Për pesë arsyet pse duhet të kishërohen të krishterët : ( Arsyeja e pestë është nga detyrimi i shenjtë) : Nga Shën Nikodhimi Agjioriti
Për pesë arsyet pse duhet të kishërohen të krishterët (Arsyeja e katër është me pastërti) : Nga Shën Nikodhim Agjioriti
Për pesë arsyet pse duhet të kishërohen të krishterët ( Arsyja e tretë është vazhdimisht )
Ne të Krishterët duhet të shkojmë në Tempullin e Perëndisë çdo të dielë dhe çdo festë, që të dëgjojmë fjalët e shenjta të Ungjillit dhe që të lutemi tek Perëndia së bashku me të gjithë besimtarët.Sepse, në të vërtetë, është turp i madh për të krishterët që kombet e tjera të shkojnë menjëherë sapo çohen nga gjumi në altarët e tyre dhe të adhurojnë dhe të luten tek pseudoperënditë e tyre, dhe të krishterët që adhurojnë Perëndinë e vërtetë të mos shkojnë vazhdimisht në Tempujt e shenjtë dhe në Kishat e shenjta që të luten dhe të komunikojnë me Perëndinë.
Për këtë arsye frikësohem se idhujtarët, otomanët dhe hebrenjtë do të duken në këtë më të drejtë se të krishterët, dhe të krishterët do të gjykohen, pasi edhe kombet i kaluan në ligësi, siç thonë Apostujt e shenjtë: “Dhe si nuk do të jetë armik i Perëndisë ai që vrapon ditë dhe natë për të përkohshmet dhe lë pas dore të përjetshmet?”. Dhe si do ti thotë tani ati Zoti: “kombet u treguan më të drejtë se ju”. Kombet, sapo çohen nga gjumi çdo ditë vrapojnë tek idhujt që ti adhurojnë, dhe para çdo vepre dhe çdo veprimi luten më parë tek ata.
Përderisa, atëherë, ata që gjenden brenda gënjeshtrës shkojnë shpesh tek ato prej të cilave nuk kanë dobi, si do mund ti shfajësohesh Zotit dhe Perëndisë, ti që i kthen shpinën Kishës së Tij dhe nuk imiton as kombet, por me mungesën tënde dembelizohesh, distancohesh ose pëson? Për këtë arsye Krishti nëpërmjet Eremias thotë: “Nuk ruajtët porositë e mia, dhe nuk u sollët as sipas shembullit të kombeve”.
Për pesë arsyet pse duhet të kishërohen të krishterët (Arsyeja e dytë është nga dëshira) sipas Nikodhim Agjioriti
Ne të krishterët duhet të shkojmë në Kishë me dëshirë të madhe dhe zell. Sepse Kisha është Nëna e përbashkët e të gjithë Orthodhoksëve, e cila i lindi me kolimvithrën (vaska) e Pagëzimit të shenjtë dhe i ushqeu me qumshtin mendor (logjik) të devotshmërisë, besimit dhe të Mistereve të Shenjta. Ashtu pra, siç fëmijët vrapojnë të shkojnë pranë nënës së të tyre me dëshirë të madhe dhe dashuri, kështu edhe të krishterët duhet të vrapojnë dhe të shkojnë në krahët e nënës së tyre shpirtërore, të Kishës së shenjtë, me gëzim të tepërt, me dashuri të madhe, dhe me dëshirë të tepëruar që të shikojnë nënën e tyre të ëmbël dhe të shijojnë të mirat e saj qiellore.
Vëllezërit e mi, duhet me dëshirë të madhe të shkojmë në Kishë, sepse Tempulli është parajsë dhe kopësht i mrekullueshëm. Ashtu pra si çdo njeri ka gëzim të madh kur hyn brenda një kopshti të bukur, për të parë atje pemët dhe lulet e ndryshme dhe kështu të gëzohet dhe të ngazëllohet zemra e tij, kështu edhe ne të Krishterët duhet me gëzim të madh të vrapojmë dhe të hyjmë në Kishë, që të shijojmë pemët dhe lulet e ndryshme të Shkrimeve të Shenjta nga Ungjijtë, në Apostujt dhe Profetët. Dhe madje, sepse në parajsën e kësaj Kishë nuk ekziston asnjë gjarpër që të “komplotoj”, por ekziston Krishti që këshillon me dashuri. As nuk ekzistojnë vetëm gjethe pemësh por edhe fruta të Shpirtit, siç thotë vetë Gojarti i shenjtë: “Cili livadh është si Kisha? Cila parajsë është e tillë si mbledhja jonë? Nuk ekziston këtu gjarpri komplotues, por Krishti që themelon. Nuk ekziston Eva që udhëheq me mashtrim në rënie, por Kisha që korrigjon të rënët. Nuk ekzistojnë këtu gjethe pemësh, por fryti i Shpirtit”.
Dhe përsëri: “Livadhet kanë shumëllojshmëri dhe lule të ndryshme. Të tjera që të kënaqen sytë, të tjera për aromën, të tjera për zbukurim. Dhe të gjitha këto janë të përshtatshme për njeriun. Kështu edhe Kisha ka leximin e Shkrimeve të Shenjta, të Ungjijve, të Apostujve, të Profetëve dhe Librat e tjerë të shenjtë”.
Me gëzim të madh të vrapojmë për në Tempull sepse është panair. Në mënyrë që, siç të gjithë njerëzit duan dhe dëshirojnë të shkojnë në panair, jo vetëm që të shohin dhe të gëzojnë ata që ndodhen aty, por edhe që të blejnë gjëra të ndryshme dhe nga ato të fitojnë shumë të ardhura dhe të bëhen të pasur duke bërë tregti, kështu, me të tillë gëzim duhet edhe të krishterët të shkojnë në Tempullin e Perëndisë, që të fitojnë nga ato që mësohen aty, jo monedha të arta apo të argjendta, margaritar dhe gurë të çmuar, gjëra të prishshme të përkohëshme, por fjalë hyjnore, të cilat janë pa krahasim më të çmuara nga ari dhe argjendi, siç thotë profeti David: “Vendimet e Perëndisë u pranuan të drejta, janë të dëshiruara më shumë se ari dhe se shumë gurë të çmuar, dhe më të ëmbël se mjalti dhe hoji”. Dhe që të bëhemi me këto të pasur shpirtërisht, siç thekson Gojarti i shenjtë: “Dhe sigurisht Kisha e Perëndisë është panair shpirtëror, dhe duhet sikur pasi të kemi vizituar panair të kthehemi në shtëpinë tonë, pasi kemi mbledhur shumë mallra”.
Me të tillë dëshirë duhet të vrapojmë në Kishë, me aq dëshirë sa vrapojnë në limane marinarët që rrezikojnë në det. Sepse edhe Kisha e Perëndisë është liman mendor, që ka siguri, nuk ka turbullira, është e qetë, që të strehoen tek ajo të gjithë ata që rrezikojnë në detin e mëkateve të qytetit, nga furtuna e sfidave dhe nga dallgët e tundimeve të detit të botës, dhe të gjejnë tek ajo paqe dhe qetësi, ashtu siç e përngjan Kishën pena e Gojartit të shenjtë: “Nuk e dini se, pikërisht ashtu siç janë limanet në det, kështu Perëndia vendosi Kishat brenda në qytete, në mënyrë që duke u drejtuar këtu nga marramendjet e zhurmave të kësaj bote të shijojnë qetësinë e madhe? Sepse këtu nuk ekziston frikë as nga stuhitë e dallgëve, as nga bastisjet e grabitësve, as nga sulmet kriminale, as nga stuhitë e erës, as nga sulmet e egërsirave. Ashtu si Kisha është liman, që është i lirë nga të gjitha këto, është liman shpirtëror i shpirtrave”.
Arsyeja e parë pse duhet të kishërohemi është nga nevoja : Nga Shën Nikodhim Agjioriti
"Për pesë arsyet pse duhet të kishërohen të krishterët" nga Shën Nikodhim Agjioriti
Parathënie nga Shën Joan Gojarti
Fillimi i vendosur - Rruga e Asketëve
Dëshiron të shpëtosh shpirtin tënd dhe të fitosh jetën e përjetëshme? Vendos që tani të ndryshosh rrugën. Mposhte dembelizmin tënd, bëje shenjën e kryqit dhe thuaj me ngrohtësi dhe besim: "Në emrin e Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin".
Asnjeri nuk arrin besimin vetëm me mendime të devotshme, por me përpjekje luftarake. Nuk na mësojnë fjalët dhe teoritë çfarë është Perëndia, por përvoja e jetës shpirtërore. Duhet të hapim dritaren që të hyjë brenda ajri i freskët. Duhet të dalim jashtë që të na lajë me dritën e tij dielli. "Kurrë nuk mund të arrijmë në një qëllim në qoftë se qëndrojmë në qetësinë tonë dhe presim" - thonë Etërit e shenjtë. Le të bëhet shembull djali plangprishës. "U çua, pra, dhe shkoi tek i ati".
Mund të jesh i zhytur në gjërat tokësore dhe i lidhur zinxhir me to. Kurrë nuk është vonë. Nuk u shkrua pa arsye në Shkrimin e Shenjtë, se Avrahami ishte 75 vjeç kur u nda nga atdheu i tij dhe se punëtori, që vjen në orën e njëmbëdhjetë, merr të njëjtën pagë me atë që vjen në orën e parë.
Përsëri nuk është e saktë të mendosh se është shumë herët. Një zjarr në pyll nuk mund të shuhet menjëherë. Do të doje të shihje shpirtin tënd të shkatërrohej dhe të digjej nga i ligu?! Lëviz pra më në aktivitet.
Që në çastin që u pagëzove more përsipër të luftosh kundër armiqve të padukur të shpirtit tënd. Bëje këtë luftë që tani. Mjaft u stepe. I zhytur në moskujdesje dhe në dembelizëm, lë shumë kohë të shtrenjtë të shkojë e humbur. Për këtë duhet të dish: Pastërtinë që more me pagëzimin e le të shtypet dhe të ndotet me mënyrën më përbuzëse.
Ngrehu, pra, lart. Veçse bëje shpejt, pa vonesë. Mos e shty vendimin tënd "për në mbasdite", ose "për nesër", ose "për atëherë që presupozon se do të jesh gati si të mbarosh më parë punën që ke në dorë". Hapësira, që do të jetë në mes do të jetë shumë shkatërruese.
Jo! Këtë orë, këtë çast, që more vendim, je i detyruar të tregosh që mohove "egon" tënde të vjetër dhe fillove një jetë të re, me qëllime të reja dhe formë të re. Ngrihu pra pa frikë dhe thuaj: Zot ndihmomë të filloj tani. Ndihmomë. Sepse ajo që nevojitet para së gjithash është ndihma e Zotit.
Përparo në vendimin tënd të ri dhe mos shiko mbrapa. Pësimi i gruas së Lotit, që u bë gur prej kripe, përbën për ju një mësim të rëndësishëm". Ke "nxjerrë" njeriun e vjetër? Lër çdo gjë tënden. Ashtu si Avraami, dëgjo zërin e Zotit: "Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd dhe shko në vendin, që do të të tregoj". Drejt atij vendi duhet të drejtosh gjithë kujdesin dhe çdo veprim tëndin.
Kujtime dhe bashkëbisedime - (Shkëputur nga libri i Arkimandrit Sofronit Shën Siluan Athoniti)
Vajtimi i Adamit ( Pjesa e katër ) - (Shkëputur nga libri i Arkimandrit Sofronit Shën Siluan Athoniti)
Vajtimi i Adamit ( Pjesa e tretë ) - (Shkëputur nga libri i Arkimandrit Sofronit Shën Siluan Athoniti)
Të ruajmë ne murgjërit gjërat që i provuan etërit - Shën Pais Agjioriti Vitamina shpirtërore
Vajtimi i Adamit ( Pjesa e dytë ) - Shkëputur nga libri i Arkimandrit Sofronit Shën Siluan Athoniti