Shën Kozmai i Etolisë > 24 gusht
Shën Agapi nga Galatista Martir i ri : 18 gusht
Shën Dhimitri, Murg nga Samarina e Pindit : 17 gusht
Shën Apostoli i Ri : 16 gusht
Shën Stamati nga Volos : 16 gusht
Shën Simeoni nga Trapezunda, argjendari : 14 gusht
Shën Kozmai i Etolisë : 24 gusht
Shën Anastas Paneras dhe Shën Dhimitër Bejazi : 11 gusht
Këta Martir të rinjë të shenjtë bukurmundës të Krishtit, Anastasi, 20 vjeç, me origjinë nga Asomatos dhe Dhimitri, 18 vjeç me origjinë nga Ajaso e ishullit Lesbos, u martirizuan që të dy për besimin e shenjtë të Krishtit në Kasaba të Azisë së Vogël, në vitin 1816 ose 1819. Këta neomartirë, në Kasaba ushtronin profesionin e bërësit të shportave, dhe me shumë mundësi duhet të ishin të afërm me njëri tjetrin. Por, njëkohësisht me ushtrimin e profesionit të tyre, predikonin edhe Ungjillin tek të Krishterët, që ishin nën sundimin osman. Për këtë arsye turqit i kapën, i arrestuan dhe i torturuan ashpër. Por, duke qenë se ata vazhduan që të predikojnë besimin e tyre, i varën poshtë një peme. Në emër të të dy Shenjtorëve, në Ajaso u ndërtua një kishë madhështore, ku kremtohet edhe kujtimi i tyre më 11 gusht.
Shën Laurenti kryedhjakon, Ksisti Papa i Romës dhe Hipoliti : 10 gusht
Shën Evthimi, Hieromartir, Mitropolit i Rodos : 9 gusht
Shën Anastasi nga Bullgaria : 8 gusht
Atdheu i shën Anastasit ishte qyteti Rodovisi i zonës së Strumcës së Bullgarisë. Në moshën 20 vjepare shkoi në Selanik dhe punoi si nënpunës në një dyqan tregtar.
Shën Triandafili nga Zagora : 8 gusht
Martiri i lavdishëm i Krishtit Triandafil lindi në Zagora të Magnesisë në vitin 1663. Që në moshë të vogël punonte si marinar në një prej anijeve më të famshme zagoriane. Në verën e vitit 1680 anija e tij hodhi spirancën në portin e Kostandinopojës. Aty Triandafili vizitoi kishat dhe vendet e shenjta të Qytetit. Për një arsye të panjohur për ne, ai u grind me dida turq, të cilët shpifën për të sikur ai dëshironte të bëhej mysliman.
Shën Kristo nga Preveza : 5 gusht
Pavarësisht se ishte marinar në profesion, Shën Kristo nuk u tjetërsua aspak nga sjellja e tij e krishterë. Kur njëherë anija në të cilën ai punonte arriti në Kretë, në limanin e Ko-së, Kristo menjëherë vrapoi për në Kishë, u lut, gjeti një atë shpirtëror dhe u rrëfye.
Pas disa ditësh, kur po shkonte për tek anija e tij, u takua me disa jeniçerë, të cilët filluan që të ofendojnë besimin dhe pagëzimin e shenjtë. Kristo nuk u tremb dhe ju përgjigj turqve, se Muhameti është antikrishti i mallkuar. Jeniçerët të mbushur me zemërim, u hodhën mbi të dhe me goditje të rënda i thanë që të mohojë besimin e tij që të shpëtonte. Kristo u përgjigj duke thënë Simbolin e Besimit. Atëherë ata e nxorrën jashtë qytetit dhe e dogjën të gjallë.
Për tre ditë dhe netë një dritë qiellore qëndronte mbi trupin e tij, i cili mbeti në vendin e ekzekutimit për 30 ditë i pavarrosur, por i paprekur prej shkabave dhe qenve, ndërsa më vonë disa besëmirë të krishterë duke kuptuar shenjtërinë e të riut marinar, që ishte martirizuar, morën fshehtazi copëza të lipsanit të Shenjtit dhe nuk ishin të pakta mrekullitë që u raportuan ato ditë prej atyre që e thirrën atë në lutje.
Kujtimi i parë dhe kremtimi panigjirik i Shenjtit u krye 3 shekuj më vonë pas martirizimit të tij, në vitin 1972 një vit pas zbulimit të tij nëpër kodikët e Manastirit të Lavrës së Madhe të Malit të Shenjtë, ndërsa banorët e Prevezës e quajnë mburrje të tyre dhe ndërmjetues të përulur drejt Perëndisë së Tërëmirë.
Shën Stefani, Hieromartiri Papa i Romës dhe të gjithë sa ishin me të . 3 gusht
Shën Stefani ishte Romak dhe u ngjit në fronin e Romës rreth vitit 253. Ai katekizoi dhe pagëzoi të krishterë shumë idhujtar që vinin tek ai. Disa prej tyre i hirotonisi presviterë, dhjakonë dhe anagnostë, të cilët më vonë u martirizuan për Krishtin. Kur u arrestua Stefani dhe u çua në tempullin e perëndisë Ares, u lut dhe në atë moment ra një tërmet dhe si pasojë u shemb një pjesë e tempullit. Atëherë ushtarët të trembur vrapuan për t’u larguar, ndërsa Shenjti shkoi në varrin e Shën Lucias, ku bëri një sakrificë pa gjak. Aty e gjetën ushtarët, ku pasi e torturuan, përfundimisht i prenë kokën dhe kështu mori kurorën e martirizimit.
Oshënare Theodhora nga Egjina dhe Theopisti, bija e saj : 3 gusht
Oshënare Theodhora lindi në Egjina. Pas martesës së saj shkoi në Selanik për shkak të bastisjeve të Saraçenëve. Përqafoi murgjërinë pas vdekjes së bashkëshortit të saj dhe hyri në Manastirin e Shën Stefanit, bashkë me bijën e saj Theopistin. Jetoi me shumë vyrtyt dhe fjeti në vitin 892.
Oshënaret kremtohen më 29 Gusht, por e kremtja e tyre u trensferua më 3 Gusht për shkak të së kremtes së prerjes së Kokës së Nderuar të Shën Joan Pararendësit.