DETYRAT E BURRIT DHE GRUAS NË MARTESËN E KRISHTERË
Përgatitur nga Miron Çako
Zyra e Katekizmit -
Kryepiskopata e Tiranës
PSE KRISHTERIMI ORTHODHOKS ËSHTË KUNDËR POLIGAMISË ?
SE KRISHTERIMI ORTHODHOKS ËSHTË KUNDËR POLIGAMISË ?
Shkrim nga Miron Çako
Zyra e Katekizmit Kryepiskopata e Tiranës
SI E SHIKOJ UNË NËNË TEREZËN E KALKUTËS : Nga Miron Çako
NE BOTË ËSHTË E PAMUNDUR TË MOS VIJNË SKANDALE, POR MJERË AI ME ANËN E TË CILIT VIJNË (Luka 17-1)
Për gjatë shekujve fryma antikrishte, që është në botë (1Joani 4-4) ka sulmuar krishtërimin, por në “ NEW AGE” “KOHA E RE” ku pretendon se ka hyrë sot njerëzimi, këto sulme antikrishte të organizuara po intesifikohen më shumë. Gjithnjë e më shumë shikojmë se figura e Zotit Jisu Krisht, Hyjlindësja , shenjtorët jo vetëm anatemizohen por fyhen dhe blasfemohen haptas me karikatura, literatura, filma dhe çdo lloj forme dhe mjeti mediatik.
UFO-t dhe alienet janë mashtrim diabolik i fesë së "kohës së re"
Përgatitur nga Miron
Çako
Publikuar më Dt : 24.06.2022
A EKZISTOJNË NUMRAT ME FAT APO TERS ?
Shkrim
nga Miron Çako përgjegjësi i Zyrës së Katekizimit të Kryepiskopatës
Orthodhodokse në Tiranë
Publikuar
Dt: 25/05/2022
Numrat janë të krijuara nga njeriu që nga lashtësia për tu përdorur si për interes ekonomik, për matjen e sasisë së prodhimit, të taksave, në ndërtim, por dhe në kalendarë për matjen e kohës.
Në fillim numrat shpreheshin ose mateshin me gishtat e dorës dhe të këmbës prandaj në shumicën e kulturave në formimin e numrave zë një simbol të veçantë 10-ta ose dhjetëshet.
Më vonë njerëzimi në zhvillimin e kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme si në atë babiloneze, egjiptase, greke, romake etj, filluan që numrat primar nga 1 deri tek 9 korrespondonin me shkronjat e para të alfabetëve ose shpreheshin me ikona dhe simbolika që jepni idenë e një numri të madh ose të vogël.
Njerëzit që i krijuan numrat ashtu si edhe më parë shkronjat, filluan të besojnë që brenda tyre fshihej një fuqi mistike dhe çelësi për të kuptuar gjithçka. Sipas popujve kaldeas të mesapotomisë çdo element i universit ku përfshihet edhe njeriu vjen sipas një frekuence të caktuar që nga momenti i lindjes, dhe çdo gjë, qënie apo grimcë është fruti i një frekunce matematikore.
Kështu besonte dhe Pitagora (shekulli i VI pr K) dhe pasuesit e Pitagorës, pitagoristët. Ata besonin se numrat përmbajnë thelbin ose çelsin mistik të gjërave, aq sa gjithë ligjet egzistuese të botës mund të deshifrohen më anë të numrave, prandaj duke njohur numrat ti kupton misterin e botës, strukturën e saj dhe ligjësitë e saj dhe të çdo qenie që ekziston .
Aristoteli (shekulli i IV pr K) që ishte një pitagorist na thotë se: "Numri është thelb i të gjitha sendeve dhe se organizimi i universit në përgjithësi paraqet për nga përcaktimet e tij një sistem harmonik të numrave dhe të raporteve të tyre".
Teoria e pitagorës e fiksuar mbas matematikës kombinimit të numrave si diçka më e ftotë emocionale erdhi në botën pagane si një antitezë e çthurjes morale, për një jetë të përmbajtur morale ndryshe nga ata që i besonin fjalëve dhe fuqisë së tyre magjike. Edhe këtë ai e besonte si një zbulim perëndish, sepse edhe veten e quante një gjysëm perëndi duke thënë: "Ekzistojnë njerëz dhe perëndi e qenie si Pitagora". Dhe Platoni shekulli i (V-IV pr K) një pitagorian thoshte se “numrat janë perëndi”.
Edhe pse këto teori utopike u bënë mbisunduese për shekuj përsëri këto nuk janë absolute, madje me zhvillimin e mëvonshëm të shkencës egzakte të matematikës u panë si spekulative për sa i përket shprehjes së trashedentes ashtu si thotë edhe filozofi Hegeli (Shekulli 18-19): “Do të ishte paragjykim që numrat dhe figuracionet hapësinore të jenë të aftë të shprehin qenien absolute”.
Patjetër që kjo është një filozofi spekulative dhe vinte nga padituria njerëzore për fenomenet e natyrës dhe nga një egocentrizëm i njeriut që kërkonte ta gjente vetë misterin egzistencës së botës dhe vetë fatin e jetës së tij dhe ashtu si astrologjia, ku njerëzit besonin në ndikimin që kanë planetët, trupat qiellor që njerëzit primitivë dhe të paditur i personalizonin me “perëndi” që ndikojnë në jetën dhe fatin e njeriut, po ashtu u krijua edhe numerologjia që beson në ndikimin e numrave që të gjenin kohën e përshtatshme kur të martohesh, të udhëtosh, të bësh bisnes etj si këto bestytni.
Jo vetëm atëherë kur njerëzit ishin të paditur ranë në astrologji dhe numerologji por edhe sot pavarësisht diturisë në shkencën e astronomisë ose matematikës njerëzit vazhdojnë të besojnë në ndikimin fatalist të planetëve edhe numrave në jetën e tyre, duke rënë në astrologji dhe numerologji.
Sipas numerologjisë pagane emri përman karakterin dhe ditëlindja fatin e çdo njeriu. Sipas numerologëve shkronjave e alfabetit që i përshtaten numrave dhe kur mblidhen numri i shkronjave të emrit të dikujt dhe del psh shuma 234 mblidhen numrat 2+3+4 =9, pastaj sipas numerologjisë shikohet cila është fuqia e numrit 9 dhe kjo sipas tyre tregon personin ose karakterin e tij, ndërsa kur mblidhet ditëlindja tregohet fati i rezervuar për atë person.
Kjo është një idhujtari e rëndomtë dhe bestytni qesharake dhe nuk do na dilte koha që të jepnin të gjitha këto shpikje të mendjes së prishur njerëzore për të na treguar kombinimet e numrave se çfarë do të jenë dhe çfarë do ju ndodhi njerëzve pavarësisht përpjekjes edhe dëshirës së tyre.
Ata që i besojnë këtyre bestytnive nqs do të jenë të sinqertë me veten dhe do të shikojnë zhvillimin historik të numrave, nga vetë logjika e tyre do ta kuptojnë se kanë rënë në një mashtrim qesharak, por edhe djallëzor, si babai i gënjeshtës që ai është.(Joani 8 -44)
Faktet historike dhe arkeologjike na tregojnë se kemi një shumllojshmëri numrash të përdorura nga njerëzit në kohë edhe kultura të ndryshme, si ato Babilonas, Sumerian që janë datuar (4000 pr K ), ata janë edhe pionerët të kalendarit numerik për numërimin, e viteve, muajve, ditëve, orëve, minutave. Po ashtu kemi numrat egjiptas që datojnë (3500 pr K).Të bazuar në hieroglife duke filluar nga (shekulli i VI-të pr K) grekët si numrat primar filluan të përdorin 9 shkronja e parë e alfabetit të saj.
Greqia e lashtë ishte shumë aktive në zhvillim e historisë të numrave natyrore, por edhe të matematikës në origjinën dhe kuptimin e saj modernë. Kemi edhe numrat romakë. Romakët numrat e plotë 1, 5, 10, 50, 100, 500, 1000, i treguan me inicilat I, V, X, L, C, D, M K. Këto numra përdoren deri më sot.
Po ashtu egzistojnë numra kinez, ose edhe indian me shkronja : ١, ٢, ٣, ٤, ٥, ٦, ٧, ٨, ٩. Këta numra janë përdorur nga Arabët e Lindje që nga (shekulli 8 pas Krishtit ose nga (viti 136-158) në kalendarin islam që fillon me hixhretin e Muhametit në Medinë (në 622 ps K). Arabët u njohën me simbolet indiane të numrave të cilët i përshtatën me alfabetin arab. Kurse numrat që i njohim dhe i përdorim gjerësisht sot si 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, janë përsëri arabë në (shekullin 9 ps.K).
Këto simbole numrash janë përdorur nga arabët e Afrikës së Veriut ose të përendimit, të Andaluzisë në Spanjën e pushtuar nga arabët (shekulli VII-VII ps K). Arabët këto numra i quanin numrat e pluhurit sepse i shkruanin në rërë për tregtinë e tyre. Ndoshta edhe këto numra si të parat mund të kenë ardhur nga india. Arabët futën edhe numrin 0 që e quajtën bosh, pa vlerë.
Këto numra gjetën përdorim në Evropë dhe sot janë dominues dhe mendohet se u nxitën të përdoren nga Papa Silvester II (999-1003) i cili kishte studiuar në Andaluzi.
Pra historiku i numrave deri më sot na thotë bindshëm se numrat, ashtu si shkronjat nuk janë të krijuara nga hyjnorja që ti adhurojmë, ose tu besojmë fatin tonë, por krijesa të mendjes njerëzore nga nevoja për përdorim të përditshëm. Problemi qëndron siç e trajtuam më sipër, njerëzit ju kanë dhënë atyre konotacion fetar për të shprehur hyjnoren, sakralen në botën njerëzore.
Patjetër që njeriu do shprehet me shkronja, numra dhe simbole që ai vetë i krijon me evolucion për të percjellë mesazhe, por gabimi është kur njerëzit shkronjat, numrat dhe simbolet, duke harruar faktin se janë të krijuara prej tij, i shikon si fuqi magjike të pavarura nga ndërgjegjja njerëzore dhe kështu i kthen ato mjete kumunikimi të pa shpirt dhe logjik në idhuj dhe kështu bie në fatalizëm. Kjo është arsyeja se njerëzit në kultura të ndryshme besojnë në numra fatsjellës, apo ters.
Le të përmendim disa bestytni numerologjike.
Psh disa e shohin numri 13 që sjell ters, fatkeqësi, vdekje, por të tjerë e kanë për mirë, si fatsjellës, rilindje.
Për disa kur numri 13 i një date kalendarike bie të premten ajo ditë quhet e premte e zezë. Kaq shumë janë të fiksuar ndaj tersillëkut të numrit 13 sa ka njerëz sa ky fiksim i është bërë një problem psikologjik dhe është analizuar edhe në psikologji si një patologji. Ka hoteleri ose kompani ajrore që e kanë hequr numrin 13 nga dyert apo karriget e udhëtarëve.
Ose numri 11, kur përsëritet tre herë, kur bie data 11.11.11 ose ora 11;11. Edhe pse kjo është rastësi shumë njerëz bëhen supersticioz dhe e shohin si një numër ters, ose kur shikojnë se numrat e orës bien njësoj, duhet të thonë një dëshirë.
Numri 17 në Itali shikohet si numër ters, sepse me shkronja romake ky numër shkruhet (XVII) dhe mund të organizohet në fjalë (VIXI) që do të thotë kam jetuar. Ky mbishkrim gjendej në varret e romakëve. Madje kur dita 17 e një muaj bie të premte ajo ditë është e pafat madje edhe muaji pa ashtu.
Numri 7 në shumë kultura quhet numër me fat, por në Kinë ky numër është ters, që do të thotë braktisje, zemërim ose vdekje.
Nuk do na dilte koha dhe lista do të ishte shumë e gjatë nqs do shkruanim për të gjitha fiksimet dhe bestytnitë e njerëzve në lidhje me numrat.
Por si mund ta shpjegojmë që vërtet disa njerëzve që i besojnë këto data si ters ose fatsjellëse vërtet ju ndodhin gjëra të mira ose këqija oto ditë?
Shumë njerëz nuk besojnë se përveç këtij realiteti që ne shohim edhe prekim fizik egziston edhe një realitet i padukshëm, ose botë shpirtërore. Por edhe kur e besojnë se egziston bota shpirtërore ata kanë një vizion të gabuar, prandaj dalin në përfundime dhe veprime të gabura.
Në disa fe para edhe pas Krishtit njerëzit besojnë te fati, kismeti tek e mira ose e keqja që nuk varet prej tyre dhe kështu bëhen fatalistë duke thënë: “kështu ishte e shkruar”. Sipas krishterimit orthodhoks nuk ka të shkruar, as fat edhe kismet por bekim nga Perëndia Triadik (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë), që është trashendent dhe i parasheh të gjitha që nga përjetësia çdo vendim, veprim dhe destinacion tonë, por është edhe imanent vepron në kohë me secilin prej nesh duke na nxitur në liri të plotë brenda kohës edhe hapësirës sonë që të bëjmë vullnetin e Tij, si më i miri i mundshëm në këtë botë kontradiktore, që të jetojmë sa më mirë jetën provizore në këtë jetë dhe të fitojmë përjetësinë, ashtu si shkruhet: “Ai që bën vullnetin e Zotit do të jetojë për jetë".(1Joanit 2-17)
Predispozicioni, ose fatalizmi është një herezi, mësim i gabuar i shumë feve para edhe pas Krishtit dhe po ashtu shumë i përhapur në okultizëm madje edhe në njerëzit edhe ateist, sepse fatalizmi kërkon të justifikoj ndërgjegjen që e akuzon njeriun si mëkatar dhe shkelës të Ligjit të ndërgjegjes dhe atë të shkruar. (Romakëve 2;11-16)
Kur njerëzit ndërtojnë doktrinë e fatalizmit me, objekte, ngjarje, fjalë edhe numra ata kërkojnë të justifikohen përpara Gjykatësit të drejtë, Perëndisë. Madje ata me fatalizmin akuzojnë providencën hyjnore sikur është ajo përgjegjëse që ata u bënë të ligj ose bënë vepra të këqia dhe kështu nuk duhet të gjykohen. Madje kjo herezie ka gjendur vend edhe tek të krishterët heterodoks, jo orthodhoks, që e keqinterpretojnë dhe ngatërrojnë Shkrimin e Shenjtë kur flet për gjithë diturinë e Perëndisë dhe lirinë e veprimit të çdo njeriu.
Arsyeja pse ndodhin ngjarje e këqia dhe duken sikur kanë lidhje me objektet, fjalët, ditët ose numrat që i cilësojmë si ters, është se nqs i besojmë sa do pak asaj që dëgjojmë, atëhere veprojnë ligjet shpirtërore që shumë nuk i njohin dhe nuk i kuptojnë si veprojnë.
Kur ne nuk i lutemi Perëndia dhe nuk besojmë se pa lejen e tij nuk na ndodh asgjë për të mirën dhe të keqen tonë, por besojmë diku tjetër çfarë do qoftë, njeri, qenje,ditë, objekt, fjalë, apo numra duke bërë një idhull në mendjen tonë, atëhere largohet providenca hyjnore dhe mbi ne merr të drejta djalli, babai i gënjeshtrës (Joani 8-44) që sëbashku me demonët, të cilët me lejen e Perëndisë marrin të drejta për jetën tonë dhe i sjellin gjërat në atë mënyrë që ne ti besojmë më fortë fatalizmit, në , njerëz,qenje, ditë, objekte, fjalë, numra, etj. Siç Shën Joan Damaskini na thotë në mënyrë të përmbledhur në mësimin patristik: “Demonët i lejon Zoti që ata të marrin fuqi dhe të shndërrohen në çfarëdo forme që imagjinata jonë dëshiron”.
Prandaj varet nga vullneti dhe besimi ynë në Perëndinë që të jemi të lirë edhe të bekuar, duke bërë atë që Perëndia na tregon dhe na fton ta kryejmë për të mirën tonë, ose të bëhemi fatalistë të tallemi nga demonët që kërkojnë të na i shkatërrojn jetën, me frikëra dhe fiksime, por edhe të na i vënë ndërgjegjen në gjumë, që të mos ndryshojmë jetën me pendim dhe korrigjim, që kështu të dënohemi në gykimin e drejtë të Zoti, që na thotë “do ti vë të gjitha mëkatet përpara teje”.
Pavarësisht se Platoni na thotë: “Numrat janë Perëndi” dhe numerologjistët besojnë në fuqi mistike që ato përmbajnë nga perënditë ose universi inpersonal, ato nuk janë asgjë në vetëvete, sepse thamë që janë krijesa të njerëzve dhe kur njeriu i hyjnizon kthehen në idhuj dhe ungjillori Joan na mëson: "ruani veten nga idhujt" (1Joanit 5-21).
Përsëri sipas Teologjisë së Krishterë numrat, shkronjat edhe çdo gjë komunikuse e dobishme përdoren nga Perëndia për të na dhënë mesazhe që ne ti kuptojmë, prandaj edhe në Bibël numrat kanë domethënien e tyre simbolike për të na dhënë këto mesazhe hyjnore në konceptin tonë njerëzor dhe ne duhet ti lexojmë ashtu si duhet , jo se ato kanë fuqi mistike por thjesht simbole komunikimi.
Sipas Biblës dhe teologjisë numri 1 është i pari mes numrave dhe tregon Zotin që është Një i vetëm "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm". (Ligji i Përtërirë 6:4)
Numri 2 tregon “disa “ dhe mbështetjen dhe bollëkun:“Dy janë më të mirë se një, sepse ata kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre”. ( Eklisiastiu 4:9)“Dy dëshmitarë vërtetojnë të vërtetën” (Mateu 26:60).“Dishepujt u dërguan dy nga dy” (Luka 10:1).
Numri 3 nënkupton, pompozitet, këmëngulje, përfundimin “sipëroren e sipërores” ose përsosmërinë dhe unitetin ashtu si e gjejmë në Tre Personat Hyjnorë të Trinisë së Shenjtë. Dhe shërbesa tokësore e Jisuit zgjati tre vjet (Luka 13:7).
Numri 4 lidhet me tokën, me katër elementët, katër stinët, katër anët e horizontit. “Katër herërat” (Ezekieli 37-9 ;Isaia 11-12). Katër lumejt e parajsës (Zanafila 2-10). Ai do të ... mbledhë të shpërndarët e Judës nga të katër anët e tokës. (Isaia 11:12)
Shëmbëlltyra e Jezusit kishte katër lloje dheu (Mateu 13).
Numri 5 ka një vlerë mnemoteknike (gishtërijnë e një dore) është parë si burim i disa urdhëresave rituale dhe është një numër i lidhur me hirin.(Numrat 7-17) Janë pesë oferta levitike (Levitiku 1-5). Jisui shumoi pesë bukë për të ushqyer 5000 veta pa llogaritur gratë edhe fëmijët. (Mateu 14:17).
Numri i 6 është numri i njerëzve. Adami dhe Eva u krijuan në ditën e gjashtë (Zanafilla 1:31).
Numri 7 është simbol i numrit të përsosmërisë dhe i referohet numrit të Zotit, “Ai që ka shtatë frymërat e Perëndisë”(Zbulesa 3-1) Në ditën e shtatë Perëndia pushoi pasi përfundoi krijimin (Zanafilla 2:2). Fjala e Perëndisë është e pastër, si argjendi i pastruar shtatë herë në zjarr (Psalmi 12:6).
Numri 7 është simbol edhe i plotësisë të një veprimi, psh “I drejti bie shtatë herë në ditë (Fjalët e urta 24-16). Petro dëshiron të falë shtatë herë (Mateu 18-21). Jezusi e mësoi Pjetrin të falte 70 herë shtatë (Mateu 18:22). Shtatë demonë dolën nga Maria Magdalena, duke simbolizuar çlirimin e plotë (Luka 8:2).
Numri 8 mund të nënkuptojë fillime të reja, dita e 8 e ngjalljes dita e krijimit të ri të Zotit, simbolizon ditën eskatologjike e ditës pa perëndim në mbretërin e Perëndisë (Zbulesa 21 -25). Krishti i ngjallur u shfaq në ditën e 8 ose të dielën “Tetë ditë më vonë, dishepujt e tij ishin përsëri brenda dhe Thomai ishte me ta. Edhe pse dyert ishin të mbyllura, Jezusi erdhi, u ndal mes tyre dhe tha: "Paqja me ju!". (Gjoni 20:26)
Numri 9 mund të nënkuptojë plotësinë e bekimit ashtu si janë “Ka nëntë frytet të Frymës Shenjtë. (Galatasve 5:22-23).
Numri 10 ka një vlerë mnemoteknike (dhjetë gishtërijntë) 10 plagët e Egjiptit (Dalja 7;12). Tregon një sasi të madhe dhe lidhet me ligjin me 10 porositë që u dhënë në malin Sina ( Eksodi 20 1-17). Po ashtu ka të bëjë me qeverisjen. Pastaj [Boazi] mori dhjetë burra nga pleqtë e qytetit [si gjyqtarë] dhe tha: "Ulu këtu". Kështu ata u ulën. (Rutha 4:2)
Numri 12 është numri i hënëzimeve, muajve hënor dhe tregon një cikël të plotë vjetor, lidhet me Izraelin që përbëhej nga 12 fise (Zbulesa 7). Jezusi zgjodhi 12 apostuj (Mateu 10:2-4). Po ashtu lidhet me qeverisjen hyjnore, autoritetin, përsosmërinë dhe plotësinë e qytetit të Perëndisë që do zbresë nga qielli. “Ai (Jerusalemi i Ri) kishte një mur të madh e të lartë, me dymbëdhjetë porta, te portat dymbëdhjetë engjëj dhe mbi portat ishin të shkruara emrat e dymbëdhjetë fiseve të bijve të Izraelit... Dhe muri i qytetit kishte dymbëdhjetë themele dhe mbi to ishin dymbëdhjetë emrat e dymbëdhjetë apostujve të Qengjit”. (Zbulesa 21:12-14 )
Numri 30 është një numër që na kujton një periudhë zie dhe pikëllimi “Vdekja e Moisiut u vajtua për 30 ditë” (Ligji i Përtërirë 34:8). Numri 30 lidhet edhe me tradhëtinë e Judës që e shiti Krishtin për tridhjet monedha argjëndi (Mateu 27:3-5)
Numri 40 është një numër që në mënyrë konvecional shënon vitet e një brezi, si ishin 40 vitet në shkretëtirë (Numrat 14-33) ose 40 vitet e mbretërimit për Davidin (2amueli 5-4) Numri 40 është i lidhur me testimin dhe provat. “Dhe Jisui, plot me Frymë e Shenjtë u kthye nga Jordani dh Fryma e çoi në shkretëtirë, ku për dyzet ditë u tundua nga djalli”(Luka 4 1-2).
Numri 50 ka rëndësi në festa, festime dhe ceremoni. Në ditën e 50 pas shpërnguljes Iizraeli mori ligjin në malin Sina (Eksodi 19 ). “Do të shenjtërosh vitin e pesëdhjetë dhe do të shpallësh lirinë në mbarë vendin për të gjithë banorët e tij. Do të jetë një jubile për ju...” (Levitiku 25:10). Festa e Rrëshajëve kremtohej në ditën e pesëdhjetë pas Pashkës (Levitiku 23:15-16). Pesëdhjetë ditë pas ringjalljes së Jezu Krishtit, Fryma e Shenjtë erdhi me fuqi mbi apostujt dhe dishepujt në Ditën e Rrëshajëve (Veprat e Apostujve 2).
Numri 70 është i lidhur me gjykimin dhe delegimet njerëzore. Dhe para tyre qëndruan shtatëdhjetë burra nga pleqtë e shtëpisë së Izraelit... (Ezekieli 8:11). 70 pleq u emëruan nga Moisiu (Numrat 11:16). Izraeli kaloi 70 vjet në robëri në Babiloni (Jeremia 29:10).
Numri 666 është numri i bishës.Numri ose shenja e bishës është shenja e Antikrishtit (Zbulesa 13:15-18). Ky numër është simbolik dhe me gërmat Hebraike 666 del (Cezari Neron) (50 +200 +6+50+100 +60+200=NRWN QSR(Neron Cezarin) si i pari perandor antikrisht. Shën Irineu mendonte për emrin (LATEINOS ) që tregonte perandorinë antikrishte romake. Por Shën Pais Agjoritit për 666 WWW na thotë se: “Në Apokalips është shkruar para 2000 vjetësh se njerëzit do të vulosen me numrin 666. “Ai që ka mend në kokë le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu dhe numri i saj është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë”. Për hebrenjtë, 666 është simbol i ekonomisë. Hebrenjtë, si shkruhet në Dhjatën e Vjetër, kishin vendosur një taksë për të gjithë popujt e pushtuar prej tyre. Haraçi i përvitshëm përbëhej nga gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë talanta ari. Tani, që të nënshtrojnë të gjithë botën, e vendosin përsëri këtë numër taksimi, që lidhet me të kaluarën e tyre të lavdishme. Për këtë arsye nuk duan ta këmbejnë me një numër tjetër. Pra, 666 është simbol i mamonait. Ata e morën nga pesha e arit dhe nuk njohën atë çka thotë apostull Joani në librin e Apokalipsit − por nuk resht së qeni mamona. Por Ungjilli na tregon se duhet të zgjedhim “ose Krishtin, ose Mamonanë”. “Nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe mamonait”.
Kurse Shën Andrea i Kretës na thotë që kuptimin e numrit tek një person, antikrishti “Do ta zbulojë koha tek ata që qëndrojnë vigjilentë”.
Numri 1000 vjet që përmendet disa herë në Bibël si “Zoti i jep hir një mijë brezave “ (Eksodi 20-6) (Jeremia 32-18) ose tek Psalmet: “njëmijë vjet janë si një ditë” (Psalmi 90-4) dhe “Një ditë pranë tij vlen më shumë se njëmijë tjetërkun” (Psal 84-11) ose tek (Zbulesa 20-1) na trego nje sasi të madhe ditësh ose natësh të një kohe të gjatë. Po ashtu numri “mijëra mijëra (10.000) tregon njësi, sasi të madhe hiperbolike.(Zanafill 24-6) (Levitiku 26-8) (1Samueli 18-7).
Numri 144.000 që përmendët tek Zbulesa (14-1) nuk është një numër real që tregon numrin e të shpëtuarve si besojnë hertetikët “jehova”, por është numër simbolik i plotësisë i aritjes që vjen nga kombinimi 12x12 x1000 =144000.
Po ashtu sipas Gjeamatris numri shënon një njeri ose një send dhe është përdorur edhe në Bibël. Psh gjeamatri i emrit David është (DWD =4+6+4=14) Sipas (Mateut 1: 1-17) gjenalogjia e Jisuit na tregohet se ai vjen mas 14 breza x 3, kjo tregon se Jisui që do vinte nga fisi mbretëror i Davidit si Mesia (Krishti )do të dallohej si “Davidi i trefishtë”(Mbret, Profet, Kryeprift).
Si përfundim, pavarësisht se njerëzit që nga lashtësia i kanë vlerësuar numrat si sakralë të shenjtë duke ju dhënë zotave numra, edhe sipas spekullimeve pitagoriste 1 dhe 2 ishin mashkullore 3-4 femëror dhe 7 virgjëror dhe duke i parë ato si fasjellëse ose si ters, asnjëherë në Bibël asnjë shifër në vetëvete nuk është sakrale që përcakton jetën njerëzore edhe të krijimit qënieve dhe sendeve.
Numri në vërtëvete nuk ka asnjë fuqi për mir apo për keq, fuqinë ja japim ne sipas mendjes dhe konotacionit tonë. Njeriu i krijuar sipas ikonës së Perëndisë (Zanafilla 1-26) është një qënie intelektuale edhe morale dhe ajo që e përcakton jetën njerëzore për mirë apo për keq është mënyra se si ai do ta përdorë shpirtin e arsyeshëm , mendjen dhe trupin së bashku me mjetet për ta shprehur vetëveten si me fjalë numra dhe objekte dhe për ti përdorur në interesin e tij duke zbatuar porositë e Krijuesit për ti bërë mirë vetes në planin e përkohshëm dhe atë të përjetshëm, ose në të kundërtën në rebelimin e tij imoral duke i sjellë, ters dhe fatkeqësi vetes në këtë jetë të përkoshme dhe atë të përjetëshme.
Zoti Jisu Krisht Biri dhe Fjala e Perëndisë (Joani 1-1) ,Gjykatësi i botës (Joani5-22) nuk na thotë se fati njerëzve është i shkruar në kode fjalësh apo numra dhe ata nuk kanë përgjegjësi për veprimet e tyre, por fatin njeriu e ndërton vetë sipas besimit dhe veprave, prandaj edhe do përgjigjet përpara Gjykatësit, kështu : “Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet. Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t’i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë” (Zbulesa 22,11-12).
Miron Çako
Kur futbolli bëhet një idhujtari dhe pushon së qeni sport?
Shkrim nga Miron Çako përgjegjësi i Zyrës së Katekizimit të Kryepiskopatës Orthodhodokse në Tiranë. Publikuar
Futbolli është një nga disiplinat sportive më të reja duke pasur fillesën sipas historikut sportiv në 1863 në Angli, por mendohet se futbolli në forma më arkaike është luajtur përafërsisht shumë më përpara, gati (2500 vjet pr K) si tek egjiptasit, grekët, ose kinezët me lojtarët Cuju ku lojtarët loznin me këmbë topin që nga vitet (206-200 pr K) gjatë Dinastisë Han.
Por në vitin 1863 u vendosën regullat përkatëse për disiplinën e futbollit nga Federata Angleze e Futbollit që e dallonin futbollin nga të tjera displina ku përdorej topi me këmbë edhe me duar.
Futbolli është është bëri sot sporti më i përhapur më i dashur dhe popullor midis njerëzve në të gjithë botën .Sot futbolli luhet përafërsisht nga 250 milion njerëz në 200 vënde të botës dhe ka gati 5 miliradë tifoz. Organi qeveritar ndërkombëtar i shoqatës së futbollit është Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) e formuar 1904 në Paris, që organizon Kupën e Botës një herë në katër vite.
Futbolli si lojë sportive patjetër që nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi ëshë një lojë e bukur , me shumë emocione dhe spektakël që kënaq jo vetëm lojtarët por edhe spektatorët e shumtë.
Është intresante për lojën futbollit edhe ky episode nga jeta e Shën Nektarit të Pendapolit kur ishte drejtor në shkollën fetare Rizario në Athin.
“Më pas u shfaq në Athinë dhe futboll, një lojë e re - një sport nga disa aristokratë që kishin jetuar në Angli. Daja i një studenti nga Rizario ka dhuruar një top me të gjitha “mjetet” përkatëse për lojën. Fatkeqësisht, disa mësues mendjengushtë e konsideruan lojën të papërshtatshme për shkollën dhe e mbanin topin në zyra. I vetmi ankth dhe mendim i fëmijëve ishte si ta merrnin topin. Zgjidhjen e dha dikush që nuk ishte i interesuar personalisht për këtë lojë, dhjaku Gervasios Paraskevopoulos.Me guximin që pati Gervasi, për shkak të marrëdhënies së veçantë me Shën Nektarin, mori guximin dhe vizitoi drejtorin e shenjtë të shkollës në zyrën e tij duke i thënë:- Nuk mendoj se është e drejtë që fëmijët të mërziten. Gëzimi dhe jo pikëllimi duhet të jenë aspiratat e Shkollës dhe Kishës në përgjithësi. Çfarë nuk shkon me këtë lojë? Ushtron trupin, mpreh vëzhgimin dhe gatishmërinë e fëmijëve, u jep atyre gëzimin e rivalitetit kolektiv të sjellshëm edhe në luhet në kopshtin tonë me lule. Shenjti ia dha topin dhjakut të ri, i cili ishte dhe nxënës i shkollës dhe të gjithë nxënësit ngelën të kënaqur dhe ndjenin detyrim ndaj mirësisë së bashkënxënësit të tyre Gervasio. Ngjarja është treguar nga i ndjeri At Gervasios Paraskevopoulos dhe është regjistruar në libra të ndryshëm që u botuan për të.
Duke u nisur nga kjo ngjarje me Shën Nektarit disa futbollist duan ta quajnë Shën Nekatrin mbrojtësin e futbollit, ashtu si pas propozimit të një komiteti të mësuesve të edukimit fizik, Shën Nektari është shpallur Mbrojtësi i gjimnastëve, për shkak të fjalës së tij "Mbi gjimnastikën", e cila u mbajt më 21-8-1893".
Të luash futrboll edhe të shohësh futboll ose të jesh tifoz me një skuadër nuk ka asgjë të keqe madje është argëtuese edhe dobishme për marrëdhëniet normale njerëzore , por çdo gjë e mirë kur bëhet me tepri dhe nuk ka masë kontrolli kthehet në të keqe.
Sot futbolli në trendin e marketingut nuk është më një lojë e mirfilltë argëtuese por është kthyer në një biznes me fitime kolosale në miliarda euro për klubet. Futbollistët sot janë sportistët më të paguar .Paga e një lojtari varet nga shumë faktorë dhe mesatarja për një lojtar është 60,000 dollarë. Me shumë lojtarë profesionistë, paga është nga 25,000 dollarë në 300,000 dollarë.
Për shkak të masivitetit dhe marketingut futbollistët janë bërë sot idhuj e rinj, të cilët kontrollojnë ndjeshmërinë ,etikën, energjitë dhe mënyrën e jetës të miliona fansave dhe tifoza të tyre.Madje ka futbollistë të shquar që idhtarët e tyre i kanë shpallur “perëndi”, ashtu si kemi në rastin e futbollistit të famshëm Maradona .
Duhet ta dimë se në Meksikë ëshët ndërtuar një “kishë” për Maradonën, yllin e futbollit ose i cilësuar “si dora e Zotit” .Aty bëhen rite për adhurimin e tij.Edhe pse kjo "fe "e re ishte e padëgjuar më parë dhe shumë janë kundra, përsëri është përhapur në vende të ndryshme dhe numëron më shumë se 500,000 besimtarë. Këta njerëz të paformuar fetarisht shkojnë e qajnë në foton e Maradonës dhe luten sikur ai ti ishte një i shenjtë dhe aq më keq një "perëndi".Por jo vetëm Maradona që tek shumë njerëz duket si “perëndi” edhe të tjerë futbollistë të sotëm për shumë tifoz janë si “perëndi”.
Nuk duhet të çuditemi për këto reagim , sepse në subkoshiencën e historisë njerëzore këto nuk janë të panjojtura , në lashtësi në garat olimpike sportistët fitues jo vetëm kurorëzoheshin me dafina, por ju ndërtoheshin shtatore ,tempuj dhe i adhuronin si gjysëm perëndi.
E njëjta gjë po ndodh edhe sot në këto kohë neopagane,ku futbollistët jo vetëm admirohen por adhurohen si “perëndi” nga njerëzit dhe tifozët ithtarë, nga fëmijë deri tek pleqtë të cilët janë gati për të bërë çdo sakrificë që të jenë pranë tyre, t’i imitojnë ata , të mbajnë fotot e tyre kudo,ti ndjekin nga pas, madje sa fitorja ose humbja e idhullit ose e skudrës së tyre kthehet në qëllim primar të jetës dhe justifikon çdo veprim të papapreçedent ashtu si ndodh rëndomtë sa herë ka ndeshje apo finale kampionatësh .
Të bësh tifo me njerëzillëk , qytetari për një sportistë , apo për një skuadër sportive nuk është gabim , por kur tifozlliku kontrollën gjthë qënien tënde si mendore, emocionale, fizike , ekonomike, sociale. aq sa futbollisti të adhurohet si “perëndi” dhe fubolli të kthehet qëllim i jetës ,atëhere nuk kemi më sport por një idhujtari duke nxitur kështu zemërimin e Perëndisë që nuk pranon rivalitet dhe sipas dëshirës tonë lejon të biem në mentalitetin e turmës pa kontroll, në ndikim demoniak që na depersonalizon, na nxjer nga vetja ndihmuar nga eforia e fitores, ose dëshpërimi i humbjes, nxitur nga alkoli dhe droga , duke bërë në këtë gjendje anormale veprime antisociale dhe të dëmshme për veten dhe të tjerët rreth nesh, ashtu si apostull Pavli na thotë në letrën drejtuar Romakëve : “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi...Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë,dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm,...Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre… Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi kurvërim, mbrapshtësi…vrasje, grindje..armiq të Perëndisë.(Romakët1;18-30)
Dhe Shën Joani na shkruan “Djema ruani veten nga idhujt” (Joani1: 4-21)
Le të urojmë dhe të lusim Zotin që edhe finalja e sotme në stadiumin Air Albania, Tiranë për kupën “Conference League” midis skudrave të Romës dhe Feynordit që të shkojë sa më mirë pa probleme dhe fituesit dhe humbësit e dy skuadrave të ndahen në paqe mes tyre, sepse nuk duhet të harojnë se fundja një ndeshje futbolli për kënaqësi është dhe jo një luftë për shkatërim.
Miron Çako.
"Për këto vjen zemërimi i Perendisë mbi bijtë e pabindjes” (kol. 3:5-6).
Shkrim nga Miron Çako përgjegjësi i Zyrës së Katekizimit të Kryepiskopatës Orthodhodokse në Tiranë
Publikuar më datë 20/05/2022
Shumë fatkeqësi natyrore po i ndodhin njerëzimit në një hapsirë kohe të shkurtër, si fatkeqësi natyrore, sëmundje epidemike ashtu si pandemia e (covid 19), apo tani lufta në mes të Evropës, etj që po presim me ankth.
Azgjë në natyrë nuk është produkt i rastësisë,aq më tepër midis njerëzve të cilët ndryshe nga gjithë krijesat e tokës janë qenje të arsyeshme, morale dhe përgjegjëse për çfarë ju ndodh, sipas parimit universal shkak-pasojë.
Brezi i sotëm i përcaktuar në Shkrimin e Shenjtë si i pabesë edhe imoral gjithnjë e më shumë po thyen çdo kufi dhe barier morale dhe e ka kthyer kurvërinë, ndyrësinë dhe kënaqësinë seksuale në një idhull, që e adhurojnë përditë, duke flijuar trupat e tyre sensual edhe përtej natyralitetit deri në perversion.
Shumica e fëmijëve , adoleshëve , tërijnve të informuar edhe nga edukata seksuale që bëhet nëpër shkolla 9-vjeçare, justifikohen sot për mardhëniet seksuale të lira ,sepse sipas tyre: “përderisa tek njeriu gjendet instikti seksual ne jemi të përligjur për të kryer marëdhënie, ashtu si ta ndjejmë orintimin seksual, kjo është një aspekt natyror, ashtu siç i ndjejmë nevojat e tjera jetike të trupit.”
Vërtet, seksualiteti përbën një instikt fortë njerëzor dhe sipas feve monoteiste dhe veçanërisht krishterimit, që bazohet në Bibël, seksualiteti është dhuratë e Krijuesit Perëndi, që i krijoi njerëzit “mashkull dhe femër“(Zbulesa 1 -27), por ky nuk është një instikt i detyrushëm për ekzistencën tonë të përditshme si ngrënia, pirja, gjumi, etj.
Seksualiteti iu dha njeriut që ta përdorin sipas qëllimit primar dhe ky qëllim nuk është vetëm kënaqësia e epshit, i cili u shfaq tek njeriu si pasojë e mëkatit fillestar( Zbulesa 3 -27), por edhe plotësimi i njeriut, siç tha Zoti për Adamin: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm, Unë do t’i bëj një ndihmë që i përshtatet,... Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoj një grua edhe çoi tek njeriu” (Zan. 2:18-22).
Kështu njeriu të mund nga bashkimi heteroseksual, të krijojë një familje, të lindë njerëz edhe të pushtoj gjithë globin, sipas urdhëresës së Perëndisë: “Jini të frytshëm, shumohuni dhe pushtoheni botën” (Zan. 1:28).
Përdorimi i keq dhe pa llogjikë i seksualitetit, vetëm për kënaqësi epshi, e nxjerr atë jashtë qëllimit për të cilin është dhënë nga Zoti Perëndia dhe e shndërron nga bekim të Perëndisë, në një mundësi për mëkat dhe detyrimisht në një mallkim me pasoja shkatrrimtare.
Mëkati i kurvërisë është ai mëkat ku çdo mardhënie seksuale bëhet pa bekimin e Perëndisë, që urdhëroi çiftin eparë: “shtohuni dhe shumohuni” (Zan. 1:28) dhe pa qëllimin për të cilin është krijuar, thjesht për kënaqësi epshi, ose përftim (prostitucion).
Mëkati i kurvërisë ndodh edhe kur kemi tradhti bashkëshortore. Në këtë rast quhet kurorëshkelje. Profeti Osea thotë: “Vajzat tuaja bëjnë kurvëri dhe nuset tuaja kurorëshkelje”. (Osea. 5:13)
Kurse homoseksualitet dhe çdo perversion tjetër sipas Biblës është një mëkat i neveritshëm dhe shumë i dënueshëm nga Zoti:“Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si bëhet me një grua; është një gjë e neveritshme. Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen patjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta”, (Lev. 20:13).
Mëkati i kurvërisë, kurorëshkeljes dhe homoseksualitetit akumulojnë energji negative me pasoja katastrofike, shpesh të pariparueshme si për individin, çiftin, familjen, vendin dhe gjithë njerëzimin.
Mëkat i kurvërisë është kundër vetë trupit të individit. Pavli apostulli i kombeve thotë : “Ikni nga kurvëria, se çdo mëkat që bën njeriu, është jashtë trupit të tij, ndërsa ai që bën kurvëri mëkaton kundër trupit të vet” ( I Kor. 6:18). Prandaj kjo gjëndje mëkatare shoqërohet me ndryshimin e pamjes, humbet freskia e fytyrës edhe shkëlqimi i syve dhe disa herë me sëmundje të trashëgueshme seksualisht, disa prej tyre të pashërueshme.
Mëkati i kurorëshkeljes shkatërron, jo vetëm individin, por çiftin bashkëshortor,familjen, shtëpinë me viktima fëmijët e pafajshëm. “Një shtëpi që ndahet ndër vete do të prishet”(Mateu 12:25).
Kurse perversioni i kalon çdo limit të degjenerimit dhe është një denatyralitet i neveritshëm, i individit, familjes edhe shoqërisë që e ligjëron këtë.Perversioni është shenja se mbi atë njerëz të paprincip ka zbritur zemërimi i Perëndisë:“Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi… Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan, as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasione të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njëjtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdhëniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre”, (Rom. 1:18;21;24;27).
Zoti Jisu Krisht tha “Dhe njerëzit në kohën e fundit do të jenë si në kohën e Sodomës dhe Gomorrës”, (Lk. 17:28).
Kjo energji mëkatare e akumuluar kthehet edhe kundër një vendi, sepse njerëzit e një vendi apo brezi që e kanë bërë kurvërinë, kurorëshkeljen dhe perversionin idhujt e tyre, pushojnë së qëni qënie njerëzore që udhëhiqen nga arsyeja dhe janë bërë si kafshët, vetëm mish (instikt),ose më keq se kafshët, kështu ata bien nga rendi i krijimit, “si ikona të Perëndisë” (Zbulesa 1 -26).
Atëhere providenca hyjnore i braktis në fatkeqësinë e tyre, ashtu si ndodhi në kohën e përmbytjes së Noes, kur Zoti u indinjua me ata njerëz të dhunshëm edhe imoral dhe tha: “Fryma ime nuk do të hahet gjithmonë me njeriun sepse në shthurjen e tij nuk është vetëm mish” (Zbulesa 6-3). Më pas ndodhi një përmbytje e madhe në të gjithë globin, ku prej saj shpëtuan vetëm 8 persona.( Zbulesa 7 :10-24)
Gjithashtu, kujtojmë shkatërrimin me zjarr dhe squfur i dy qyteteve, të mbushura me perversitete, Sodoma dhe Gomorra të shtrira në luginën e Jordanit,sot Deti i Vdekur. Nga kjo katasrofë shprehje e zemërimit të Perëndisë shpëtuan vetë 3 njerëz, ashtu si na i thotë Bibla :“Meqenëse britma që ngrihet nga Sodoma dhe Gomorra është e madhe dhe meqenëse mëkati i tyre është shumë i rëndë (Zanafilla.18: 20) … Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorrën, nga ana e Zotit. Kështu Ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën”, ( Zanafilla 19: 24-25).
Po ashtu historia e njerëzimit na ka vertetuar se kur perandoritë kanë degjeneruar në kurvëri dhe perversion ato janë shkatërruar, si perandoria Perse, Helene, Romake, Bizantine, Osmane, apo mbretëri nëpër botë deri më sot.
Por mëkati trupor është edhe kundër Zotit dhe Kishës, trupit të Krishtit. Shumë njerëz, edhe pse jetojnë në vende me tradita, festa edhe emra të krishtere, fatkeqësisht jetojnë në degjenerim moral njësoj si paganët dhe ateistët duke bërë puplikisht gjëra të turpshme për tu thënë.
Shën Pavli u thotë këtyre të "krishterëve" hipokrit, liberal të degjeneruar që abuzojnë me fjalët e Biblës mbi dashurinë e Zotit : “A nuk e dini se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr unë, pra, gjymtyrët e Krishtit për t’i bërë ato gjymtyrë të një kurve? Larg qoftë!” (1 Kor. 6:15) “Ikni nga kurvëria, sepse çdo mëkat që bën njeriu është jashtë trupit, por ai që bën kurvëri, fajëson trupin e vet, ndoshta nuk e dini se trupi juaj është Kishë e Perëndisë, Kisha e Shpirtit të Shenjtë. Trupi është tempull i Shpirtit të Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia dhe nuk i përkisni vetvetes dhe ai që shkatërron tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta shkatërrojë”. ( I Kor. 6:18-19)
“Dhe mos u gënjeni, as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët...nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë” (I Kor. 6:9)
Sot ky brez i pabesë dhe imoral, për të justifikuar shthurjen e tij seksuale deri në perversion përpiqet me teori shkencore, mjekësore, psikologjike, të gjejë justifikim, se është e pamundur që njerëzit të kenë vetpërmbajtje seksuale.
Vetpërmajtja rezulton sipas tyre në të kundërt, në dëm të shëndetit mendor edhe fizik, ashtu siç mësonte psikiatri Zigmund Frojd mbi teorinë e “libidos” (epshit të ndrydhur). Sipas tij, nëqoftëse, libido nuk lihet i lirë të shfryjë, krijohen neuroza. Frojdi ishte një njeri shumë sensual, madje thonë që ai ka pasur inçest me motrën e tij. Mesa kuptojmë, ai ka folur më shumë nga ndjesitë dhe përvojat e tij seksuale, sesa nga një punë e mirëfilltë shkencore.
Natyrisht, disa mjekë, psikiatër, psikologë modernë mbrojnë edhe sot teorinë e Frojdit, se të përmbajturit dëmton shëndetin, dhe sjell pasoja neuropsikike me: neuroza, cefalea (dhimbje koke), çrregullime te humorit(depresion, dëshpërim, etj), por kjo nuk është një fakt shkencor, por një teori e cila kundërshtohet nga të tjerë shkencëtarë mjek, psikologë që mendojnë dhe mësojnë ndryshe në lidhje me vetëpërmbajtjen.
“Profesori i Universitetit të Mjekësisë në Gjermani, profesor August Majer, thotë: “Historia nuk njeh asnjë popull, i cili të jetë shkatërruar nga të përmbajturit seksual, ndërsa njeh shumë që u shkatërruan për arsye të ekspozimit të papenguar të fuqisë gjenitale”.
“Të përmbajturit të dëmton”, pëshpërisin disa. “Po në cilat azile apo spitale gjenden njerëzit e pastër e të përmbajtur?” pyet një psikiatër, dhe vazhdon. “Janë të mbushura azilet dhe spitalet me viktimat e të pamoralshmes, që në rininë e tyre kanë bërë një jetë të pakontrolluar seksuale.”
Në Kongresin Botëror të Shëndetësisë, që u mbajt në Bruksel, 150 shkencëtarë të mirënjohur dhe kokat e mjekësisë thanë kështu: “Është e nevojshme sidomos të mësohet rinia, se virgjëria dhe të përmbajturit jo vetëm që nuk janë të dëmshme, por nga pikëpamja e thjeshtë mjekësore, janë një virtyt i lartë dhe i rekomanduar”.
Më të goditura janë ato që thotë profesori i mjekësisë Gud: “Ju sfidoj, me ç’bast të doni, që të më gjeni në gjithë historinë e mjekësisë, qoftë edhe një sëmundje që erdhi nga të përmbajturit, apo të më gjeni një fragment të një shkencëtari të famshëm të filologjisë mjekësore që të përshkruajë një sëmundje, të çfarëdoshme, të ardhur nga të përmbajturit”.
Po ashtu edhe pretendimi se homoseksualiteti është e lindur dhe jo mëkat i neveritshëm, bie poshtë edhe shkencërisht. Doktori i gjenetikës Dean Hamer 1994 i cili vetë është deklaruar si homoseksual, por ka thënë: “Nuk mund të thuhet se ka një gjen gei”.
Këto pohime shkencëtarësh dhe mjekësh të sotëm përputhen me thënien e dogmatikut të madh Kishës Orthodhokse, Shën Joan Damaskinoin, shekulli i VIII pas Krishtit: “Vrulli gjenital është i natyrshëm, por jo i domosdoshëm, prandaj mund të jemi të përmbajtur pa dëm”.
Ekzitson ndonjë rast që seksi të na drejtojë në sëmundje, veçanërisht në nervozizëm, sëmundje psikologjike, apo neuroza si thotë Frojdi dhe disa psikiatër dhe psikologë?
Po, ekziston një rast, kur njerëzit e ekspozojnë veten tyre në tundimin e epshit e nxisin atë me fantazinë, me pamje pornografike, ose me prekje të trupit të tyre dhe pastaj nuk veprojnë nga frika, turpi, ose nga kushtet e pafavotshme për të shfryrë epshin. Në të tilla raste mund të themi se psiqika dhe trupi i nxehur nga zjarri i epshit janë si një "tenxhereje me presion", e cila nëse nuk shfryn në valvulën e shkarkimit kthehet në një bombë që shpërthen. Kjo ndodh edhe tek ata që e ngarkojnë veten me këto ndjesi epshi.
Por kjo gjendje mëkatare nuk ka asnjë lidhje me të përmbajturit. Mos harroni se dëlirësia morale dhe të përmbajturit janë mënyrë jetese, jo virtyte të veçuara apo fragmentare të jetës.
Vrulli seksual është i natyrshëm dhe i fuqishëm, por edhe të përmbajturit është më i fortë, madje i mrekullueshëm dhe krijues tek njerëzit. Ka shumë njerëz që janë të përmbajtur jo vetëm se kanë moral edhe frikë Perëndisë, por dhe për arsye të tjera:si përkushtimi ndaj ushtrimit të shkencës, politikës, shërbimit ushtarak,etj.
Eksperienca e shumë shenjtorëve, oshënarëve, asketëve, etërve të mëdhenj të krishtërimit, që jetuan në virgjëri për gjatë gjithë jetës dhe vetëpërmbajtjes nga dashuria për Zotin, janë përgjigja autentike për të shuar teoritë e njerëzve epshor seksualisht të papërmbajtshëm.
Këta shenjtorë të krishterë burra edhe gra, që nderohen thuajse në të gjithë botën, jetuan me vetpërmbajtje deri në fund të jetës së tyre dhe askush nuk ishte më krijues se ata si në fe, shkencë, kulturë, art dhe në marrëdhënie solidare me njerëzit.
Për individët e arsyeshëm, mjafton vetëm ekzistenca e këtyre njerëzve, që t’i bindë se të përmbajturit është virtyti më i madh dhe se nuk krijon probleme në shëndetin mendor edhe fizik, përkundrazi e ndimon. Prandaj edhe murgjërit me jetën e tyre virgjërore dhe vetëpërmbajtjes, janë standarti më i lartë i jetës njerëzore dhe quhen si dritë për njerëzit, ashtu si engjëjt janë dritë për murgjit.
Thamë se brezi i sotëm e ka bërë kurvërinë deri në perversion një idhull dhe ky idhull gjendet kudo rreth nesh.Po, një industri e tërë punon për t’i shërbyer këtij idhulli jo vetëm nëpër shtëpitë publike, klube nate striptizmi, por nëpër rrugë,në çdo aspekt të jetës edhe brenda shtëpive tona.
Kjo industri ka të bëjë me një pornografi pa kufizim të stamposuar në postera ,gazeta, revista, të ekspozuara në dyqane, agjensi shpërndarëse, ose me filma dhe programe provokuese rozë në TV, internet. Në këngët me vargje seksuale dhe me muzikë që me ritmin e tyre nxisin adrenalinën dhe dëshirën për seksin e lirë dhe perversion. Në përdorimin e alkoolit ,drograve dhe ushqimet me hormone që nxisin dhe ndryshojnë dëshirat seksuale që në moshë të mitur kur ata janë të paftë për ta menaxhuar. Në atë të medikamente farmaceutike që nxisin epshin. Në atë të veshjeve provokuese të djemve dhe vajzave, si nëpër rrugë, madje edhe në shtëpi. Këto veshje-zhveshje janë shkaqe për shtimin e mëkatin të kurvërisë, përdhunimeve edhe të inçesteve brenda në familje. Po ashtu edhe me parada heterofobe me gjithë pacipërinë e tyre të neveritshme publike.
Këtë gjendje të paprecedent e ndihmon ndërgjegja liberale e prishur e prindërve, mësuesve, mjekëve,psikologëve, politikanëve dhe shoqërisë që e stimulon dhe frymëzojnë mëkatin e kurvërisë dhe perversionit jo vetëm tek të rijntë dhe të riturit, por edhe tek fëmijët edhe pleqtë, kur në këto mosha natyralisht epshi duhet të jetë më pak aktiv dhe i shuar.
Kjo liri seksuale ka koston e vet, të cilën po e paguan ky brez i papërmbajtur seksualisht deri në perversion,ashtu si janë sëmundjet e shekullit seksualisht të trasmetueshme, Gonorrea, Clamidia, Sifilizi, HIV, etj.
Mjekët thonë se edhe ky koronavirus i ri, (SARS-Cov-2) kanë të përbashkët me HIV-in, receptorin që lidhet me qelizën e trupit dhe mund të trajtohet dhe me barna që përdoren në terapinë e HIV-it.
Mijëra biseda bëhen sot për të na informuar se si duhet të ruhemi nga këto sëmundje seksualisht të trashëgueshme. Shkencëtarët gjejnë shumë mjekime, mënyra për të luftuar këto sëmundje serioze me shumë viktima dhe harxhohen miliarda para.
Të gjitha këto përpjekje janë të mira, por nuk e zgjidhin problemin, sepse ai është moral.Për ne të krishterët e vërtet edhe njerëzit e arsyeshëm ekziston një mënyrë e vetme dhe autentike, është ajo që na mëson Bibla dhe Kisha Apostolike. Parandalimi më i mirë është të vetpërmbajturit deri në martesë dhe ruajtja e shenjtërisë të martesës. Apostull Pavli i thotë të rinjve “ik prej dëshirave rinore ( kurvëria ), ( II Tim. 2:22) dhe : “për shkak të kurvërisë secili të ketë gruan e vet dhe secila grua të ketë burrin e vet” ( I Kor. 7:2-3)Kurse të martuarve ju thotë: “ Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor të jetë i papërlyer sepse Perëndia do t’i gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit. ( Hebrejve. 13:4)
Kurse për ata që mëkatuan dhe ranë në mëkatin e kurvërisë, kurorëshkeljes, ose perversionit edhe vetë njëherë në jetë duhet patjetër të pendohen si prostituta e cila shkoi tek Jisui tek këmbët e tij duke qarë me pendim, kur Krishti e pa pendimin e saj të sinqertë i tha publikisht: “Shko dhe mos mëkato më” ( Joani. 8:11)
Zotin Jisu Krishtit "Qengjin e Perëndisë që shlyen mëkatet e botës" (Jaoni ;1 29) sot e gjejmë në Kishën Orthodhokse në Misterin e Pagëzimit që i falë të gjitha mëkatet që mund të bëjë njeriu, kurse për mëkatet e vdekshme pas pagëzimit si edhe ai kurvërisë kurorëshkeljes, perversionit falen me Misterin e Pendim Rrëfimit, prandaj quhet Pagëzimi i dytë.
Apostull Pavli ju thoshte korintasve të shquar për degjenerimin e tyre pagan,por disa u ndryshuan nga besimi me pagëzimin në Krishtin: “Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jisu me anë të Frymës së Perëndisë sonë” (I Korintasve. 6:9-11).
Në të kundërtën nqs ky brez i pabesë dhe imoral nuk do pendohet dhe do vazhdojë pa u ndalur në mëkatin e kurvërisë, kurorëshkekjes dhe perversionit, shumë të këqija globale do t’i vijnë, më tragjike se pandemia nga coronavirusit (Covid-19) që sa po e kaluam, ashtu si na paralajmëron apostulli i kombeve Shën Pavli: “Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, fëlliqësinë, epshin, lakminë e keqe, pangopësinë që është idhujtari, sepse për këto vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e pabindjes” (Kolosianëve. 3:5-6
A EGZISTOJNE UFOT DHE ÇFARE ESHTE UFOLOGJIA?
Miron
Çako - Përgjegjësi i Zyrës së Katekizimit në Kryepiskopatën Orthodhodokse të
TiranësPublikuar
më date 19 / 05/ 2022
Duke marë shkas nga një fakt i shfaqes së UFOVE në Topojan të Gramshit në 6 maj, madje ata janë bërë kaq të rëndësishë sa u diskutua prezenca e tyre edhe nga ekspertët e Pentagonit në Kongresin Amerikan në 18 maj , po ripostoj këtë artikull mbi "Ufologjinë" një fe e re e "Kohës së Re" .
Që të kuptojmë çfarë është ufologjia, në fillim duhet të sqarojmë çfarë do të thotë termi (UFO).
Ky term është shkurtim i (Unidentified Flying Object) që në shqip do të thotë Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP). Këtu futen objekte fluturuese ose dukuri natyrore në hapsirë të pa indetifikuara shkencërisht se çfarë janë me të vërtetë. Kur bëhet fjalë për jashtëtokësorë si qenie inteligjente dhe fizike përdoret termi (USO) (Underëater Submerged Objects).
Sot është ngritur edhe një lloj pseudoshkence, që merret me studimin dhe informimin rreth këtyre qenieve jashtëtokësore, alienë dhe disqeve fluturuse UFO dhe kjo disiplinë “shkencore” quhet Ufologji.
Dëshmitë e para për UFO-t vijnë gjatë vitet 1933-1945. Përgjatë luftës së dytë botërore shumë pilotë pretendojnë se kanë parë objekte fluturuese, që i rrethonin dhe shoqëronin avionët e tyre. Sipas dëshmive të tyre, këto objekte ishin të ngjashme me disqet fluturuese, shumë të shpejtë, të cilët fluturonin duke i anashkaluar ligjet e fizikës.
Pas asaj kohe dëshmitë për vizita të UFO-ve dhe qenieve aliene janë shtuar.
Disa pretendojnë se janë rrëmbyer nga alienët për eksperimente dhe janë kthyer në tokë me shenja në trup, ose që flasin me alienët dhe marrin prej tyre informacion rreth përparimit të teknologjisë dhe për të ardhmen e botës. Pretendohet se ka edhe vende ku ulen rregullisht UFO-t, madje sipas tyre ekzistojnë edhe kufoma alienësh, etj si këto. Nga ufologët pretendohet , se ka shumë fakte arkeologjike për ekzistencën e qenieve aliene të cilët kanë komunikuar me njerëzit që nga kohët e lashta.
Për rrethet shkencore serioze, që merren me studimin e objekteve në hapësirë ekzistenca e jashtëtokësorëve nuk është e faktuar, sepse deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë jete inteligjente në sistemin tonë diellor ose deri aty ku ka shkuar shikimi ynë thellë nëpër hapësirë.
Sipas shkencës së biologjisë, që të lindë jeta edhe në planetë e tjera si gëlon në Tokë, kërkohet kombinimi i shumë kushteteve natyrore, si elementeve kimike, temperaturës së duhur.
Të gjitha këto kërkojnë të organizohen nga një mendje inteligjente, sepse asgjë nuk mund të ndodh nga kaosi edhe asgjëja.
Një tjetër fakt shkencor është se distanca shumë e largët me yllin më të afërt me ne si kostelacioni Centaurus është me distancë 40.700 miliardë kilometra larg . Nqs alienët do përdorin shpejtësinë e dritës do të duheshin 43 vite dritë që të përshkohet kjo distancë dhe me një energji kolosale.
Sot në të vërtetë nuk ka asnjë mbetje aliene, që të studiohet i aksesueshëm për të gjithë shkencëtarët në mënyrë publike.
Shkenctarët gjithashtu thonë se është spekulluar shumë me këtë fakt dhe UFO-t janë keqinterpretime të fenomeneve natyrore, ose mjete fluturuse ushtarake të krijuara në baza eksperimentale dhe të panjohura për publikun, ose lajme të rreme për sensacion, përfitim, etj.
Për më tepër, faktet e dëshmimtarëve mund të klasifikohen si “përvoja parapsiqike “dmth si vegime, ekstaza që më shumë i përshtaten përvojave fetare, sesa fakteve shkencore, prandaj mund të themi se pseudoshkenca e ufologjisë më shumë ngjan me një fe sesa me një shekncë e mirfilltë. Ufologjia si fe “shkencore” kërkon t’ju kundërvihet me pseudoshkencë feve monoteiste, që besojnë në një Krijues Trashadent dhe Imanent.
Fetë monoteiste, që besojnë në një Krijues, i Cili krijoi çdo qenie në mënyrë peronale edhe veçasnërisht njeriut, janë skeptikë për ekzistencën e jashtëtokësorëve, por ka edhe fe monoteiste, që pranojnë se përveç njeriut ekzistojnë edhe krijesa të tjera inteligjente shpirt-trup, por të padukshme që gjenden në hapësirë, si psh xhindet, etj, kjo mund të sjelli një spekullim në lidhjet me ekzistencën e UFO-ve dhe alienëve .
Ndërsa sipas teologjisë dhe doktrinës së krishterë nuk mund të ekzistojë në galaktikën tonë dhe në të gjithë universin një tjetër krijesë intiligjente psiko-somatike që të rivalizojë njeriun, sepse teologjia dhe dogmatika orthodhokse, që mbështeten në Shkrimin e Shenjtë, na thonë se Perëndia, me anë të Fjalës dhe Shpirtit të Shenjtë, krijoi gjithë krijesat shpirtërore dhe fizike.
Krijesat e para janë krijesat shpirtërore. Ata janë qenie inteligjente pa trup fizik,ose eterik , prandaj janë të padukshme për sytë tanë fizikë. Ato janë të gjendura në të gjithë universin dhe klasifikohen në shpirtra besnikë ose engjëj, të cilat gjenden në edhe përtej universit material si në atë shpirtëror. Në hapsirë gjenden edhe qenie shpirtërore rebele ose demonë që u rëzuan prej qiejve shpirtëror nga krenaria me kryetarin e tyre djallin, të cilët quhen edhe sunduesit e ajrit.Ata gjenden vetëm në hapsirë edhe rreth tokës.
Pastaj u krijuan trupat qiellorë, të shpërndarë në gjithë universin.Toka është e para dhe me veçanta nga trupat qellor në të gjithë universin fizik. Në tokë u krijuan bimët, pastaj gjallesat, që kanë frymë jete dhe udhëhiqen nga instiktet si, peshqit, insektet, shpendët, kafshët dhe në majën e rendit të krijimit në tokës Zoti Perëndia krijoj njeriun me një mënyrë të veçantë:Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne” (Zan 1: 26), të përsosur dhe si përmbushja e të gjithë krijimit. Ai u krijua pak më i vogël nga engjëjt ( Psalmi ; 8-5) por shumë më i lartë se materia dhe çfarë përmban ajo.
Qenia humane është unike në të gjithë krijimin si atë të dukshëm dhe atë të padukshëm. Perëndia sipas Shkrimit të Shenjtë e bëri trupin e njeriut nga dheu dhe i fryu në këtë trup një frymë jete (shpirtin) (Zanafilla 2-7), kështu njeriu është krijesa e vetme që përbëhet ndryshe nga të gjitha krijesat e gjallesat si ato materiale dhe nga ato shpirtërore, si nga ajo e dukshme dhe ajo e padukshme.
Ai është një mikrobotë, një lidhje midis botës materiale dhe asaj shpirtërore, sepse duke pasur një trup balte bota universi fizik është e pranishme tek ai dhe duke patur një frymë jete edhe bota shpirtërore është e pranishme tek ai. Thuhet se njeriu ka qeliza nä trupin e tij aq sa është numri i galakikave në gjithë Universin.
Si shëmbëlltyrë e Perëndisë sundues mbi gjithë krijimin dhe bashkëkrijues me Krijuesin e pakrijuar, njeriu ka detyrë që të “reflektojë” Perëndinë në krijim duke shpërndarë vullnetin, praninë dhe fuqinë e Perëndisë në tërë universin dhe të transformojë gjithçka që ekziston në parajsë të Perëndisë. Në këtë mënyrë njeriu është krijuar për një qëllim më të lartë se fuqitë e patrupa (ëngjëjt).
Adami dhe Eva (njeriu ), dështoi në këtë përmbushje për të cilën u krijua, sepse ranë në mëkat nga zilia e djallit , kryeëngjëllit të rënë, i cili i mashtroi të rebelohot nga regulli dhe ligji i krijimit në kopshtin e Edenit (Zanafilla 3 6-7)
Njerëzit u skllavëruan si mendërishit,shpirtërisht edhe fizikisht nga djalli dhe demonë aq sa ai e humbi orjentimin drejt Subjektin Hyjnor që i krijoi: “ dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit që është i bekuar për jetë,Amin.”(Romakëve 1 -25)
Për shkak të mëkatit fillestar jo vetëm njeriu por edhe toka, natyra dhe gjithësia për reth saj ra në kotësi dhe prishje, sepse aty qëndrojnë dhe veprojnë demonët rebel, ashtu si Apostull Pavli na sqaron: “Sepse dëshira e flaktë e krijesës pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë,sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi”( Romakeve 8:19-20 )
Perëndia nuk e braktisë njeriun ikonën e krijuar të Tij, por nëpërmjet Fjalës ,Birit të Vetëmlindur të Perëndisë Ikona e pakrijuar e Atit,Zoti Jisu Krishti që : ” për ne njerëzit dhe shpëtimin tonë zbriti prej qiejve dhe u bë njeri prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari” (Simboli i Besimit) me kryqëzimin , vdekjen e Tij si njeri dhe ngjalljen e Tij si Perëndi-njeri e restauroi e shenjtëroj natyrën njerëzore dhe e bëri të ngjashëm me Perëndinë.
Me ardhjen e dytë të Zotit Jisu Krisht në tokë, njerëzimi që është i bashkuar me Krishtin me Misteret e Shenjta të Kishës Apostolike do vendoset në krye të të gjithë krijesës së dukshme dhe të padukshme, ashtu siç e thotë apostull Pavli: “Sepse nuk e vuri nën pushtetin e engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilën po flasim. Edhe dikush dëshmoi diku, duke thënë: “Ç’është njeriu, që ta kujtosh? Apo i biri i njeriut që ta vështrosh? E bëre pakgjë më të ulët nga engjëjt; me lavdi e me nder e kurorëzove atë, dhe e vure përmbi punët e duarve të tua. Të gjitha i vure nën këmbët e tij”, sepse pasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa vënë nën pushtetin e tij”Po tani nuk i shohim ende të gjitha të jenë vënë nën pushtetin e tij.Por e shohim Jisuin që qe bërë pakgjë më i ulët nga engjëjt, për shkak të pësimit të vdekjes, të kurorëzuar me lavdi e me nder, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për çdo njeri.Sepse i duhej atij, për të cilin janë të gjitha dhe me anë të të cilit janë të gjitha, duke prurë shumë bij në lavdi, të bëjë të përsosur me anë të pësimeve kryetarin e shpëtimit të tyre”. (Hebrejnve 2-5-10).
Doktrina orthodhokse thekson, që vetëm nëpërmjet dritës së zbulesës të Zotit Jisu Krishtit, mund të kuptohet dhe vlerësohet çfarë do të thotë të jesh njerëzor.
Duke qënë edhe Biri i Perëndisë në mish njerëzor, na zbuloi kuptimin real të njerëzimit të krijuar sipas ikonës së Tij dhe ngjashmërisë me Të, ashtu si na shkruan ungjillori Joan: “Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu.Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan,por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia”.(Joani; 1: 10-13)
Prandaj, sipas shkencës të teologjisë së krishterë, nuk mund të ketë krijesë tjetër në univers, që mund të rivalizojë njeriun si qenie unike e krijuar sipas ikon ikonës dhe ngjashmërisë së Perëndisë. Nqs do të ketë një opinion tjetër se në universin e paanë patjetër mund të ketë kijesa me trup-shpirt si ajo i njeriut, ky nuk është opinion i krishter dhe teist, por ateistë, sepse e hedh poshtë gjithë Krishtologjinë, që na tregon se në Krishtin: “Zoti u bë njeri, që njeriu të bëhet Perëndi”(Shën Athanasi i madh).
Sipas Shkrimit të Shenjtë, toka nuk është një planet që u formua rastësisht nga shpërthimi kaotik i Bing Bengut si mësojnë evulucionistët, por e krijuar në fillim nga Zoti Perëndi ( Zanafilla 1-1 ) dhe po tek Zanafilla na thuhet që trupat të tjerë, dielli, hëna, yjet u krijuan në ditën e katërt të krijimit . Këto të gjitha u krijuan për tokën edhe për të mirën e njeriut i cili do banonte në tokë: “ Dhe Perëndia tha, le të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata, dhe le të jetë për stinët, ditët dhe vitet”. ( Zanafilla; 1 14).
Sipas Biblës, sado i madh të bëhet universi, përsëri toka do mbetet përgjithmonë si qendra, selia e qeverisë së universit, ashtu si na thuhet tek Zbulesa : “Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më. Dhe unë, Gjoni, pashë qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, që zbriste nga qielli, nga Perëndia”(Zbulesa ;21 1-2).
Në nuk asnjë vend Bibëlës nuk na thuhet për ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe qenieve aliene, të cilë jetojnë nëpër planete të shpërndarë në univers, nqs do egzistonin do ishim të njoftuar patjetër si për të gjitha krijesat dhe ngjarjet , që kanë ndodhur dhe do të ndodhin deri në fund të botës edhe përtej fundit në qiellin e ri dhe tokën e re.(Zbulesa kapitulli 21).
Ufologjia i ka indicjet nga teoria e evolucionit e shfaqur që në shekullin e XVIII-të, që ka si themelues të saj kryesor Çarls Darvinin (1809-1882). Kjo teori utopike që ngjan më shumë me një fe ateiste se sa si shkencë e mirfilltë kërkonte të rrëzonte doktrinën e krishterë dhe të çdo feje monoteiste për krijimit teist dhe në veçanti të njeriut si ikona e Perëndisë. Ata që besojnë në teorinë ateiste të evolucionit, se në tokë jeta edhe ajo njerëzore është e rastësishme, e kanë shumë të lehtë të aludojnë edhe për të tjera jetë të rastësishme aliene të evoluara në kozmos. Kur kjo hamëndësi iu bëhët bindje pa fakte shkencore, nuk kemi më një shkencë por më shumë një fe ateiste.
Ufologët ateistë evulocionist kërkojnë të tregojnë se ajo çfarë njerëzit kanë menduar në lashtësi për shfaqje të Zotit, kanë qenë thjesht vizitat e jashtëtokësorëve, të cilat njerëzit primitivë, i adhuruan si “perëndi”
Dmth sipas tyre besimi në Perëndi është primitiv, kurse ufologjia është përparim, por për këtë kategori të menduari, Bibla na thotë : “Tha i marri në zemrën e tij se nuk ka Perëndi”( Psalmi 14:1)
Edhe mesazhet aliene çuditërisht janë ateiste. Sipas atyre që pretendojnë se kanë komunikim me alienet thonë se aljenët besojnë tek universi dhe jo tek një Krijues personal, dmth një adhurim i krijesës ndryshe nga Bibla që na thotë : “Qiejt tregojnë lavdinë e Zotit dhe shfaq veprën e duarve të Tij” (Psalmin 19).
Pamja e alineve është një përçuntnim i natyrës njerëzore. Duhet të dimë se perfeksioni shkon bashkë me bukurinë por këtë regull natyror nuk e gjejmë tek pamjet e tyre të shëmtuara
Gjithashtu sjelljet aliene nuk janë aspak miqësore me njerëzit si në “rrëmbimet “ e tyre. Aroma që ata lënë nga pas është si erë squfuri dhe në vendin ku zbresin disqet fluturuese, lënë nga pas një tokë të djegur.
Pavarësisht spekulimeve për interes dhe fitim mediatik, ose për shantazh të shteteve ndaj njëri-tjetrit, duke pretenduar se kanë lidhje me jashtëtokësorët, të gjitha mesazhet dhe karakteristikat e alienëve, sipas besimit të krishterë, të çojnë tek krijesa demoniake.
Djalli dhe demonët që nga fillimi kërkojnë t’i mashtrojnë njerëzit se nuk ka Perëndi. Djalli e tall dhe tundon njeriun për apostazi duke shfrytëzuar paditurinë njerëzore në lidhje me botën e padukshme si edhe misteret e krijimit të dukshëm.
Njëkohësisht djalli shfrytëzon edhe aspiratat dhe teknologjinë që njeriu përdor. Psh, pse vetëm kur njerëzit filluan të aspironin të fluturonin dhe shpikën mjete fluturuese çuditërisht pati edhe vizita aliene të deklaruara nga pilotët ?
Kjo pastaj solli edhe organizimin e shteteve të fuqishme për “luftën e yjeve”, për mbrojtje nga alienët, ose miliona dollar përpjekje për të lapur një sinjal nga jashtë toksorët që ende ska ardhur .
E gjithë kjo sipërmarje që bëhet prej kohësh me harxhime maramendëse është një harxhim i kotë dhe po lë pasdore zgjilljen për problemet më të mëdha sociale dhe shëndetësore që po rezikojnë jetën në tokë .
Djalli dhe demonët, që t’i bëjnë sa më të besueshme mashtrimet e tyre, përdorin edhe shfaqe hipnotike tek njerëzit, prandaj ka raste që njerëzve u është bërë vërtet se kanë parë disqe flutures ose qenie aljeni, por në të vërtet ata janë demon të trasformuar në sytë e njerëzve. Ne nuk duhet të çuditemi për këtë, apostull Pavli thotë :” Dhe nuk është për t`u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite. “(2 Kor 11:14).
Bibla na paralajmëron se intesiteti i mashtrimit të djallit do jetë gjithnjë e më i madh me fundin e kohës dhe njerëzit do t’i besojnë demonëvë, ashtu si përsëri apostull Pavli na thotë : “Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve,që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre,” (1 Timo 4:1-2)
Ky është mendimi edhe i shumë shenjtorëve të kohës tonë.
Në traditën ortodokse niptike dhe agjiologjike, siç kanë treguar Etërit e Shenjtë, ruhen raste të tundimeve djallëzore tek shenjtorët dhe asketët, rastet e të cilëve kanë një ngjashmëri të madhe , me rrëfimet e përvojave dhe kontakteve nga ithtarët e ndryshëm që besojnë tek UFO-t.
Kjo nuk duhet të na habisë.
Shën Joan Damaskini, duke përmbledhur mësimet e Etërve të Shenjtë në një mënyrë të qartë, na thotë se : “demonët i lejon Zoti që ata të marrin fuqi dhe të shndërrohen në çfarëdo forme që imagjinata jonë dëshiron”.
“Të gjitha këto janë gjëra fantastike, djallëzore. Nuk ka jetë në një planet tjetër ” thotë Shën Porfiri
Shën Pais Agjoriti i thoshte një murgu të ri që e pyeti i shqetësuar për UFO-t si disqe fluturuese:”Ti ke lënë punën shpirtërore dhe mendja jote kthehet tek një disk i çmëndur “
Oshënar Gabrieli , i marrë për Krishtin thoshte : “Jashtëtokësorët: Bota e iluzionit! Mjerë njeriu ku është katandisur! Kërkon shpëtimtarë në planetët e tjerë. Beson në gjithçka që i serviret, pa hezitim. Pret shpëtimin nga qenie më “të përparuara”.Përfundimisht gjithçka është bërë për t’i tërhequr njerëzit nga Zoti i vërtetë. Të gjitha për të skllavëruar njeriun ndaj fenomeneve okulte, demoniake dhe paranormale. Çfarë do të fitojë njeriun, që ka braktisur Krishtin dhe po kërkon shpëtimin diku tjetër? A e konsideroni veten më të mençur se shenjtorët, të cilët na kanë paralajmëruar me shekuj tani për këto marifete dhe mashtrime demoniake?“Në ditët e fundit mos shikoni në qiell: Ju mund të mashtroheni nga shenjat e rreme që do të paraqiten atje. Ju do të mashtroheni dhe të humbnisni…”
Sa qiej ka? Nëntë! Ne shohim pjesën e universit që është e dukshme. Është vendi ku shpirtrat e këqinj ranë dhe që nuk mund të ngrihen mbi yjet. Çdo mendim nga orthodoksët e krishterë, që thonë se Alienët ekzistojnë është i papranueshëm.
Jashtëtokësorët janë demonë, të cilët ishin engjëj që ranë në mëkat. Nuk ka qytetërim tjetër. Vetëm kjo botë u krijua nga Zoti për njerëzit! Në vitet e Antikrishtit, njerëzit do të presin shpëtimin nga hapësira. Kjo do të jetë hileja më e madhe e djallit. Njerëzimi do të kërkojë ndihmë nga alienët, pa e ditur që ata në të vërtetë janë Demonë.”(Oshënar Gabrieli).
Sipas Biblës për antikrishtit na thuhet se :”Ky i paudhë do të vijë pas veprimit të satanait me çdo fuqi e me shenja e me çudira, gënjeshtra edhe me çdo mashtrim të padrejtësisë, në mes të atyre që humben; sepse nuk pritën dashurinë e së vërtetës që të shpëtojnë. Edhe prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre veprim mashtrimi, që t’i besojnë gënjeshtrës”(Thesalonikasve 2: 9-11)”Edhe bënte shenja të mëdha,sa edhe zjarr të zbres nga qielli mbi dhe në prani të njerëve”(Zbulesa: 13 -13)
Prandaj të dashur më Krishtin : “Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit… kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore” (Ef. 6:11-12).
Si përfundim, Universi është i populluar me krijesa shpirtërore, por një krijesë e tillë inteligjente shpirt -trup siç është njeriu nuk mund të gjendet veçse në planetin Tokë, prandaj alienët janë mashtrim diabolik dhe Ufologjia është një fe okulte. Zoti na paralajmëron : “Ruhuni se mos ju mashtron ndokush’ (Mattheu 24: 4)
YLBERI, SHENJA E PAQES SË ZOTIT ME NJERËZIT BESIMTAR !
Miron Çako :përgjegjësi i Zyrës së Katekizimit të Kryepiskopatës Orthodhodokse në Tiranë Publikuar më datë : 17-18/05/2022
Ylberi është një dukuri optike dhe meteorologjike, i cili bëhet i dukshëm në atmosferën e tokës, pas shiut, kur rrezet e diellit shkëlqejnë në pikat e imta të ujit. Ato marrin formën e një gjysmërrethi, në të cilin duket spektri i shtatë ngjyrave që pëbëjnë dritë e bardhë të diellit, që nga ana e jashtme nis me ngjyrën e kuqe dhe në anën e brendshme mbaron me ngjyrën vjollcë. Ngjyrat e ylberit janë: vjollcë, e kuqe, portokalli, e verdhë, jeshile, blu dhe manushaqe.
Dukuria e Ylberit nuk është e rastësishme në natyrë, madje është një fenomen që në botë u shfaq më vonë se fenomenet e tjera natyrore, sepse sipas Biblës toka nuk vaditej nga shiu por nga katër lumenjtë të mëdhenj (Zanafilla 2:10-14) dhe nga një sitem avullimi në të gjithë tokën si një ser gjigante.(Zanafilla 2-6)
Sipas Biblës, ylberi u shfaq pas kataklizmës, përmbytjes së madhe në kohën e Noes, kur njerëzit të mbushur me dhunë dhe perversion kaluan çdo cak moral aq sa Perëndia u pendua që krijoi njeriun (Zanafilla 7-7) (Zanafilla 6 :10-12).
Përmbytje, që zhduku çdo gjë të gjallë mbi tokë, si nga njerëzit, shpendët dhe kafshët, mbeti vetëm Noeu vetë i tetë dhe të gjithë gjallesat, që ishin në arkë me ata.
Pasi përmbytja ndaloi dhe toka u tha, gjallesat dhe njerëzit dolën nga arka. Atëherë Noeu në shenjë mirënjohje i bëri një flijim Zotit me kafshë të pastra. (Zanafilla8-20).
Zoti e pranoi këtë flijim dhe tha me betim: "Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë. Deri sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata. (Zanafilla 8 21-22)
Pastaj Zoti e vulosi premtimin e tij me shenjën e ylberit:
“Pastaj Perëndia tha: "Kjo është shenja e besëlidhjes që unë përfundoj midis meje dhe jush, me të gjitha qeniet e gjalla që janë me ju, me të gjithë brezat e ardhshëm. Unë e vendos ylberin tim në një re, dhe do të shërbejë si shenjë për besëlidhjen e përfunduar midis meje dhe tokës. Dhe kur të sjell re mbi tokën, do të ndodhë që harku të shfaqet në retë; dhe unë do të kujtohem për besëlidhjen time midis meje dhe jush si dhe me çdo gjallesë të çfarëdo lloji mishi, dhe ujërat nuk do të shndërrohen më në një përmbytje për të shkatërruar çfarëdo lloj mishi. Harku, pra, do të ndodhet në retë dhe unë do ta shikoj për të kujtuar besëlidhjen e përjetshme midis Perëndisë dhe çdo gjallese të çfarëdo mishi që ndodhet mbi tokë". Dhe Perëndia i tha Noeut: "Kjo është shenja e besëlidhjes që unë kam caktuar midis meje dhe çfarëdo mishi që është mbi tokë".(Zanafilla 9-12-17)
Ylberi edhe pse është një fenomen natyror, një dukuri optike zbërthimi i spektrit të dritës së diellit në shtatë ngjyra, përsëri mbetet deri në fund të botës një shenjë e besëlidhjes që bëri Zoti me njeriun, i përfaqësuar nga Noeu i drejtë.
Sa herë që ka përmbytje ato asnjëherë nuk bëhen globale, por lokale dhe sa herë që del ylberi shiu ndalon shpejt, koha stabilizohet dhe përmbytjet pakësohen.
Prandaj sa herë që shikoni ylberin mos e merrni si një dukuri të bukur dhe thjesht natyrore, por shikojeni si një shenjë e beslidhjes së Zotit me njerëzimin në kohën e Noes. Gjithashtu, falenderoni Zotin që është besnik në fjalët e tij.
Por kjo nuk do të thotë se njerëzimi edhe pse do mëkatojë përsëri si në kohën e Noes, bota nuk do të prishet, por do të vazhdojë të ekzistojë pa u ndëshkuar, sepse Zoti na ka paralajmëruar: "Do trondis edhe njëherë botën jo me ujë, por me zjarr" dhe apostull Petro na shkruan: “Së pari duhet të dini këtë, se në ditët e fundit do të vijnë disa përqeshës, të cilët do të ecin sipas dëshirave të veta, dhe do të thonë: “Ku është premtimi i ardhjes së tij? Sepse, që kur etërit fjetën, të gjitha gjërat mbetën në po atë gjendje si në fillim të krijimit.” Sepse ata me dashje harruan se nëpërmjet fjalës së Perëndisë qiejt vinin në ekzistencë shumë kohë më parë, dhe se toka doli nga uji dhe u sajua nëpërmjet ujit, për shkak të të cilit bota e atëhershme u mbulua nga uji dhe humbi, ndërsa qiejt dhe dheu i sotshëm janë ruajtur nga e njëjta fjalë për zjarrin, të rezervuar për ditën e gjyqit dhe të humbjes së njerëzve të pabesë.(2Petro 3:3-6)
Ajo që na i ngatërron gjërat sot është se shënjën e ylberit e shikojmë të shfaqet si një simbol, flamur i grupimit LGBTQ.(lesbike, gay, biseksualë dhe trans +).
Historiku i këtij simboli i ngjashën me atë të Biblës e ka zanafillën në vitin 1978, kur Harvey Milk, një nga avokatët kryesorë dhe aktivistët më historikë të lëvizjes së homoseksualëve, që nisi në Amerikë në 1970, porositi artistin Gilbert Baker të krijonte një flamur simbol, që do të paraprinte paradat Gay në rrugët e San Fraçiskos. Ai kishte qënë një ushtarak i liruar dhe me prirje homoseksuale dhe banonte në San Françisko duke ndjekur trendin e jetës së tij.
Artisti në fjalë përkrahës i kësaj lëvizje, kërkoi për një simbol krenarie për LGBT dhe gjeti ylberin si një simbol dhe e interpretoi, se ngjyrat e ylberit tregojnë diversitetin e seksualitetit dhe harmoninë që ato duhet të kenë si një marrëdhënie normale natyrore.
Ai në fillim vuri në derën e tij një flamur trekëndësh me ngjyrat e ylberit që njerëzit e pritën me çudi dhe më vonë në 1985 -86 ky simbol u pranua dhe sot është emblemë e LGBTQ që valvitin rrugëve veçanërisht në 17 maj dita e LGBT, por edhe lëvizjes New Age (Epoka e RE)
Flamuri i parë kishte tetë ngjyra dhe kishte simbolikën e vet. Roza ishte seksualiteti, e kuqja ishte jeta, portokallia ishte shëruese, e verdha ishte drita e diellit, jeshile ishte natyra, bruz ishte magjia, blu ishte qetësia dhe vjollcë ishte shpirti.
Megjithatë varianti tradicional dhe akoma më i zakonshëm përbëhet nga gjashtë vija me ngjyra si: të kuqe, portokalli, të verdhë, jeshile, blu dhe vjollcë. Flamuri zakonisht valëvitet horizontalisht, me shiritin e kuq sipër, siç do të ishte në një ylber natyror.
Në vitin 2003, në 25 vjetorin e flamurit simbol i LGBTQ, Gilbert Baker mori përsipër të krijonte një flamur të madh për paradën e Floridës. Me një gjatësi prej më shumë se dy kilometrash dhe kështu vendosi rekordin për flamurin më të madh me ngjyra të krijuar ndonjëherë.
Që nga ajo kohë flamuri është bërë një simbol që po gjen vend kudo dhe shpesh tregon një formë pranimi publik, madje edhe ftesë për komunitetin GAY, kur vendoset në ambiente publike, për shembull në një bar, restorant, hotele, stadiume, reklama, postera, evente etj.
E bëjmë këtë sqarim, sepse edhe nqs flamuri i LGBT ngjan me ylberin ai ska asnjë lidhje me ylberin Biblik, shenjën e Beslidhjes që Zoti bëri me Noeun e drejt për mos ta përmbytur botën, por jo për mos ta ndëshkuar më, kur ajo do të bëhet si në kohën e Noes dhe të Lotit,ashtu si profetizon Krishti:"Dhe, ashtu siç ndodhi në kohën e Noes, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut. Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë. Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin,mbillnin dhe ndërtonin; por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë. Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet." (Lukai 17 -26-30)
Pavarësisht të trendit avangard në këtë brez të pabesë edhe imoral, përsëri homoseksualiteti është dhe mbetet një mëkat i neveritshëm përpara Zotit dhe Ai nuk do ndryshojë nga gjykimi i Tij i drejtë , sepse Shkrimi i Shenjtë e thotë qartë: “Në qoftëse dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen patjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta” (Levetiku 20:13)
Zoti e quan mëkatin e homoseksualitetin të neveritshëm, sepse është kundër instiktit natyror të riprodhimit heteroseksual (mashkull dhe femër), instikt dhe rregull ky i gjendur në të gjithë krijesën që riprodhohet seksualisht, si tek njeriu, kafshët madje dhe tek bimët. Kështu njeriu duke ju nënshtruar me dëshirë këtij mëkati pervers i mashtruar nga demoni i kurvërisë rrëzon veten më poshtë se e gjithë krijesa, shtazore, bimore, duke e fyer natyrën njerëzore shumë poshtërsisht sa edhe Zotit, që është plot dashuri për njeriu , i neveritet ai që mbetet i bashkuar me këtë mëkat.
Sado që këto grupe minorance kërkojnë t’i imponohen shoqërisë edhe me politikë e ligje, përsëri nqs ata nuk do pendohen dhe nuk do ndryshojnë mënyrën e jetesës së tyre, nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit të Perëndisë që nuk do jetë me ujë si në kohën e Noes, por me zjarr si në kohën e Lotit, Sodomës ashtu siç na thotë apostull Petro: “Sepse, në qoftë se Perëndia nuk i kurseu ëngjëjt që mëkatuan, por i hodhi në tartar të lidhur me pranga terri që të ruhen për gjyq; dhe nuk kurseu botën e lashtë, por shpëtoi bashkë me shtatë të tjerë Noeun, predikues të drejtësisë, kur solli përmbytjen mbi botën e të pabesëve, edhe dënoi me shkatërrim qytetet e Sodomës dhe të Gomorrës, duke i bërë hi, dhe i bëri shembull për ata që në të ardhmen do të jetonin pabesisht” (Petro 2 :2 4-6)
Edhe pse homoseksualët të përpiqen të justifikojnë mëkatet e tyre dhe të qetësojnë ndërgjegjen edhe me simbole Biblike paqësore si ylberi, duke e keq interpretuar dhe abuzuar me fjalën ; "se Zoti, që është dashuri" (1Joani3-8), se Ai do t’i pranojë në gjendjen perverse ku ata e hodhën veten e tyre me vetëdashje,duhen ta dinë se ata kurrë nuk do të pajtohen me Zotin, nqs nuk pendohen, sepse Zoti Josu Krisht vetë e tha: "Ju jeni nga djalli, që është ati juaj dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj" (Joani 8 -44)
Po ashtu zemërimi i Perëndisë mbetet tek ata që i bëjnë këto perversione ,tek ata që i mbështesin me fjalë dhe vota dhe tek indiferentët, sepse: “Për shkak të këtyre gjërave do të vijë zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.” (Kolosianët 3-6).Fundi është i tmershëm : “Do të kenë pjesën e tyre në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë” (Zbulesa 21:8)
Prandaj edhe apostull Pavli i bën thirje të gjithë mëkatarëve edhe homoseksualëve të pajtohen me Perëndinë Atë me anë e Mistereve Kishës Orthodhokse si Pagëzimit dhe Pendim- Rëfimit në emër të Zotit Jisu Krishtit nëpërmejt Shpirtit të Shenjtë, kur shkruan ; "sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit.Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë!Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të." (2 Korintasve 5: 18-21)
Vetëm atëhere jo "dylberi"shënja e LGBTQ+ por ylberi Biblik , si shenja e paqes së Zotit mbi besimtarët, do ti shpëtoj nga ndëshkimi i meritur me zjarr mëkatarët e penduar, sepse përsëri apostulli i kombeve shkruan qartë :" A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë." Amin.(1Korintasve 6:9-11)

BLASFEMIA E RRADHËS PËRPARA IKONAVE TË SHENJTA ORTHODHOKSE
Shkrim nga Miron Cako; përgjegjësi i Zyrës Katekizmit pranë Kryepiskopatës KOASHI-t Tiranë. Dt : 11/05/2022https://www.cna.al/2022/05/12/blasfemia-e-radhes-perpara-ikonave-te-shenjta-orthodhokse/?fbclid=IwAR1XYpLgI2x5ISGhOvlP2ZEcpSU35MabL2X1Ee-uigUr-oaRKCMc-wj9VHQ
RËNDËSIA E NAFORËS NË KISHËN ORTHODHOKSE
Përgatitur nga Miron Çako : Katekist
Zyra e Katekizmit Kryepiskopata Orthodhokse
05/05/2022
Duhet të dimë se Nafora ose (Aναφορά ) është pjesa e bukës së bekuar Prosforas, ose Artos buka me maja që besimtarët orthodhoksë e ofrojnë bashkë me verën dhe që janë të obliguar t’i çojnë në kishë sa herë kryehet Liturgjia Hyjnore që prej tyre të kryehet misteri i "Falenderimit Hyjnor".
Në këtë mister me lutjen "Epiklisis" të priftit orthodhoks buka dhe vera e ofruar nga populli transformohen në Trup dhe Gjak të Krishtit, sipas fjalëve të Zotit në darkën mistike para kryqëzimit të tij: “Pastaj mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: “Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim”. Po kështu, pas darkës, mori kupën duke thënë: “Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju”. (Luka 22 :19-20)
Nga Prosfora (mesha) që mund të jetë një ose disa, aq sa sjellin besimtarët në kishë, prifti në Shërbesën e Proskomidhisë nxjerr me thikë në formë shtize, një mjet liturgjik, pret dhe nxjerr disa pjesë të veçanta.
Në fillim një copë katrore me inicialet sipër IC-XS-NI-KA, kjo copë e veçantë quhet “Qengji” që simbolizon trupin e Zotit Jisu Krisht që flijohet para Perëndisë si: “Qengji i Perëndisë që ngre mëkatet e botës” (Joani 1-29), prifti kur e nxjerr Qengjin thotë këto fjalë: “Flijohet Qengji i Perëndisë, që ngre mëkatin e botës, për jetën dhe shpëtimin e botës, i cili flijohet gjithnjë dhe nuk mbarohet kurrë."
Pastaj prifti me majën e thikës nxjerr disa pjesë të tjera të dedikuara tek Prosfora me iniciale trekëndor, në fillim është një trekëndësh: "Për Nder dhe kujtim të Zonjës sonë të Përmbibekuar, të Lavdëruar, Hyjlindëses dhe Gjithmonë Virgjëreshës Mari, me ndermjetimet e së cilës, prano, o Zot, këtë therore në hieroren tënde përmbiqellore".
Pastaj merr po ashtu me shtizë dhe nxjerr nëntë trekëndësha më të vegjël, për kryeengjëjt Mikael dhe Gabriel dhe fuqitë qiellore.
Pastaj merr pjesë nga prosfora me shtizë thërrime (margaritar) për "Profetin e nderuar dhe lavdëruar Pararendësin Joan, dhe profetët e tjerë. Për apostujt Pjetër dhe Pavël, të 12 apostujt, të shtatëdhjetët dhe të gjithë apostujt. Për etërit dhe mësuesit e mëdhenj ekumenik, Shën Vasili, Shën Grigori, Shën Joani, etj hierarkë të shenjtë. Për martirët e shenjtë dhe Kryedhiakonin Stefan, të martirëve të mëdhenj Dhimitër Mirovliti, Gjergj Trofeprurësi etj. Për anargjendët Kozmai dhe Damiani, për Hyjprindët e shenjtë dhe të drejtë Joakimi dhe Ana, Josif vlesorit, Shën Simeonit dhe shenjtorin e ditës, për shenjtorin që ka formuluar Liturgjinë, për episkopin e vendit, për igumenin e manastirit, priftërinjtë, dhjakonët, për dhuruesit e dhuratave dhe gjithë besimtarët të gjallë e të fjetur dhe ndërtuesit e lumtur të asaj kishe të shenjtë.
Pjesët e tjera të bukës që ngelen nga Prosfora merren dhe priten në kubik jo shumë të mëdha dhe ato quhen Naforë. Kjo bukë e mbetur e shenjtëruar nga Proskomidhia sillet nga meshtari para altarit dhe ngrihet lartë ku janë Dhuratat e Shenjtëruara në momentin kur këndohet “Veçan për të Tërëshenjtën” dhe gjatë psaljes së madhështimit të Hyjlindëses. Kjo bukë e shenjtëruar ju jepet në vend të Dhuratave, të Trupit dhe Gjakut të Krishtit, prandaj edhe quhet Andidhoro, (Αντίδωρο) – (në vend të dhuratave) besimtarëve orthodhoks që për arsye të ndryshme nuk mund të marrin nga Trupi dhe Gjaku i Krishtit për arsye që ata të mos largohen pa bekim nga Liturgjia Hyjnore.
Këtë na i shpjegon edhe Shën Simeoni i Selanikut (shekulli XV): “Nëse nuk marrin Dhuratën, dmth., Trupin dhe Gjakun e Krishtit, duhet të marrin Andidhoron në vend të kungatës, që është Dhurata kryesore e Kishës”.
Si është futur dhe ka evoluar Nafora në Liturgjinë Hyjnore?
Është fakt se deri në shekullin e XI termi andidhoro dhe shpërndarja e saj në fund të Liturgjisë Hyjnore nuk ndeshet nëpër burime. Theodhor Balsamoni Patriark i Antiokisë (1130/40−1995) në përgjigjet e tij drejtuar Patriarkut të Aleksandrisë Marko na sjell shfaqjen e parë të këtij termi, pra andidhoros, dhe shpërndarjes së saj tek besimtarët e pakunguar në fund të Liturgjisë Hyjnore.
Përsëri i njëjti, Theodhor Balsamoni, në komentet e tij në lidhje me kanonin e dytë të Sinodit të Antiokisë tregon se andidhoro u shpik në mënyrë që të krishterët që nuk kungoheshin të mos largoheshin nga Liturgjia Hyjnore por të qëndronin deri në fund të saj.
Dëshmia e Shën Nikolla Kavasilës (në mes të shekullit të XIV) është e rëndësishme sepse jo vetëm përshkruan shpërndarjen e andidhoros por shënon edhe momentin e bekimit të saj. Kavasila gjithashtu na tregon se gjatë shpërndarjes së andidhoros lexohej Psalmi 33. Si përfundim Simeon i Selanikut (1429) tregon për andidhoron: “Kjo andidhoro është një bukë e shenjtëruar...”.
Shikojmë pra se që nga shekulli XI dhe XII dhe në vijim andidhoro shpërndahet në fund të Liturgjisë Hyjnore si bekim në vend të dhuratës (dmth Kungatës Hyjnore) për besimtarët që nuk morën pjesë në Kungatën Hyjnore.
Burimi “Μεγάλη Ορθόξοξη Χριστιανική Εγκυκλοπαίδεια, Τομος 3” (Enciklopedia e Krishterë Orthodhokse vëllimi i tretë)
Naforën mund ta marrin nga dora e priftit vetëm të pagëzuarit dhe ata duhet të jenë esëll për ta konsumuar dhe duhet ta konsumojnë në Kishë pas mbarimit të Liturgjisë.
Nafora nuk ndahet nga laikët ose të merret vetë nga besimtarët duke e privuar veten nga bekimi i priftit dhe puthja e dorës që ka prekur të "Shenjtat e të Shenjtave ". Që besimtarët ta marrin vetë mund të lejohet në raste të veçanta me bekimin e episkopit ose priftit që kryen Liturgjinë Hyjnore.
Besimtarët mund të marrin në kishë naforë më shumë se sa mund të konsumojnë në atë ditë, për ta mbajtur në shtëpi për gjithë javën në ditët që nuk shkojnë në Liturgji dhe ta hanë esëll në mëngjes duke e shoqëruar me një gotë Ajazmo të vogël. Kur pinë Ajazmonë e Madhe, Nafora hahet më pas.
Nafora që duam ta përdorim gjatë javës në pamundësi për të vajtur në Liturgji, duhet të mbahet derisa të thahet në vend të ajirosur jo të mbyllur, në një kuti që të mos myket, prandaj është mirë të ndahet në copa të vogla sa ditë do ta konsumosh në mëngjes esëll.
Nafoara në shtëpi duhet të mbahet në një vend nderi, dmth në një vend, një ikonostas i improvizuar ku mbajmë gjërat e shenjta si, ikona, kryqin, kandilin me vaji, ajazmon dhe Ungjillin.
Nafora simbolizon edhe të Tërëshenjtën Mari “trupin e saj”, që sipas vullnetit të Atit mbeti shtazënë nga Shpirti i Shenjtë (Luka 1-35) dhe ku u mishërua dhe lindi Birin e Perëndisë Jisu Krishti (Luka 2-7). Këtë e tregon edhe shërbesa e proskomidhisë ku prifti thotë: “Përgatitu Vithleem, Edemi për të gjithë u hap. Stolisu Efratha, se druri i jetës lulëzoi në shpellë prej Virgjëreshës; se gjiri i saj u tregua Parajsë shpirtërore, në të cilën u ndodh bima e hyjshme; prej se cilës duke ngrënë do të rrojmë dhe s'do të vdesim si Adami. Krishti lindet, dhe do të ngrerë ikonën që ra më parë."
Prifti orthodhoks kur shpërndan Naforën e bekuar tek çdo i krishterë që vjen i thotë bekimin duke ju dhënë Naforën: “Bekimi dhe mëshira e Zotit ardhtë mbi ju”. Besimtari e merr dhe i puth dorën e shenjtëruar priftit.
E përsërisim Nafora duhet të meret me përgjegjësi sepse nuk është bukë e thjeshtë as tepricë e Prosforës por e shenjtëruar nga Shërbesa e Proskomidhisë kur preket nga shtiza dhe lutjet e priftit.
Prandaj Nafora duhet të merret me respektin që i takon, pa u shtyrë dhe me fjalë dhe duhet të kemi kujdes që të mos hedhim thërrimet në tokë, por thërrimet që mbeten duhet të mblidhen me kujdes dhe të hidhen në një vend të përshtatshëm, të pastër që nuk i shkel këmba e njeriut.
Çdo gjë në kishë sidomos kur kryhet Liturgjia Hyjnore është e shenjtëruar, një shenjtor thotë se: “nqs ju do shikonit se si hiri zbret dhe mbush kishën gjatë Liturgjisë Hyjnore do të lëpinit edhe plurin e dyshemesë së kishës.”
Nafora duhet të merret me përgjegjësi sepse nuk është bukë e thjeshtë as tepëricë e Prosforës por e shenjtëruar nga Shërbesa e Proskomidhisë kur preket nga shtiza dhe lutjet e priftit. Nafora mban dhe përçon hir tek ata që e konsumojnë me devocion dhe besim.
Ka shumë mrekulli me Naforën.
Në sinaksarin e Shën Ahmetit në 3 Maj dhe 24 dhjetor, na thuhet se ai mysliman turk me zanatin e shkruesit u bë i krishterë sepse një skllave ruse që ai e mbante si grua i vinte në mëngjes goja erë të mirë si borzilok. Kur ai e pyeti çfarë ha në mëngjes ajo i tregoi se hante Nafor dhe pinte Ajazmo çdo mëngjës. Ai nuk e besoj por e konstatoj vetë këtë mrekulli kur vajti fshehtas në kishë dhe pa misterin e hirit që shpërndahej tek besimtarët nëpërmjet Kungatës dhe Naforës. Kjo shenjë hyjnore ishte shkaku që ai u Pagëzua dhe pohoi besimin në Zotin Krisht dhe të Tërëshenjtën Mari me guxim para fanatikëve turq dhe për këtë e martirizuan me prerje koke në Kostandinopjë.
Një tjetër mrekulli me Naforën.
Zonja Katerina nga Volo 59 vjeç, të shtunën e 2 Shtatorit 2017 erdhi në spitalin e Volos, pas një aksidenti,që i kishe sjellë një frakturë dërrmuese në shpatull dhe mjekët e njoftuan pas ekzaminimeve të nevojshme se shpatulla është e dislokuar dhe ka nevojë për operacion dhe artroplastikë, por nuk është e sigurt se do të ketë sukses, sepse trupi i saj mund të mos pranojë transplantin dhe se operacioni është planifikuar për të enjten. Zonjës Katerina i ra qielli mbi kokë.
Kishte shkuar shpesh tek e Tërëshenjta Mari dhe dikush i njohur i saj që kishte ardhur në Korrik nga Volo tek e Tërëshenjta, i kishte dhënë vaj nga ikona e shenjtë dhe Naforë që e kishte harruar në çantën e saj. Zonja Katerina iu lut të Tërëshenjtës ta ndihmojë dhe u kujtua se në çantë kishte naforën që ia kishin sjellë nga Hyjlindësja, e cila ishte mykur dhe e nxorri për ta ngrënë, sepse ishte pa ngrënë dhe ora ishte 14:00 e drekës.
−Po mirë naforë të mykur do hash? −i thotë bashkëshorti i saj Nikolla.
−Po është nga e Tërëshenjta e bekuar, çfarë do pësoj?− thotë Katerina dhe e hëngri Naforën duke ndenjur me besim në ndihmën e të Tërëshenjtës.
Rreth orës 15:00 të mesditës i merr në telefon doktori dhe i thotë se në bazë të ekzaminimeve që ka bërë, krahu është mirë, shpatulla është në vend dhe nuk ka nevojë për operacion apo artroplastikë. Shpatulla, e cila në ekzaminimet e para dukej e dislokuar, u vendos në vendin e saj dhe frakturat e vogla që ekzistojnë do të mbyllen me kalimin e kohës, tha doktori duke e qetësuar zonjën Katerina e cila nuk i besonte ato që dëgjonte. Duke lavdëruar Zotin dhe Virgjëreshën Mari, ata u kthyen në shtëpi pa besuar gjithçka që kishin përjetuar.
Prandaj të dashur të krishterë orthodhoks mos u largoni nga Liturgjia Hyjnore pa mbaruar, pa marrë përlëshimin e priftit dhe pa marrë në fund bekimin e Naforës, që të mos dilni pa bekim dhe pa hirin e Shpirtit të Shenjtë që trasmetohet si për ata që kungohen me Trupin dhe Gjakun e Krishti dhe për ata që marrin Naforë që përfaqëson Trupin e të Tërëshenjtës nga ku lindi Shpëtimtari. Amin
FALENDERONI ZOTIN SE ËSHTË I MIRË ALILUIA. SE PËRDËLLIMI I ATIJ MBETET PËR GJITHË JETËN, ALILUIA.
Njeriu i vlerëson gjërat më shumë kur i humbet, sepse më përpara ai i merr si të mirqëna ato. Kështu p.sh. edhe ne e vlerësuam shëndetin, lirinë, festat por edhe kishërimin në kishë kur i humbëm ose i kushtëzuam sidomos nga situata e pazakontë që kaploi botën si një vello e zezë, ankthi sëmundje, vdekje me shfaqen e papritur të corona-viruis 2019 që unë personalisht e quaj “djall-virus”.
Edhe pse ky term mund të tingëlloj si i ashpër dhe jo shkencor, përsëri ky emërtim nuk del jashtë konteksit dhe konceptit teologjik që ka krishterimi orthodhoks mbi sëmundjen dhe vdekjen që na vijnë nga mëkati fillestar (Zanafilla 3 :6-7) dhe prej mëkateve tona dhe kur shkaku i mëkatit është djalli (Zanafilla 3:1-5).
Nëse njeriu nuk do kishte mëkatuar nuk do kishte as sëmundje dhe as shkaqe sëmundjesh, madje nuk do të kishte as vdekje.
“Prandaj u shfaq biri i Perëndisë që të prishë punët e djallit”(Joani 1: 3-8).
“Në Jisu Krishtin, ndjesa e mëkateve, shërimi i trupit, shkatërrimi i djallit dhe ngjallja e të vdekurve, janë një dhe i njëjti akt shpëtimi” (At Tomas Hopko).
Këto arritje të mëdha të Krishtit na i tregon në mënyrë katekizuese, me lexime, tropare, ikona, inskenime, Kisha Orthodhokse sidomos me shërbesat e Javës së Madhe dhe vetë dita e Pashkës Orthodhokse.
Shkurtimsht nëpërmjet tyre na thuhet si Biri dhe Fjala e Perëndisë u bë njeri si ne përveç mëkatit, i lindur prej Shpirtit të Tërëshenjtë dhe Virgjëreshës Mari, Jisu Krishti, "Dhëndri i Kishës" erdhi tek të vetët (Joani 1 -11) dhe mori mbi vete sëmundjen dhe vetë vdekjen tonë: “ai e përuli veten e u bë i bindur deri në vdekje, madje me vdekje në kryq” (Filipianët 2-8) dhe vdiq vullnetarisht si “Qengji i Perëndisë që shlyen mëkatet e botës” (Joani 1-29) "dhe u ngjall të tretën ditë sipas shkrimeve" (Simboli i Besimit) që të shpengojë, ti çlirojë ata që do ti besojnë atij nga mëkatet, sëmundja dhe vetë vdekja, ashtu si shkruhet nga apostulli i kombeve Shën Pavli : “Vdekja u përpi në fitore” “O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote? Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji. Por ta falenderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jisu Krisht” (I Korintasve 15:54-57).
Kjo ngjallje në Krishtin ndodh në fillim tek besimtarët në ngjalljen shpirtërore nëpërmjet misterit të pagëzimit, ashtu si na i interpreton përsëri apostull Pavli: “Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jisu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij? Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës. Sepse, nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën, do të jemi pjesë edhe e ringjalljes së tij, duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit. Në fakt, ai që ka vdekur është shfajësuar nga mëkati.Tani nëse vdiqëm me Krishtin, ne besojmë gjithashtu që do të jetojmë me të, duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja s’ka më pushtet mbi të. Sepse në atë që vdiq, vdiq për mëkatin një herë e për gjithmonë; por në atë që rron, rron për Perëndinë. Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jisu Krishtin, Zotin tonë. Le të mos mbretërojë, pra, mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t’i bindeni atij në epshet e veta. As mos i jepni gjymtyrët tuaja në shërbim të mëkatit si mjete paudhësie, por tregoni veten tuaj te Perëndia, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie për Perëndinë.(Roamkët 6:3-13)
Kjo është ngjallja e parë dhe: “I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ngjalljen e parë! Mbi ta vdekja e dytë s'ka pushtet”. (Zbulesa: 20-6)
Shën Simeon Teologu i Ri na thotë: “Le ta shikojmë me kujdes misterin e ngjalljes së Krishtit dhe Perëndisë tonë, i cili ndodh mistikërisht në të gjithë kohërat nëse dëshirojmë, pasi është varrosur brenda nesh si në varr, bashkohet me shpirtrat tanë dhe na ngjall edhe ne bashkë me veten e Tij”.
“Kështu për ata që jetojnë me besim dhe afrojnë veten e tyre vullnetarisht në vullnetin dhe dashurinë e Perëndisë, ngjallja bëhet një realitet i përditshëm”. (Protopresviter Alkivialli Kaliva)
Ngjallja e Krishtit nuk e ka hequr akoma ralitetin e vdekjes, por zbuloi dobësinë e saj (Hebrejnve 2-14 15), njerëzit vazhdojnë të vdesin fizikisht si pasojë e rënies, Perëndia lejon vdekjen që të egzistojë, por e kthen kundër prishjes edhe mëkatit dhe i vendos kufinjt si prishjes, vdekjes dhe mëkatit” (Panajot Nela)
Por presim edhe ngjalljen e dytë, atë të trupit, ashtu si apostulli na shkruan : “Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe është fryti i parë i atyre që kanë fjetur. Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anë të një njeriu, kështu erdhi dhe ringjallja e të vdekurve me anë të një njeriu. Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin, por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij. Pastaj do të vijë fundi, kur ai t'ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë, pasi të ketë asgjësuar çfarëdo sundimi, çdo pushtet e fuqi. Sepse duhet që ai të mbretërojë, derisa t'i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët e veta. Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja.(I Korintasve 15:19-26)
Dhe po e njëjta e vërtet eskatologjike na tregohet edhe tek Zbulesa:“Pastaj pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të, nga prania e të cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vënd për ata. Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre. Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe Hadesi dorëzuan të vdekurit që ishin në ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta. Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë. Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak në liqenin e zjarrit. (Zbulesa 20 ;11-15)
Në Shërbesat e Kishës Katholike Apostolike ne orthodhoksët jo vetëm kujtojmë por i përjetojmë ngjarjet dhe veprën e shpëtimit të Zotit Jisu, Perëndi- njeriut, që nga Ungjillizimi, Lindja, Pagëzim, Kryqëzimi, Vdekja, Ngjallja dhe Ngjitja në qiell, Pendikostia, Ardhja e dytë, ngjallja e të vdekurve dhe gjykimi i frikshëm dhe i drejtë i Krishtit, këto ngjarje përsëriten në mëyrë mistike jo vetëm në kishë dhe mes besimtarëve por prekin gjithë njerëzimin dhe gjithë botën që ripërtërihet çdo vit (Roamakët 8-21) sidomos në Ngjalljen e Krishtit që është "Pashka jonë" (1 Korintasve 5-7).
Shën Grigor Teologu shkruan për diemsionin e paanë të Pashkës :
“Dje unë isha kryqëzuar me Atë; sot unë jam lavdëruar me Atë. Dje unë vdiqa me Atë; sot unë jam bërë i gjallë me Atë. Dje unë u varrosa me Atë; sot unë jam ngritur me Atë. Le t’i blatojmë Atij që pësoi dhe u ngjall për ne… vetvetet, pasuria më e çmueshme dhe më e përshtatshme tek Perëndia...Ne kishim nevojë për një Perëndi të mishëruar, një Perëndi të dënuar me vdekje, që të mundim të rrojmë. Ne u dënuam me vdekje së bashku me Atë që të mundim të pastrohemi. Ne u ngjallëm me Atë sepse u dënuam me vdekje me Atë. Ne u lavdëruam me Atë sepse u ngjallëm me Atë. Pak pika Gjaku dhe rikrijuan tërë krijimin”. (Shën Grigor Theologu Ligjëratat e Pashkës)
Njerëzit kur i dëgjojnë këto gjëra ju duken si filozofi,retorik fetare boshe dhe nuk para i besojnë po nuk i panë me sutë e tyre, por po të jenë pak më të vëmëndshëm ata do të shikojnë dhe kuptojnë nga vetë faktet aktuale se këto nuk janë retorikë boshe por realitete fetare të vërteta që mund ti prekim që tani ato që janë eskatologjike.
Le të kujtojmë kohën që u shfaq virusi dhe filloj karantina në Evropë por edhe në Shqipër, ishte fillim i kreshmëve të mëdha 2020. Ato kanë qenë kreshmët më të vështira dhe Pashka më e pazakontë, sepse virusi, sëmundja dhe vdekja kishin paralizuar jo vetëm jetën tonë të përditëshme që u karantinua si e burgosur në had, por edhe adhurimi i Zotit dhe kremtimi i Pashkës u bë i pamundur, sepse masat policore dhe frika e ifektimit dhe vdekjes i penguan të krishterët që të shkonin të kremtonin Ngjalljen e Zotit.
U duk sikur në atë vit nuk erdhi e Diela e Ngjalljes por mbetëm akoma në të Premten e Zezë ku dukej sikur vdekja, djalli dhe veglat e tij antikrishte kishin pushtet ende mbi trupin e Krishit.
Ajo Javë e Madhe i ngjante pa njerëz i ngjante ditës kur nxënësit e braktisën dhe u fshehën dhe u mbyllur të frikësuar nga frika e judejnve (Joani 20-19) dhe kur vetëm pak gra me Nënën e Zotit dhe nxënësin e dashur qëndruan posht kryqit (Joani 19 :25-26).
Po ashtu edhe Ngjalljen atë vit shumë pakë e festuan kishtarisht , ashtu si ato pak gra guximitare miraprurëse që u bekuan dhe morën vesh të parat lajmin e ngjalljes tek varri i Krishtit nga kryeëngjëjt : “Pse e kërkoni të gjallin mes të vdekurve. Ai nuk është këtu, por është i ringjallur” (Luka 24-5) (Mateu 28:9-10).
Por edhe pse ajo Pashkë ishte e karantinuar përsëri mbas Pashkës gjëndja ndryshoj disi në favor të jetës, enfektimi nga virusi ra dhe njerëzit morën pak frymë lirie duke na treguar ashtu sipas himnologjisë së të Premtes së Madhe se vdekja sado të duket e pamposhtur nuk është e tillë:
" Nxito pra dhe ngjallu, që të shikoj dhe unë Ngjalljen tënde prej së vdekurish pas tri ditësh" (Mëngjesorja e Premtja e Madhe)
Në Pashkët 2021 përsëri gjëndja dukej akoma e pa shpresë virusi me mutacionet e tij dukej i paepur, këtë gjëndje e shtonin dhe lajmet e përditëshme dhe statistikat në rritje për sëmundjen, vdekjet së bashku me opinionet e zymta të shkenctarëve dhe mjekëve që deklaroin se kjo situatë do vazhdojë me vite dhe shpresa e vetme është vaksinimi masiv.
Madje edhe në atë vit përsëri Pashkët u festuan të kontrolluara nga masat e karantinimit madje në shumë vende nuk u festuan as të djelën por të shtunë në mbrëmje.
Kështu edhe pse u kremtua Ngjallja, përsëri atë vit dukej sikur Krishti nuk ishte ngjallur akoma por trupi i tij qëndronte i vdekur në varr, ashtu si qëndroi të Shtunën e Madhe dhe sëmundja dhe vdekja kishte akoma pushtetin e saj përreth njerëzimit duke i mbajtur në ankth dhe panik.
Por përsëri mbas asaj Pashke gjërat ndryshuan, jeta mori më shumë normalitet dhe u dha një shpresë se jeta do ta mundi vdekjen, sipas frymës së tropareve të së Shtunës së Madhe që janë hidhërim por edhe gëzim shpresë:
“Mos më vajto ti moj nënë, kur më sheh të varrosur, Birin e dashur, që e ke lindur virgjërisht, se do të ngrihem prapë dhe do të lavdërohem dhe do ti lartësoj si Perëndi, ata që më madhështojnë besërisht”.
Edhe ja po prisnim me shqetësim si do të vinin Pashkët e vitit 2022, të tretat mbas pandemisë.
Edhe pse mutacioni "omicron" u duk si një ogur i keq edhe në fillim të këtij viti, situata me afrimin e Pashkës po ndryshonte gjithnjë e më për mirë, virusi i vdekjes po hante vetë-veten reziku u minimizua ndjeshëm, masat dhe orari policor ishte i pakuptim dhe më në fund të krishterët mundën të festonin Javën e Madhe dhe Pashkën e Zotit më në fund të lirë, pa kufizime, pa frikë duke mbushur kishat dhe sheshet me shenjat paskale në dorë, qirinjë të ndezur dhe vezët e kuqe dhe pa frikë dhe maska në fytyrë përshëndetën njëri−tjetrin të gëzuar: “ Krishti u Ngjall, Vërtet u Ngjall.”
Sado djalli me instruemtat e tij vrastare, virusi, sëmundja dhe vdekja u dukën se e gjunjëzuan njerëzimin dhe portat e vdekjes u hapën për të gëlltitur gjithë njerëzimin, përsëri pushtet i virusit të vdekjes nuk zgjati më shumë se në vitin e tretë, dhe kjo i ngjan ditës së tretë ku Krishti u ngjall dhe e mundi vdekjen me vdekjen e tij edhe na dha fitoren dhe përdëllimin e madh.(Mateu 28 :1-7)
Kjo Pashkë ishte jo vetëm kujtimi i ngjalljes së Krishtit por edhe i ngjalljes së njerëzimit në këtë brez të kërcënuar nga vdekja nëpërmjet këtij djall virusi, prandaj edhe fjalët katekizuese të Shën Joan Gojartit në këtë Pashkë patën një tingull tjetër festiv edhe sikur i kuptuam më mirë .
“Asnjë le të mos ketë frikë nga vdekja, se na çliroi vdekja e Shpëtimtarit. E shuajti, kur përmbahej prej tij. E plaçkiti Ferrin Ai që zbriti në Ferr. E hidhëroi, kur ngjëroi mishin e tij; dhe këtë duke parashikuar Isaia, thirri: Ferri u hidhërua, tha, kur të hasi poshtë.U hidhërua, se u shfuqizua. U hidhërua, se u përqesh. U hidhërua, se vdiq. U hidhërua, se u rrëzua. U hidhërua, se u burgos. Priti trup dhe gjeti Perëndi. Priti dhe, e hasi qiell. Mori atë që shikonte, dhe ra nga ajo që nuk shikonte. Ku është gjembi yt, o vdekje? Ku është mburrja jote, o Ferr? U ngjall Krishti dhe ti u hodhe poshtë. U ngjall Krishti dhe ranë demonët. U ngjall Krishti dhe gëzohen engjëjt. U ngjall Krishti dhe jeta qytetërohet. U ngjall Krishti dhe asnjë i vdekur s'mbeti në varr. Se Krishti, duke u ngjallur së vdekurish, u tregua kulloshtra e të fjeturve. E Atij është lavdia dhe fuqia në jetë të jetëve. Amin.”
Ajo që na mbete tani mbas këtij kremtimi madhështor paskal është që të jemi mirënjohës dhe të falenderojmë Zotin për këtë mrekulli që e Ai me Ngjalljen e tij e vdiq vdekjen e covidit dhe ringjalli brezin tonë, që të mos ecim më në mëkat që të çon në vdekje, por të bashkohemi me Krishtin e ngjallur sipas mistereve të Kishës Orthodhokse, Pagëzim, Rrëfim dhe Falenderim Hyjnor: “Që të jemi të vdekur për fajin, por të gjallë për Perëndinë, me anën e Jisu Krishtit, Zotit tonë”.(Romakët 6,3-11)
Në të kundërtën mosmirënjohja dhe mungesa e falenderimit tregon se edhe pse i shpëtuam kovidit, përsëri jemi të sëmur dhe rrezikojmë të vdesim shpirtërisht nga mosmirënjohja dhe nga shumë kurthe të tjera të vdekjes, si uria , lufta , sepse vdekja përgjon si hajduti.(Mateu 24 :42-44).
Mosmirënjohja është mëkati më i keq që Shën Joan Gojarti i hyjshëm e barazon “me blasfeminë”.
Prandaj të kujtojmë fjalët e Shën Pavlit që e dënon mosmirënjohësin në letrën drejtuar Romakëve kur thotë: "Sepse megjithëse njerëzit e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan Perëndinë, as e falenderuan, por përkundrazi u bënë të pamendë në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre në gjykim u errësua” (Rom. 1:21)
Duhet të dimë se covidi sido që u krijua, si armë bakterologjike nga mendjet diabolike ose u shfaq si mutacion natyror, u lejua nga Perëndia për shkak të mëkateve të këtij brezi, si apostazia, blasfemia, lakmia, perversioni, aborti dhe nqs sot covidi pothuajse u zhduk dhe kjo mrekulli nuk është thjesht përpjekja njerëzore pavarësisht se i përshëndesim dhe falenderojmë të gjithë si shkenctar, mjek, infermjer dhe kushdo që kontribuoi në parandalim dhe sakrifikuan në ndihmë dhe shërbim tek të afërmit të sëmur me virus, por mbi të gjitha duhet të dimë se ishte Zoti i jetës Jisu Krishti që mundi covidin e vdekjes me fuqinë e ngjalljen së tij të lavdëruar që ne përjetojmë në ditën e Pashkës , sepse Ai na thotë :“pa mua nuk bëni dot asgjë”.(Jaoni 5-15)
Prandaj në këto ditë Pashke jo vetëm të përshëndesim njëri−tjetrin me përshëndetjen paskale:“Krishti u Ngjall, Vërtet u Ngjall” por dhe ta falenderojmë me të madhe dhe pa u pushim Zotin Jisu Krisht që edhe njëherë Ai e mundi sëmundjen, djallin dhe vdekjen me vdekjen dhe ngjalljen e tij të lavdëruar, ashtu si na thotë psalmisti: “Falenderojeni Zotin se është i mirë Aliluia, Se përdëllimi i Atij është për gjithë jetën, Aliluia” Amin. (Psalmi 135)
Shkrim i përgatitur nga Mironi Çako : Katekist
Shën Gjergj, trofeprurësi, shenjti mbrojtës i Gjergj Kastriotit dhe i arbërve
Përgatitur nga Miron Çako