DITA E DYTË E KRISHTLINDJES: MBLEDHJA PËR NDERIMIN E HYJLINDËSES SË PËRMBISHENJTË (26 DHJETOR)
PËRCAKTIMI I TË KREMTES SË KRISHTLINDJES MË 25 DHJETOR
Përgatitur nga Zyra e Katekizmit Kryepiskopat e
Tiranës
RËNDËSIA E LINDJES SË KRISHTIT PËR NJERIUN
Autori: Joan Karavidhopulos, Profesor i Teologjisë në Universiteti e Selanikut.
Përktheu Katekisti: Arbër Pandeli Zeneli
SI DUHET TË JETOJMË LINDJEN E KRISHTIT
Autor: Nikolla Mitropoliti i Mesogjisë
PRITJA DHE PËRJETIMI I KRISHTLINDJES
Autori: Harallamb Bushias, Himnograf i Madh i Kishës së Aleksandrisë
Dijetarët (Magët) e lindjes drejtohen në drejtim të qytetit të Betlehemit
Autori: Murgesha Paraklitiki, Doktor në Theologj
MISHËRIMI I PERËNDISË-FJALË: ASPEKTET THEOLOGJIKE DHE SIMBOLIKAT E IKONOGRAFISË !
Shkrim i përgatitur nga Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës së Tiranës :
Përktheu : Arbër Pandeli Zeneli,
Redaktoi: Marsela Papa.
Shkrim i përgatitur nga Zyra e Katekizmit e Kryepiskopatës së Tiranës :
Përktheu : Arbër Pandeli Zeneli,
Redaktoi: Marsela Papa.
Përktheu : Arbër Pandeli Zeneli,
Redaktoi: Marsela Papa.
RIGJETJA E IDENTITETIT TONË TË KRISHTERË BRENDA FRYMËS SË KRISHTLINDJEVE
Autor: Irakli Reraki, Profesor i Pedagogjisë së Krishterë në Universitetin e Selanikut
Përktheu nga
greqishtja Katekisti: Arbër Pandeli
Zeneli
MISHËRIMI I PERËNDISË: ASPEKTET THEOLOGJIKE DHE SIMBOLIKAT E IKONOGRAFISË
Përgatitur & përkthyer: Zyra e Katekizmit
Kryepiskopata e Tiranës
KRISHTLINDJE ME APO PA KRISHTIN?
KRISHTLINDJE ME APO PA KRISHTIN?
Autori: Profesor i
Teologjisë, Llambro Skoncu
DITA E DYTË E KRISHTLINDJEVE: MBLEDHJA PËR NDERIMIN E HYJLINDËSES SË PËRMBISHENJTË (26 DHJETOR).
Më 26 Dhjetor Kisha jonë kremton Mbledhjen e Hyjlindëses së Përmbishenjtë. Është zakon që me lindjen e një fëmije, gjatë ditëve të para nëna të pranojë urime prej të afërmve dhe miqëve. Të gjithë njerëzit e saj nxitojnë që të shprehin dashurinë dhe gëzimin e tyre për nënën dhe për të parë të porsalindurin, duke e mirëpritur atë në jetë. Këtë kuptim ka më së shumti edhe e kremtja e Mbledhje së Hyjlindëses.
Si një njeri i përsosur Krishti merr pjesë në të gjitha shfaqjet e jetës njerëzore. Maria është nëna natyrale e Jisuit njeri. Gëzohet dhe pranon urime dhe vizita prej besimtarëve dhe himnuesve të Lindjes Hyjnore. Kështu edhe Kisha jonë nxiton që të urojë Nënën e Perëndisë, t’i shprehë mirënjohjen e saj, ta urojë për Lindjen e Perëndinjeriut dhe të shohë Çliruesin e saj të porsalindur.
Çdo e kremte e Kishës sonë shërben si një mundësi shpirtërore. Përfitimi më i madh është rivendosja e marrëdhënieve me personat që kontribuojnë në shpëtimin tonë, në radhë të parë me Jisuin tonë të Dashur. Gjatë të kremtes së Krishtlindjeve përjetojmë zbritjen e Perëndisë në histori. Biri dhe Fjala e Perëndisë bëhet njeri për hir të hyjnizimit tonë. Krishtin tonë e sjell Hyjlindësja në Betlehem. Rreth saj, i gjithë njerëzimi e përgëzon dhe e falënderon.
***
Mund të thuhet pa ekzagjerim, se nderimi i Kishës për të Tërëshenjtën, nga një farë e vogël që ishte, u rrit dhe u bë një pemë e madhe, duke filluar që nga grazhdi në Betlehem. Në këtë natë absolutisht unike për të krishterët, kur lindi Jezu Krishti, ikona e Nënës dhe e Birit u bë –dhe mbetet për gjithmonë- ikona më e thellë dhe më e gëzueshme e besimit tonë... Të gjitha të kremtet, lutjet dhe dashuria, që Kisha i drejton Hyjlindëses, e kanë rrënjën në të kremten e Lindjes së Krishtit.
Në kohën e lashtë, kur nuk ishte evoluar akoma kalendari kishtar, e vetmja e kremte që i kushtohej të Tërëshenjtës ishte dita e dytë e Krishtlindjeve, 26 Dhjetori, e njohur me titullin e lashtë si, “Mbledhja për nderimin e Hyjlindëses së Përmbishenjtë”. Saktësisht këtu, në të kremten e Kishës për Lindjen e Krishtit, në uratat dhe himnet e Krishtlindjeve, gjejmë nivelin më të thellë të mendimit të krishter për sa i përket Hyjlindëses, lidhjen tonë me të, kuptimin e shembullit të saj, personin e saj dhe vendin e saj në jetën tonë fetare.
Një çështje që lidhet me të gjitha festimet e Krishtlindjeve është se Kisha e përjeton Hyjlindësen si dhuratë të botës për Perëndinë, si dhuratë të njeriut për Atë që vjen në botë si dhuratë për njeriun. Në një ndër himnet e Krishtlindjeve bëhet pyetja: “Çfarë të të blatojmë, o Krisht, që u duke mbi dhe si njeri për ne”. Dhe më pas vjen përgjigja: “Se cilado nga krijesat e bëra prej teje të sjell përhirim: Ëngjëjt-himnin, qiejtë-yllin, Magët-dhuratat, barinjtë-çudinë, dheu-shpellën, shkretëtira-grazhdin, dhe ne-nënën Virgjëreshë”!
Kuptimi i thellë i këtij himni të denjë është që bota dhe e tërë krijesa nuk ka etje thjesht për bashkimin me Perëndinë, as edhe pret ardhjen e Tij: është përgatitur për atë, kështu në mënyrë që takimi i Perëndisë me njeriun, të gjendet në zemrën e besimit të krishterë, me liri dhe dashuri. Veshi modern, i tharë nga racionaliteti sipërfaqësor, dëgjon fraza si “takimi i qiellit me Perëndinë përmes dhurimit të një ylli”, ose për tokën që ofron si dhuratë shpellën dhe grazhdin, dhe i konsideron thjesht si metaforë poetik, sepse poezia, “siç e dinë të gjithë”, nuk ka kuptim “objektiv” dhe është krejtësisht e parëndësishme për realitetin.
Ajo që mendja jonë racionale nuk mund të kuptojë është ajo që vetëm poezia mund të shohë, dëgjojë, të ofrojë dhe të na zbulojë: kuptimin më të thellë, ose më saktë, thellësinë e madhe që qëndron në çdo fenomen, në çdo realitet, në këtë bërthamë të fshehtë të fuqisë dhe të së vërtetës që është e fshehur nga mendja patetike dhe e vetëkënaqur që pushtohet ekskluzivisht nga dukuritë e jashtme. Qielli i ofron Krishtit yllin si dhuratë! Kjo sigurisht mund të nënkuptojë se gjithçka, duke filluar nga vetë bota në të gjithë universalitetin dhe harmoninë e saj, është krijuar për të zbuluar një kuptim më të lartë, se vetë bota nuk është një aksident absurd i historisë, por, përkundrazi, është simbol i Perëndisë, një nostalgji për Perëndinë.
“Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë”! (Psalmi 19.1). Poezia e di ashtu siç edhe besimi. Për këtë arsye, në Lindjen e Krishtit, poezia dhe besimi shikon Krishtin jo vetëm që të vijë në botë, por edhe botën që të dalë jashtë dhe ta takojë: ylli, shkretëtira, shpella, grazhdi, ëngjëjtë, barinjtë, magët. Dhe në zemrën e ndritëshme të kësaj litanie, si qendër dhe si përmbushje, gjendet e Tërëshenjta, fryti më i bukur dhe më i mirë i krijesës. Është sikur besimi t’i thotë Perëndisë: “Përmes dashurisë Tënde për ne, dhe Birin Tënd. Dhe ne për dashurinë tonë për Ty, të ofrojmë Marinë, Hyjlindësen”. Bota u bashkua me Perëndinë si rezultat i dashurisë së tyre reciproke. Ungjilli thotë: “Sepse Perëndia aq e deshi botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që të mos humbasë kushdo që t’i besojë atij, po të ketë jetë të përjetshme” (Joani 3.16).
Dhe Kisha përgjigjet me të njëjtë mënyrë: “Bota kaq shumë e deshi Perëndinë, sa që i dha atë që bukuria dhe pastërtia e saj zbulon kuptimin dhe përmbajtjen e botës...”. Biri i Perëndisë me anën e saj, bëhet Bir i Njeriut, një ndër ne, që të na bashkojë me Veten e Tij, dhe me anën e Tij të na bashkojë me Perëndinë.
Në zemrën e natës së Krishtlindjeve gjendet ikona e Nënës dhe Birit me një dritë verbuese.Këtu ribashkohet gjithçka që u nda nga mëkati, armiqësia dhe mendjemadhësia e njeriut: qielli dhe toka, Perëndia dhe njeriu, natyra dhe shpirti. Bota bëhet një himn lavdërimi, fjalët bëhen një këngë dashurie, materia bëhet dhuratë dhe e gjithë natyra bëhet një grazhd. Në ikonën e Nënës dhe Birit, dashuria e përjetëshme e Perëndisë për botën dhe dashuria e përjetëshme e botës për njeriun bashkohet, përmbushet dhe fiton. Duke parë këtë ikonë dhe duke ndjerë gëzim për të, ne vëzhgojmë në këtë ikonë të vetme autentike të botës reale, të jetës reale, të njeriut të vërtetë.