta, edhe mund të manuipulojnë e torturojnë gjithmonë duke të nxitur ti pranon dhe të ribësh të njëjtin mëkat si një rreth vicioz.Prandaj nuk duhet të shikosh pornografi sepse i jep material djallit që do ta përdor kundër teje aq kohë sa i je nështruar tundimit për të parë porno.
Kodi i programeve të pornografisë është XXX, ky një simbol antikrisht që nga okultistët dhe satanistët do të thotë kryqi i shkallmuar dhe hedhur në ajër.
Kështu çlirimi nga vartësia e pornografisë nuk është i lehtë dhe po të themi i pamundur vetëm me përpjekjen dhe ndihmën njerëzore, si të psikologut ,seksologut apo psiqatrit. Duhet patjetër ndihma e Zotit i cili thotë: “Sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.”(Joani 15:5)
Demoni i kurvërisë mund të largohet vetëm me urdhërin e Zotit, që ka pushtet t’i thotë demonit: “Unë po të urdhëroj, dil prej tij dhe mos hyr më kurrë tek ai!”. (Marku 9:25)
Le të shikojmë edhe diçka tjetër që nuk duhet anashkaluar,Zoti njerëzit e parë i kishte veshur me rrobë drite dhe pas mëkatit i veshi me rroba lëkure (Zanafilla 3-21),sepse lakuriqësia është shkak i mëkati trupor dhe roba e ndan njeriun nga kafsha dhe djalli që është lakuriq i xhveshur nga hiri i Zotit .Në të kundërtën djalli e zhvesh njeriun dhe e ekspozon lakuriqësinë e tij tek të tjerët që ta turpëroj edhe të sjelli sakndali. Këtë e shikojmë sidoemos tek të demonizuarit si ai i gadarës që na thuhet: “nuk vishte rrobat ”( Luka 8-26). Ky fakt na tregon se lakuriqësia e vullnetshmë është shenjë e demonizimit të këtij brez lakuriq.
Por dinakëria e djallit nuk ka kufinj, ai duke shfrytëzuar artin pamor e futi lakuriqësinë edhe në ambjente fetare si ndodhi në kishat e perëndimit në kohën e rilindjes, ku u pikturuan engjëj, njerëz, shenjtorë, të zhveshur lakuriq duke krijuar piktura sensuale deri në kufinjtë e pornografisë, të ngjashme me paganizmin ku seksualitet në të gjitha perversionet ishte i hyjnizuar me pamjet lakuriqe edhe skenave erotike, pornografike të zotave të Olimpit.
Kjo mënyrë e të pikturuarit është krejt ndryshe nga arti ikonagrafik bizantin orthodhoks, që jo vetëm engjëjt dhe shenjtorët janë të veshur, por edhe mishi i tyre është trajtuar në mënyrë ikonografike i transformuar në gjendjen pa pasion e epsh. Ikonat orthodhokse ndikojnë nga pamja edhe hiri që përcjellin, që të shenjtërojnë mendjen, të nxisin në lutje edhe vënë në kontroll epshin. Personat e veshur në ikona bëhën modele dhe frymëzim si njerëzit duhet të vishen në jetën e tyre që mos jenë shkak skandali për të tjerët.
Prandaj për ikonat orthodhokse është bërë një luftë shumë e madhe nga forcat e errëta sidomos në shekulli e XIII nga ikonoklastët, luftë që vazhdon edhe sot nga heterodoksët dhe heretikët, që shikojnë si të panevojshme dhe dëmshme për sytë e njerëzve ikonën orthodhkse dhe paraqesin në vend të tyre ilustrime apo piktura fetare pa kanone kishtare, sipas frymëzimit dhe muzës së artistit që mund të degjenerojnë në një pikturë tunduese, në një degëzim të pornografisë fetare. Nuk është rastësi se atje ku luftua dhe u tjetërsua ikonografia orthodhkse, lulëzoi edhe pornografia.
Askush nuk mund të mendoj se nuk do mbetet i pa prekur psikologjiokisht dhe fizikisht nga ndikimi Ikonës së djallit, që është pornografia, sepse kanë qënë burra më të fortë, madje të zgjedhur nga Perëndia, që u rrëzuan, sepse nuk i edukuan sytë të mos shohin lakuriqësinë e një gruaje, shëmbull për këtë kemi mbretin David i cili nga tarraca pa lakuriqësinë e Bershabes .Ai e pranoj tundimin edhe u rëzua në mëkatin e kurvërisë madje edhe të vrasjes edhe burrin asaj Urian .(2 Samueli 11) për këtë mëkat u qortua nëpërmejt profetit Natan(2 Samueli 12 1-14) dhe u dënua me vdekjen e fëmijës(2 Samueli 15-19)
Shën Paisi thotë se televizori kur përdoret keq me programe pornografie tundon edhe një shenjtorë. Ai tregon edhe një rast sesi një të moshuari që i kishte vdekur gruaja dhe nga vetmia,mërzitja filloi të shikonte programe të tilla. Nuk vonoi shumë dhe plaku i kërkoi bekimin atë Paisit që të martohet përsëri. Shën Paisi thotë : " Dy orë u mundova ta bind se ishte veprim i gabuar dhe duhet të mendonte për vdekjen, se ishte me një këmbë në varr, por nuk u bind dot."
Ajo që është më rëndësishmja ata që janë pagëzuar janë veshur me krishtin janë bërë krishtër “Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.”(Galtasve 3:27), prandaj Apastull Pavli na thotë: “A nuk e dini ju se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr, pra, unë gjymtyrët e Krishtit dhe t'i bëj gjymtyrë të një kurve? mos qoftë ashtu!A nuk e dini ju se ai që bashkohet me një kurvë bëhet një trup me të? Sepse thuhet: ''Do të jenë të dy, thotë Zoti, një mish i vetëm''.Por ai që bashkohet me Zotin është një frymë me të.Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet.A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.(1 Korintasve 6-15-20)
Pjesë e gjymtyrëve të Krishtit janë edhe sytë tanë, që ne nuk mund t’i përdorim për të parë pornografi, prandaj edhe pornografia radhitet tek mëkatet si kurvëri edhe tradhëti bashkëshortore dhe sipas Kanoneve Kishtare ai që shikon pornografi dhe masturbon nuk duhet të kungohet kategoriokisht, sespe është i ndyrësuar dhe vetëm me lejen atit rrëfyes mund të kungohet përsëri.
Provojeni nqs do të shohësh porno vendos pëpara tv, monitorit,një ikonë të Zotit Jisu Krisht.A do të mundesh të shikosh pornografi?Besoj se jo.Duhet ta heqësh ikonën e Zotit që të shohësh pornografi ikonat e djallit, sepse Krishti edhe djalli nuk mund të qëndrojnë në një vend.Kështu duhet të vendosësh para se të shikosh porno a je me Krishtin o me djallin dhe antikrishtët, sepse: “ç`harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç`pjesë ka besimtari me jobesimtarin?”(2 Kor 6:15)
Me Zotin Jisu Krisht asgjë nuk është e pamundur për korrigjim dhe shpëtim nga vartësia e pornografisë. Ata që kanë rënë në këtë tundim dhe janë bërë pre e pornografisë me përgjëratë dhe lotë duhet t’i kërkojnë falje dhe ndihmë Zotit që t’i lirojë nga ky tundim dhe pasojat ku kanë rënë, të pagëzohen që tju falet ky mëkat i vdekshëm dhe nqs janë të pagëzuar duhet patjetër të pendohem dhe rrëfehen me sinqeritet tek ati rrëfyes .
Dhe sa herë që ju kap dundimi për porno duhet të luteni : Zoti Jisu Krisht mëshirom mua mëkatarin", thuheni këtë lutje derisa tu largohet tundimi dhe kujtimi i pamjeve të ndyra , sepse vetëm me emrin e Krishtit kamzhikohet demoni i kurvërisë edhe largohet i turpëruar nga ju.
Zoti Jisu Krishti tha: “Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë”(Joani 18:27) dhe “Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë”. (Joani 6:37)
Krishti me dashurinë e tij Atërore nuk do t’i përzëri por do t’i shërojë jo vetëm ata që janë viktima të varësisë nga pornografia, por edhe ata janë krijues edhe merren me pornografi për fitim me këtë industri demoniake që është ikona e djallit.
Ja edhe kjo histori prekëse ndryshimi na tregon këtë fakt se si një pornografist ndryshoi të gjithë jetën e tij me hirin e Zotit edhe shenjtorëve.
Dëshmia e një personi që ndryshoj nga momenti që takoi Jerond Paisin në qelinë e tij në Panagudha:
“Nuk besoja aspak! Bëja një punë të shëmtuar. Unë xhiroja filma të papërshtatshëm, dmth filma pornografikë. Kisha marrë me qira një apartament dhe një aparat filmi dhe xhiroja filma porno. Shisja filma dhe fitoja shumë para, bleva një makinë të shtrenjtë, Mercedes dhe jeta ime në përgjithësi ishte luksoze. Dëgjoja dhe të tjerë më flisnin për Shën Paisin dhe i tallja. Qeshja...Një ditë mendova dhe thashë, do të shkoj në qelinë e tij, që të shikoja se si ky kallogjer jua punon të gjithëve. Shkova pra në qelinë e tij që të shikoja se çfarë bënte. Qëndrova për shumë orë dhe në fund mbetëm vetëm 3 vizitorë. -Qëndroni që t’ju qeras na tha Shën Paisi.Shkon brenda në qelinë e tij dhe na sjell tre llokume në një pjatë. Qeras të parin, qeras të dytin dhe më pas vjen para meje dhe më shikon në sy, si të më bënte radiografi. Kthen pjatën dhe llokumin e hedh në tokë me baltë. Atëherë më thotë:-Më ra, merre dhe haje...-Çfarë, nga balta do të ha unë? U përgjigja.Më shikon përsëri në sy dhe më thotë:"Po ti, pse i ushqen njerëzit me baltë".Pësova shokun e jetës sime! Doja që të hapej toka dhe të më përpinte. U çova pa thënë asgjë dhe u largova me vrap. Shkova në hotel në Karies. Tërë natën nuk fjeta, duke menduar për atë që ndodhi. Ditën tjetër shkova përsëri tek Shën Paisi dhe i thashë:-Dua që të flasim. Nëse dëshiron që të flasim, më thotë me një ton të ashpër, fillimisht shko dhe shit të gjitha aparatet filmik, që ke në apartament, të cilin ta lësh dhe më pas eja përsëri. U ktheva mbrapsht dhe për një muaj i shita të gjitha. Atëherë shkova përsëri që të vizitoj Shën Paisin. Këtë radhë më pranoi me shumë gëzim. Folëm për shumë orë. Më ndihmoi që të gjej veten. Të rrëfehem dhe të Kungohem. Gjeta edhe një punë të mirë... Lavdi Perëndisë! E falenderoj Shën Paisin nga thellësia e zemrës sime, që më çliroi nga ai profesion mëkatar dhe më futi në udhën e Perëndisë...”Amin.
Për shumë vjet o Kryezot !
Për
njeriun e Perëndisë lindur në Pire më 4 Nëntor 1929, i cili
në 4 Nëntor 2021 mbushi moshën 92 vjeç, janë të përshtashme vargjet e
psalmistit: "Lum njeriu... që gjen
kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin
e tij. Ai do të jetë si një lisë i mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep
frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka
bën do të ketë mbarësi." (Psalmi 1)
Dhe po ashtu fjalët e Apotullit të kombeve Shën Pavlit: “Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim. Por nuk e di se jeta në mish të jetë për mua një punë e frytshme, as mund të them çfarë duhej të zgjedh, sepse unë jam i shtrënguar nga dy anë, sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, gjëja më e mirë por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për ju. Këtë e di me siguri, që do të rri dhe qëndroj me ju të gjithë për përparimin tuaj dhe për gëzimin e besimit tuaj” (Filipanesve 1:21-25). Amin.
“Nuk mund të pinë edhe kupën e Zotit edhe të demonëve” (1 korinthasve 10-21)
“Nuk mund të pinë edhe kupën e Zotit edhe të
demonëve”
(1 korinthasve 10-21)
Shkrim i përgatitur nga përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepiskopatës e Tiranës- KOASH , Miron Çako
Me këtë shkrim dua t’ju drejtohem të gjthë njerëzve, por në veçanti të krishterëve orthodhoks që nga padituria e vullnetshme ose të rrëmbyer nga rryma e botës së mëkatit me frymë liberale deri në apostazi, guxojnë dhe marrin pjesë bashkë me fëmijët e tyre në festën horror, antikrishte, demoniake të Halloween- it.
Në Halloween që festohet nga 31 tetor -1 nëntor bëhet fjalë për shfaqje karnavalesh të shëmtuara, një ringjallje të paganizmit kelt, të përzier me okultizmin dhe kryesisht me satanizmin .Kjo ditë ishte kushtuar “zotit” të vdekjes, Samhai, që sipas priftërinjve druitë kishte pushtet mbi shpirtrat e njerëzve si të mirëve edhe të këqijve. Njerëzit sakrifikonin tek Sahmai që ai të mos lejonte shpirtrat e këqinj të dilnin nga bota e vdekjes në këtë natë mes vjeshtës edhe dimrit, ku sipas keltëve cipa e ajrit ishte shumë e hollë dhe ata mund të kalonin lirshëm tek të gjallët dhe të hynin tek trupat dhe shtëpitë e tyre, prandaj keltët visheshin burrat si gratë dhe gratë si burra ose si kafshë dhe të frikshëm, që shpirtrat e këqij që nuk ishin pranuar në parajsën kelte të mos u afroheshin atyre ose vinin ëmbëlsira,vinin pije të forta, mjalt, ëmbësira tek dera që t’i merrnin me të mirë shpirtrat e këqinj. Këtu fillon zakoni i bredhjes sot në natën e Halloween-it, me kostume fantazmash, shtrigash dhe lloj-lloj shpirtrash të tjerë, që simbolizon komunikimin me jetën e përtejme dhe shpirtrat e këqij.
Ky Samhai "zot i vdekjes"për ne të krishterët orthodhoks nuk është tjetër vetëm djalli që ështe shkatar i vdekjes shpirtërore dhe trupore të njerëzve ( Zanafilla 3: 6-7 ). Ashtu siç na thotë urtësia e Solomonit: “Nga Zilia e djallit erdhi vdekja në botë” (Urtësia e Solomonit 2:24). Keltët në shekullin e VII u krishtërizuan dhe kjo ditë pagane, që festohej me bestytni, magji, orgji dhe frikëra u dënua nga Kisha Apostolike si diabolike. Ata besuan se Zoti i jetës dhe vdekjes është Krishti si na thotë tek Zbulesa na thuhet: "Unë jam i pari dhe i fundit, dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallë në shekuj të shekujve, amin; dhe unë i kam çelësat e vdekjes e të Hadesit."(Zbulesa 1 -17-18)
Papa Bonifaci i IV për ta zhdukur këtë festim pagan vendosi që në Kishën e Perëndimit në këtë ditë të kujtoheshin, sipas besimit dhe traditës së krishterë, shpirtrat e të drejtëve ose gjithë shenjtorët të quajtur (All Hallows Day) dhe (All Hallows Eve) nga këtu merr emrin sot edhe Halloween.
Duke filluar nga fillimi i shekulli XIX kjo ditë filloj të festohej në SHBA nga emigrantë irlandezë dhe pastaj në Evropë. Fillimisht, festimi i Halloween ishte jashtëzakonisht i kufizuar për shkak të besimeve të rrepta protestante në këto vende, por rryma komerciale globaliste edhe e apostazisë bëri që kjo festë filloi të festohej e riformatuar, si një festë pagane e keltve, kushtuar botës së vdekjes sipas doktrinës së priftërinjve druitë. Njerëzit mashtrues të mashtruar vishen sot, afërsisht 120 milion vetëm në Amerikë, ku kjo festë arrin kulmin e festimeve, shpërfytyrohen si shpirtra të këqinj, magjistarë, vampirë, infermiere seksi ose Drakula, Batman, Spiderman, Supermen që tani është shfaqur edhe si biseksual një risi e re: “Kohës së Re” (NEW AGE).
Kjo festë pagane e importuar nga SHBA në Evropë edhe mbas viteve 90 në vendin tonë festohet sot jo vetëm nëpër lokale dhe biznese private, markete, që arredohen me simbolet e frikshme horrori vdekjeje dhe diabolike si skelete, lakuriq, nate, mace të zeza, merimanga, dragonj, fantazma, vampir etj, por këto simbole të shëmtuara dhe të frikshme i shikojmë padrejtësisht në shkelje të ligjit të laicitetit edhe në vëndet publike si shkolla, kopshte. Gjithashtu, në stacione TV, gjatë këtyre ditëve, jepen në çdo orë, për çdo moshë filma me horror, magji, krime me subjekt Halloween, me histori kriminale diabolike,si shtrigëri, mite, rrëmbimet e fëmijëve dhe sakrifica okulte në njerëz e kafshë, një “menu mediatike” e frikshme që njerëzit duhet ta pranojnë me detyrim.
Halloween edhe pse shfaqet si festë argëtuese, ajo qartazi është një festim me karakter, okult dhe mistik i mirfilltë, prandaj ata që marrin pjesë në këtë festë,si në shtëpi, rrugë, lokal, nuk janë duke u argëtuar, por duke ushtruar një fe okulte, me formula dhe rite magjike një sinergji bashkim me demonët në kulmin e saj.
Jo rastësisht dita e Halloween-it përkon edhe me vitin satanik për satanistët. Në këtë natë satanistët, magjistarët mblidhen adhurojnë djallin në kishat e tyre dhe i bëjën fli djallit me sakrifica, kafshësh, njerëzish, fëmij të rëmbyer, shoqëruar me rituale me orgji dhe perversion. Për satanistët Halloween do të thotë: ”satanai qoftë i lavdëruar: edhe formula : “Trick or Treat”sipas satanistëve do të thotë: “Më jep diçka, në vend të magjisë”.
Sipas statistikave në këtë ditë ndodhin shumë mëkate trupore, perversione, përdhunime, rrëmbime, dhunime, krime, dhe njerërzit, sidoemos fëmijët kalojnë situata të frikshme, që krijojnë probleme psikologjioke dhe përfundojnë tek psikologu, psikiatri.
Statistikat tregojnë se rritet ndjeshëm dhe frikshëm numri i të poseduarve nga një frymë demoniake, shikojnë fantazma sidoemos kjo tek fëmijët, të cilët janë të brishtë nga ana psikologjike. Afërsisht deri në 50% të atyre që festojnë bëhen me probleme psikologjike për një kohë të gjatë, madje në disa raste edhe përgjitmonë.
Gjithashtu, kronikat e zeza tregojnë se fëmijët me kostume e të maskuar, kur shkojnë nëpër shtëpi dhe kërkojnë karamele dhe ëmbëlsira me formulën: “Trick or Treat”, bien pre e mashtrimit dhe grabitjes për shfrytëzim nga pedofilë e manjakë dhe prindërit humbin fëmijët dhe ka raste që nuk u kthehen kurrë më në shtëpitë e tyre, ose marrin karamele, ëmbëlsira të helmuara nga njerëz të ligj satanistë.
Në këtë natë kanë shumë gjasa të vdesin më shumë njerëz në aksidentet e makinave. Fëmijët kanë dy herë më shumë gjasa për t’u goditur nga një makinë dhe të vriten në Halloween më shumë se në çdo ditë tjetër të vitit. Mos çuditemi për këtë sepse ja më kot thotë apostulli na paralajmëron: “Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.” (I Petros 5-8)
Pavarësisht se bota dhe turma pa kuptim e quan festë e argëtim me adrenalinën, që jep frika e vdekjes, ne si të krishterë nuk duhet të na ndikojë dhe infektojë moralisht kjo ditë si festë pagane dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të marim pjesë me fëmijët, sepse Zoti Krisht na tha:nuk jeni nga bota.”(Joani 15;19) Apostull Jakovi dhe apostull Joani na thotë : “O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që do të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.” “Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të, sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota.” (Jakovi 4-4) (Joani 2:15-17).
Duhet të dimë se të krishterëve nuk ju lejohet të marrin pjesë në festa pagane kushtuar idhujve, sepse "Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj.” (Psalmi 96:5)
Në Dhiatën Vjetër, izraelitët monoteistë e kishin kategorikisht të ndaluar pjesmarrjen dhe praktimimin e festave e ritualeve pagane, sidoemos në lidhje më të vdekurit, ashtu si thuhet: "Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji, as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit, sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti; dhe për shkak të kësaj neverie, Zoti është duke i përzënë para teje. Ti do të jesh i përkryer para Zotit, Perëndisë tënd; (Ligji i Përtërirë 18: 10-13)."
Sa herë që izraeli u kurvërua me idhujt mori pjesë në festime pagane dhe hëngri nga ushqimet kushtuar idhujve, u ndëshkua në mënyrë shëmbullore siç na thuhet tek psalmet: “Ata i shërbyen edhe Baal-Peorit dhe hëngrën flijimet e të vdekurve. E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.” (Psalmi 106: 28-29)
Kanonet Kishtare vendosur nga Sinodet e Shenjta e ndalojnë pjesmarrjen e krishterëve në këto festime: “Çdo i krishterë që i jep vaj një tempulli pagan ose sinagoge për festat e tyre, të aforizohet. Nxiret jashtë kungimit.” ( Kanoni Apostolik 72)
Sinodi Ekumenik i Pentektit përsa i përket çdo zakoni dhe feste idhujtare vendosi në Kanonin (nr. 62) ku ndalon vallëzimin e grave dhe vallzime të tjera në emrin e zotave të grekëve. Gjthashtu u ndalohet burrave të veshin roba grash dhe anasjelltas .Gjithashtu, sipas këtij kanoni ndalohej edhe përdorimi i maskave, që visheshin gjatë këtyre festave pagane.Një klerik që ka dijeni për këtë urdhëresë dhe vepron kundër çirotoniset dhe nqs është laik aforizohet nxiret jashtë kungatës.
Të krishterët janë ikona të Krishtit edhe si mund të lejohet të shpërfytyrohen në atë mënyrë fyese për dinjitetin njerëzor të krijuar sipas ikonës së Perëndisë ( Zanafilla 1-26) dhe të shpërfytyrohen në formën e shpirtrave të ligj të botës së vdekjes, të manjakëve seksualë dhe killerve, vampirëve edhe shtrigave, një botë e tërë paudhësie e neveritshme për Zotin, ashtu si na thuhet tek Psalmi: U përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre; u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta; ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre, dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur. Kështu ata u ndotën me veprat e tyre dhe u kurvëruan me aktet e tyre. Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij. I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin. Armiqtë e tyre i shtypën dhe ata iu nënshtruan pushtetit të tyre.” (Psalmi 106:35-42)
Kjo festë është fetë e errësisës, festohet natën në një kuptim metaforik fjala “errësisë” në Bibël pesonifikon fuqitë armike të Perëndisë, i Cili për shkak të shenjtërisë së Tij dhe të përsosshmërisë së Tij është dritë medore: “ Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë” (1 Joan. 1.5) Errësira përdoret si simbol i idhujtarëve, që nuk njohin Zotin dhe nuk i besojnë Atij: “ Sepse ja, terri mbulon tokën dhe një errësirë e dëndur mbulon popujt” (Isaia 60.2). Errësira është një botë mëkati :“Mjerë ata që e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën, që ndërrojnë terrin në dritë dhe dritën në terr, që ndërrojnë hidhësirën në ëmbëlsi dhe ëmbëlsinë në hidhësi!” (Isaia 5.20) Si vijim mëkatet janë vepra të errësirës :“le të flakim, pra, veprat e errësirës dhe të veshim armët e dritës.”(Romkët. 13.12)
Satanai qeveris në botën e mëkatit dhe “shpirtrat e së ligës” përfaqësojnë fuqinë e errësirës ashtu si Zoti tha: ‘kjo është ora juaj dhe pushteti i errësirës”, (Luka. 22.53) Krishti tha “Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë. (Joani 12 -46) Edhe apostujt Zoti i caktoj që të bëhen bashkëpunëtor të dritës hyjnore, si caktoj apostull Pavlin: “që t’u çelësh sytë atyre dhe t’i kthesh nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, që të marrin me anë të besimit në mua faljen e mëkateve dhe një trashëgim midis të shenjtëruarve”( Veprat. 26.18)Njerëzit duhet ti largohen erësirës djallëzore dhe të besojnë tek Krishti: “që të bëheni bij të dritës''(Joani 12 -36)Prandaj i krishteri si bir i Krishtit, nuk i përket errësirës dhe festave që bëhen në terr, sepse : Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.” (1 Thesaonikave 5-5)
Shpenzimet që bëhen për skenografinë apo kostumet e frikshme të Hallowen kushtuar shpirtrave të këqinj janë marramendëse, me shpenzime ekstravagante për kostume,maska, ëmbëlsira dhe karamele, etj. Gati 10 bilionë dollarë harxhohen në SHBA. Këto shpenzime harxhohen vetëm për një natë, dmth para të hedhuara në lumë, kur të tjerë njerëz rreth nesh nuk kanë gjërat më esenciale të jetes. Sa të gabuara edhe antihumane janë këto shpenzime argëtimi diabolike.
Mendoni kur këto shpenzime i bëjnë edhe ata që quhen të krishterë, si do të dalin ata para Krishtit dhe si do të justifikohen kur t’ju thotë: “Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë, isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni" (Matheu 25:42-43).
E gjitha kjo marrëzi kolektive ka pasojat e saja dhe sidoemos tek të krishterët që e dinë të vërtetën dhe bëjnë gabime e mëkate si njerëzit e botës, ata do të dënohen më shumë, sepse në të tilla raste veprojnë ligjet shpirtërore, sepse Krishti e tha : “Shërbëtori që e dinte vullnetin e zotërisë së tij dhe nuk u bë gati e nuk e kreu vullnetin e tij, do të rrihet shumë.Por ai që nuk e dinte, po të bëjë gjëra që meritojnë të rrahura, do të rrihet më pak. Kujt iu dha shumë, do t'i kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t'i kërkohet më shumë.Kujt iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t’i kërkohet më shumë”.(Luka 12: 47-48)
Këta të krishterë demonizohen më keq edhe se njerëzit e botës, sepse Krishti na paralajmëron: “Tani kur fryma e ndyrë ka dalë nga një njeri, endet nëpër vende të thata, duke kërkuar qetësi, por nuk e gjen. Atëherë thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time, nga kam dalë"; po kur arrin e gjen të zbrazët, të pastruar dhe të zbukuruar; atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjera më të liga se ai, të cilët hyjnë dhe banojnë aty; kështu gjendja e fundit e këtij njeriut bëhet më e keqe nga e mëparshmja. Kështu do t'i ndodhë edhe këtij brezi të mbrapshtë''. (Matheu 12:43-45)
Disa të krishterë “mendjehapur” (open mind) mund të thonë se nuk kenë punë me njerëzit, por festojnë “Ditën e të Gjithë Shenjtorëve”. Një i krishterë orthodhksë nuk mund të festojnë në këtë ditë edhe si besimtar,sepse “Dita e të Gjithë Shenjtorëve” që festohet në 1 nëntor për Kishën Romano Katolike nuk është i pranueshëm për të krishterët orthodhoksë, pasi Kisha Orthodhokse feston Ditën e të Gjithë Shenjtorëve jo më 1 nëntor, që festohet në kishën perëndimore që nga viti 835, por kjo ditë festohet të dielën pas festës së Pentikostisë, që varet nga dita e Pashkës, e cila për çdo vit është e lëvizshme.
Theksojmë se e gjithë simbolika performanca dhe fryma e kësaj feste pagane është e papranueshme për një të krishterë orthodhoks, sepse ajo zëvendëson vlerat dhe idetë e krishtera me ato antikristiane: si me bestytni, magji, ritualet pagane, imazh i shtremëruar i vdekjes dhe shpirtrave të njerëzve, flijim për shpirtrat e këqinj, një demonalatri e hapur.
Dikush mund të thotë se kjo që po na shkruhet është mendimi yt ekstremist dhe fanitik, prandaj për të hequr çdo mëdyshje për qëndrimin si të krishterë orthodhoks që duhet të mbajmë për Halloween-it të shohim si reagojnë dhe çfarë na thonë shenjtorët.
Nga jeta e Shën Joan Maksimoviç rrëfejmë një ngjarje që ka lidhje me këto “festime pagane”:
“Disa rusë në San Francisko, kishin organizuar një festë Halloween-i, pranë Kishës ku meshonte episkopi i shenjtë. Pas shërbesës shenjti shkoi në vendin, ku do të bëhej festa, hyri në sallë duke i suprizuar të gjithë. Muzika menjëherë ndaloi, ndërsa Shenjti filloi ngadalë-ngadalë të lëvizë në sallë duke vëzhguar fytyrat e tyre. Nuk tha asnjë fjalë, sepse edhe nuk nevojitej, pasi vetëm me prezencën e tij të nderuar ia arriti të ngacmonte ndërgjegjen e të pranishmëve, diçka që dukej nga habia e dukshme e të gjithëve! U largua pa thënë asnjë fjalë dhe ditën tjetër në Kishë u mblodhën të gjithë sa morën pjesë në festën satanike dhe me një predikim të zjarrtë shprehu indinjatën e tij të shenjtë dhe i ftoi të gjithë të pendoheshin dhe të jetojnë në mënyrë shpresëtare jetën e krishterë.”
Sipas Shën Nikollës së Ohrit: “Në Natën e Halloween e shtrigave është e qartë se ne, të krishterët orthodoksë, nuk mund dhe nuk duhet të marrim pjesë në një festë të tillë idhujtare në asnjë nivel (edhe nëse do të ishte "vetëm" argëtuese për fëmijët), sepse ajo përfaqëson drejtpërdrejt heqjen dorë nga Zoti ynë dhe besimi ynë i shenjtë orthodhoks. Sepse, nëse i lejojmë fëmijët tanë të "maskohen" dhe i lëmë të shkojnë në errësirë dhe të lypin ëmbëlsira, në këtë mënyrë ne pranojmë vullnetarisht bashkësinë e të vdekurve, perëndia e të cilëve nuk është hyjnia Samhain, por vetë Satanai, princi i së keqes dhe ëmbëlsirat që do të merrnin nuk do të përfaqësojnë një dhuratë të pafajshme për fëmijët, por një ofertë për vetë djallin. Le të kujtojmë se paraardhësit tanë, të krishterët nga shekujt e parë, së pari do të zgjidhnin vdekjen trupore në vuajtjet më të këqija sesa do të pranonin një flijim për idhujt dhe në këtë mënyrë do të hiqnin dorë nga Krishti, Perëndia ynë, i Cili na urdhëroi: “S’keni Zot tjetër veç meje" (Shën Nikolla i Ohrit)
Të krishterët orthodhoks nuk duhet të kremtojnë festa të tilla, sepse ato na largojnë nga Perëndia. Zoti Krisht është rigoroz duke thënë: “Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërmbledh.”(Matheu 12:30) dhe apostulli thotë: “Nuk mund të pinë edhe kupën e Zotit edhe të demonëve.” (1Korintasve 10-21)
Kë duhet te pyesim për vaksinën dhe terapinë mjekësore ?
Kë duhet te pyesim për
vaksinën dhe terapinë mjekësore ?
Shkrim nga Miron Çako
Shumë persona më pyesin: “A e ke bërë vaksinën?” Madje dikush erdhi afër edhe më pëshpëriti në vesh dhe më tha në konfidencë: “Ti je njeri i Zotit më thuaj një fjalë a duhet ta bëjmë vaksinën?”
Pa hyrë në diskutimin për benefitet apo rreziqet që ka vaksina, sepse unë nuk jam profesionist i kësaj fushe dhe atë mund ta bëjnë vetëm shkencëtarët e mjekët specialist të fushës, të cilët merren me prodhimin e vaksinës dhe luftën kundër virusit,atyre që më pyesin: “A e ke bërë vaksinën?” unë personalisht iu përgjigjem: “Nqs më pyet si katekist ( mësues feje ), vaksina nuk është çështje doktrinale e krishterë prandaj nuk mund të përgjigjem me siguri. Nqs më pyet si individ, për mua vaksina është një çështje personale shëndetësore dhe nuk jam i detyruar t’ja tregoj publikisht çdo njeriu që më pyet e ke bërë apo jo, por vetëm aty ku është e nevojshme”.
Kurse asaj që më pëshpëriti në vesh: “ Se çfarë duhet të bëjmë për vaksinën se ti je njeri i Zotit edhe i di këto gjëra?”, i thash me zë që ta dëgjojnë edhe të tjerët që ishin pranë : "Pyet një mjek një specialist çfarë të thotë dhe nqs nuk je akoma bindur si besimtare që je pyet Zotin dhe do marrësh përgjigje me siguri”.
Duke përshëndetur përpjekjen e madhe shkencore humane për vaksinën, të gjithë e dinë se këto vaksina janë një projekt në bazë eksperimentale të krijuara me emergjencë për të parandaluar ndikimin e një pandemie tek njerëzit, po ashtu dihet se akoma e gjithë bota shkencore, mjeksore nuk janë 100 % dakort për dobinë dhe problematikën që mund të shfaqin këto lloje vaksinash anticovid, ashtu siç kanë rënë dakort unanimisht të gjithë shkencëtarë dhe mjek për vaksinat e tjera si e fruthit, e poliomelitit, etj që u çertifikuan pas shumë vite kërkimesh dhe testimesh tek kafshët dhe njerëzit.
Problemi social që ka krijuar vaksinimi i popullatës është se duke mos qënë të gjithë në një mendje dhe çdokush ka të drejtë të ketë mendime të kundërta aq më shumë kur bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e vet edhe të fëmijve, propaganda e një individi apo grupi pro ose kundra vaksinës po krijon ndarje dhe gjykim midis njerëzve, si në familje ku ka mendime dhe vendime të kundërta dhe kjo ndasi sociale po reflektohet më shumë në shoqëri, diku e heshtur diku i hapur dhe me protesta nëpër rrugë e sheshe nëpër botë. Madje me humor në një meme thuhet se: “Ata që kanë bërë vaksinën presin të vdesin ata që se kanë bërë vaksinën, kurse ata që se kanë bërë presin të vdesin ata që e kanë bërë”.
Mendoj se kjo qasje deri në ndarje dhe përplasje është e gabuar, sepse asnjë individ apo grup nuk duhet t’i imponohet tjetrit sidoemos kur bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën individuale.
Të dy grupet janë njerëz që duan ta mbrojnë jetën e tyre dhe të tjetrit, por mënyrat që kanë zgjedhur janë te ndryshme, ca shpresojnë te imuniteti i vaksinës disa tek ai natyral.
Koha do ta tregoj kush ka të drejtë,por e rëmdësishme është të mos e shohin si armik potencial tjetrin.
Kjo armiqësi është në dëm të të gjithëve dhe mqs problemi është global mund të çoj në konflikt dhe dëmtoj gjithë njerëzimin sipas interesit dhe planeve të forcave të errëta antihumane, sepse:" Nqs një shtëpi përçahet ndër veti ajo nuk mund të qëndroj".(Marku 3-25)
Sipas studimeve mjekësore, vaksinimi nuk e ndalon përhapjen e sëmundjes nga i infektuari tek të tjerët thjesht parandalon rastet vdekjes për ata që infektohen, jo gjithmonë. Në këto raste është liria dhe privatësia që vendos se çfarë ti do bësh me jetën tënde. Liria është një nga treguesit e qenies njerëzore, që e dallon nga kafsha, përndryshe imponimi edhe për të mirën e shëndetit kthen atë në një skllav ose një shifër , një statistik.
Liria është një atribut Hyjnor që e tregon njeriun të krijuar si ikonë e Perëndisë ( Zanafilla 1-26 ), prandaj liria është baraz me jetën dhe duhet respektuar si në familje dhe shoqëri njerëzore, përndryshe çdo imponim që bëj këtë që të kesh liri të hash e të pish dhe jetosh normalisht ndryshe je i izoluar nga jeta qytetare, këtu pastaj kemi një diktaturë globaliste që ne të krishterëve me të drejtë na kujton diktaturën e antikrishtit profetizuar në Zbulesë: “ Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t’u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre,dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën ose emrin e bishës ose numrin e emrit të saj. (Zbulesa 1 -16)
Liria është tek Perëndia, prandaj kur privimi i lirisë për të zgjedhur pro ose kundra vaksinimit futet edhe në ambiente fetare, mendoj se preçedenti është më i madh, sepse Zoti Krijuesi që e predikojnë fetë monoteiste e respekton 100 % lirinë e njerëzve dhe Ai lejon që njerëzit të shkojnë drejt Tij me liri ai sipas besimit, të bashkuar, pavarësisht, dallimeve, gjinore, racore, gjuhësore, politike, kombëtare aq më shumë në lidhje me problemet shëndentësore
Zoti Jisu Krishti nuk i ndan njerëzit, por të gjithë i fton: ”Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t`ju jap çlodhje. (Matheu 11:28).
Tek Krishti vinin të gjithë njerëzit e sëmurë dhe ai nuk i përzinte apo të kishe ndot dhe frikë nga sëmundjet e tyre, ashtu si na njoftojnë ungjillorët : " Duke qënë se ai kishte shëruar shumë veta , të gjithë,që kishin sëmundje, dyndeshin rreth tij që ta preknin."(Marku 3-10)(Luka 6-19)
Zoti Jisu Krisht nuk mënjanoj nga vetja as lebrozët e pa shpresë për shërim që për shoqërinë judaike dhe Ligjin Mozaik konsideroheshin jo vetëm të ndarë dhe të mallkuar nga Perandia por një rezik i madh infektimi për popullatën, Ai i preku i shëroj dhe i integroj në shoqëri njësoj me të tjerët. (Mateu 8 :1-4)( Lukai 5 :12-16) (Luka 17 :11-19)
Të gjithë njerëzit të sëmurë dhe të shëndoshë fizikisht së bashku kanë nevojë të shkojnë pa frikë tek Zoti Krisht "Mjeku i Madh", sepse të gjithë kanë sëmundjen e përbashkët, mëkatin, që është shkaku i sëmundjeve dhe fakqësive personale, kolektive dhe globale, ashtu si na thotë edhe një atë i madh i kishës: "Të gjithë të mos kemi frikë nga sëmundja e jashtme, por nga mëkatet, për shkak të të cilave fillon sëmundja. Dhe të kemi frikë nga sëmundja e shpirtit jo e trupit”(Shën Klemendi i Aleksandrisë)
Kjo është arsyeja pse Zoti Jisu Krisht i tha të paralizuarit para se ta shëronte nga paraliza: "Bir të janë falur mëkatet”, pastaj i tha: "Ngrihu, merr shtratin tënd edhe ec".(Marku 2:5;11)
Krishtërimi kurrë nuk ka qënë kundër shkencës, sidoemos asaj mjekësore, për barna, terapi në interes të shërimit të pacientit, por nuk e promovon dhe i bën reklamë atyre barnave ose terapive mjeksore sikur janë të sajat. Krishtërimi orthodhoks mban një qëndrim të ballancuar të problemit, dmth as e nënvlerëson as e mbivlerëson mjekësinë dhe rolin e mjekut ashtu siç na thotë Urtësia e Sirakut në Bibël: “Nderoje mjekun sikurse i takon, sespe edhe atë e ka krijuar Zoti...Ka raste kur shërimi është në dorë të tyre. Por edhe ata i luten Zotit që ti drejtojë në njohjen e të vërtetës e ta shpejtojë shërimin. Kush mëkaton para Krijuesit të vetë rëntë në dorë të mjekut" ( Siracidi 38-1-13-15)
Me këtë urtësi biblike ilaçet dhe mjekimi i mjekut kur bëjnë vërtet mirë quhen dhurata të Perëndisë.
Kisha Trupi i Krishtit, institucioni i Shpirtit të Shenjtë, mban dhe predikon të pagabueshme vetëm fjalën dhe fuqinë e Zotit, që vijnë prej së larti nga Ati i dritave. (Jakovi 1-15).
Fjala e Zotit u jepet njerëzve nëpërmjet Ungjillit, Doktrinës, Kanoneve kishtare dhe mësimet e Shenjtorëve. Gjithashtu fuqia e Zotit të mishëruar ( Joani 1-14) u jepet besimtarëve me Misteret e Shenjta edhe për shërimin e sëmundjeve Kisha Orthodhokse kryen Misteri i Efqelisë, ashtu siç apostull Jakovi (vëlla i Zotit) këshillon në letrën e tij: "A është i sëmurë ndonjë nga ju? Le të thërrasë pleqtë e kishës dhe ata të luten përmbi të dhe le ta lyejnë me vaj në emër të Zotit dhe lutja e besimit do ta shpëtojë të sëmurin dhe Zoti do ta mëkëmbë; dhe nëse ka bërë mëkate, ato do t’i falen.( Jakovi 5-14-15)
Mistereve i mistereve është Kungata Hyjnore që quhet edhe: "Ilaçi i pavdeksisë dhe antidot ndaj vdekje" (Shën Ignati hyjmbajtësi) dhe kur besimtari e merr me frikë, besë dhe dashuri, ai brenda shpirtit dhe trupit të tij merr vetë Krishtin që ka thënë: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se, po të mos hani mishin e Birit të njeriut dhe të mos pini gjakun e tij, nuk keni jetën në veten tuaj. Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.Sepse mishi im është me të vërtetë ushqim dhe gjaku im është me të vërtetë pije.Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet në mua dhe unë në të.Sikurse Ati i gjallë më ka dërguar dhe unë jetoj për shkak të Atit, ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë edhe ai për shkakun tim."(Joani 54-57)
Kurse Shën Grigor Theologu na shkruan për Kungimin: "Kur marrin Trupin dhe Gjakun e tërëshenjtë të Zotit tonë denjësisht, atëherë Kungata bëhet armë për të gjithë sa luftojnë. Dhe rikthim për të gjithë sa janë larguar prej Perëndisë. Forcon të sëmurët, ngazëllon të shëndoshët, shëron të sëmurët, ruan shëndetin."
Kungatën Hyjnore ne të krishterët orthodhoks e quajmë pa asnjë rezervë "Vaksina" që na mbron dhe na shëron nga mëkati edhe sëmundjet e shpirtit edhe trupit, çfarë do qofshin ato.
Ndryshe nga misteret Kishës që janë hyjnore dhe jetësore të pavaruara nga padenjësitë dhe dobësitë njerëzore, shkenca e mjekësisë është përpjekje njerëzore për të përdorur materien për të shëruar materien dhe duke pasur primar elementin njerëzor të papërsosur në dituri dhe moral mund të mos jetë efikase në kurimin përfundimtar të sëmundjes, ose nga egoizmi, lakmia mëkatare e mjekut mund të përdori terapi mjeksore jo etike që nuk e shikojnë e trajtojnë njeriun në dinjitetin si ikona e Perëndisë shpirt-trup, por vetëm mish ose më keq si një kavje dhe kështu mund të abuzojnë në dëm të pacientëve duke bërë krime kundër njerëzimit.
Kisha Orthodhokse ka një debat të hapur dhe kritik etik me disa arritje të mjekësisë në kohët moderne, që bien ndesh me doktrinën dhe etikën e krishterë për jetën njerëzore, si momenti i vdekjes të njeriut: "Kur mund të quhet i vdekur, kur ndalon truri apo zemra? Ndërhyrja në procesin normal të riprodhimit si shtatzania in vitro që përdor nëna surrogate ose vret embrionet që nuk përdoren, momenti i fillimit i konceptimit të jetës njerëzore dhe aborti që për Kishën konsiderohet vrasje në çdo stad të embrionit, kërkesa për eutanazinë e një qenieje njerëzore që vuan, që për etikën e krishterë jeta është dhuratë e Zotit dhe askush nuk mund t'ja heq vetes apo të tjerëve, ndërhyrja në gjenetikën e njeriut dhe krijimi i njerëzve “sipas porosisë”, kërkimet dhe eksperimentet tek njeriu dhe veçanërisht në fetusin e tij dhe qelizat staminale që merren nga fetusi i abortuar për studim ose prodhim të ilaçeve, vaksinave ashtu siç janë përfolur edhe disa nga vaksinat anticovid që janë sot në treg, përfitimet monetare në transplantin e organeve si një tregi antihumane, ose mjekësia alternative, ku futen hipnoza dhe rituale okulte, këto janë janë çështje, të cilat Kisha Orthohokse i ka trajtuar gjerësisht, duke kontribuar me Etikën e Krishterë në dialogun shkencor në tërësi që shkenca t'i shërbejë njeriut si “ikona e Perëndisë” (Zbulesa 1-26) dhe jo njeriu shkencës sikur është kavje dhe shkenca dhe teknologjia të bëhet një bumerang për njerëzimin.
Prandaj Krishti urtësia dhe fuqia e Perëndisë, që të mos ngatërrohet fuqia shëruese e Zotit me përpjekjen njerëzore të mjekëve, që mund të dështojë, gabojë ose abuzojë nga padituria dhe ligësia njerëzore, kur i dërgoi apostujt peshkatarë dy e nga dy të shëronin popullin nuk i dha me vete një çantë me barna, por ju tha: “Pastaj Jisui i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet t'i dëbojnë frymërat e ndyra, dhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë".(Matheu 10-1)
Këtë mision apostolik kanë edhe sot të dërguarit e Zotit si klerik dhe laik që t’i çojnë besimtarët tek Krishti dhe tek terapia e Kishës Apostolike për shenjtërimin shpirti dhe trupi dhe shërimin e sëmundjeve shpirtërore dhe trupore, por asnjëherë duke e përbuzur shkencën e mjekësinë apo mjekun dhe barnat si të panevojshme dhe të mallkuara, sepse ky është një qëndrim i gabuar, mashtrim i nxitur nga egoizmi fetar dhe ky nuk është një qëndrim orthodhoks, ashtu si na thotë Shën Porfiri shenjtor i kohëve tona .
Kur e pyetën dikur jerondin e lumur Porfirio, se për çfarë arsye shumë murgj dhe klerikë nuk shkojnë tek mjeku, por presin që dhimbjen ose sëmundjen e tyre ta shërojë e Tërëshenjta? Ai u përgjigj kështu: “Ky është egoizëm, mashtrim, të mendosh se Zoti do të bëjë mrekulli ekskluzivisht mbi ta, është një egoizëm. Duhet që të shkojmë tek mjekët, por me shpresën dhe besimin tek Perëndia, kjo tregohet edhe nga jeta e shenjtorëve të Kishës, dhe referojmë rastin e Apostullit Pavlo, i cili si mjek kishte nxënësin e tij Ungjillorin Lluka, por edhe rastin e një prej shenjtorëve më të mëdhenj të kohëve të fundit, shën Nektarit, i cili vdiq brenda spitalit Areteio nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.”
Prandaj personalisht theksoj se vaksina është një zgjedhje personale dhe askush nuk duhet të gjykoj tjetrin për zgjedhjen e tij sidomos mes besimtarëve,ashtu si na mëson Apstull Pavli :"Ai që ha të mos përbuz atë që nuk ha dhe ai që nuk ha të mos gjykoj atë që nuk ha " (Romaeve 14-3), ky parim mund jetë i njëjtë me problemin në fjalë.
Besimtari që kërkon të bëjë apo jo vaksinën dhe çdo terapi mjekësore duhet të pyesi në fillim mjekun specialist për faktin nëse duhet ta bëjë apo jo në liri të plotë, pa imponim psikologjik, fizik, administrativ dhe nqs ka dyshime për etikën e terapisë apo për ndikimin shpirtëror të mjekimit duhet të pyesi atin rrëfyes, që përfaqëson Kishën Apostolike dhe ai duhet t'i japë përgjigjen e duhur jo sipas mendjes së tij, por sipas Etikës së krishtere,Kanoneve kishtare dhe mësimit të shenjtorëve që përbëjnë ndërgjegjen kishtare.
Mbi të gjitha besimtari në fillim para se të shkojë te mjeku edhe tek prifti për përgjigje dhe vendimet duhet t’i lutet Zotit që është i pagabueshëm, sepse në Bibël është shkruar: “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet. Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era. Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti, sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta.(Jakovi 1-5-7)
Pse Homoseksualët kërkojnë të ndryshojnë Atesinë dhe Amësinë në gjendje Civile ?
Shkrim i përgatitur nga përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit e Kryepiskopatës së Tiranës: Miron Çako.
Sot pretendohet se njerëzimi ka hyrë në “Kohën e Re” (NEW AGE). Sipas astrologëve, kemi dalë nga zona zodiake e peshkut, që simbolizonte Krishtërimin që prej shejkujsh e drejtoj njerëzimin në ligjet dhe porosit e Krishtit dhe kemi hyrë në atë të ujorit, koha ku do të duhet të ndryshohen rregullat dhe ligjet shekullore morale, madje dhe ato që janë natyrore, si marrëdhënia heteroseksuale dhe martesa burrë-grua, të cilët kur lindin fëmijë quhen baba dhe nënë dhe marrin detyrën e lartë të prindërimit.
Ata që pretendojnë t’i ndryshojnë këto ligjësi natyrore janë anëtarët anvangardë të shoqatës të LGBTQI, të cilët të nështruar nga pasioni pervers dhe mëkati i neveritshëm i homoseksualitetit, jo vetëm nuk duan ta pranojnë veten ashtu si Zoti dhe natyra i ka bërë ata, mashkull ose femër, por duke preferuar marrëdhënien heteroseksuale mes një burri dhe gruaje, preferojnë atë homoseksualen, mes njëjtës gjinie.
Ata gjithashtu nuk pranojnë dhe kërkojnë të ndryshojnë formatin e familjes tradicionale, baba, nënë dhe fëmijë, thua sikur ata vetë janë qenie jashtëtokësore, që nuk kanë lindur nga një baba dhe një nënë .
Të influencuar prej tyre, prej vitesh po bëhën përpjekje në shumë vende të Europës dhe botës perëndimore, që të ndryshohet kodi civil i martesës mes burrit e gruas dhe po ashtu, emërtimit të prindërve natyralë baba dhe nënë, në Prindi 1 dhe Prindi 2.
Në Francë, në vitin 2019, Asambleja Kombëtare Franceze votoi në favor të heqjes së fjalëve “baba ” dhe “nënë” nga të gjitha dokumentet zyrtare në sistemin arsimor, në mënyrë që të adresojë diskriminimin, që ka prekur deri më tani prindërit homoseksualë. Tani e tutje, fjalët “baba” dhe “nënë” do t’i lëshojnë vendin “Prindi 1” dhe “Prindi 2.
Madje, po dëgjojmë nga përfaqësuesit dhe zëdhënësit e grupit minorancë të LGBTQI, që edhe në Shqipëri të aplikohet ky regull i ri.
Për ne heteroseksualët burrë, grua dhe prindërit baba edhe nënë dimë se martesa dhe familje e shenjtë është ajo tradicionale ashtu si e ka krijuar Zoti dhe natyra njerëzore, që sipas kodit civil të Shqipërisë, mund të lidhet mes një burri dhe një gruaje pas moshës 18 vjeç.
E shenjtë do të thotë se martesa dhe familja është mbi gjithshka dhe nuk duhet të shpërbëhet,sepse :” atë që bashkoj Perëndia njeriu nuk duhet ta ndaj”.Nuk duhet ndyrësohet apo të tjetërsohet nga tradhëtia bashkëshortore, aq më keq nga perversioni.
Duhet të dimë se homoseksualizmi është i përcaktuar nga Zoti si mëkat i neveritshëm i dënueshëm (Levitiku 20:13), sepse është një devijim nga natyraliteti dhe mohon qëllimin produktiv të seksualitetit, që është lindja e fëmijëve, ashtu si Zoti i bekoi dhe urdhëroi çiftin e parë, Adamin edhe Evën, dhe çdo çift burrë-grua në botë: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni” (Zanafilla 1:28).
Prandaj, si është e mundur të ketë ndjenja atësore ose amësore, të domosdoshme për të rritur dhe edukuar fëmijë, një një çift homoseksualësh, të cilët neverisin dhe shmangin marrëdhënien hetereseksuale për ngjizjen e një fëmijë, ashu siç bëhet tek të gjithë gjallesat riprodhuese në natyrë?
Prandaj dëshira e tyre për t’u bërë prindër është një mashtrim mediatik, ose, më mire, një ideologji e mirëmenduar, antihumane, që me sa po duket kërkon të shmangë ngjizjen dhe rritjen natyrore të një qenie njërëzore.
Ata duket se i shërbejnë axhendës për të krijuar një racë hibride njerëzish të “Kohës së re”, të prodhuar në epruvet, pa kontakt seksual natyror dhe paskësaj të rriten edhe në absurditetin e një “familje” pa prindër pa indetitet gjinor, baba dhe nënë, por prindi 1 dhe 2.
Ata duke zhdukur gjininë prindërore, duan të shkatërrojnë familjen, që është qeliza primare e shoqërisë njerëzore, sepse, ashtu siç ndërhyhet për të ndryshuar ADN e një qelize njerëzore dhe pastaj prej saj mund të riprodhohet një mostër humane, po ashtu prishja e këtij kombinimi baba-nënë, prish ADN e familjes dhe kështu e gjithë shoqëria njerëzore, gradualisht, do të transformohet në një tjetër dimesion social, ndryshe nga ai që kemi deri më sot, patjetër jo për mirë.
Roli i burrit dhe gruas, i babait dhe nënës, është i patjetërsueshëm në ngjizjen dhe formimin natyror të një qenieje njerëzore psiko- somatike (shpirt dhe trup).
Seksualiteti nuk është vetëm kënaqësi erotike, por akt krijimi i burrit dhe gruas, që mbart energji të jashtëzakonshme krijimi jete të re, sepse që të dy, burri dhe gruaja, të ndërgjegjshëm për aktin hetereseksual, janë duke krijuar një kryevepër, një qenie të re njerëzore, që nuk i përshtatet asnjë gjallesë mbi tokë.
Prandaj çifti, që kryen aktin heteroseksual për të lindur një fëmijë, duhet jetë i vetëdijshëm për çfarë po bën, i shkrirë i tëri tek njëri-tjetri, plot dashuri, duke u bërë një mish i vetëm, (Zanafilla 2:24), sepse vetëm kështu ata trasmetojnë tek embrioni, jo vetëm lëndët organike, spermatozoitët dhe vezën, por edhe gjëndjen e tyre shpirtërore .
Për këtë veprim psiko-somatik të çiftit, është i nevojshëm bekimi dhe ndihma e Krijuesit, i Cili krijoi çiftin e parë njerëzor dhe u tha: “shumëzohuni” (Zanafilla 1:28) dhe na thotë të gjithëve ne se : “pa Mua nuk bëni dot asgjë” (Joani 15:5).
Kjo është arsyeja që shumë çifte kërkojnë bekimin e Zotit kur martohen dhe kur duan të bëhen prindër, luten që Zoti t’i ndihmojë në këtë akt sublim dhe madhështor, siç është ngjizja e një fëmije.
Në të kundërtën, kur çifti i është i pabesë, i dhunshëm, i pandërgjeshëm, i dehur, i droguar ose kryen akte perverse seksuale, atëhere e gjithë kjo gjëndje anormale morale dhe fizike, trasmetohet tek embrioni, që vërtet mund të ngjizet sipas rregullit natyror të Krijuesit, por pas kësaj anomalie morale dhe perverse, mund të lindin fëmijë me probleme fizike, mendore dhe psikologjike, që fatkeqësisht janë shtuar shumë në këto kohë apostazie, si fëmijët me sindromën Down, por edhe me prirje homoseksuale.
Pse shfaqen këto prirje homoseksuale tek fëmijët sot?
E para duhet të përjashtojmë në këtë prirje abuzimin dhe keqorientimin seksual me fëmijën, me këshilla me fjalë ose me figura, sepse në të tilla raste homoseksualiteti është i imponuar nga jashtë, por kur prirja duket tek fëmijët, që nuk janë abuzuar ose orientuar nga homoseksualizmi, ky tundim që i vjen nga brenda fëmijës ndodh, ashtu si na thonë edhe etër shpirtëror të ndriçuar, sepse nëna shtazënë që mbart embrionin, ose ka pranuar marrëhënie perverse anale me burrin a të dashurin e saj dhe e ka dëshiruar këtë perversion, ose është vet homoseksuale dhe është i ngjizur në mënyrë artificilae, me fertilizim in vitro (IVF).
Në të tilla raste veprojnë ligjet shpirtërore, dmth. tek embrioni zë vend dhe vepron demoni i homoseksualitetit, që prish e tjetërson deri në perversion njeriun, i cili është i krijuar sipas ikonës së Perëndisë (Zanafilla 1:26).
Prandaj homoseksualiteti nuk duhet trajtuar si sëmundje psiqike, as fizike, as një problem gjenetik dhe hormonal, por një ndikim demoniak, që merr të drejta, që në embrion ashtu si edhe për çdo ves e dobësi tjetër të trashëguar nga prindërit si psh, nervozizmin, dhunën, gënjeshtën e të tjera si këto pasione, që janë të trashëguara nga mëkatet e prindërve, sepse “në mëkat më lindi nëna ime” (Psalmi 50).
Këto pasione që nuk janë për faj të fëmijëve, por të trashëguara nga prindërit mëkatarë, zhduken vetëm me fuqinë e Perëndisë, me anën e Mistererit të Pagëzimit që kryet në Kishën Apostolike dhe fal çdo mëkat, e rilind njeriun në Krishtin si një krijesë të re, ashtu si na thotë Bibla: “Sa u pagëzuat me Krishtin, Krishtin keni veshur” (Galatianëve 3:27) dhe “A nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jisu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij? Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ngjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës. Sepse, nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën, do të jemi edhe në ngjalljen si të tijën, duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit” (Romakëve 6:3-6).
Ky veprim misteror që kryet i plotë në Kishën Orthodhokse, duhet të merret me besimin e prindërve kur fëmija është i vogël dhe të vetë fëmijës kur rritet dhe është i përgjegjshëm.
Në të kundërtën, nëse kjo gjendje anormale do të tolerohet nga prindërit dhe nga fëmija kur ai të jetë i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm, atëherë pasionet zhvillohen e japin frytet e tyre të këqija dhe deformim të dukshëm në psiqikën dhe fizikun e fëmijës.
Sa më shumë i toleron ose i arsyeton si normale këto pasione ai vet, prindërit dhe rrethi shoqëror, aq më shumë e sundojnë tek ai deri sa e nështrojnë dhe njeriu nuk bën më sipas vetvetes, por sipas pasionit, dmth e demonit që e kontrollon këtë pasion dhe ky quhet demonizim.
Prandaj ata që i janë nështruar pasioneve edhe të homoseksualizmit janë të demonizuar dhe vetëm Zoti Jisu Krisht mund t’i shpëtojë, duke urdhëruar demonët dhe atë të homoseksualitetit: “Dil nga ky dhe mos hyr më brenda në të” (Marku 9:25).
Prindërit, baba dhe nënë, kanë një rol të pazëvendësueshëm në rritjen dhe formimin psikologjik të njeriut. Është shumë i nevojshëm roli i të dyve dhe këtë e shikojmë, jo vetëm mes njerëzve, por edhe tek gjallesat e tjera, kafshë dhe shpendë.
Burri dhe gruaja, përveç ndryshimeve të dukshme fizike dhe seksualitetit, kanë dhe shumë ndryshime përsa i përket botës shpirtërore dhe mendore të tyre.
Mund të themi se burri është koka edhe gruaja trupi.Ai është komanduesi, ajo është frymëzuesja. Ai është fuqia, ajo brishtësia .Ai posedon logjikën, ajo fantazinë dhe intuitën.Ai drejtësinë ajo dhemshurinë.Ai egocentrizmin ajo të afruarit e vetes.
Këto janë karaktere pa dyshim të ndryshëm , por kjo nuk duhet të na çudit, sepse vetëm dy të kundërta mund të bashkohen edhe të bashkëveprojnë.
Çdokush burrë ose grua duhet të përmbush detyrat e tyre të ndryshme , për të cilat nevojiten edhe aftësi të veçanta ashtu is i ka pajisur Krisuesi.
Kur krijohet një familje atëhere duhet të egzistoj një kryetar, dikush me përgjegjshmëri të madhe dhe ky rol i është caktuar dhe i shkon më shumë burrit, por duhet edhe ndihma e gruas , sepse është e mirë që logjika të ketë vendin e saj , por edhe ndjeshmëria duhet të ngjyrosë dhe ta zbusë logjikën e thatë, dmth burri hap rrugë të reja, gruaja mbush nga pas boshllëqet, gropat , burri skalit gruaja rrumbullakos cepat dhe i jep formë sa më të bukur krijimit të familjes edhe fëmijëve.
Gratë mund të bëjnë deri në tre gjëra njëkohësisht, ndërsa burrat vetëm një. Meshkujt janë zakonisht më praktikë në zgjidhjen e problemeve ndërsa gratë janë praktike, por ato gjithashtu janë të interesuara për rezultatin estetik.
Po ashtu, roli i babait edhe i nënës në familje është i ndryshueshëm, i pazëvëndësueshëm, i patjetërsueshëm dhe ndikon në mënyra të ndryshme në formëzimin psiko-somatik të njeriut.
Zoti i ka afruar gruas një rol shumë të rëndsishën në familje, jo vetëm instikti amësor që është tek gjallesat por edhe arsyetimni njerëzor e bënë shumë të veçantë rolin e nënës tek fëmijët e saj.
Roli i nënës në formëzimin e personalitetit të fëmijës është i menjëhershëm dhe i rëndësishëm.
Nëna është personi i parë që sheh foshnjën e porsalindur dhe i njëjti person do të bëjë maksimumin për edukimin dhe socializimin e tij. Nëna është faktori kryesor për zhvillim, integrimin dhe, rrjedhimisht, për zhvillimin e gjithëanshëm të fëmijës. Fëmija pranon efektin e saj, krijon imazhin e një sjelljeje dhe vepron në përputhje me rrethanat. Kështu, nëna ka një detyrim t’i japë fëmijës stimujt e duhur dhe ato kushte të favorshme, që janë të nevojshme, që ai të jetë në gjendje të përshtatet me mjedisin shoqëror.
Lidhja që zhvillohet midis nënës dhe fëmijës, është dhe duhet të jetë e shkëlqyeshme, sepse prej saj varet zhvillimi normal, emocional dhe psikologjik i fëmijës. Një nënë konsiderohet e mirë kur në dashurinë e bollshme dhe të pastër për fëmijën e saj, nuk ka elementë spekulues dhe nuk synon asgjë tjetër përveç të mirës për fëmijën e saj.
Shën Joan Gojarti i hirshëm (shekulli i IV) thotë se: “Veprimtaria më e rëndësishme e nënës së krishterë, brenda familjes, është edukimi i mirë i fëmijëve të saj. Detyra kryesore e nënës, pra, është të edukojë fëmijët”.
Babai është ai që duhet të kuptojë dhe plotësojë nevojat e fëmijës, rol të cilin duhet ta kuptojë që kur fëmija është ende i palindur dhe, nga ana tjetër, të ketë kontakt të shpeshtë me fëmijën kur ai të lindë, që të përmirësojë komunikimin e tij mendor. Babai gjithashtu është ai që i ofron mbështetje morale nënës-gruas.
Ndikimi i babait në edukimin e fëmijës duhet të jetë më i drejtpërdrejtë. Fëmija e kupton që, përveç nënës, ka edhe personin e babait në jetën e tij. Për fëmijën babai është lidhja me botën e jashtme, mbartësi i fuqisë dhe autoritetit.
Babai bëhet një model seksual për djemtë dhe për kuptuar veten e tyre. Është vërejtur se tek fëmijët, babai i të cilëve mungonte (mungesë fizike ose psikologjike), djemtë kishin vështirësi të gjenin burrërinë e tyre, ndërsa vajzat nuk kishin besim te vetja dhe besim tek seksi i kundërt. Babai duhet të japë një edukim të ndershëm dhe të duhur seksual, financiar, fetar dhe moral.
Atë Sava Ajoriti na thotë: “Nëna mbetet për fëmijën përqafimi më i ngrohtë dhe i ëmbël, përkujdesja dhe qetësia, ndërsa babai përfaqëson forcën e qetë, sigurinë, mbështjetjen dhe mbrojtjen. Për të gjitha këto arsye, fëmijët kanë nevojë për një baba i cili, para së gjithash, është një partner i mirë për nënën e tyre.Në ditët e sotme, me shpalljet feministe që burojnë nga okultizmi dhe magjia, nëna nuk qëndron gjatë në shtëpi. Fëmijët rriten nga një dado ose gjyshe ose lihen vetëm, ku edukatori eksluziv i tyre bëhet televizori, që i katekizon në imoralitet, dhunë, në “Kohën e Re”. Sipas planit hyjnor, baballarët duhet të drejtojnë familjet me dashuri dhe virtyt dhe të kenë përgjegjësinë të sigurojnë atë që është e nevojshme për jetën dhe mbrojtjen e familjeve të tyre. Ai duhet ta drejtojë familjen e tij me përulësi, mirësi, bindje, butësi, dashuri dhe dashamirësi, sesa me imponim ose mizori”.
Ështe sa komike edhe tragjike, që vet çiftet homoseksuale, sado të duan ta zhdukin identitetin e tyre seksual si burrë-grua dhe aq më shumë atë prindëror si baba dhe nënë, edhe pse janë të së njëjtës gjini dhe imponohen në marrëdhënie të të njëjtit seks, përsëri njëri/ njëra është aktiv dhe tjetri/tjetra pasiv, dmth. njëri bën rolin e burrit që është aktiv dhe tjetri atë të gruas që është pasiv në marrëdhëniet seksuale që detyrimisht do shfaqen në ato prindërore.
Kuptohet vetvetiu se këta “prindër” pa identitet gjinor, tek fëmijët e adoptuar ose bërë me IVF (In Vtro Fertilization) i cili sa më shumë rritet, aq më tepër kupton nga jeta njerëzore,ata do të shfaqen para tij si burri dhe gruaja dhe si babai dhe tjetri si nëna edhe pse janë të njëjtë gjinie.
Sado të sforcohet dhe të aktrojë, çifti homoseksual, është e pashmangshme performanca baba-nënë në të njëjtën gjini, sepse ajo është natyrore në përshtatje në gjinitë e ndryshme, prandaj nuk mund të ketë kurrë dy baballarë ose dy nëna njekohësisht, sepse sipas ligjeve të natyrës dy të njëjta shtyen dhe nuk bashkëveprojnë.
Kjo është arësyeja që edhe kur babai edhe nëna mungojnë për arsye fatkeqësie, largimi ose divorci, e zëvëndëson dikush nga të afërmit rolin e tyre psikologjik tek fëmijët, si gjyshi, gjyshja ose dikush tjetër nga të afërmit.
Fëmijët e rritur në një famijlje homoseksualësh, kanë probabilitet të bëhen edhe ata homoseksualë, sepse fëmija imiton prindërit, madje me një progresion më të madh drejt prishjes morale, ashtu si thuhet: “ma jep fëmijën tend ta rris deri në moshën 7 vjeç, edhe ai do jetë për jetë i imi”.
Birësimi i fëmijës, që kërkojnë homoseksualët me egoizmin e tyre dhe ideologjinë e tyre antihumane, është një e keqe e madhe, më e madhe se vet mëkati i neveritshëm i homoseksualitetit, sepse i detyron fëmijët e pafajshëm të rriten të privuar nga figura dhe roli i babait e i nënës, në një familje perverse gei ose lesbikesh.
Kjo bie ndesh me Konventën e të drejtave të fëmijës, sepse nuk respekton lirinë e tyre të zgjedhjes dhe u imponon një model prindërimi jo natyral, që herët a vonë do të krijojë një kolaps psikologjik tek fëmija, kur të kuptojë se ai nuk ka një familje natyrale, mashkull-femër, baba-nënë, ashtu siç është rëndom tek njerëzit dhe gjallesat reth tij.
Kaq egoistë janë këta tipa sa nuk llogarisin asgjë për të përligjur pasionin e tyre pervers, madje edhe në kurriz të fëmijëve.
Duket qëllimi është që të krijohet një brez njerëzish të rinj homoseksualësh, që u mungon ikona e babait dhe nënës në formimin e tryre psikologjik, të deformuar psikologjikisht , pa besim tek Zoti, sepse besimi në Zotin kultivohet në familje nga prindërit dhe duke qenë të ndryshëm, babai i tregon drejtësinë e Perendisë dhe nëna dhembshurinë.
Po ashtu, ata fëmijë që rriten në ambjentë të tilla, që nuk kanë as nënë as baba, nuk kanë as atëdhe as mëmëdhe dhe kështu as ndjenjë kombëtare dhe as ideal për të mbrojtur vendin e tyre.
Pra si përfundim, qëllimi ideologjik sot në botë, pse këto grupe në minorancë por të fuqishëm politikisht dhe ekonomikisht, duan që bashkëjetesën e tyre homoseksuale ta quajnë martesë të ligjëruar, me fëmijë të adoptuar ose të krijuar me IVF, të rritur pa prindër baba dhe nënë, është që të krijojnë njeriun e Kohës së Re, i cili nuk ka besim as për Zotin, nderim për prindërit, respekt për familjen, dashuri për vendin, dmth një njerëzim hibrid, pervers, pa ideale, një “gojem”, kafshë, vetëm që të vegjetojë dhe t’u shërbejë elitave antikrishte, që kërkojnë të kontrollojnë njerëzimin për “Epokën së Re”, jo vetëm në numrin e popullatës, me anë të sterilizimit dhe homoseksualizmit, por edhe t’u heqin kënaqësitë dhe qëllimin mardhënjes heteroseksuale në çift burrë edhe grua, me anën të cilit krijohet prindërimi, familja ku aty shtohet dhe edukohet njerëzimi për vazhdimësinë e jetës normale.
Kjo është vërtet një e keqe e madhe kundër Zotit, familjes, njerëzimit dhe vet jetës. Le ta kundërshtojmë me qytetari dhe dinjitet human si burrë dhe grua, me instiktin dhe ndjeshmërinë prindërore, si atë edhe nënë, sa nuk është vonë për të gjithë, që të mos ndodhë që fëmija yt të vijë një ditë në shtëpi edhe ta dëgjosh të mos thotë baba ose mama, por prind 1 dhe prind 2.
Zoti na ruajtë nga një marrëzi e tillë antihumane dhe ligësi e tillë djallëzore !
Shën Dhimitri, shenjtori që bekon stinën e dimrit : Nga Miron Çako Publikuar : 25 Tetor 2021
Ai lindi në vitet 280 psK dhe ishte njeri shumë i vyrtytshëm dhe shërbente si një zyrtar shumë i lartë i ngarkuar me administrimin e Greqisë nga perandoria Romake si Prefekti i Selanikut. Dhimitri ishte një I krishterë i fshehtë dhe punoi me zell për përhapjen e besimit të krishterë në ato kohëra shumë të vështira të persekutimit të krishtërimit nga perandorët romak, sidomos nga Diokliciani (244-311)
Guximi i tij i madh, karakteri shumë i fortë ,fuqia e fjalëve dhe në përgjithësi tërë personaliteti i tij tërhiqnin pranë vetes sidomos rininë e qytetit. Rinia e krishterë e Selanikut kishte gjetur tek ai udhëheqësin e saj. Sa e sa probleme që u krijonte mosha e tyre e vrullshme dhe sidomos guximi përballë persekutimeve të tmershme për besimin e krishterë nga romakët pagan, gjenin zgjedhjen hyjnore me ndërhyrjen e urtë të Shën Dhimitrit mësuesit të tyre.
Veprimtaria e krishterë e Shën Dhimitrit ra në sy të autoriteteve romake dhe u burgos, me akuzën se mbronte të krishterët, por edhe nga burgu ku e kishin hedhur vazhdonte ta frymëzonte rininë e krishterë të Selanikut.
Në atë kohë në gjirin e rinisë së krishterë të Selanikut bënte pjesë edhe një njeri shtatëshkurtër por shumë guximtar me emrin Nestor. Ai me bekimin e Shën Dhimitrit mundi në stadium në lojrat për nder të perandorit Maksimian(286-305) gladiatorin trupmadh Lijeun, i cili blasfemonte emrin e Zotit Jisu Krisht, ashtu si Davidi vrau Goliathin.(1Samuelit 17-50). Ai duke thërritur “Perëndi I Dhimitrit më ndihmo” ngul me shkathtësi të habitëshme shpatën në zemrën e barëbarit dhe e lë përtokë të vdekur gjigandin Lije.
Kjo fitore e Nestorit ishte një simbol e triumfit të krishterimit të vogël në dukje kundër paganizmit të madh. Paganët në dobësinë e tyre me urdhërin e perandorit vranë Nestorin me prerje koke, një nga veprimet më të ulta në ndeshjet e gladiatorëve ku fituesi dënohet me vdekje se fitoj ndershëm mbi kundërshtarin. Pastaj ushtarët me heshta vranë Shën Dhimitrin në burg.
Të dy martirët Shën Dhimitri dhe Shën Nestori nderohen nga Kisha Orthodhokse si shenjtorë në 26 tetor dhe 27 tetor.
Shën Dhimitri u quajt nga Kisha Apostolike Dëshor i Madh, sepse ai qëndroi me durim të habitshëm torturave të tmerrshme deri në martirizim me gjak, po ashtu u quajt edhe “mirovlit”, sepse brenda nga varri i tij buronte një vaj erëmirë dhe çudibërës që shëronte njerëzit. Ky është një fenomen hyjnor që vazhdon të ndodhë deri më sot. Nga lipsanet që janë brenda një arkivoli të argjendë miroja buron edhe mblidhet me pambuk dhe u shpërndahet për bekim dhe shërim tek njerëzit besimtar që e nderojnë shenjtorin .
Në vitin 412 qeveritari Leontio duke shprehur mirënjohjen e tij për shërimin nga një sëmundje e pashërueshme,i ndërtoj shejntorit një kishë madhështore në Selanik ku vazhdon është edhe sot.
Nuk mund të jemi edhe me Zotin edhe me djallin!
Shën Dhimitri është quajtur mbrojtësi i qytetit historik të Selanikut.Qyteti shumë herë është shpëtuar me ndërmjetimin e Shenjtorit nga pushtimet, tërmetet, uria, sëmundjet. Selaniku u çlirua nga turqit, pikërisht në ditën e festës së Shenjtorit në 26 tetor 1912. Festa për nder të shenjtorit zgjat tre ditë të plota nag data 26 deri në 28 tetor me një panair shumë festiv në të gjithë qytetin e Selanikut.
Të paktën që nga shek 12 në tetor ngrihej një qytet shtesë në krahë të Selanikut ku kryheshin “Dhimitriat”: Panair tregëtar, ekspozitë e prodhimeve vendasve dhe të huajve së bashku me takime të dietarëve dhe artistëve. Kjo traditë vazhdon edhe sot edhe është pararrendëse e aktiviteteve të përvitëshme të“Ekspozitës Ndërkombëtare të Selanikut” ku marrin pjesë nga e gjithë bota.
Dëshmori i madh Shën Dhimitri është një shejntor shumë çudibërës. Zoti Jisu Krishti i dha shumë lavdi dhe janë bërë shumë mrekulli me lutjet e tij, sepse jeta e tij ishte shumë e dlirë e qashtër, sa disa Etër të shenjtë e quajnë atë për nga dlirësia të ngjashëm me Gjithmon Virgjëreshën Zonjës Shën Mari, por se dhe me vdekjen me shtiza në brinjë ai u bë ngjashëm me Krishtin në kryq që i`a shpuan brinjë me shtizë.(Joani 19-34).
Si tham më sipër Shën Dhimitri ruante virgjëri të plotë prandaj u nderua nga Kisha Apostolike si shembull dhe mbrojtësi i murgjëve. Dhe duke qënë mësues I katekizmit nderohet edhe si mbrojtës I katekistëve (mësuesve kishtar)
E veçanta e këtij shenjtori lidhet edhe me motin. E kremtja shenjtorit starton fillimin e dimrit. Prandaj zonjat e shtëpisë e kishin traditë që në këtë ditë të shtronin shtëpitë me shtrojet e dimrit. Qilima, velencat. Njerëzit vinin nga udhëtimet e kurbetit dhe mblidheshin sëbashku për të festuar të kremten e Shenjtorit dhe me uratat e Shën Dhimitrit për të kaluar sa më lehtë dimrin e ashpër deri për Shën Gjergj në 23 prill e kremtja që lajmëron ardhjen e pranverës.
Për nder të Shën Dhimitrit në të gjithë botën edhe në Shqipëri janë ndërtuar shumë kisha me emrin e dëshmorit të madh.Dhe shumë të krishterë mbajnë me nderim emrin e tij, si Dhimitri, Dhimitra, Miti, Taqo. Emri Dhimitër rrjedh nga fjala Dhimitria=mëmëdhe
Kisha Orthodhokse i këndon këtij Dëshmori të Madh :
“Përluftar të madh nëpër rreziqe ,të ka gjetur ty bota e tërë se i theve paganët o athlofor ,kur e shtrive Lieun fodull përdhe dhe e forcove dëshmor Nestor në stad ,gjithashtu o shenjt ju lut Jisu Krishtit Perëndi të na dhurojë përdëllimin e madh.”
Për shumë vjet Shën Dhimitrin
Gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast. (Fjalët e Urta 12-19): Publikuar në Dt 22/10/2021 në CNA: City News Albania
Dëshëmia e Murgut Ksenofon Martino, e intervistuar nga
Miron Çako :përgjejgësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepiskopatës së Tiranës.
Gjuha që gënjen zgjat vetëm një
çast.(Fjalët e Urta 12-19)
Unë Atë Ksenofon Martino, 86 vjeç, kam 13 vjet që i shërbej Zonjës Shën Mari si murg në Manastirin e Hirshëm:"Burimi Jetëdhënës"(Μοναστηριακή Ζωοδόχος Πηγή) në Stavridh (rrugë kryq ), mbi fshatin Ilias, poshtë fshatit Dhërmi.
Jetoj i vetëm i përkushtuar Zotit dhe Shën Marisë. Shokët e mi të përditshëm janë vetëm dy qen besnik. Sipas një premtimi që i kisha bërë të Tërëshenjtës Zonjës Shën Mari, kur isha i ri se doja të bëhesha murg e të shërbeja në këtë manastir. Ateizmi komunist ma prishi ëndrrën time, por sapo më vdiq gruaja ime i lash fëmijët e mi, që i kam nëpër botë, 2 vajza me familjet e tyre në Greqi dhe djalin me familjen e tij në Amerikë, fillova ta bëj realitet ëndrën e fëmirisë dhe me bekimin e Mitropolitit të Gjirokastrës, z. Dhimitër erdha në këtë manastir të braktisur, por që për ne dhërmiotët ka qënë shumë i rëndësishëm si një vend i shenjtë, ku (Panagia) Zonja Shën Mari ka bërë dhe bën shumë mrekulli tek ata që i falen me besim.
Manastirin e gjeta të tjetërsuar në një stan, ku banonte një çoban me familjen e tij nga veriu. Familja nga veriu kur unë erdha si murg u detyrua të largohet, sepse nuk mund të qëndronte një familje laike në manastir pronë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Me paratë që kisha mbledhur nga puna dhe pensionet e mia për shumë vite në Greqi dhe Amerikë edhe me ndihmat e njerëzve si brenda e jashtë shtetit fillova rindërtimin edhe rikonstruksionin e manastirit, që të ketë pamjen e një manastiri orthodhoks. Puna nuk ka qënë e lehtë, por lavdi Zotit sot manastiri ka marrë pamjen dhe fuksionin e duhur, si një vend lutjeje për Perëndinë, për qetësimin e shpirtit dhe për shërimin sëmundjeve trupore.
Me lutjet e Tërëshenjtës Mari, Nënës së Zotit tonë, në këtë manastir janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen shumë mrekulli për besimtarët brenda dhe jashtë vendit. Unë vetë jam dëshmimtar për shërimin e të sëmurëve edhe me kancer të cilët më kërkojnë të afëmit e tyre t’u ndez qiri edhe të lutem për ata .
Në këtë manastir vijnë shpesh si vendasit dhërmiotët, nga fshatrat përreth, po ashtu nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe nga vende të ndryshme të botës, si besimtar ose turistë. Unë pavarësisht moshës, i mirëpres, i qeras me ujë dhe fruta të manastirit apo me ç’të më ndodhet që mi sjellin njerëzit. Lutem për ata dhe u tregoj për historikun manastirit dhe çuditë që më ndodhin këtu. U mësoj edhe për besimin tonë orthodhoks, për ata që duan.
Unë ashtu si na ka mësuar dashuria e Zotit Jisu Krisht nuk i dalloj njerëzit, por kush më vjen në derë e pres dhe të gjithëve u shërbej si murg i këtij manastiri. Personalisht jam një njeri që nuk u bëj keq njerëzve, prandaj nuk mendoj keq për njerëzit, jam shumë i hapur dhe miqësor me të gjithë. I besoj edhe i fus jo vetëm në kishë, por edhe brenda në ambjentet e manastirit kur duan të ç’lodhen.
Por përsëri Zoti Krisht na mëson : “të ruhemi nga njerëzit që na vijnë si ujqërit me lëkurë dele” ( Mateu 7-15)dhe vërtet ka të tillë “ujqër”, si ai që u fut në manastir para pak ditësh, brenda në qelinë time dhe filmoi me celularin e tij një çakmak në formën e pistoletës, që unë e përdor për ndezur qiri në dhomë kur ikin dritat dhe duke qënë se ka flakë largë dorës të ndez më kollaj sobën me gaz që të gatuaj ushqimin e qenve.
Unë në manastir nuk kam internet edhe pavarësisht se lajmi kishte marë dhenë, unë nuk dija asgjë se ç’bëhej pas meje në këto lajmet nëpër gazeta online deri kur erdhën papritur policët që me shumë respekt më kërkuan në mënyrë shumë njerëzore që të bëjnë një kontroll. Ata më thanë kush të është futur në dhomë, sepse ka ndodhur një gjë shumë serioze. Ata më treguan filmimin dhe akuzë për “armën” në qelinë time që e kishte bërë gazeta në internet. Unë duke qeshur u thashë: “Unë armë nuk kam o bijtë e mi, por ejani shikojeni vetë. Ju shkoni përpara edhe unë mbas.” Shkuan para meje drejt e në qelinë ku unë qëndroj dhe menjëherë policët vajtën tek pistoleta çakmak , e morën në dorë dhe qeshën, pastaj lajmëruan shefin e tyre për situatën.
Edhe pse kjo shpifje ashtu siç filloi ashtu edhe shpejt u diskretitua, sipas përgënjshtrimit që bëri Policia e Vlorës mua si murg orthodhoks nuk më shqetëson as më mërzit edhe pse fëmijët dhe miqtë e mi të shumtë u shqetësuan, sepse Zoti Krisht na ka thënë ne të krishterëve: “Lum ju kur do t'ju shajnë dhe do t'ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush''.(Mateu 5-11-12)
Ajo që më mërzit edhe më shqetëson më shumë si murg, por edhe si njeri me nënshtetësi Shqiptare, Greke dhe pashaportë dhe nënshtetësi Amerikane, është që portali “BoldNews.al” jo vetëm postoi me të shpejtë dhe pa konfirmim nga organet e policisë, shpifje sikur unë kisha një armë pistoletë, por postoi edhe shpifje të tjera pa bazë që: “Sipas informacioneve të BoldNews.al, arma përdoret nga persona të dyshimtë, që qëndrojnë në këtë vend të shenjtë, të quajtur “Burimi Jetëdhënës”. Mësohet se në këtë vend, qëndrojnë disa persona, që flasin gjuhën greke. Madje, në këtë vend të shenjtë, brenda territorit të Shqipërisë, flitet vetëm greqisht. Është e ndaluar gjuha shqipe, ndërsa manastiri vizitohet shpesh nga disa persona me kombësi greke. Krahas armëve, burimet pohojnë se brenda “Shtëpisë së Zotit” ka edhe uniforma të policisë greke. “Këto uniforma futen nga Greqia në Shqipëri. Një nga murgjit që i strehon quhet F.Ksenofon, i cili bën edhe mbledhje të dyshimta me këta persona”, pohojnë burimet për BoldNews.al.”
Këtë unë nuk mund ta toleroj, sepse kjo nuk është vetëm kundër meje murgut plak, por është kundër Kishës Orthodhokse, manastirit, fshatarëve dhe besimtarëve, miqve ,njerëzve që vijnë dhe falen për vete të afërmit e tyre dhe si mirënjohje ndihmojnë mbarëvajtjen e manastirit. Këto shpifje janë edhe kundër vendit tonë, sepse krijojnë përçarje dhe duan të prishin harmoninë fetare, që ne na e ka zili gjithë bota.
Prandaj kërkojë që portali “BoldNews.al.” të kërkojë falje dhe të bëjë përgënjeshtrim publik. Po ashtu organet e policisë të gjejnë autorin e këtij mashtrimi dashakeq dhe armiqësor dhe ta vënë përpara përgjegjësisë, sepse edhe portali kërkon këtë drejtësi, kur shkruan: “Por, ajo që është shqetësuese ka të bëjë me organet e zbatimit të ligjit apo ato të inteligjencës. Ku është Policia e Shtetit, e cila ka një strukturë Antiterrori? Apo edhe Shërbimi Informativ Shtetëror? A kanë informacione për këta individë apo armët e uniformat e policisë greke që ndodhen brenda territorit shqiptar? A kontrollohet plotësisht territori jonë nga këta individë? “BoldNews.al.”
Unë sipas mësimit të Zotit Krisht : “Falini armiqtë tuaj”( Mateu 6-14) i kam falur, si atë që fotografoi edhe atë që i shkruajti dhe postoi ato shpifje për mua se mbaja pistoletë në qelinë time, por ato që tha për manastirin: “si një vend ku gjenden uniforma të policisë greke dhe mblidhen njerëz me kombësi greke si qëndër rekrutimi me prirje antishqiptare” këto nuk i fal dot, sepse janë shpifje kundër vetë Shtëpisë së Zotit dhe këta njerëz gënjeshtar janë në gjykim me Zotin, që thotë: “Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin”(Proverbat 12:22) dhe “Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe ai që thotë gënjeshtra nuk do të ketë shpëtim.”(Proverbat 19:5).
Murgu Atë Ksenofon Martino.